Trajtim Depresioni

Depresioni: Një Udhëzues i vogël

Diagnostikimi dhe trajtimi i depresionit   studio psikolog trajtimin e depresionit

Depresioni është një gjëndje psikologjike që mund të shprehet me simptoma shumë të ndryshme jo vetëm nga personi në person, por edhe me simptoma të ndryshme në faza të ndryshme të jetës. Për këtë arsye, shumë forma të depresionit nuk njihen apo edhe ngatërrohen me probleme të tjera të një lloji tjetër; kështu ndodh që depresioni tek fëmijët ngatërrohet me hiperaktivitetin nga prindërit, adoleshenti etiketohet me nervozizëm, tek të moshuarit ngatërrohet me çmënduri. Tek të rriturit depresioni ngatërrohet shpesh me një gjendje lodhjeje ekstreme dhe gjendje e keqe.
Depresioni: një shqetësim me shumë fytyra

Depresioni mund të paraqitet me simptoma shumë të ndryshme nga individi në individ, por nuk është një simptomë e zakonshme për të gjithë njerëzit me depresion . Anhedonia ose aftësi të reduktuar për të ndjerë gëzim dhe kënaqësi është në një kuptim thelbi i depresionit. Kush është në depresion ndjen një ndjenjë të thellë mërzitje dhe apatie, ose në raste të rënda pafuqi dhe dëshpërim. Çdo gjë duket gri dhe pa qëllim, nuk është më në gjendje të ketë argëtim, të jenë të ngacmuar për asgjë. Edhe aftësia për të dashur është (e përkohëshme) zhvlerësim total:ndaj personave të dashur papritmas bëhen indiferent.

Për shkak të ndikimit destruktiv që depresioni ka jo vetëm në mirëqënien tonë psikologjike ,por edhe në marrëdhëniet me të tjerët, është e rëndësishme që të njohim dhe trajtojmë këtë çrregullim sa më shpejt të jetë e mundur.

Depresioni në fazat e jetës:

Depresioni te fëmijët
Për shumë njerëz kjo është absurde të mendosh se një fëmijë mund të jetë në depresion, përkundrazi depresioni tek fëmijët është vazhdimisht në rritje. Fëmijët, megjithatë, ende nuk e kanë aftësinë për ta shprehur me fjalë sikletin e tyre, por e shprehin vuajtjen e tyre me sjelljen.
Në mënyrë tipike, fëmija depresiv është : hiperaktivë dhe gjithmonë nervoz, përbuzës i rrezikut, nuk respekton rregullat. Marrëdhëniet me të rriturit dhe fëmijët e tjerë janë kontradiktore: fëmija depresiv nuk mund të integrohet me bashkëmoshatarët për shkak të sjelljes së tij agresive dhe opozitare, nuk mund të tolerojë frustrimim, por reagon me shpërthime të shpeshta inati në kundërshtimin më të vogël.

Performanca në shkollë nuk është e përshtatshme për inteligjencën e fëmijës, edhe nëse fëmija është shumë inteligjent, do të ketë vështirësi të konsiderueshme në shkollë për shkak të hiperaktivitetit të tij, mungesës së interesit në shkollë dhe vështirësisë së mbajtjes së vëmendjes së tij për një kohë të zgjatur.
Ndonjëherë depresioni tek ta shprehet me refuzimin e shkollës: fëmija është i frikësuar se do të braktiset dhe nuk do ti gjej prindërit e tij në shtëpi kur të kthehet.
Janë të shpeshta shqetësimet e gjumit (ankthe, zgjime të shpeshta, gjëndje gjumi gjatë ditës) dhe ushqimi ( hanë shumë ose tepër pak).
Në shumë raste, fëmija depresiv ka enuresis nate (dmth që bën urinën në krevat).

Depresioni tek adoleshentët
Depresioni tek adoleshentët kurrë nuk duhet të nënvlerësohet: është e vërtetë se momentet e krizës janë pjesë e një adoleshence normale, por është gjithashtu e vërtetë se kjo është faza e jetës në të cilën përjetojmë numrin më të madh të vetëvrasjeve.

Depresioni tek adoleshentët mund të shprehet me simptoma të ngjashme me atë të një të rrituri ose në një formë të “maskuar” e vështirë për tu njohur.
Në rastin e parë, adoleshenti duket në depresion dhe apatik ose nervoz dhe i çuditshëm, ai nuk ka miq ose lidhje emocionale, asgjë nuk duket ti interesoj  atij. Ai shpenzon gjithë ditën në dhomën e tij për të luajtur video games, duke shikuar televizior apo duke mos bërë asgjë. Janë të shpeshta çrregullimet e gjumit: adoleshenti në depresion gjen strehë tek gjumi, duke fjetur gjithë ditën, ose në të kundërtën, vuan nga pagjumësia.

Aspekti fizik është i lënë pas dore edhe tek vajzat; janë të shpeshta çrregullimet e ushqyerjes (anoreksi, dieta ndëshkuese, ngrënie të ekzagjeruara me rezultat shtim në peshë ose një alternim mos ngrënie dhe ngrënie të ekzagjeruar).

Ndodh shumë shpesh një rënie e konsiderueshme në rendimentin e shkollës: edhe adoleshentët që më parë ja dilnin mirë në të gjitha lëndët, tani grumbullojnë të metat e mangësitë. Këto probleme shkollore janë për shkak të mungesës së përgjithshme të interesit në shkollë që vjen nga lodhja dhe vështirësitë e përqendrimit tipike e depresionit.
Ashtu si tek të rriturit, depresioni mund të manifestohet me çrregullime psikosomatike: adoleshentët në depresion ndjehen gjithnjë e më të lodhur dhe  ankohen për gjendje të sëmurë të paqart dhe konfuze (zakonisht dhimbje koke dhe çrregullime të tretjes).

Edhe simptomat psikologjike të depresionit janë të njëjta si për të rriturit: adoleshentët në depresion kanë një vetë-imazh negativ, e shihin veten të shëmtuar dhe plot gabime, ata ndjehen të padashur, e gjykojnë jetën e tyre një dështim dhe nuk kanë asnjë shpresë për të ardhmen.

Megjithatë, depresioni tek adoleshentët mund të ndodhë edhe me sjelljet “rebele” dhe trasgresive, që në shikim të parë duket se nuk kanë lidhjen me depresion, të tilla si përdorimi i drogave, dehje të shpeshta, shthurje seksuale, sherre dhe sjellje të pamatura. Këto mënyra shërbejnë për të shmangur dhimbjen ,trullosjen ose provojnë emocione të forta.

Depresioni tek të rriturit
Edhe tek të rriturit, sidomos meshkujt, depresioni mund të shfaqet me simptoma atipike. Shumë njerëz nuk arrijnë të njohin edhe me veten e tyre se ndihen keq kështu ankthi psikologjik shtohet. Trupi shpreh vështirësinë e të jetuarit me një numër sëmundjesh: ka dhembje nyjesh, ankth, dhembje tek këmbët për të treguar vështirësinë për të qëndruar në këmbët e veta, lodhja kronike bëhet shprehja e dikujt lodhje e brendshme, dhimbje koke duke folur për kokën e tyre shumë të mbushur me ankthe dhe shqetësime,çrregullime gastrointestinale duke u bërë simbol i gjërave që gjejnë të vështirë për ti “tretur” dhe kështu me radhë.

Dëshira seksuale ka rënë në mënyrë dramatike: personi në depresion përjeton pak ose aspak dëshirë për të bërë dashuri. Gjumi është i shqetësuar: mund të ketë një pagjumësi të vazhdueshme, ose  mund të ketë një nevojë të tepruar për gjumë. Zakonisht këta njerëz drejtohen nga  një mjek tek tjetri dhe duke kaluar nëpër një sërë testesh që rezultojnë të jenë negativ duke shfaqur gjithçka në rregull, por ende mendojnë se kanë një “të keqe të madhe”.

Depresioni tek të moshuarit
Depresioni tek të moshuarit ngatërrohet me procesin normal të plakjes ose me një çmenduri, kështu që vetëm një pjesë e vogël e të moshuarve në depresion merr trajtimin e duhur. Si tek adoleshentët, depresioni nuk duhet të nënvlerësohet: pas adoleshencës, mosha e vjetër është faza e jetës në të cilën përjetohen më shumë vetëvrasje.
Zakonisht depresioni tek të moshuarit shpesh është i fshehur nën simptoma somatike të tilla si dhimbje koke, drithërimave, dhembje nyjesh, marramendje, vështirësi në frymëmarrje, pagjumësi, etj ..

I moshuari tenton të përqendrohet dhe të ankohet për këto simptoma që i thekson në çdo rast. I moshuari në depresion priret të tërhiqen dhe të mbyllet në veten e tij, duke u bërë pasive dhe duke iu shmangur kontaktit me të tjerët ose duke u ankuar gjithë kohën dhe janë të nevrikosur  shpesh.

Simptoma të tjera të depresionit janë ndryshimet e kujtesës, ngadalësim i të folurit dhe ngadalësim i aftësive motorike . Kjo nuk është befasuese për shkak se depresioni shfaqet në të gjitha moshat, por veçanërisht në moshë të vjetër, vihet re një ngadalësim global në funksionet kognitiv (njohëse).

Depresioni mund të shërohet
Nëse ju e gjeni veten në këto simptoma, mos e humbni shpresën.  Depresioni është një gjëndje psikologjike shumë e zakonshme, e cila jo vetëm që mund të shërohet, por që mund të shërohet plotësisht, duke rifiton një ekuilibër më të mirë psikologjik.

Është shumë e vështirë, megjithatë, që një person në depresion të mund të shërohet vetë me “forcën e vullnetit”, ose me teknika të tjera autodidakte etj..
Depresioni mund të shërohet duke iu drejtuar psikoterapisë pranë një psikologu të kombinuar në rastet e depresionit madhor edhe me një trajtim farmakologjik.
Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar! Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshironë ti zgjidhi ato!
Si profesioniste, përveç shërbimit online skype, ju pres në studio psikologjie në Tiranë, ku  për më shumë se 13 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira dhe për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Ndiheni të trishtuar, të pakënaqur, të dëshpëruar?  Keni pësuar një dështim, keni humbur nje njeri te shtrenjte, …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, i freskët nga një gjumë i qetë. Fatkeqësisht, ky …