Tag: Psikolog Tirane

psikologjia-nimfomania ose varesia e femrave nga seksi

Nimfomania ose varësia nga seksi te femrat

Nimfomania ose ndryshe hiperseksualiteti, është dëshira e parezistueshme te femrat për aktivitet seksual në mënyrë të përsëritur. Kjo mani shoqërohet me fantazi seksuale shumë të zhvilluar, e shoqëruar shpesh edhe me seks të rastësishëm, pornografi, masturbim i sëmurë dhe trajtimi i partnerëve si objekt seksi.

Rasti

Seyi Kolade, një grua që vuante nga varësia ndaj seksit, pranon se deri në moshën aktuale të saj (35), ka shkuar me 370 meshkuj. Kur i afrohej një burri në lokal, ajo kishte vetëm një mendim: të kishte një përvojë seksuale me të.

Seyi tregon se ka bërë seks për 13 vjet pothuajse përditë. Në moshën 17-vjeçare ajo filloi të ndjente nevojën e parezistueshme për të fjetur vazhdimisht me meshkuj të ndryshëm. Kur arriti të 19-at, kishte fjetur me plot 40 partnerë.

Varësia e rrezikshme e Seyit e bëri të jetonte një jetë plot me shpërqendrim dhe probleme. Ajo u dëbua prej shtëpisë dhe pati dy aborte.

Kur ishte 30 vjeçe Seyi Kolade e kuptoi se kishte prekur fundin dhe se do t’i duhej të bënte një ndryshim në jetën e saj. Pasi mori pjesë në shumë takime anonime të personave me varësi të njëjtë si ajo dhe në programe ndihmëse, më në fund ajo u çlirua prej varësisë. Tani ajo ndihmon njerëz të tjerë që vuajnë prej nimfomanisë.

Seyi shpjegon: “Varësia ndaj seksit është diçka që njerëzit e lidhin gjithnjë me meshkujt, por ajo më shkatërroi jetën për më se 13 vjet. Tek unë ekzistonte gjithnjë një frikë e madhe, se çfarë do të më ndodhte nëse nuk e plotësoja këtë varësi. Kur më në fund përfundoja aktin seksual, një ndjenjë çlirimi më përfshinte. Sikur të kisha hequr ndonjë barrë të madhe nga shpatullat. Si çdo lloj varësie tjetër më bëri egoiste, në depresion dhe më çoi drejt vetëshkatërrimit.”

Seyi e humbi virgjërinë në moshën 13 vjeçe dhe papritur në moshën 14 vjeçe ajo lindi një fëmijë. Ishte një kohë shumë e rëndë për të. Shërbimet sociale u kujdesën për vajzën, pasi nëna e saj ishte shumë e re. Në moshën 16-vjeçare Seyi së bashku me të bijën u rehabilituan në një qendër për nënat e reja. Jeta e saj dukej sikur kishte marrë fund.

Pikërisht në këtë moshë, ajo njohu një të dashur shumë më të madh se vetja dhe filloi ta përdorte seksin si ilaçin që do t’i largonte vetminë dhe vuajtjet. Që prej asaj kohe e deri pak vite më parë, Seyi vuajti nga nimfomania.

Ndonëse tashmë me një të dashur, Polin, ajo shkonte rregullisht në bare ku njihte burra të tjerë dhe e tradhtonte partnerin e saj të paktën një herë në javë.

Ajo thotë: “Unë kisha nevojë për seks dhe mbi të gjitha ishte një çlirim. Kur nuk kryeja marrëdhënie vetëbesimi im shkrihej, ndihesha e shëmtuar dhe mërzia e acarimi më bënin ta mendoja veten si të pavlefshme”.

Seyi mbeti përsëri shtatzënë në moshën 17-vjeçare dhe lindi një djalë, Andrenë. Ajo e vazhdon rrëfimin e saj: “ I thashë Polit se ishte fëmija i tij, ndonëse kisha disa dyshime në mendje. Pas lindjes provova të qëndroja besnike. Kërkoja që të kryenim marrëdhënie katër deri në pesë herë në ditë, por vëmendja që Poli më jepte nuk ishte e duhura.

Kur stresi m’u rrit shumë, nuk arrita më të përmbahesha. E tradhtova tri herë në gjashtë muaj dhe pastaj mbeta përsëri shtatzënë. Në pamundësi për t’u kujdesur për një fëmijë të tretë ajo vendosi të abortonte. Polit nuk i tha asgjë për çfarë ndodhi, sepse nuk ishte e sigurt se i kujt mund të ishte fëmija. Ata u ndanë kur ajo ishte 19 vjeçe.

Me zemër të thyer, Seyi u dha akoma më shumë pas varësisë së saj ndaj seksit. Ajo tregon për jetën e shthurur që bënte, duke pasur pesë miq të cilëve mund t’u telefononte sa herë të kishte nevojë për të kryer marrëdhënie dhe shumë meshkuj të tjerë që i përzgjidhte në bare rastësisht.

Në moshën 22 vjeçe, Seyi kishte vuajtur dy herë nga infeksioni seksualisht i transmetueshëm klamidia. Për fëmijët e saj kujdeseshin shoqet ose familja. Vetë ajo shprehet se nga mosha 22-30 vjeçe jeta e saj ishte e turbullt dhe me të vetmen varësi seksin.

Kur ishte 26 vjeçe Seyi mbeti shtatzënë dhe vendosi të abortonte për të dytën herë. Menjëherë pas kësaj u deh dhe bëri përsëri seks. Varësia e saj e kishte shndërruar në një qenie që po e humbiste humanitetin.

‘Nuk e kuptoj si arrita ta mbaja punën si këshilltare menaxhimi. Merrja shumë ditë pushimi, të cilat i kaloja duke bërë seks. Madje fjeta edhe me një koleg. U dëbova nga shtëpia, pasi nuk mund të paguaja qiranë dhe fëmijët i çova te familja ime”.

Jeta e saj ndryshoi në momentin e duhur. Një natë, në moshën 29-vjeçare teksa shikonte televizor, Seyi ndoqi një dokumentar “Sekreti” që fliste për ligjin e tërheqjes së mendimeve. Sipas këtij të fundit, njeriut i ndodhin të gjitha gjërat që ai i mendon dhe i tërheq te vetja.

Seyi Kolade e kuptoi se kishte një problem madhor, por nuk kishte ndaluar kurrë për të menduar se ajo vuante nga varësia prej seksit ose quajtur ndryshe nimfomania.

Pasi dha dorëheqjen nga puna për t’u përqendruar në përmirësimin e saj, Seyi filloi të frekuentonte takimet mbi varësinë kur ishte 31 vjeçe.

Jeta e saj filloi të përmirësohej ngadalë kur ajo filloi ta pakësonte aktivitetin seksual derisa e ndaloi. Tani ajo thotë se ka katër vite beqare dhe se po pret për njeriun e duhur me të cilin do të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme. Jeta e saj familjare është rregulluar gjithashtu, ajo tani jeton me fëmijët dhe nuk ndihet më e varur prej seksit.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe tirane

Çfarë tipi jeni , a jeni nje tip xhelozi ?

Dallohen disa tipa të xhelozisë dhe secilin prej tyre e drejton stili i veçantë i sjelljes dhe reaksionit.

Xhelozi e bindshme:
Është ai person që përpiqet t’ia shprehë partnerit të vet me fjalë tej mase se sjellja e saj i shkakton vuajtje dhe kështu e detyron të bëjë sjellje të vrazhda ndaj të gjithëve ose ndaj ndonjë konkurrenti të veçantë. Me këtë mënyrë të të sjellit inspirohet në situatë të xhelozisë romantike.

Xhelozi në ikje:
Është i prirë për reaksione efektive, p.sh., ndarja e papritur nga partneri, shpesh me grimasa e shamatë, pas ndonjë episodi që do ta ketë lemerisur. Një variant ca më i zbutur është ikja nga banesa e përbashkët për të menduar pak, ose dalja me dikë tjetër që të shprehet pavarësia personale.

Xhelozi që kërcënon:
Ky tip menjëherë i tregon manitë e veta negative. Ai kërkon me dhunë (si p.sh. nuk do të shpie në vallëzim). Në thelb, agresiviteti verbal është i drejtuar drejt objektit dashuror, por mund të ketë për objekt edhe rivalin, e vërtetin ose të trilluarin. Rivali është shpesh gjë e kureshtjes së pakufi dhe shkaku i tij ai shpesh krijon pyetje të natyrës si: “E për çka ai është më i mirë se unë?

Xhelozi që sulmon:
Ky tip është më tiranizuesi dhe për fat më i rralli. Bëhet fjalë për tipin, kufirin e të cilit kalohet tejet kërcënimit verbal, shprehet përmes skenash të potershme, ulërimash, thyerjeve të gjerave, shuplakave të përcjella dhe me lëndime.
Në këtë rast shkalla e tërbimit nuk është tregues i peshës së kundërvajtjes. Ky tip i xhelozuesit është më afër fushës patologjike sesa ndjenjave normale. Në të tilla raste edhe gjurma më e vogël e dyshimit mund të nxisë një mori të reaksioneve të pafrenueshme.

Ata që nuk ndjenjë xhelozi:
Ai ose ajo që nuk e njohin xhelozinë shpesh arrijnë të tërbojnë partnerët më shumë se xhelozuesit më të vrazhdë. Nëse është e vërtetë që xhelozia është për gjykim edhe mungesa e xhelozisë në dashuri është e denjë për përbuzje. Për atë që është i dashuruar, e keqja më e madhe që mund të ndodhë është indiferenca.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog ne tirane

Si mund të ndihmohet adoleshenti në krizë?

Depresion, anoreksi, bulimi, dhunë, seksualitet… Periudhë tepër e brishtë, adoleshenca është e vështirë të jetohet. Disa simptoma që tregojnë një gjendje të keqe të brendshme nuk duhen lënë pas dore.

Të rritesh nuk është e lehtë. Përse një brishtësi e tillë? Së pari, sepse kjo moshë është e pafuqishme. Kalimi nga fëmijëria në moshën e rritur kërkon një shpenzim të madh energjie, burim tensionesh fizike e psikologjike. Brenda disa vitesh, pesha e tyre dyfishohet, muskujt dhe skeletet forcohen, shtati i tyre rritet nga 30 në 40 cm. Ky transformim vepron në psikikën e tyre. Ai u imponohet, nuk është diçka e zgjedhur. Është krejt normale që ky ndryshim t’i fus në ankth. Nganjëherë ato kanë përshtypjen se jetojnë në trupin e ndonjë të huaji.

Ja se cilat janë disa shqetësime të adoleshencës:

Shija e rrezikut, moshë që ka guxim për gjithçka
* 15% e 12-19 vjeçarëve pohojnë se kanë bërë diçka të rrezikshme nga inati ose kënaqësia. Në fakt, aksidentet janë shkaku i parë i vdekjes së të rinjve.
* I riu që kërkon të testojë mundësitë e tij dhe të shoh se deri ku i shkojnë fuqitë, është një krizë klasike adoleshente. Ai që luan shpesh me jetën e tij dhe kërkon sistematikisht të kalojë limitet është mirë të çohet tek mjeku.

Dismorfofobia
* Disa adoleshentëve u bëhet fiksim një pjesë e trupit të tyre: ijët, hunda, shpatullat…aq sa matufosen fare.
* Sara, 16 vjeçe dëshmon se ka faqe të mëdha. “Aty më rri mendja ditë e natë. S’do të lë gjë pa bërë derisa t’i zvogëloj”. Ky përçmim për një pjesë të trupit mund të çojë deri në sakatim.
* Flitet për dismorfobi, tmerri i pamjes së jashtme. Kujdes, ambienti familjar luan një rol të rëndësishëm: mos u tallni me pamjen e një adoleshenti!

Anoreksi dhe bulimi
* Dy fytyra të të njëjtës sëmundje që lidhet me adoleshencën.
* Nëse adoleshenti anoreksik humbet menjëherë 20%-30% të peshës së vet, vuan nga një bulimi në sasitë e të ushqyerit.

Lufta të hapura dhe situatë konflikti

Në situatë konflikti duhet një negociues: vëlla, motër, dajë, gjysh, mik. Nëse adoleshenti gjendet vetëm përballë gjithë familjes, atëherë ai është në rrezik. Mundësia e tij e vetme për t’u shprehur, mbetet dhuna kundër të tjerëve ose kundër vetvetes.

Mërzitja, sëmundja e rinisë
* Çfarë bën adoleshenti gjatë gjithë ditës? Mërzitet. Adoleshenti sillet vërdallë pa ditur se çfarë të bëjë. Mërzitja gllabëron funksionimin e trurit dhe pengon shpërthimin e mendimeve.
* Për t’u mërzitur më mirë adoleshenti izolohet në vetvete: nuk thotë asgjë në tavolinë, kalon si hije, mban mistere… Por kur këto fillojnë e teprohen, ndërhyrja e psikologut është tepër e nevojshme.

Mbipesha
* Një adoleshenti ndër tre të moshës 15 vjeçare është i shëndoshë. Nuk dinë se si të vishen për të fshehur defektet.
* Për shembull: ajo do të donte të ishte e padukshme, por shokët janë të pamëshirshëm: në sport ajo i bën të gjithë të qeshin. Kjo do të thotë se ajo ha ëmbëlsira dhe sheqerna.
* Specialistët bien dakord: një adoleshent duhet të dobësohet. Kjo për estetikën, shëndetin kardiovaskular… E gjithë familja duhet ta ndihmojë të dobësohet sepse kjo gjendje mund ta çajë në depresion.

Gjëja më e ankthshme? Shpërthimi i një seksualiteti.
* Modifikimi i karaktereve seksuale provokohet dhe hipotalamusi (mbiprodhim hormonesh seksuale rreth moshës 10 vjeçare). Tek vajzat shenjat e para shfaqet rreth moshës 11 e 12 vjeç. Tek djemtë, shenja e parë është zhvillimi i testikujve rreth moshës 11 vjeçare.
* Në fakt, kjo periudhë karakterizohet nga një emër “humbja”. Humbja e trupit të fëmijërisë: zbulon se është e pamundur të kthehet mbrapsht.

Probleme lëkure
* 15 vjeç dhe puçrrat shfaqen. Adoleshenti ka frikë se mos shikohet, studiohet dhe tallet.
* Që në shenjat e para të infeksionit të lëkurës duhet konsultuar dermatologu. Vetëm ky mund japi këshilla higjienike.

Droga, gjë që duhet t ‘ju alarmojë
Si mund të kuptohet? Ndryshon sjellja karshi prindërve, nuk dëfrehet më si dikur, shpesh lë kurset, kërkon më shumë para xhepi.
Është nervoz në mënyrë të parakohshme, agresiv në të folur. Qan dhe qesh pa arsye. Mbyllet në dhomën e tij dhe tregohet indiferent ndaj atyre që e rrethojnë. Bëhet përherë e më i pistë. Sytë e tij janë të kuq, qepallat përpëliten. Shpesh trupi është i mbuluar nga bluja dhe ka shenja në krahë e këmbë.

Dhuna, si të kanalizohet
* Shumë faktorë mund të shpjegojnë këtë lloj sjelljeje. Tek djemtë sekrecioni i hormone zhvillon për keq agresivitetin. Më pas adoleshenti kalon një periudhë tensioni dhe dhune të brendshme
* Adoleshentit të cilit i mungojnë fjalët për t’u shprehur i zëvendëson ato me agresivitetin.
* Nuk bëhet fjalë që të falet kjo dhunë, por të kuptohet. Nëse kjo përsëritet shpesh, mund të bëhet fjalë për depresion ose çrregullim personaliteti.

Vetëvrasja, shkaku i dytë i vdekjeve tek të rinjtë
* Vetëvrasja është komplikimi më dramatik i depresionit. Mënyra e përdorur është shpesh një mënyrë e dhunshme: armë zjarri, varje …
* Për fat të keq, shpesh duhet pritur ky ekstremitet që prindërit të kuptojnë vuajtjen e tyre.

Psikolog per adoleshentë: Njohuri të specializuara

Njohja e nevojave themelore psikologjike të fëmijëve dhe adoleshentëve është e një rëndësie të veçantë për specialitetin e psikologjisë klinike të fëmijëve dhe adoleshentëve. Gjithashtu, është thelbësore të kuptohet se si familja dhe kontekstet e tjera shoqërore ndikojnë në rregullimin socio-emocional, proceset zhvillimore, çrregullimet mendore dhe të sjelljes, përshtatjen e sjelljes dhe gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Problemet që trajtohen ne Studio Psikologjie

Specialiteti i psikologjisë të fëmijëve dhe adoleshentëve përfshin studimin, vlerësimin dhe trajtimin e një sërë problemesh të ndërlidhura biologjike, psikologjike dhe sociale që përjetohen nga fëmijët dhe adoleshentët. Këto përfshijnë, por nuk kufizohen në:

    • Trajtimi i çështjeve psikologjike, njohëse, emocionale, zhvillimore dhe të sjelljes.
    • Cenueshmëria biologjike.
    • Problemet e sjelljes, psikologjike, mendore, emocionale, zhvillimore dhe familjare.
    • Mungesat njohëse.
    • Trauma dhe humbja.
    • Problemet e lidhura me shëndetin.
    • Stresi dhe përballimi i ndryshimeve zhvillimore.
    • Problemet në kontekstin shoqëror.

Kontaktoni sot për të diskutuar se si mund t’i ofrojmë fëmijës tuaj mbështetjen dhe kujdesin profesional që i nevojitet për të përparuar në çdo aspekt të zhvillimit të tij.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

A është lumturia dhe entuziazmi çështje gjenetike?

A është lumturia dhe entuziazmi çështje gjenetike?

Psikologët mendojnë se lumturia është e lindur, pra gjenetike. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo “është e shkruar në gjenet tona”.

Sipas psikologut Dejvid Liken, që ka publikuar dhe një libër mbi këtë temë: “është shumë mirë që shumica e njerëzve në thelb janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një konceptimi personal të kënaqësisë”. Sipas tij “te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin, entuziazmin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata, pasuria, bukuria, fuqia apo pozita janë vendimtaret, që mund të bëjnë njeriun të lumtur dhe entuziast. Por kujdes! Kjo nuk është edhe aq e vërtetë!

Nëse ndihesh gjithnjë e më shumë përtokë ndiq këto këshilla:

– Punëso mendjen!
Njerëzit fatlumë kanë mendje krijuese dhe aktive.

– Mendo me optimizëm
Të gjithë njerëzit e lumtur janë optimistë. Optimizmi dhe entuziazmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi dhe  entuziazmi përqendrohet në zgjidhje të problemit.

– Qesh!
Është fizkultura e mendjes, shpirtit dhe trupit.

– Fantazo!
Imagjinata është një nga mënyrat e mira për të mashtruar trurin.

– Shpërfill mendimet negative!
Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative sjellin apati dhe gjendje depresioni.

– Zgjidh shoqërinë!
Ekzistojnë shokë të gabuar për gjendjen tuaj shpirtërore. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë. Largohuni nga njerëzit që veçse u kujtojnë se jeta është e vështirë.

– Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mundshme që mund t`ju ndodhë, rikthimi në normalitet vjen për gjashtë muaj apo një vit.

– Bëj atë që të pëlqen!
Merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin dhe ju sjellin entuziazmin dhe relaksimin.
Po si?
– Pushoni para se të lodheni
– Qetësohuni edhe në punë

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …