Artikuj

psikolog ne tirane

Pseudodemenca dhe reaksioni i burgimit

Pseudodemenca

Midis mekanizmave mbrojtës të cilët  dallohen sidomos te disa persona gjatë ekspertizës psikologjike të pseudodemencisë, është dukuri relativisht e shpeshtë. Ajo ka të bëjë me atë që i marruri në pyetje luan rolin e të paaftit dhe të dëmtuarit mental, pergjegjësisht të personit te i cili ka ndodhur rrënimi i aftësive mendore.

Siç dihet demencia përfshin dukuritë e dëmtimeve organike të kushtëzuara nga ndonjë sëmundje primare, qoftë me rrënimin e funksioneve që kanë të bëjnë me pleqërinë. Pseudodemencinë si manifestim psikotik, e cila karakterizon vetëdijen e zvogëluar, e ka përshkruar qysh në vitin 1906 Vernike. Personi pseudodement, me buzeqeshje të “ndritshme“ në fytyrë, jep përgjigje vetëm përafërsisht të sakta, në pyetje shumë të zakonshme dhe në detyra shumë të thjeshta, siç janë p.sh, mbledhja e numrave njëshifrorë, “nuk dinë” si quhet, ose “nuk din disa të dhëna të rëndësishme nga biografia e  vet”, kryen veprime të kundërta me ato që i jepen, etj.

Reagimet e burgimit përfshijnë një spektër relativisht të gjerë të reagimeve ndaj situatave të pakëndshme jetësore, të cilat krijohen me rastin e privimit nga liria. Kjo rrethanë vetvetiu është shumë provokative për paraqitjen e një vargu të tërë të dukurive psikologjike, prej të cilave numri më i madh i tyre nuk ka rëndësi patologjike. Fjala është për rrethanën, e cila sipas të gjitha ekzaminimeve është shumë stresogjene, prandaj edhe është normale që individi i shëndoshë të reagojë ndaj saj me mekanizmat mbrojtës të cilët i ka në dispozicion, të cilët janë dominues në kuadër të tërësisë së strukturës së personalitetit. Këta mekanizma sipas rregullit kombinohen dhe zbatohen, varësisht nga rrethanat të cilat më pak, ose më shumë e qëllojnë personalitetin e të pandehurit. Reagimi i burgimit mund të shfaqet përmes pamjes neurotike klinike, mirëpo, bosht i saj është prapë situacional. Në rastin e psikozave të burgimit, vjen deri te gjendja e pengesave dhe konfuzionit, nganjëherë me halucinacione dhe bindje paranoike. Zbatimi i terapisë medikamentale zakonisht i eliminon me sukses këto simptoma, kurse nëse kësaj i bashkohet edhe qëndrimi qëllim i mirë i ekziminuesit, mund të pritet edhe shërim i shpejtë. Problemi paraqitet vetëm kur te ata persona, të cilët janë në gjendje të tillë kalimtare instrumentalizohen në kuptim të përpjekjeve për realizim të ndonjë përfitimi sekondar.

Psikolog ne Tirane

Nëse keni ndonjë dyshim se çfarë lloj mbështetjeje mund të jetë e dobishme për ju, mos hezitoni të na kontaktoni me email ose telefon. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem me të cilin përballeni. Psikoterapia është një rrugë që do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji efektive për të zëvendësuar ato jofunksionale.

Ne ofrojmë konsultime online për të thjeshtuar procesin. Me një laptop, tablet ose smartphone të thjeshtë, ju mund të rezervoni një konsultë psikologjike në internet dhe të aksesoni shërbimet e psikologut tonë nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Na kontaktoni në Skype në studio.psikologie për të rezervuar konsultën tuaj online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni mbështetjen që ju nevojitet, kur dhe ku ju nevojitet.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog online tirane

Ndryshimi si Çelësi i rimëkëmbjes

Si të përballeni me stresin, ankthin dhe depresionin Jeta është një rrjedhë e pandërprerë ndryshimesh. Ajo që sot …

konsulte online me psikolog

Rëndësia e të kuptuarit në jetën tonë

Të kuptuarit, komunikimi dhe rruga drejt shërimit psikologjik Shëndeti mendor është një aspekt thelbësor i mirëqenies …

psikologe tirane online

Dhimbja të bën të rritesh, por është dashuria ajo që të ndryshon

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik, por shpesh neglizhohet. Jeta moderne, me ritmet e saj të shpejta …