Artikuj

 konsulta online me psikologe

Lidhja në Distancë

Je i (e) hapur ndaj mundësisë për dashuri në distancë ?!
Tre janë faktorët që të funksionojë :

 “Besim, dashuri dhe respekt për njëri tjetrin!”

Askush s’mund të argumentojë se lidhja në distancë është e lehtë. Janë fluturimet e gjata ose udhëtimet me veturë, fundjavat e rrufeshme bashkë dhe periudhat e vetmisë ndërmjet. Plus, LD-të mund të jenë hutuese. Megjithatë, shumë çifte kanë lidhje të kënaqshme dhe bile përfundojnë bashkë.

Lëviz ose humb!

Lidhja në distancë përfundimisht duhet të përfundojë, ose me ndarje ose me një lëvizje dhe një ndërrim në status. Nëse filloni të bisedoni për atë se cili nga ju do të shpërngulet, mundohuni të vendoseni në pozitën e njëri-tjetrit përsëri. Shpjegojani personit tjetër pse mendoni se ai (ajo) duhet të jetë ai që nuk do të shpërngulet. Kur i keni të gjithë faktorët në tavolinë, renditini. Personi që shpërngulet mund të sugjerojë një periudhë provo – të themi, “Jam i gatshëm (e gatshme) të shpërngulem aty ku je ti, por nuk jam i sigurt (e sigurt) se dua të jem atje përgjithmonë. Pse nuk e provojmë për një vit?”. Pajtohuni që pas një viti, ai që është shpërngulur ka fuqi të vendos për hapin tjetër.

Ndiheni të trishtuar, të pakënaqur, të dëshpëruar? Keni pësuar një dështim, keni humbur nje njeri te shtrenjte, ose ndoshta thjesht ndiheni shumë të trishtuar dhe nuk mund të gjeni një shpjegim të mundshëm për atë që po ju ndodh. Si mund ta lë këtë gjendje të kalojë?

Këshillimi me psikologun të ndihmon të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh. Profesionistet e Studio Psikologjie ofrojne konsulta ne zyre ose online për depresion, stres, divorc, probleme personale, probleme me fëmijët një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift.

Jemi ketu per t’iu ndihmuar

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog ne tirane per cifte

Dashuria nuk lind e gatshme. Ajo ndërtohet.

5 shtyllat kryesore për ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndetshme Në një botë ku shpesh promovohen histori dashurie …

ushqeje mendjen me mendime pozitive

Si të Kultivojmë Mendime Pozitive?

Shëndeti mendor është një nga aspektet më të rëndësishme të mirëqenies sonë, megjithatë shpesh neglizhohet në …

PSE KAM ANKTH CDO DITE

Dëgjoje Ankthin Tënd, Por Mos I Beso Gjithçkaje që Ai Të Thotë

Ankthi është një nga sfidat më të zakonshme të shëndetit mendor në ditët e sotme. Shumë njerëz jetojnë për muaj …