Çfarë është ndërtimi me mëndje? Një mekanizëm midis imagjinatës dhe realitetit

Çfarë është ndërtimi me mëndje? Një mekanizëm midis imagjinatës dhe realitetit

Ndërtimi me mëndje është një mekanizëm i përhapur që ne të gjithë priremi ta përdorim çdo ditë. Por disa më shumë se të tjerët, duke u bërë i përhapur dhe shumë pak funksionale.
Imagjinata dhe realiteti…Ne individët e përjetojmë këtë mosmarrëveshje të vazhdueshme të brëndshme. Gjithmonë duke kërkuar një ekuilibër midis asaj që jetojmë konkretisht (atë që po përjetoj dhe po bëj tani), dhe atë që imagjinojmë (atë që thjesht po mendoj, që do të jem në gjëndje të bëj ose të jem brënda një kohe të caktuar, dhe për këtë arsye fjalë për fjalë “ndërtojmë” me mëndje).
Ne individët duke qënë qënie shumë mendore jemi mjeshtër të vërtetë të ndërtimeve. Dhe ne mund të ndërtojmë negativisht ose pozitivisht, me rezultate shumë të ndryshme përsa i përket cilësisë së jetës.
Duhet thënë se për disa njerëz ndërtimi negativ mund të bëhet një mekanizëm jashtë kontrollit, i cili nuk e lejon personin që të funksionoj në ndonjë mënyrë tjetër përveç kësaj.


Kur flasim për ndërtimin duhet të dallojmë dy aspekte, një funksionale dhe një që është shumë më pak ose aspak:
Ndërtimi si projekt
Ndërtimi si largim nga realiteti i vërtetë, dhe ndërtimi me mëndje i realiteteve negative dhe katastrofike që nuk ekzistojnë.
•Ndërtimi si projekt
Çdo ditë dhe në çdo moment të ditës ne si individ ndërtojmë. Në terma funksionale, ndërtimi nënkupton projektimin. Të mendosh se çfarë do të bëj pas 5 minutash, 2 orësh, nesër, pas një muaji, pas pak vitesh.
Kush prej nesh nuk ka planifikuar në mëndjen e tij/saj veprimtarinë që do të bëjë pas pak minutash, brënda disa muajve, pushimet e tij/saj, çfarë do të bëjë në fundjavë?
Kush prej nesh nuk ka ndërtuar në mëndje projekte të rëndësishme të tilla si një martesë, një fëmijë, arritjen e punës së ëndrrave të tij/saj, një shtëpi…dhe kështu me radhë.
Në të gjitha këto situata ne ndërtojmë, sepse ndërsa jemi këtu dhe tani jemi duke menduar për arritjen e të gjitha këtyre gjërave, por ende nuk i kemi ato, ato nuk janë në realitet. Me mëndjen shkojmë përpara dhe mendojmë se çfarë do të marrim në një periudhë të caktuar kohore, çfarë do të bëjmë, me kë do të jemi, si do të shkojnë këto situata, por ne nuk po i jetojmë ato me të vërtetë.
Në të gjitha këto nuk ka asgjë të çuditshme, përkundrazi është një mekanizëm shumë i dobishëm që do të krijonte shumë vështirësi nëse nuk do të ishte.
Le të përpiqemi vetëm për një moment të mendojmë për këtë aspekt.  Nëse nuk do të ishim të pajisur me këtë aftësi nuk do të mund të krijonim asgjë, do të silleshim në mënyrë të rastësishme, nuk do të kishim qëllime, madje nuk mund të gjenim motivimin e duhur për të filluar diçka të re.
Aftësia për të parë me mëndje se çfarë duam të bëjmë, ku duam të jemi, me kë, çfarë rezultatesh duam të kemi etj. Në fakt, kjo na jep shtytjen e duhur për t’u angazhuar përpara të tjerëve, për të krijuar dhe arritur diçka të re.
•Ndërtimi me mëndje dhe Patologjia
Por si të gjitha gjërat, ajo që bartet në tepricë ndalon së punuari dhe përfundon duke krijuar disavantazhe më shumë sesa avantazhe.
•Pra, kur ndërtimi bëhet patologji?
Kur nuk e përdorim më këtë aftësi për të menduar dhe planifikuar, por për t’u distancuar nga realiteti, duke përfunduar në ngatërrimin e asaj që është reale me atë që është fantazi.
Kur ne kemi tendencën të ndërtojmë në mëndjen tonë vetëm idenë se si mund të jetë diçka, pa e jetuar apo ndjerë atë me të vërtetë, si për shembull; të gjitha frikërat janë të mbajtura nga ky mekanizëm i ndërtimit.
Në fakt, me mëndjen tonë ne mund të ndërtojmë gjithçka, ne mund të krijojmë besime, bindje dhe frikë mbi frikën. Ne mund t’i ndërtojmë ato aty ku nuk janë, madje edhe në situata që në të vërtetë nuk kanë asgjë të rrezikshme, dhe nuk ka limite.
Ndërtimi me mëndje ndodh kur filloj nga një minimum i dhënë dhe unë ndërtoj mbi të shumë më tepër.
Për shembull, tani ndiej ankth, kështu do të thotë se po ndodh diçka e tmerrshme. Unë do të bëj një gjë të caktuar dhe do të shkojë në një mënyrë të caktuar…
Nëse, për shembull, unë filloj të mendoj se largimi nga shtëpia është i rrezikshëm dhe filloj të shmang situatat gjithmonë përveç nëse shoqërohem nga dikush, një mendim fillestar gradualisht do të shndërrohet në një bindje gjithnjë e më të rrënjosur, e cila është e vështirë të rishikohet dhe modifikohet.
Le të mendojmë për ata që kryejnë shmangie të vazhdueshme sepse ata krijojnë rreziqe nga rreziqet, limite të supozuara dhe vështirësi që mund të parandalonin arritjen e diçkaje apo suksesin.
Për ata që vuajnë nga atakët e panikut, një vështirësi në të cilën ndërtimi me mëndje është një mekanizëm që i lejon të mbajnë aktiv rrethin e dhimbshëm vicioz.
Për disa nga ne këto mekanizma psikologjik marrin një aspekt kaq të përhapur sa ato marrin kontrollin e jetës së personit. Duke e çuar personin që të ndalojë së funksionuari si duhet me gjithçka që vijon.
Ndërtimi me mëndje me kalimin e kohës bëhet një ves i vërtetë. Dhe gjëja më e keqe është se ai që e praktikon atë,  përfundon ta perceptojë atë si një mekanizëm kaq normal, pa e kuptuar.
•Ndërtimi me mëndje si problem, cila është zgjidhja?

Psikoterapia-Zgjidhja do të jetë, të mësosh për t’u rikthyer, për të patur pak nga pak një kontakt të mirë me realitetin.
Të rifillonsh përsëri të dallosh se çfarë është e vërtetë (po ndodh, prania e të dhënave objektive) nga ajo që nuk është (nuk po ndodh, po mendoj, po imagjinoj, nuk ka të dhëna objektive). Dhe do të duhet të rimësohet përsëri.
Për shkak se është pikërisht ky problemi, personi që ndërton me mëndje në një mënyrë patologjike nuk është më në gjëndje të dallojë se çfarë është e vërtetë nga ajo që nuk është. Personi ndjen dhe mendon si reale dhe të prekshme atë që nuk është aspak reale por imagjinare. Do të jetë e nevojshme të mësoheni të shijoni realitetin dhe ta jetoni atë hap pas hapi me të vërtetë. Ndoshta duke e vendosur veten në gjëndje dhe kushte që kur është e mundur të shkosh dhe të shohësh, të provosh, që të mund të kuptosh se si janë gjërat në të vërtetë.
Në fakt, shmangia mbështet ndërtimin mendor. Nëse nuk shoh, nëse nuk përpiqem nuk do të jem në gjëndje të bëj asgjë, por të qëndroj në pozicionin tim jofunksional.
Mos përballja mbështet ndërtimin mendor. Nëse nuk e përball veten do të kem vetëm informacionet e zakonshme në dispozicion, dhe do të qëndroj në pozicionin tim, do të shoh vetëm ato që dua të shoh.
Një mekanizëm jo pozitiv është sigurisht jofunksional dhe e mban personin vetëm në rrethin vicioz të ndërtimit të mendimeve negative.
Duhet të rikonstruktohet ekulibri i drejtë midis realitetit dhe fantazisë dhe aftësia për të zbatuar veprimet më të përshtatshme si rezultat.  Në këtë kuptim, psikologu jep një ndihmë të rëndësishme dhe vendimtare.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar!
Si profesioniste, përveç shërbimit online skype;studio.psikologjie, pres në studio në Tiranë  për më shumë se 13 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira dhe për të rimarrë jetën në duart e tyre.