Artikuj

Këshilla për të qëndruar e dashuruar në martesë

Ja si te qendrosh e dashuruar pergjithmone ne martese!studio psikologjie

 Statistikat: Sipas studimeve të kryera 50% e martesave të para shkojnë drejt ndarje, 67% e të dytave dhe 73% e të tretave. Ne nuk e kuptojmë se një dashuri e gjatë dhe e qëndrueshme kërkon përkushtim. Ashtu siç ujisim lulet, ushqejmë kafshët shtëpiake ose fëmijët tanë, ashtu duhet të kujdesemi edhe për martesën që të mund të jetë e qëndrueshme.Poshtë janë 4 hapa që duhen ndjekur.


1.Komunikoni! Një komunikim i mirë është një nga faktorët kuç për të mbajtur gjallë dashurinë. Lidhjet dështojnë sepse çiftet nuk flasin për problemet që kanë. Studimet tregojnë se çiftet që nuk rrinë tërë kohën duke fajësuar njëri tjetrin kanë nivel më të lartë divorcesh. Një shembull i mirë është të fokusohesh te vetja jote, jo te partneri. Përdore fjalën “Unë” për të zvogëluar ankesat; për shembull, thoni “Ndihem në siklet kur më flet në atë mënyrë” në vend të “ti më bën të ndihem budalla.”psikologjia-keshilla

2.Kujdesuni për dashurinë. Ka 5 gjuhë të dashurisë, jo vetem ne martesë. Këto janë mënyra nga të cilat ju kuptoni që partneri ju do. Zbuloni se cila është gjuha kryesore e dashurisë për dhe tregojani atij në mënyrë që dhe ai ta përdori më shpesh. Zakonisht partnerët tregojnë dashuri ndaj njëri tjetrit në të njëjtën mënyrë siç do donin ta merrnin atë.
3. Përqëndrohuni në pjësën më të mirë të partnerit/pertneres tuaj. Lidhjet zgjasin kur partnerët shikojnë më të mirën te njëri tjetri.

Provoni këtë eksperiment: për një javë, bëni të pamundërën që të neglizhoni problemet që ka partneri juaj. Nuk është e lehtë; të gjitha kërkojnë një partner perfekt, por ai është po aq njerëzor sa edhe ti je. Në fund të javës, vini re ndryshimet .

4. Bëni më shumë seks. Gjëja e interesante për seksin është se: sa më shumë bëni, aq më shumë e doni. Fatkeqësisht ndodh edhe e kundërta ne martesë shumicen e rasteve; mund të lihet fare mbas dore. Një detyrë shtëpie e këshillueshme është që për një javë të bëhet çdo ditë seks. Të bësh seks të bën më të lumtur.

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …