Category: Artikuj

Përse të Zgjidhni Psikoterapinë në Tiranë?

Të shoh Ndryshe…Kam filluar Psikoterapinë

Si të ringrihesh pas një periudhe të vështirë

Roli i Psikologut dhe Psikoterapisë

Të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira në jetë. Momente kur gjithçka duket e pakuptimtë, kur ngarkesa emocionale është e madhe dhe zgjidhjet duken të paarritshme. Shpeshherë, këto janë periudhat që na sfidojnë më shumë, por njëkohësisht ato janë edhe mundësitë më të mëdha për rritje dhe zhvillim personal.

Nëse ndiheni të rraskapitur, të pasigurt dhe pa rrugëdalje, ndoshta është koha të kërkoni ndihmën e një profesionisti. Në këto raste ndihma e një psikologu mund të bëhet mbështetja dhe udhërrëfyesi juaj për t’u ringritur dhe për të rifilluar jetën me më shumë qartësi dhe forcë.

Pse periudhat e vështira mund të jenë Fillimi i një Faze të Re

Kur jemi “në fund të fuqive tona”, shpesh ndjejmë se kemi humbur kontrollin. Por është pikërisht në këtë pikë që fillon transformimi. Kur çdo rrugë duket e mbyllur, fillojmë të kërkojmë mundësi të reja, perspektiva të ndryshme dhe rrugëdalje që më parë nuk i kishim parë.

Shpesh, kjo ndodh sepse kemi qenë të bllokuar në zonën tonë të rehatisë, një hapësirë emocionale ku gjithçka është e njohur por jo domosdoshmërisht e shëndetshme për ne. Vetëm kur përballemi me sfida të mëdha, fillojmë të shohim alternativat dhe mundësitë reale që ekzistojnë për ndryshim.

Mos lejoni që Frika dhe Dyshimet t’ju ndërpresin rrugën

Dyshimet, frika, vështirësitë, paragjykimet dhe gjykimet janë pjesë normale e çdo procesi ndryshimi. Megjithatë, është e rëndësishme të mos lejoni që këto ndjenja të bëhen pengesa për rritjen tuaj. Me ndihmën e një psikologu profesionist, mund të mësoni si t’i përballoni dhe t’i tejkaloni këto barriera emocionale.

studio tonë çdo individ trajtohet me respekt dhe profesionalizëm. Procesi i këshillimit psikologjik në Tiranë është ndërtuar për të ndihmuar klientët të njohin burimet e tyre të brendshme dhe të përqendrohen në cilësitë pozitive që kanë.

Përse të zgjidhni Psikoterapinë në Tiranë?

Psikoterapia nuk është vetëm për ata që kalojnë kriza të mëdha. Ajo është një mënyrë efektive për të menaxhuar shumë fusha të jetës:

  • Depresioni: Një nga problemet më të zakonshme me të cilin përballen shumë individë sot. Psikoterapia ndihmon në identifikimin e shkaqeve dhe gjetjen e mënyrave për ta menaxhuar atë.
  • Stresi dhe ankthi: Jetesa moderne sjell shumë tension. Një psikolog në Tiranë mund t’ju ndihmojë të zhvilloni teknika për qetësim dhe kontroll emocional.
  • Ataket e panikut: Këto episode mund të jenë shumë frikësuese, por janë të trajtueshme me terapinë e duhur.
  • Problemet personale dhe marrëdhëniet në çift: Mosmarrëveshjet, mungesa e komunikimit apo konfliktet emocionale mund të adresohen në një ambient të sigurt dhe mbështetës.
  • Vetëvlerësimi dhe zhvillimi personal: Psikoterapia ju ndihmon të ndërtoni një imazh më të shëndetshëm për veten dhe të rritni vetëbesimin.
  • Çështjet e karrierës: Dilemat profesionale, ndërrimi i karrierës apo stresi në punë janë fusha ku psikologët mund të ofrojnë udhëzime të vlefshme.

Shpesh mendojmë se mund t’i zgjidhim vetë problemet tona. Por realiteti është se, në shumë raste, ndihma profesionale është ajo që na mungon për të bërë ndryshimin real. Psikologu nuk është aty për t’ju gjykuar, por për t’ju mbështetur dhe udhëzuar me teknika të provuara dhe me përvojë profesionale.

Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha, çdo konsultë zhvillohet në një ambient të qetë dhe të mirëpritur, ku ju mund të ndiheni të sigurt për të ndarë shqetësimet tuaja.

Konsulta Psikologjike Live dhe Online

Për t’ju ardhur sa më shumë në ndihmë, Studio Psikologjike ofron konsulta psikologjike si në studio (live), ashtu edhe online, në varësi të nevojave dhe mundësive tuaja. Kjo ju lejon të zgjidhni mënyrën që ju përshtatet më shumë, pa kufizime gjeografike.

Trajno Mëndjen Tënde, Drejto Jetën Tënde

Procesi i psikoterapisë nuk është një rrugë e lehtë, por është një nga investimet më të rëndësishme që mund të bëni për mirëqenien tuaj mendore dhe emocionale. Hap pas hapi, me durim dhe mbështetje, ju mund të arrini të dilni nga periudhat e vështira më i/e fortë dhe më i/e qartë në qëllimet tuaja.

Mos harroni: Ti je i rëndësishëm! Jeta ka gjithmonë mundësi të reja për ata që zgjedhin të kërkojnë ndihmë dhe të ecin përpara.

Për më shumë informacion dhe për të rezervuar konsultën tuaj:

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER 

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

probleme me karakterin kontakto psikolog

Karakteri i Njeriut është Fati i tij

Karakteri Ynë

Faktor vendimtar për cilësinë e jetës dhe të ardhmen tonë

Në jetën e përditshme, shpesh ndalemi dhe pyesim veten: “Pse po më ndodhin këto gjëra?”, “A jam unë përgjegjës për fatin tim?” apo “A mund ta ndryshoj rrjedhën e jetës sime?”. Në këtë artikull, do ndajmë me ju një perspektivë të rëndësishme psikologjike: karakteri ynë është një ndër faktorët më përcaktues për cilësinë e jetës sonë dhe për të ardhmen që ndërtojmë.

Çfarë është karakteri dhe pse ka kaq shumë rëndësi?

Karakteri është mënyra jonë e të menduarit, e të reaguarit dhe e përballimit të sfidave. Nuk është një tipar i lindur dhe i pandryshueshëm, por një strukturë psikologjike që formohet dhe zhvillohet gjatë gjithë jetës sonë.

Ndryshe nga rrethanat e jashtme që shpesh janë jashtë kontrollit tonë, mënyra se si ne i interpretojmë dhe reagojmë ndaj këtyre rrethanave është plotësisht në dorën tonë. Në këtë pikë, karakteri bëhet filtri kryesor që përcakton përvojën tonë jetësore.

Dy mënyra të ndryshme përballjeje me jetën

Në praktikën tonë shpesh hasim dy profile të zakonshme të reagimit ndaj sfidave:

1. Qasja pasive dhe dorëzimi përpara vështirësive

Ka individë që përballë problemeve zgjedhin të dorëzohen. Ata ankohen vazhdimisht, ndihen të paqartë dhe pa kontroll mbi jetën e tyre. Zakonisht presin që situatat të ndryshojnë vetvetiu dhe nuk marrin iniciativa konkrete për përmirësim. Zemërimi, zhgënjimi dhe ndjenja e pafuqisë shpesh janë pjesë e përditshmërisë së tyre.

2. Qasja aktive dhe e përballjes së sfidave

Nga ana tjetër, ka persona që karakterizohen nga një mentalitet më i fortë dhe konstruktiv. Ata nuk humbasin kohë me ankesa, por kërkojnë zgjidhje. Janë të gatshëm të përballen me çdo sfidë, të pranojnë atë që nuk mund ta ndryshojnë dhe të punojnë për të përmirësuar atë që është në kontrollin e tyre. Edhe kur bien, ngrihen përsëri dhe vazhdojnë përpara.

Çfarë lloj karakteri ke ti?

Një pyetje thelbësore që secili duhet t’i bëjë vetes është: “A jam më afër modelit të parë apo të dytë?” Të njohësh veten dhe të identifikosh tiparet dominuese të karakterit tënd është hapi i parë drejt ndryshimit pozitiv.

A mund të ndryshojmë karakterin?

Po, karakteri mund të modifikohet. Ky është një mesazh kyç që Studio Psikologjike përcjell çdo ditë në konsultat me pacientët. Nëse ka aspekte të karakterit që na pengojnë të jetojmë mirë, ato mund të adresohen dhe përmirësohen përmes proceseve terapeutike dhe ndërhyrjeve psikologjike të përshtatura.

Si ndihmon psikoterapia në formimin dhe ndryshimin e karakterit?

Psikoterapia nuk është vetëm për ata që ndodhen në kriza të mëdha emocionale. Ajo është një mjet i fuqishëm për këdo që dëshiron të rritet personalisht, të zhvillojë vetëdijen dhe të ndërtojë mekanizma më të shëndetshëm përballjeje. Në Studio Psikologjike në Tiranë, ofrojmë mbështetje profesionale për të gjitha ata që kërkojnë të:

  • Përballen me stresin, ankthin apo depresionin
  • Menaxhojnë sulmet e panikut
  • Përmirësojnë marrëdhëniet personale apo profesionale
  • Krijojnë vetëbesim dhe vetërespekt më të fortë
  • Gjejnë qartësi në periudha të vështira të jetës

Konsultat ofrohen si në mënyrë fizike (live) në ambientet tona në Tiranë, ashtu edhe online, për të qenë të aksesueshme për të gjithë.

Kur është koha për të kërkuar ndihmë?

Çdo herë që ndihesh i bllokuar emocionalisht, i paqartë në mendime, apo kur vëren që mënyra jote e zakonshme e përballjes me jetën nuk po funksionon më, është koha për të folur me një psikolog.

Karakteri ynë është një ndër mjetet më të fuqishme që kemi për të ndikuar në cilësinë e jetës sonë. Ai nuk është i pandryshueshëm, përkundrazi, është një strukturë që mund të modifikohet dhe forcohet me ndihmën e duhur. Nëse dëshironi të filloni një proces transformimi, mos hezitoni të na kontaktoni.

Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha është këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të procesit tuaj të zhvillimit personal dhe emocional.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER 

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

kerko takim me psikolog per tu ndier me mire

Kush Dëshiron Të Shohë Ylberin, Duhet Të Mësojë Ta Dojë Shiun

Nuk je “I Pafatë” dhe nuk je “I Dështuar”

Etiketat sociale dhe ndikimin e tyre në shëndetin mendor

Që në fëmijëri, shpesh herë fillojmë të përballemi me etiketime të padrejta. Një nxënës që merr nota të ulëta shpesh konsiderohet si “i paaftë” ose “i humbur”. Por a është ky një përkufizim i drejtë? Psikologjia moderne na mëson se pas çdo vështirësie në shkollë mund të fshihen arsye të ndryshme: vështirësi të të nxënit, probleme emocionale, ankth, ose thjesht mungesë mbështetjeje nga ambienti përreth. Jetojmë në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë dhe presionet sociale janë gjithnjë në rritje, shumë individë përballen me ndjenja të forta të pamjaftueshmërisë, vetëvlerësimi të ulët dhe stigmatizim të brendshëm.

Kjo tendencë për të gjykuar pa kuptuar, për fat të keq, nuk ndalet me fëmijërinë.

Adoleshenca dhe presioni social

Gjatë adoleshencës, etiketimi merr një formë edhe më të dhimbshme. Nëse nuk ke shumë miq, nëse nuk ke një lidhje romantike, nëse nuk ndjek trendet e fundit në modë apo nuk je aktiv në rrjetet sociale, shpesh përballesh me përjashtim dhe përçmim. Kjo fazë e jetës, që duhet të jetë periudha e eksplorimit dhe ndërtimit të identitetit, shpesh kthehet në burim të fortë stresi dhe vetmie.

Doktoreshë Sonila Hoxha thekson rëndësinë e ndërhyrjes së hershme psikologjike për të ndihmuar të rinjtë të përballojnë këtë presion social dhe të ndërtojnë një vetëvlerësim të shëndetshëm.

Rinia e hershme dhe suksesi i matur sipas standardeve të tjerëve

Në fillimet e jetës së rritur, pritshmëritë sociale bëhen edhe më të ashpra. Nëse nuk ke arritur të diplomohesh, nëse nuk ke një punë të qëndrueshme, nëse nuk ke ndërtuar një karrierë, fillon të ndihesh i mbetur pas. Dhe nëse i ke arritur këto, presioni nuk mbaron: duhet të gjesh partnerin/partneren e duhur, të martohesh dhe të krijosh familje.

Nëse ndonjëra nga këto mungon, etiketimi i radhës është gati: “i pafatë”, “i dështuar” apo thjesht “një humbës”. Shumë gra, sidomos, përballen me stigmatizimin e të qenit beqare ose pa fëmijë, sikur vlera e tyre personale matet vetëm nga statusi civil ose numri i fëmijëve.

Nuk Jeni Etiketa Që Ju Vendos Shoqëria

Në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm, ku ndonjëherë paragjykimi dhe stereotipet mbeten të forta, është e rëndësishme të kuptojmë se mungesa e një diplome, një pune prestigjioze apo një familjeje nuk na bën të pavlefshëm.

Nëse dikush nuk ka miq, nuk është sepse është i padenjë për dashuri apo shoqëri. Nëse dikush nuk diplomon në kohë, nuk është i paaftë. Nëse dikush nuk martohet apo nuk bëhet prind, kjo nuk tregon dështim. Janë zgjedhje të jetës, ndonjëherë të vetëdijshme, ndonjëherë të imponuara nga rrethana personale apo sfida të brendshme.

Çdo individ ka një histori unike. Prandaj, përpara se të gjykojmë, le të ndalemi dhe të pyesim: Çfarë po kalon ky person? Si mund të ndihmoj, në vend që të etiketoj?

Ndihma Profesionale e Psikologut

Nëse po lexon këtë artikull dhe ndihesh i mbingarkuar nga ndjenja e pamjaftueshmërisë, mos harro: nuk je vetëm. Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha është këtu për të të ofruar mbështetje profesionale, dëgjim aktiv dhe ndihmë psikologjike të specializuar.

Çdo individ ka nevojë për mbështetje emocionale në faza të ndryshme të jetës. Nuk është dobësi të kërkosh ndihmë, përkundrazi, është një shenjë e qartë force dhe vetëdijeje.

Në Studio Psikologjike ofrohet:

  • Konsultë psikologjike për adoleshentë dhe të rritur
  • Trajtim të problemeve të vetëvlerësimit dhe ankthit social
  • Këshillim për menaxhimin e stresit dhe presionit social
  • Seanca për përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale
  • Ndihmë për përballimin e stigmatizimit dhe etiketave sociale

Ne e dimë sa e rëndësishme është të ndihesh i dëgjuar dhe i pranuar, pa gjykim dhe pa paragjykim.

Shoqëria jonë ka ende shumë për të mësuar në drejtim të pranimit, mirëkuptimit dhe mbështetjes emocionale. Etiketat si “i pafatë” apo “i dështuar” janë fjalë boshe që nuk përkufizojnë vlerën reale të një individi.

Nëse ndihesh i lodhur nga ky presion dhe kërkon një vend të sigurt për të folur dhe për të gjetur rrugën drejt vetëpranimit, mos hezito të na kontaktosh.

Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha është këtu për ty. Sepse çdo histori ka vlerë dhe çdo person meriton të ndihet i pranuar dhe i mbështetur.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER 

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

ÇFARË BËNI PËR TË MENAXHUAR ANKTHIN QË RRIT ANKTHIN

Çfarë Bëni Për Të Menaxhuar Ankthin Që Rrit Ankthin?

Si e ushqejmë ankthin pa e kuptuar

Gabimet më të shpeshta që bëjmë në përpjekje për ta menaxhuar

Ankthi është një reagim i natyrshëm i organizmit ndaj stresit dhe pasigurisë. Shpesh, përpjekjet që bëjmë për ta kontrolluar ose shmangur atë, në mënyrë paradoksale, e përkeqësojnë situatën. Në këtë artikull sjellim në vëmendje disa nga gabimet më të zakonshme që individët bëjnë kur përballen me ankthin dhe çfarë mund të bëjnë ndryshe për të arritur një menaxhim më efektiv.

1. Përpjekja për të shmangur mendimet dhe ndjenjat e pakëndshme

Një nga reagimet më të shpeshta ndaj ankthit është dëshira për ta shtypur ose injoruar atë. Por, sa më shumë që përpiqemi të largojmë mendimet dhe emocionet e pakëndshme, aq më shumë ato marrin fuqi mbi ne. Vetë përpjekja për t’i kontrolluar bëhet një burim ankthi.

E vërteta është se nuk mund të shpëtojmë nga vetja dhe nga bota jonë e brendshme. Mendimet, emocionet dhe ndjesitë fizike janë pjesë e përvojës njerëzore. Duke i pranuar ato si të tilla dhe duke mos u përpjekur t’i shtypim, mund të fillojmë të ndërtojmë një marrëdhënie më të shëndetshme me veten.

2. Kur lufta me mendimet negative përkeqëson situatën

Shpeshherë, njerëzit mendojnë se zgjidhja e ankthit është të mendojnë më pozitivisht. Ata përpiqen të zëvendësojnë çdo mendim negativ me një të kundërt pozitive. Megjithatë, ky mekanizëm nuk funksionon në mënyrë të qëndrueshme.

Të mendosh që “nuk duhet të mendosh” është tashmë të mendosh. Në vend që të bëjmë një luftë të pafundme me mendimet, është shumë më efektive të punojmë me mënyrën si i interpretojmë situatat dhe si i perceptojmë ato. Ristrukturimi kognitiv, një metodë efektive e përdorur në psikoterapi, ndihmon në identifikimin dhe ndryshimin e modeleve të dëmshme të të menduarit.

3. Të flasësh panderprerë për ankthin

Një tjetër strategji që shpesh përdoret është “shfryrja” përmes fjalëve. Disa individë ndjejnë nevojën të flasin vazhdimisht për ankthin e tyre, duke menduar se kështu po e heqin qafe atë.

Megjithatë, sa më shumë që flasim për një problem, aq më shumë e përforcojmë atë në vetëdijen tonë. Fjalët kanë fuqi të madhe në mënyrën si e ndërtojmë realitetin tonë të brendshëm. Flisni për ndjenjat tuaja, por në mënyrë të strukturuar dhe me ndihmën e një psikologu, jo në formë të pakontrolluar që vetëm sa e ushqen më tej ankthin.

4. Vendimmarrja e shtyrë nga frika

Një pyetje që dëgjohet shpesh në praktikën psikoterapeutike është: “A do të përkeqësohet ankthi im nëse marr një punë të re? Nëse krijoj një lidhje? Nëse bëj një fëmijë?”

Kur fillojmë të marrim vendime të rëndësishme të jetës bazuar te frika nga ankthi dhe jo te dëshirat dhe nevojat tona reale, rrezikojmë të kufizojmë jetën tonë. Ankthi nuk duhet të jetë filtri kryesor përmes të cilit e shohim botën. Fokusohuni te vlerat, qëllimet dhe dëshirat tuaja personale. Psikoterapia ju ndihmon të ndërtoni një marrëdhënie më të shëndetshme me ankthin dhe ta largoni atë nga qendra e vendimmarrjes suaj.

5. Shmangia e situatave:

Shmangia është një reagim i zakonshëm ndaj situatave që shkaktojnë ankth. Por, sa më shumë t’i shmangim ato, aq më shumë konfirmojmë vetes që ato janë të frikshme dhe që ne nuk jemi të aftë të përballemi.

Ky rreth vicioz e përforcon ankthin dhe e bën edhe më të vështirë përballimin në të ardhmen. Ekspozimi gradual ndaj situatave që na frikësojnë, me mbështetjen e një psikologu, është një strategji e provuar dhe efektive për të ulur ndjeshëm simptomat e ankthit.

6. Kontrolli i tepërt

Një tjetër gabim i zakonshëm është përpjekja për të kontrolluar çdo ndjesi fizike që shfaqet në trup gjatë momenteve të ankthit. Kur fillojmë të analizojmë çdo rrahje të zemrës, çdo frymëmarrje, çdo ndjesi tensioni, përfundojmë duke krijuar një ndjeshmëri të tepruar ndaj trupit tonë.

Kontrolli i tepërt vetëm sa e përkeqëson përjetimin e ankthit. Më e dobishme është të zhvillojmë një qëndrim pranues dhe të mësojmë të menaxhojmë simptomat përmes teknikave të relaksimit, frymëmarrjes së thellë dhe ndërhyrjeve psikoterapeutike.

Si mund t’ju ndihmojë Psikoterapia?

Nëse ndiheni të bllokuar në këtë rreth të ankthit dhe nuk arrini dot ta menaxhoni vetë, është koha të kërkoni ndihmë profesionale. Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë ofron konsulta dhe trajtime të personalizuara për menaxhimin e ankthit.

Psikoterapia nuk është vetëm për ata që ndihen “shumë keq”. Ajo është për këdo që dëshiron të jetojë më mirë, të njohë veten më mirë dhe të përballet në mënyrë më të shëndetshme me sfidat e jetës.

Nëse po përjetoni ankth dhe po kërkoni zgjidhje profesionale, mos e shtyni më gjatë. Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha është këtu për t’ju ndihmuar. Rezervoni një konsultë dhe bëni hapin e parë drejt mirëqenies mendore.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER 

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

femijeria trauma dhe sherimi psikologe tirane

Si ndikon e kalura në marrëdhëniet tona të sotme?

Fëmijëria, trauma dhe rruga drejt shërimit

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë të kuptojnë veten dhe të shërojnë plagët e së kaluarës, terapia psikologjike po bëhet një udhëkryq i domosdoshëm për mirëqenie mendore dhe emocionale. Nëse jeni rritur në një mjedis ku nevojat emocionale nuk janë plotësuar siç duhet, mund të keni krijuar skema të pavetëdijshme që ndikojnë ndjeshëm në mënyrën se si lidheni me të tjerët në jetën e të rriturit.

Fëmijët që rriten pa plotësuar nevojat e tyre mund të bëhen të rritur që ngatërrojnë…

  • vëmëndjen për dashuri

Një nga ngatërresat më të zakonshme që ndodh tek individët që kanë përjetuar mungesë sigurie emocionale në fëmijëri është ngatërrimi i vëmendjes me dashurinë. Në thelb, ata mësojnë se vëmendja – pozitive apo negative – është mënyra e vetme për të ndier afërsi. Kjo mund të çojë në përfshirje në marrëdhënie të pashëndetshme, ku kërkesa për vëmendje bëhet prioritet, edhe kur kjo vjen me çmimin e vetëvlerësimit.

  • bashkëngjitja si lidhje

Shpesh, ndjenja e boshllëkut të brendshëm i shtyn individët drejt një bashkëngjitjeje të fortë me një partner, që në dukje duket si dashuri, por në fakt është frikë nga braktisja. Lidhja e shëndetshme bazohet në autonomi dhe ndjeshmëri reciproke, ndërsa bashkëngjitja e tepruar fsheh një pasiguri të thellë.

  • varësia e përbashkët si mbështetje

Në psikoterapi, shpesh identifikohet një tjetër mekanizëm i dëmshëm: bashkëvarësia. Kjo formë marrëdhënieje zhvillohet kur individët nuk ndihen të plotë pa aprovimin apo miratimin e tjetrit. Mbështetja e vërtetë në një marrëdhënie duhet të lehtësojë rritjen personale, jo ta zëvendësojë atë.

  • mungesa e kufijve si empati

Shumë të rritur që kanë jetuar në familje ku nuk janë respektuar kufijtë personalë, mendojnë se empatia do të thotë të sakrifikosh gjithçka për tjetrin. Por mungesa e kufijve krijon rraskapitje emocionale dhe ndjenja të thella faji, sidomos kur vetja lihet pas dore. Psikoterapia ndihmon individët të kuptojnë se vendosja e kufijve nuk është egoizëm, por një akt dashurie për veten.

  • vërtetimi i jashtëm si dashuri për veten e brëndshme

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është tendenca për të kërkuar vërtetim të vazhdueshëm nga jashtë si mënyrë për të ndjerë dashurinë për veten. Kjo ndodh kur në fëmijëri mungon përforcimi pozitiv i brendshëm, dhe individi mëson se vlefshmëria vjen vetëm kur të tjerët e pranojnë apo e lavdërojnë.

  • injorimi i nevojave tuaja si egoizëm

Kultura shpesh e përkrah shtypjen e emocioneve si forcë. Megjithatë, shtypja e emocioneve është një formë mbijetese që, me kalimin e kohës, shndërrohet në izolim emocional. Të mësosh të ndjesh dhe të shprehësh ato ndjenja në një mjedis të sigurt është thelbësore për shërim.

  • lidhja e traumës si dashuri

Kur një fëmijë rritet në një mjedis traumatik, ajo dhimbje bëhet “familjare”. Më vonë, truri e ngatërron këtë ndjenjë të njohur me dashurinë, dhe kjo është arsyeja pse shpesh të rriturit ndihen të tërhequr drejt marrëdhënieve të ngjashme me ato traumatike të së kaluarës. Ky është një cikël që vetëm ndërhyrja psikoterapeutike mund ta ndërpresë.

Marrja e përgjegjësisë për shërimin

Shumë individë ndihen të bllokuar në një identitet viktime, sepse është më e lehtë të fajësosh rrethanat e së kaluarës sesa të përballesh me pasojat e tyre sot. Por shërimi kërkon marrje përgjegjësie: pranim, vëzhgim të vetes dhe guxim për të ndryshuar.

 Studio Psikologjike ne e kuptojmë se nuk është e lehtë të lësh pas mënyrat e vjetra të mbrojtjes emocionale. Por, çdo hap drejt vetëdijes është një hap drejt çlirimit. Psikoterapia nuk është vetëm trajtim; është udhëtim, zbulim, rilindje.

Shumë nga pacientët tanë e fillojnë rrugëtimin e tyre me frikë dhe pasiguri. Por me mbështetjen e duhur, mësojnë të pranojnë papërsosmëritë e tyre, të ndalojnë së fajësuari veten për të kaluarën dhe të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme, ku dashuria nuk është më e ngatërruar me dhembjen.

Drejtoju psikologut

Nëse ndiheni të lodhur nga ciklet e njëjta të dhimbjes dhe konflikteve, është koha të kërkoni ndihmë. Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha, ju nuk jeni vetëm. Rruga e shërimit është e gjatë, por nuk duhet ta përshkoni i vetëm.

Na kontaktoni sot për të bërë hapin e parë drejt një jete më të vetëdijshme, të balancuar dhe të lirë nga peshat e së kaluarës.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

seanca psikoterapie me psikologe tirane

Pse i them vetës gënjeshtra?

Në jetën e përditshme, shumë prej nesh e kanë gjetur veten duke shmangur të vërtetën. Ndonjëherë e bëjmë këtë pa vetëdije, për të mbrojtur veten nga dhimbja. Por çfarë ndodh kur këto shmangie kthehen në zakone të përhershme? Pse i themi vetes gënjeshtra? Kjo pyetje prek thellë mënyrën se si ne përballemi me realitetin dhe si e përpunojmë atë brenda vetes.

Gënjeshtra që i themi vetes – një mburojë emocionale

Shmangia e realitetit është shpesh një mënyrë për të mbrojtur veten nga emocionet e dhimbshme. Kur përballemi me një të vërtetë që na shkakton frikë, ankth apo pasiguri, mendja jonë tenton të krijojë një “narrativë alternative”, një version më i lehtë për ta përtypur, më pak i vështirë për t’u përballuar.

Këto janë gënjeshtra që shpesh nuk janë të qëllimshme, por që funksionojnë si një mekanizëm mbrojtës:

  • “Nuk më duhet askush, jam më mirë vetëm.”
  • “Nuk ishte faji im, ndoshta thjesht nuk ishte e shkruar.”
  • “Nuk kam kohë të merrem me këto ndjesi.”

Pas këtyre shprehjeve, fshihet frika nga pranimi i ndjesive reale dhe mungesa e përgatitjes për t’u përballur me to.

Fantazitë që na mbajnë larg së vërtetës

Në vend që të pranojmë dhe të përballojmë atë që po ndodh në të vërtetë, ne shpesh preferojmë të jetojmë në një realitet të ndërtuar mbi dëshirat dhe fantazitë tona. Kjo mund të duket si një zgjidhje afatshkurtër e lehtë, por në fakt krijon një distancë të rrezikshme nga vetja jonë e vërtetë.

Fantazitë mund të marrin formën e pritshmërive joreale ndaj vetes apo të tjerëve, shpresës se dikush do të ndryshojë, ose bindjes se “gjërat do të rregullohen vetë”. Kur realiteti nuk përputhet me këto pritshmëri, zhgënjimi bëhet edhe më i thellë.

Pasojat psikologjike të shmangies

Gënjeshtrat që i themi vetes nuk zhduken – ato grumbullohen dhe ndikojnë ndjeshëm në shëndetin tonë mendor. Ato mund të çojnë në:

  • Ankth dhe sulme paniku
  • Stres kronik
  • Mungesë vetëbesimi
  • Marrëdhënie të pasigurta
  • Shtrembërime të njohjes dhe të perceptimit të realitetit

Mendimi i tepërt (riperpunimi mendor), analizimi i pafund i ngjarjeve, ose dyshimi i vazhdueshëm në vendimet tona janë disa nga shenjat që tregojnë se ndoshta nuk po përballemi me realitetin, por me një version të tij të filtruar nga frika.

Seanca Psikoterapie

Lajmi i mirë është se kjo gjendje mund të ndryshojë. Psikoterapia është një proces i fuqishëm që ndihmon individin të kuptojë dhe të pranojë realitetin pa frikë. Në Studio Psikologjike ofrojmë një qasje te thelluar dhe profesionale për të ndihmuar pacientët të:

  • Kuptojnë emocionet që po përjetojnë
  • Përballen me gënjeshtrat që i kanë thënë vetes për vite me radhë
  • Shkëpusin modelet e dëmshme të sjelljes
  • Ndërtojnë një vetëdije të re dhe më të shëndetshme

Psikoterapia nuk është vetëm për momentet e krizës. Ajo është për këdo që kërkon një marrëdhënie më të sinqertë me veten dhe jetën.

Jepini përparësi shëndetit tuaj mendor

Në një shoqëri ku shpesh e anashkalojmë veten për t’u përqendruar në të jashtmen, është thelbësore të ndalemi dhe të reflektojmë:
A jemi vërtet të sinqertë me veten? A po i dëgjojmë nevojat tona emocionale?

Nëse përgjigjja është “jo”, atëherë është koha të ndërmerrni hapin drejt ndryshimit. Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, por guxim. Është shenjë e një njeriu që dëshiron të shërohet, të rritet dhe të jetojë në përputhje me të vërtetën e vet.

Konsultohu me një psikolog – hapi i parë drejt qetësisë së brendshme

Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë, çdo individ trajtohet me kujdes, profesionalizëm dhe mirëkuptim. Qoftë për çështje si:

  • Ankth
  • Depresion
  • Probleme në marrëdhënie
  • Vështirësi në prindërim
  • Dilema në karrierë
  • Humbje vetëbesimi apo periudha të vështira

…psikoterapia është një mbështetje e çmuar që mund të transformojë jetën tuaj. Mos prit më gjatë. Jepi vetes atë që meriton: qetësi, mirëqenie dhe drejtim të ri në jetë.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

studio me e mire psikologjike tirane

Prezenca e rreme është më e keqe se mungesa

Në marrëdhëniet ndërpersonale, veçanërisht në marrëdhëniet në çift, shpeshherë lind një dilemë delikate: a është më mirë të jesh aty fizikisht, por emocionalisht dhe mendërisht larg, apo të mos jesh fare? Në psikologji, kjo dilemë trajtohet përmes konceptit të “prezencës së rreme”, një dukuri që shpesh lë pasoja të padukshme, por të thella në mirëqenien mendore dhe emocionale të të dy partnerëve.

Çfarë është prezenca e rreme?

Prezenca e rreme është kur një person ndodhet fizikisht në një marrëdhënie ose në një situatë, por në fakt është emocionalisht i shkëputur, i pashprehshëm, ose thjesht “në autopilot”. Mund të shfaqet në forma të ndryshme: mungesë dëgjimi të vërtetë, mungesë empatie, mosndarje të ndjenjave apo mendimeve, dhe shmangie të konfliktit me heshtje.

Ky lloj sjelljeje ndonjëherë vjen si rezultat i frikës, e lodhjes emocionale, ose si një strategji mbrojtëse ndaj konflikteve të pashprehura. Megjithatë, në afatgjatë, kjo “prani boshe” ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e marrëdhënies dhe në shëndetin mendor të individëve të përfshirë.

Pse është më e keqe se mungesa?

Mungesa është e dukshme. Kur një person largohet ose mungon, kjo është një gjendje që mund të përballohet me kohë: me përpunim emocional, me përfundime të qarta dhe me mundësinë për të filluar një fazë të re jetësore. Ndërsa prezenca e rreme krijon një iluzion afërsie që çon në konfuzion, pasiguri, dhe një ndjesi të thellë vetmie – edhe kur tjetri është “aty”.

jetosh pranë dikujt që nuk të dëgjon, nuk të sheh, nuk të ndien — kjo është një përvojë që mund të shkaktojë ankth, dyshim ndaj vetes, dhe humbje të vetë-respektit. Në shumë raste, klientët që kërkojnë ndihmë psikologjike raportojnë se ndihen më të vetmuar në marrëdhënie, sesa kur janë vetëm.

Si lidhet kjo me shëndetin mendor?

Kur përjetojmë ndjesinë e refuzimit të heshtur ose të ftohtësisë emocionale brenda një marrëdhënieje, truri ynë aktivizon mekanizma mbrojtës që lidhen me frikën, pasigurinë, dhe shpesh me kujtime të vjetra të braktisjes ose mospranimit. Kjo ndikon jo vetëm në marrëdhënien aktuale, por dhe në vetëbesimin, në mënyrën si ndërtojmë lidhjet e ardhshme, si dhe në përballimin e stresit apo ankthit.

Çrregullime si ankthi, depresioni, atakët e panikut, madje edhe hipokondria, shpesh kanë rrënjë në përjetime të tilla të pazgjidhura. Prandaj, është jetike që individët t’i japin zë përjetimeve të tyre dhe të kërkojnë ndihmë kur ndihen të ngecur.

Roli i psikologut në përballimin e situatave të tilla

Në raste kur marrëdhënia po bëhet e pashëndetshme, ose ndjenja e vetmisë po rritet pavarësisht “prezencës” së tjetrit, këshillimi psikologjik është një mjet i fuqishëm për të kuptuar çfarë po ndodh, pse po ndodh, dhe çfarë mund të bëhet ndryshe.

Studio Psikologjike në Tiranë ofron konsulta individuale, për çifte, dhe seanca të personalizuara që ndihmojnë në:

  • Ripërpunimin emocional të përvojave të dhimbshme
  • Trajtimin e pasigurive në marrëdhënie
  • Përballimin e frikës dhe sjelljeve vetëshkatërruese
  • Ndërtimin e sjelljeve të shëndetshme dhe vendosjen e ekuilibrit emocional

Është koha për të folur –Drejtoju Psikologut!

Shpesh mendojmë se duhet të jemi të fortë dhe t’i zgjidhim gjithçka vetë. Por e vërteta është se të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira. Nuk është dobësi të kërkosh ndihmë – është zgjuarsi. Psikoterapia nuk është vetëm për momentet e krizës – është një formë e kujdesit për veten, një hap drejt ndryshimit dhe drejt një jete më të plotë dhe të vetëdijshme.

Nëse po përjeton vështirësi në marrëdhënie, ndihesh i zbrazët, ose nuk po e kupton dot veten, mos prit më gjatë. Konsultohu me një psikolog.

Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha ofron konsulta online dhe fizike, duke respektuar privatësinë dhe nevojat e çdo individi.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog terapi ne cift

6 shenjat e një marrëdhënieje të njëanshme në shoqëri, marrëdhënie romantike dhe familjare

Në botën e marrëdhënieve – qofshin ato miqësore apo romantike – ne të gjithë dëshirojmë një ndjesi ekuilibri dhe reciprociteti. Idealja do të ishte që komunikimi dhe përfshirja të rrjedhin në mënyrë të natyrshme, ku një javë e merr iniciativën njëri person, dhe javën tjetër tjetri. Por kur kjo ndjesi e dhënies dhe marrjes fillon të anojë vazhdimisht në një drejtim, lind pyetja: a është kjo një marrëdhënie e njëanshme?

Çfarë është një marrëdhënie e njëanshme?

Një marrëdhënie konsiderohet e njëanshme kur njëri prej personave përfshihet vazhdimisht më shumë – emocionalisht, fizikisht apo përmes përpjekjeve për të ruajtur kontaktin. Mund të ndodhë që një individ të ndiejë sikur gjithmonë merr përsipër rolin e organizatorit, komunikuesit, apo mbështetësit, ndërkohë që tjetri duket pasiv ose i tërhequr.

Kjo nuk do të thotë se çdo marrëdhënie që kalon faza të tilla është e dështuar apo toksike. Është normale që ritmi i përfshirjes të mos jetë gjithmonë 50/50. Ndryshimet në nivelin e energjisë, ngarkesa të përditshme apo vështirësi personale mund të ndikojnë në mënyrën se si dikush reagon apo përfshihet në marrëdhënie. Problemi shfaqet kur këto situata bëhen model i përsëritur dhe i pandryshueshëm.

Shenjat paralajmëruese të një marrëdhënieje të njëanshme

1.Ndiheni sikur nuk keni një lidhje të vërtetë dhe kuptimplote.
2.Partneri juaj nuk sakrifikon kurrë asgjë që është e rëndësishme për të për ju.
3.Ti je gjithmonë ajo që kërkon falje.
4. Marrëdhënia ju bën të ndiheni të rraskapitur.
5. Ata nuk janë aty për ju ashtu siç jeni ju për ta.
6.Ti je ai që gjithmonë shkon drejt tyre.

Kur dhe si duhet të flisni për këtë?

Çelësi është komunikimi i ndershëm dhe i hapur. Mund të jetë ndihmuese të nisni bisedën me ndjeshmëri dhe respekt, pa akuza. Një mënyrë e dobishme për të hapur diskutimin mund të jetë:
“Do të doja të flisnim për mënyrën si po ndjehem në lidhje me marrëdhënien tonë. Më intereson të kuptoj si e përjeton ti këtë dhe të ndaj disa reflektime që kam.”

Ky lloj afrimi krijon hapësirë për të dyja palët që të shprehen, duke shmangur gjuhën akuzuese dhe duke e vendosur theksin në mirëkuptimin e ndërsjellë.

Në rastet kur bisedat nuk sjellin rezultat ose ndiheni të bllokuar në një cikël të përsëritur pa zgjidhje, mund të jetë momenti për të konsideruar ndërhyrjen e një profesionisti. Terapia në çift ose seancat individuale me psikolog mund të ndihmojnë në ndriçimin e dinamikave të brendshme të marrëdhënies dhe të ndihmojnë individët të kuptojnë më qartë veten dhe njëri-tjetrin.

Pse nuk duhet të nxitojmë në përfundime?

Etiketimi i një marrëdhënieje si të njëanshme kërkon vëmendje dhe reflektim. Secili person vjen me historinë, përvojat dhe mënyrat e veta të të përjetuarit të afërsisë dhe komunikimit. Sjelljet që në pamje të parë duken si mungesë interesi, mund të jenë rezultat i frikës, ankthit, bllokimeve emocionale apo mungesës së përvojës në ndërtimin e lidhjeve të shëndetshme.

Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për pritshmëritë tona, për mënyrën se si vetë ne japim dhe marrim dashuri, kujdes apo vëmendje. Shpesh, dinamikat që perceptojmë si të njëanshme, mund të jenë edhe reflektim i mospërputhjeve në stilin e lidhjes, jo domosdoshmërisht mungesë dashurie.

Drejt marrëdhënieve më të balancuara

Marrëdhëniet e shëndetshme nuk janë perfekte, por karakterizohen nga përpjekje të përbashkëta për mirëkuptim, adaptim dhe përmirësim. Nëse ndiheni të pasigurt në marrëdhëniet tuaja, është në rregull të kërkoni ndihmë dhe të eksploroni emocionet tuaja me një profesionist. Konsideroni të kërkoni ndihmë profesionale nëse po luftoni me marrëdhënie të njëanshme që kanë ndikim në mirëqenien tuaj mendore.

Studio Psikologjike në Tiranë është e përkushtuar të ndihmojë individë dhe çifte në ndërtimin e lidhjeve më të shëndetshme dhe të ndërgjegjshme. Nëpërmjet terapive të personalizuara, ju mund të gjeni rrugën drejt më shumë qartësie, baraspeshe dhe mirëqenieje emocionale.

Nëse ndiheni të ngarkuar nga një marrëdhënie e cila ju lë me më shumë pyetje sesa përgjigje, mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale. Marrëdhëniet tona janë një pasqyrë e vetes sonë – dhe ndonjëherë, të shohim pasqyrën me dikë pranë është hapi i parë drejt ndryshimit.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

kontakto psikologe tirane

Je njeri, është normale

Në një botë gjithnjë e më kërkuese, ku pritshmëritë e jashtme shpesh nuk përputhen me gjendjen tonë të brendshme, është e rëndësishme të kujtojmë një të vërtetë themelore: je njeri, dhe është normale të mos jesh gjithmonë mirë.

Studio Psikologjike në Tiranë është një hapësirë profesionale dhe mbështetëse ku çdo individ pranohet me tërësinë e emocioneve, ndjenjave dhe përjetimeve të veta. Këtu, psikoterapia nuk shihet si luks, por si nevojë njerëzore për mirëqenie dhe zhvillim personal.

Është normale të ndihesh i pasigurt

Të ndihesh i/e trishtuar pa ndonjë arsye të dukshme. Të mos i kesh të gjitha nën kontroll. Të kesh ditë ku ndihesh i/e shëmtuar dhe të tjera kur ndihesh i/e lezetshme. Të mos dish si të reagosh përballë ndryshimeve. Të ndihesh bosh, i humbur apo i pavend. Të mos jesh gjithmonë produktiv. Këto janë përvoja njerëzore universale, jo shenja dobësie.

Secili prej nesh është pjesërisht neurotik – një fakt i natyrshëm dhe i padëmshëm për aq kohë sa pranohet dhe menaxhohet. Një neurozë është çdo model mendimi ose sjelljeje që na pengon të zhvillohemi plotësisht. Kjo mund të manifestohet në marrëdhënie, në punë, në përballjen me emocionet apo në mënyrën se si e perceptojmë veten.

Psikoterapia – rruga drejt kuptimit dhe çlirimit emocional

Qëllimi i rritjes së vërtetë është të kuptojmë veten dhe të punojmë me pjesët tona më delikate. Psikoterapia është procesi që ndihmon pikërisht këtë: të ndërgjegjësohemi për mendimet dhe sjelljet tona, të mësojmë t’i pranojmë ato dhe më pas të ndërtojmë mënyra më të shëndetshme për t’u përballur me sfidat.

Në studio tone, ofrohet ndihmë profesionale për një sërë problematikash, përfshirë:

  • Ankth dhe atak paniku
  • Stres kronik dhe lodhje emocionale
  • Depresion dhe vetëvlerësim i ulët
  • Vështirësi në marrëdhënie në çift apo në familje
  • Probleme të komunikimit dhe menaxhimit të emocioneve
  • Shtrembërime njohëse dhe mendim i tepruar
  • Probleme me fëmijët dhe adoleshentët
  • Çështje që lidhen me karrierën dhe vetëzhvillimin

Pse të zgjedhësh psikologun?

Të kërkosh ndihmë është akt guximi, jo dobësie. Në momentet kur ndihesh i mbingarkuar, i pafuqishëm ose i ngecur, këshillimi me psikologun është një mënyrë e sigurt për të marrë udhëzimet e duhura. Psikologu nuk jep receta magjike, por ndihmon në ndërtimin e një kuptimi më të thellë për veten dhe jetën tënde.

Në Studio Psikologjike, seancat zhvillohen si live, në ambientet e studios në Tiranë, ashtu edhe online, duke garantuar fleksibilitet për çdo individ.

Jepini përparësi shëndetit tuaj mendor

Nëse keni ndjesinë se po mbani shumë brenda vetes, se mendimet e tepërta ju lodhin, ose nuk dini si të dilni nga një periudhë e vështirë, mos e neglizhoni veten. Shëndeti mendor meriton vëmendje dhe kujdes. Ai është po aq i rëndësishëm sa çdo aspekt tjetër i jetës tuaj.

Psikoterapia është zgjidhja – e përshtatshme për të gjithë, jo vetëm për ata që ndihen “shumë keq”. Sepse ne jemi njerëz, jo të pamposhtur. Dhe ndonjëherë, thjesht na duhet një dorë që të na ndihmojë të ngrihemi sërish.

Është koha për të folur

Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha është e hapur për të gjithë ata që kërkojnë të kuptojnë veten më mirë, të rrisin vetëdijen dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Mos prit më. Trajno mendjen tënde, drejto jetën tënde.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe tirane

Nuk shërohemi duke u bashkuar

Përpara se dy të jenë të lumtur, është e rëndësishme të jemi fillimisht mirë me veten

Shumë shpesh, në praktikën tonë si profesionistë të shëndetit mendor, ndeshemi me këtë pyetje të thellë dhe shqetësuese:

Pacienti:“Pse disa njerëz priren të hidhen menjëherë në një lidhje të re, sapo mbaron ajo e vjetra?”

Terapistja:“Sepse shpesh nuk është dashuria që i shtyn përpara, por frika nga vetmia.”

Kjo përgjigje nuk është e thjeshtë për t’u pranuar, por mbart në vete një të vërtetë të rëndësishme dhe shpesh të anashkaluar: marrëdhëniet që ndërtohen për të shmangur vetminë rrallëherë janë të shëndetshme.

Kur shmangim vetminë, shmangim veten

Vetmia nuk është armiku. Ajo është një ftesë. Një thirrje e heshtur për t’u kthyer brenda vetes dhe për të dëgjuar atë që kemi heshtur për vite: plagët, nevojat emocionale të papërmbushura, pasiguritë, dhe ndoshta, traumën.

Por për shumë njerëz, vetmia shkakton ankth të thellë. Ajo sjell në sipërfaqe ndjesi të braktisjes, boshllëkut, madje edhe panikut. Në këto raste, individi nuk kërkon një partner për të ndarë dashurinë, por për të mbuluar dhimbjen. Për të mos u ndjerë vetëm, për të mos dëgjuar zërin e brendshëm.

Në rrënjë të këtij modeli që përsëritet shpesh ndodhen:

  • Trauma të pashëruara nga e kaluara
  • Ndjenja braktisjeje nga figura të rëndësishme (si prindërit)
  • Vlera të ulëta për veten
  • Papjekuri emocionale

Shërimi nuk ndodh duke u bashkuar, por duke u ndalur

Shpesh, në përpjekje për të mos ndier dhimbjen, individi kërkon strehim në një lidhje të re. E për pasojë, marrëdhëniet shndërrohen në mjet për të shmangur veten, jo për të njohur tjetrin.

Por e vërteta është kjo:
Nuk mund të ndërtojmë një lidhje të shëndetshme pa një marrëdhënie të shëndetshme me veten.

Përpara se të mund të jemi të lumtur me dikë tjetër, duhet të kemi mësuar të jemi mirë në vetmi, të kemi reflektuar, të kemi njohur e dashur veten. Të kemi shëruar plagët që na bëjnë të besojmë se pa një “tjetër” nuk jemi mjaftueshëm.

Dashuria për veten si themel i lidhjeve të qëndrueshme

Kur duam veten, nuk kërkojmë një lidhje nga mungesa, por nga dëshira për të ndarë. Nuk jemi në marrëdhënie për t’u plotësuar, por për të krijuar së bashku. Dhe kjo është dashuria më e shëndetshme që mund të ekzistojë.

🧠 Le të Reflektojmë:

  • Kur kemi qenë për herë të fundit vetëm pa u ndier bosh?
  • A ndiejmë ankth në vetmi?
  • A kërkojmë partnerë për dashuri, apo për shpëtim?

Këto pyetje janë të vështira, por të domosdoshme për çdo rrugëtim të shërimit emocional.

Psikoterapia si rrugë për shërim të thellë emocional

 Studio Psikologjike ne e kuptojmë sa i vështirë mund të jetë ky proces. Por gjithashtu dimë që është i mundur.

Lajmi i mirë është se: Ankthi, paniku, vështirësia për të menaxhuar emocionet, mendimet e tepërta, ose modelet e lidhjeve që dështojnë – mund të kuptohen, zbuten dhe shërohen përmes psikoterapisë. Dhe ky është një akt guximi, jo dobësie.

Jepi përparësi shëndetit tënd mendor. Meriton vëmendje dhe kujdes.

Nëse ndihesh i/e mbingarkuar nga nevoja për të qenë gjithmonë me dikë, ndoshta është koha të ndalesh dhe të pyesësh veten:
“A e njoh vërtet veten? A e dua veten siç meriton të dohet?”

Marrëdhënia më e rëndësishme që do të kesh ndonjëherë është ajo me veten tënde.

🧠 Psikoterapia është një udhëtim i thellë, por i çlirueshëm, për të gjetur atë që ke humbur në zhurmën e botës së jashtme: veten.

Nëse ndihesh gati të ndërmarrësh këtë udhëtim, Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë është këtu për ty. Me përkujdesje, profesionalizëm dhe empati.

📞 Na kontakto për të rezervuar një seancë psikoterapie. Mos e vono kujdesin për shpirtin tënd.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Përse të Zgjidhni Psikoterapinë në Tiranë?

Të shoh Ndryshe…Kam filluar Psikoterapinë

Si të ringrihesh pas një periudhe të vështirë Roli i Psikologut dhe Psikoterapisë Të gjithë kalojmë nëpër periudha …

probleme me karakterin kontakto psikolog

Karakteri i Njeriut është Fati i tij

Karakteri Ynë Faktor vendimtar për cilësinë e jetës dhe të ardhmen tonë Në jetën e përditshme, shpesh ndalemi dhe …

kerko takim me psikolog per tu ndier me mire

Kush Dëshiron Të Shohë Ylberin, Duhet Të Mësojë Ta Dojë Shiun

Nuk je “I Pafatë” dhe nuk je “I Dështuar” Etiketat sociale dhe ndikimin e tyre në shëndetin mendor Që në fëmijëri, …