Artikuj

Agresiviteti ,pse femijet tane ne shkolla jane teper agresiv?

Agresiviteti ,pse femijet tane ne shkolla  jane teper agresiv?

Për të trajtuar agresivitetin më parë le të mësojmë se ç’është agresiviteti!?

Ç’e shkakton atë?studio psikologjie

Si zhvillohet ai?

Si mund të kontrollohet?

A lind njeriu agresiv apo mësohet gjatë jetës?

Si mund ta paksojmë shkallën e agresivitetit?

-Agresivitet do të thotë; rivalitet midis dy gjallesave të llojit të vet, që ndeshen për burime ushqimore, territoriale,  dhe tërheqe vëmendje ndaj të tjerëve.

Agresiviteti i parë si veprimtari e fëmijve është sjellje, reagim, reaksion nxitës, që shoqërohet me grushta, fyerje, sharje dhe përdorim armësh të llojeve të ndryshme si doreza, unaza etj.

Sipas psikologeve agresiviteti është marrëdhënie që ndikohet nga shumë faktor si trashegimia, seksi, territori, studimi, ekologjia, fiziologjia, zhvillimi, të mësuarit dhe organizimi social.

Psikologu social Robert Baron e përkufizoi agresivitetin si një sjellje që synon të dëmtojë një anetar tjetër të të njëjtit lloj, pra përjashton agresivitetin midis llojeve, agresivitetin e rastësishëm dhe agresivitetin ndaj objekteve.

Agresiviteti brenda llojit është më i ashpër se ai jashtë llojit i parë në të gjitha llojet e sjelljes që nga sigurimi i territorit për burime ushqimore, ujë dhe zgjedhjen e partënerit, udhëheqe etj.

Sjellja agresive mund të marrë forma të ndryshme, si sjellje me grushta ose armë, sjellje verbale, e tillë si kërcënime, mund të jetë një veprim i tërthortë, si shkatërrimi i pronës ose dëmtimi i të dashurve të tij, etj.

Lind pyetja: Ku e ka bazën agresiviteti?

Agresiviteti bazën e tij e ka në gjirin e familjes dhe kjo vjenë si rezultat i një sërë faktorësh.

– Në familjet ku fëmija rritet midis sherreve që ndodhin midis prindërve shfaqin shenja agresiviteti në çdo moment të jetës së tyre- Lëvizja e banoreve nga zonat rurale dhe vendosja në zonat urbane, është një faktor tjetër që shpesh çojnë në shfaqjen e agresivitetit në komunitetin ku jetojnë duke u nisur nga mentalitetet e trajtimit të problemeve.

– Përdorimi i substancave narkotike është një arsye më shumë për të kaluar në konflikte dhe agresivitet që çojnë deri në humbjen e jetës dhe rastet janë të pa numërta, thjeshtë pse më shikove.Një nga arsyet e shfaqes së agresivitetit ndërmjet fëmijëve janë sharjet dhe ofendimet midis tyre gjatë lojrave ose ngacmit në rrugë, kur pa dashje preknin njëri-tjetrin.Por, shenja agresiviteti nuk shprehin vetëm djemtë, por edhe vajzat, të cilat janë në fazën e zhvillimit pubertal dhe kërkojnë të jenë inferior ndaj djemëve.Agresiviteti sporadik dhe i përditshëm ndodh më shpesh në klasat e VI-ta dhe të 7-ta, kurse në klasat e 8-ta dhe të 9-ta janë më të rralla, por më të rënda.Vë re se nxënësit e klasave të VI-ta grinden dhe qëllohen me grushta vend e pavend dhe kjo vjen si rezultat i zhvillimit të ferohormoneve dhe përkon me zhvillimin endokrin, sidomos te vajzat.Fëmijët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke ndjekur televizor dhe shpesh mundohen të imitojnë skenat e mësuara përmesë vëzhgimit dhe imitimit të njerëzve të tjerë në filmat që shikojnë.

Një faktor tjetër që çon në reflektimin dhe përdorimin e agresivitetit nga fëmijët janë dhe marrëdhëniet midis prindërve të tyre. Në se fëmijët shpesh shohin skena të keqtrajtimit të nënës, motrës ose vëllait nga babai ose nëna duan s’duan ata shpeshë në marrëdhënie me shokët dhe shoqet e tyre do jenë agresiv për hiç gjë.

Shfaqja e agresivitetit te fëmijët vjenë dhe si rezultat i përkëdhelive nga gjyshja ose gjyshi dhe sjellja e tyre në shoqëri do jetë tekanjoze dhe, do bëhen shkak për sjellje agresiv ndaj shokut e shoqes për një qejfmbetje fare të vogël.

Ndryshimi midis sjelljes normale dhe asaj anormale është rezultat i mësimit nga individi i roleve të papërshtatshme në krahasim me ato që ai duhej të kishte mësuar. Agresiviteti është një problem shumë serioz për qëniet njerëzore dhe sidomos në moshën e adoleshencës.

Në cilën moshë është më i zakonshëm agresiviteti?

Do të thosha që agresiviteti fillon të shfaqet që në kopsht dhe gradualisht në klasën e 3-të e të 4-ërt dhe më i dhunshëm bëhet në klasën e 9-të  dhe vitin e parë të shkollës së mesme. Kjo fazë përkon me maturimin, procesin e rritjes dhe zhvillimit gjenetik, i cili shoqërohet me ndryshime në sjellje.psikologjia agresiviteti

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …