Tag: Psikoterapi

Lumturia: Si ta gjesh brënda vetes!

Një trajner i famshëm i basketbolli, John Wooden gjithmonë thoshte “Gjërat u shkojnë më mirë atyre personave të cilët bëjnë që gjërat tu shkojnë më mirë”. Kjo frazë e famshme mishëron në mënyrë të përsosur konceptin e lumturisë.
Gjërat më të mira nuk vijnë vetë në jetën tonë, si me magji, por ne duhet të përpiqemi t’i bëjmë ato ose të kemi inteligjencën dhe ndjeshmërinë e nevojshme për të shfrytëzuar mundësinë kur ajo paraqitet.
Nëse shoh përreth, shoh, për fat të keq, njerëz që lejojnë të manipulohen, të cilët lejojnë të bllokohen në një punë që nuk e duan,lejojnë që të ndikohen nga zakone të këqija. Ana kurioze është se shumë prej këtyre njerëzve mendojnë se lumturia ndodhet pas cepit.
Pra, besojnë se nëse vetëm diçka do të ndryshonte ata do të ishin më të lumtur. Ata mendojnë se lumturia do të vijë nëse ata fitojnë llotarinë, ose kur të mbarojnë pagimin e kredisë, e nëse mund të transferohen për të jetuar në një vend tjetër.

Problemi është se pas këtyre besimeve qëndron ideja se lumturia mund të arrihet kur dhimbja dhe vuajtja eliminohen. Duket sikur lumturia fshihet nën një gur. Por nuk është kështu, eliminimi i dhimbjes ose vuajtjes nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh më i lumtur.
Read more

Atakët e Panikut: pse vijnë papritmas dhe çfarë të bëjmë për t’i menaxhuar ato?!

“Nuk mund të marr frymë më, ndihem sikur jam duke u mbytur. Ndihem në rrezik dhe ndjej  që duhet të iki menjëherë nga vendi ku jam.Nuk jam në gjëndje të arsyetoj, nuk e kontrolloj dot veten ”. 

Kjo është ndjenja që përjetojnë njerëzit që pësojnë atake paniku; është e sigurt që njerëzit që vuajnë prej tij jetojnë në një gjëndje të përhershme ankthi, gjithmonë duke pritur atakun tjetër, duke u përpjekur të shmangin të gjitha situatat që mund të bëhen element i atakut të panikut.Aq sa, shumë prej tyre përfundojnë të mbyllur në shtëpi për t’i shpëtuar këtyre ndjesive të bezdisshme.
Ataku i panikut përfshin mëndjen dhe trupin përmes një sekuence shumë të shpejtë të reagimeve fizike dhe emocionale që janë më të shpejta se çdo proces racional. Ndër të tjera, të gjitha rrugët që merr mëndja për të shmangur ose për të përballuar atakun e panikut rezultojnë të jenë plotësisht joefektive pasi ato priren të theksojnë, më shumë sesa të zbusin problemin, pasi ato përqëndrojnë vëmëndjen pikërisht në atë që dikush dëshiron të shmangë.

Shpesh mendohet se kjo simptomë ka origjinë fiziologjike; në të vërtetë ekziston një ndërveprim i papërsosur midis perceptimeve shqisore dhe aftësisë për t’i përpunuar ato dhe për t’i dhënë kuptim: ky mosfunksionim e tërheq subjektin në një rreth vicioz, në të cilin frika bëhet patologjike dhe ushqehet me vetveten.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ankthi është një rrjedhë e hollë frike që zvarritet në mëndje. Nëse e inkurajoheni, hapni një kanal në të cilin tërhiqen të gjitha mendimet e tjera.

Aspektet simptomatike të atakut të panikut

Karakteristika kryesore e një ataku paniku është shfaqja e përkohshme e frikës dhe shqetësimit të fortë, e shoqëruar nga të paktën katër nga simptomat e mëposhtme:
• Rrahje ose ritëm të shtuar të zemrës
• Djersitje e tepërt
• Dridhje
• Ndjenja e mbytjes
• Një peshë në gjoks
• Të përziera dhe parehati në bark
• Të fikët
• Ndjenja e ndarjes nga trupi juaj
• Frika nga humbja e kontrollit ose çmënduria
• Frika nga vdekja
• Ndjenja e mpirjes dhe ndjesi shpimi gjilpërash
• Të dridhura

Krizat fillojnë papritmas dhe arrijnë shprehjen e tyre maksimale shpejt (dhjetë minuta ose më pak). Në këto momente, njerëzit përjetojnë frikë të fortë, ndjejnë sikur do vdesin, apo do kenë një infarkt në zemër,humbin kontrollin ose sikur po “çmënden”,dhe kështu ata ndiejnë një dëshirë shumë të fortë për të lënë vendin ku ndodhen.
Kur përsëriten, këto kriza mund të paraqesin një përbërës të vogël të frikës, kështu që personi fillon të mendojë se duhet të shmangë vendet dhe kushtet në të cilat ndodhën krizat, në mënyrë që diapazoni i veprimit të ngushtohet ndjeshëm.
Në disa raste frika që ndjen personi në ripërjetimin e këtyre krizave bëhet aq e madhe sa që tensioni shkakton një krizë të re përballë situatave që nuk duhet të veprojnë si shkas. Ka raste kur njerëzit humbin vetëdijen, aftësinë për të folur për ditë të tëra, duke përfshirë edhe aftësinë për të lëvizur në orët e atakut.

Zanafilla e atakut të panikut: çfarë e shkakton atakun e panikut?

Nga pikëpamja psikologjike, ataku i panikut mund të konsiderohet si një mesazh i mirëfilltë që shfaqet nga pavetëdija e cila shpreh përmes një simptome se bota e brëndshme (e pavetëdijshmja) nuk është aspak në një vijë me atë të jashtme (e vetëdijshmja); personi, megjithatë, nuk kujdeset për këto mesazhe, nuk u jep atyre kuptim dhe kështu  një ditë të bukur e pavetëdishmja, vendos të “ngrejë zërin” dhe …. në këtë pikë …. gjen mënyrën më të pagabuar për ta bërë atë.
Praktikisht, është si të thuash që në një atak paniku ekziston një luftë midis dy hemisferave cerebrale që kanë aftësi dhe veti shumë të ndryshme. E majta është shumë racionale dhe është e aftë në gjuhë dhe logjikë ndërsa e djathta është ajo që ka aftësinë të “ndiejë” përmes emocioneve; pra, njëri “provon” ndjesitë dhe i jep kuptim dhe vlerë, ndërsa tjetri “arsyeton, komunikon dhe bën lidhjet”.
Si rregull, të dy hemisferat bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë në mënyrë të përsosur; megjithatë, ka momente në jetë ose situata në të cilat ato hyjnë në një kurs përplasjeje dhe në këtë rast, hemisfera e majtë fillon ti mbivendoset të djathtës: kështu, një person bën një seri gjërash që mendon se janë të drejta, ndërsa një pjesë tjetër e tij “ndjen” se e gjitha është e gabuar sepse ndjenjat e tij të vërteta janë mohuar plotësisht. Pjesa pasionante dhe emocionale përfundon plotësisht nën kontroll sepse bëhen zgjedhje logjike që besohet të jenë më të mira ose më të sigurta.
Në këtë pikë, hemisfera e djathtë fillon të zemërohet dhe të shpërthejë duke kërkuar një mënyrë për tu vërejtur dhe dukur: ataku i panikut mund të jetë një simptomë fantastike për rastin në fjalë.
Sigurisht, një pjesë e botës së personit është plotësisht e pavetëdijshme dhe nuk e percepton këtë copëzim sepse ekziston një Super-ego që vepron si një censor brënda psikikës sonë dhe që nuk lejon që kjo anë të shfaqet dhe është pikërisht atëherë kur e pavetëdijshmja jonë angazhohet në vetvete që të sigurohet se nevojat e saj do të bëhen të ditura.
Ekzistojnë gjithashtu teori paksa të ndryshme për të shpjeguar këtë çështje; gjithashtu mendohet se këta njerëz vuajnë nga shqetësime në perceptim të cilat, me shumë gjasë, vijnë nga një vështirësi e veçantë në eksplorimin e mundësive të reja dhe kjo tregon një edukim që nuk ka dhënë besim në sipërmarrjen dhe provimin e aftësive të tyre, kështu që personi, kur përballet me gjëra të reja, tenton të ngecë dhe simbolikisht, ataku i panikut “i bllokon vërtet”.
Sipas këtij këndvështrimi, ataku i panikut ështe një reagim fobik kundër sfidave të jetës dhe shoqërohet nga një frikë nga e ardhmja që përfaqësohet mirë në problemin e “kontrollit” që bllokon këto subjekte në mani dhe fobi.
Në çdo rast, cilado qoftë teoria më e pranuar është shumë e rëndësishme që personi të përpiqet të kuptojë se çfarë mesazhi dëshiron të japë ataku i panikut në jetën e tij.

Lloje të ndryshme të atakut të panikut

Jo të gjitha ataket paraqiten në të njëjtën mënyrë, ekzistojnë tre lloje të ndryshme të atakëve të panikut, të cilat ndryshojnë në mënyrën se si fillojnë dhe në praninë ose mungesën e shkaktarëve mjedisorë.
Ataket e papritura të panikut 
Fillimi i krizës nuk shoqërohet me shkaktarë të veçantë mjedisorë, nuk ka ndonjë arsye të dukshme që mund të ketë vepruar si shkas.
Ataket e panikut të lidhura me situatën
Kriza shfaqet menjëherë pasi personi është ekspozuar ndaj një stimuli mjedisor si psh. duke parë një merimangë, një gjarpër, duke u gjëndur në mes të një turme … Ndonjëherë ai madje shfaqet më parë sesa vetë stimuli, vetëm duke menduar se mund të shohësh merimangën , gjarpërin apo çfarëdo tjetër. Këto episode janë më të lidhura me fobitë specifike shoqërore.
Ataket e panikut të lidhura me një situatë të caktuar
Në këto raste kriza mund të shfaqet si pasojë e një stimuli mjedisor, por jo domosdoshmërisht menjëherë pasi personi është ekspozuar ndaj këtij stimuli, dhe jo gjithmonë këto atake shfaqen.Këto episode janë zakonisht të shpeshta në ataket e ankthit, megjithate mund të diagnostikohen tek njerëzit që vuajnë nga fobi specifike.
Vitet e fundit ka pasur një rritje të dukshme në çrregullimin e atakut të panikut; ka shumë njerëz që ankohen për këtë lloj patologjie e cila duket se shfaqet krejt papritur duke e lënë personin e prekur në dëshpërim total, të rrethuar nga frika se nuk ka mjetet e nevojshme për ta “kontrolluar” atë që po ndodh, të paktën jo në mënyrë racionale.
Në përgjithësi, kur jeni nën efektin e një ataku paniku ju duket sikur do iu kapë një armik i fuqishëm dhe i padukshëm i cili rri në ndonjë nga gjarpërimet e psikikës dhe sulmon kur i teket.
Kjo është ana më tragjike e një ataku paniku: ne e shohim veten të ndjeshëm ndaj një simptome që nuk dihet mirë se çfarë është dhe nga buron, por ama ja dimë shumë mirë efektet e padëshirueshme.

Mjetet shëruese ndaj atakeve të panikut

Frymëmarrja

Mbajtja sa më e rregullt që të jete e mundur e frymëmarrjes tuaj  është thelbësore për të menaxhuar një atak paniku. Së pari duhet të lirojmë frymëmarrjen, duke marrë frymë me hundë dhe duke e nxjerrë frymën përmes gojës. Për të lehtësuar relaksimin, mund të ulemi në një karrige dhe të alternojmë frymëmarrjen normale me një frymëmarrje më të thellë me mushkëri. Provoni të merrni katër frymëmarrje normale dhe një të thellë dhe përsëritni stërvitjen derisa të ndjeni një përfitim.
Ky ushtrim ju lejon të menaxhoni atakun e panikut duke qëndruar i qetë. Për të rregulluar shpejt frymëmarrjen tuaj, mund të përpiqeni të bashkoni duart duke formuar një filxhan dhe të merrni frymë nëpërmjet hapësirës së vogël midis dy gishtave të mëdhenj. Mbajtja e syve mbyllur gjatë krizës është e rëndësishme për të racionalizuar dhe kuptuar se çfarë po ndodh.

Disiplinoni rrjedhën e mendimeve tuaja

“Jam i shqetësuar sepse nesër do të më duhet të jap një provim. Eshtë si një gozhdë fikse, një mendim i vazhdueshëm, ndërsa ankthi rritet gjithnjë e më shumë ”.
Zëvendësoni këto mendime me diçka ndryshe, më të këndshme. Për shembull, mund të përqëndroheni në mënyrën se si do ta kaloni mbrëmjen. Me pak fjalë, lëreni mëndjen tuaj të endet në mendime të qeta dhe mos mendoni për asgjë që krijon ankth.
Ju mund ta përqëndroni vëmëndjen tuaj në diçka të ndryshme, të tilla si lojëra, fjalëkryqe, probleme matematikore ose detajet e objekteve përreth jush. Provoni të numëroni mbrapsht nga 100 duke kapërcyer tre numra, ose thoni alfabetin mbrapsht.

Në një vend publik

Nëse mendoni se do të keni një atak paniku në një vend publik, gjëja më e mirë për të bërë është të gjeni një vend për të ndaluar dhe veshur, për shembull, një palë syze dielli ose të mbuloni veten me një shall, të gjitha ato veprime që do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë, të sigurt dhe më të mbrojtur sepse mendërisht do të largoheni nga konteksti.
Në këtë pikë, duhet ta detyroni veten të mendoni për diçka tjetër dhe të përqëndroheni në mendime të këndshme. Sa më shumë që arrini të shpërqëndroni veten duke u përpjekur të ndaloni procesin negativ të mendimit që mund të ketë shkaktuar atakun e panikut, aq më shpejt do të jeni më mirë.

Si të menaxhoni një atak paniku, një rast klinik.

Këtu është historia e vërtetë e një vajze 35 vjeçare që vuante nga atakët e panikut.

“Për Blerinën, ngrënia në publik ishte një siklet dhe u bë edhe më shumë kur ajo filloi të frikësohej se mund të mposhtej nga një atak paniku. Një ditë Blerina vendosi ta kapërcejë këtë frikë dhe organizoi një drekë me shoqen e saj më të mirë. Restoranti ishte i mbushur plot me njerëz dhe si të gjitha herët e mëparshme Blerina, zgjodhi tryezën në pjesën e pasme të dhomës, në mënyrë që të ishte sa më e izoluar.
Pas pak, ajo filloi të kishte mendime negative, filloi të shihte njerëz që flisnin keq për të, ajo padyshim nuk mund të hante drekë dhe të hiqte mëndjen nga ai vizion i tmerrshëm. Ishte në prag të një ataku paniku dhe madje ajo nuk mund as të ngrihej nga karrigia dhe të largohej nga restoranti. Ajo filloi të përsëriste me vete se njerëzit nuk ishin aty duke e shikuar, se kjo ishte vetëm një trillim i imagjinatës së saj, rrahjet e zemrës së saj filluan të shtoheshin dhe i kullonin djersë  nga balli.
Ajo ishte e tmerruar. Kapi celularin e saj por i ra nga duart. Për fat të mirë, telefoni nuk u dëmtua, por ndërkohë fobia e njerëzve gradualisht po zbehej. Kështu që ajo arriti të kuptonte se duhej ta zhvendoste vëmëndjen në diçka tjetër. Prej atëhere sa herë që befasohet nga një atak paniku, ajo e zhvendos celularin e saj. Blerina e ka më të lehtë të heqë qafe mendimet e këqija, duke përdorur celularin e saj, kështu që mund të kujtojë se këto mendime nuk kanë pse të fitojnë kontrollin e mëndjes së saj.
Sot, muaj më vonë, ajo kuptoi se këto mendime janë të ngjashme me një fëmijë të vogël i cili po përpiqet vetëm të tërheqë vëmëndjen tek vetja. Kurdoherë që ndjeni një atak paniku, mos harroni se mendimet negative nuk janë asgjë më shumë sesa fëmijë të llastuar që përpiqen të tërheqin vëmëndjen dhe vetëm duke e larguar mendimin prej tyre, paniku do të priret të ulet derisa të zhduket plotësisht.
Tani Blerina del për darkë me miqtë e saj dhe arrin të kalojë mbrëmjen pa probleme të mëdha, pa fëmijë të llastuar që gumëzhijnë rreth saj ”.
Nëse Blerina ia doli, edhe ju mundeni … … dhe pse jo, edhe nën kujdesin e një psikologu.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Konsultat me psikologen ofrohen live & online

Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

18 Arsye pse është e rëndësishme të keni një vetëvlerësim të shëndetshëm!

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse disa njerëz ndihen vërtet rehat me veten e tyre, ndërsa disa të tjerë duket se e urrejnë veten? Pikërisht këtu hyn në lojë vetëvlerësimi. Vetëvlerësimi nuk ka të bëjë me bindjen se ne vlejmë, nuk ka të bëjë me vetëbesimin apo të ndjehemi mirë kur një person na bën komplimente.
Nuk është as të kesh trupin më të mirë apo karrierën më të mirë. Vetëvlerësimi është të dish që ke vlerë.
Rëndësia e vetëvlerësimit të shëndetshëm nuk mund të injorohet. Eshtë e rëndësishme sepse ka një ndikim në jetën tonë dhe vendimet që marrim. Vetëvlerësimi është burimi i rritjes emocionale. Këtu keni të paktën 20 arsye pse është e rëndësishme të forconi vetëvlerësimin tuaj.

blank

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Read more

Biseda me veten: bashkëbisedimi i brëndshëm. Cilat janë përfitimet?

Të gjithëve na ka ndodhur që të flasim me veten duke thënë fraza të tilla si: “Nuk duhet të harroj që nesër kam një takim tek dentisti”, “Çfarë të bëj? Ti telefonoj apo jo? ”,“ Mjaft,e kam vendosur! Nga nesër filloj dietën! “,” Hajt, jam i sigurt që mund ta bëj! “.

Të flasësh me veten nuk është aspak, siç mund të mendojnë disa, një tregues i çrregullimit mendor; përkundrazi, nëse bëhet në mënyra të caktuara, mund të na ndihmojë në disa situata. Çdo ditë ne bëjmë një “dialog të brëndshëm” me veten, në të cilin mendojmë se çfarë vendimi të marrim në një situatë të caktuar, rishikojmë angazhimet që kemi për të nesërmen, ose i japim vetes forcë dhe kurajo për të qenë në gjëndje të zgjidhim një situatë të papritur.

Këto fraza që ne i themi vetes mund të thuhen mendërisht, pa na dëgjuar askush, ose madje edhe me zë të lartë. Qënia njerëzore është një kafshë shoqërore dhe komunikimi, duke folur me të tjerët, është pikërisht mënyra me të cilën shprehet shoqërizimi. Bashkëbisedimi i brëndshëm, nga ana tjetër, nuk e ka këtë objektiv; dy funksionet themelore të monologut të brëndshëm kanë të bëjnë me kujtesën dhe motivimin.

blank

Read more

Çfarë është depresioni? Ja se si u përgjigjën 50 përdorues të facebook.

Kohët e fundit, një psikolog postoi një pyetje në faqen e tij në FB duke u kërkuar atyre që kanë vuajtur nga depresioni ta përshkruajnë atë, në mënyrë që njerëzit që nuk e kanë jetuar kurrë këtë përvojë ta kuptojnë më mirë.

blank

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përgjigjet në faqen e Facebook:

1. Depresioni është mos të jesh në gjëndje të shohësh të ardhmen dhe mos të kesh një përgjigje për problemet në jetën tënde.

2. Kur vuani nga depresioni, asgjë nuk është e këndshme. Nuk ka asgjë që të bën të buzëqeshësh.

3. Eshtë sikur të jesh një fantazmë… jo një pjesë e botës reale.

4. Eshtë sikur të mbytesh, ndërkohë që gjithkush përreth teje është duke marrë frymë.

5. Depresioni është një vend i errët, i pashmangshëm. Eshtë si të jesh i ngujuar në një dhomë pa dritë, dritare ose dyer. Eshtë aq i errët sa nuk mund të shohësh as duart e tua, e jo më rrugëdaljen.

6. Depresioni është paaftësia për të ndërtuar ose imagjinuar një të ardhme.

7. Të biesh në depresion është pak a shumë si të biesh në një pus të errët dhe pa fund, duke menduar se kur do të ndalet rënia juaj. Kur mendoni për pikën nga ku ratë (atje ku e dini se duhet edhe të ktheheni) mund të shihni se ajo largohet, drita e famshme bëhet e dobët e më e dobët, ndërsa pusi bëhet më i thellë dhe i errët.

8. Për mua, depresioni është si të kesh ndërruar mëndjen tënde me të dikujt tjetër që të bën të ndihesh e padobishme dhe e mpirë ndaj jetës, madje edhe ndaj burrit tim dhe djalit tim. Ai rrëmben mundësinë e dëgjimit të diçkaje tjetër përveç një trishtimi të vazhdueshëm, pa e ditur shkakun. Depresioni më ka vjedhur sigurinë dhe tani nuk ndihem më e denjë për dashurinë e të tjerëve. Depresioni tallet me mua dhe më jep mendime të tmerrshme. Ka pasur raste kur ai fitoi dhe unë kalova në mbidozë.

9.Eshtë si të jesh i bllokuar në një kuti nga e cila nuk mund të dalësh. Një vend i errët ku ndiheni aq poshtë saqë edhe detyrat më të thjeshta duken të vështira. Ndiheni krejtësisht vetëm.

10. Një humbje totale e vetvetes.

11. Ju jeni bllokuar nën një dysheme qelqi, bërtisni dhe e godisni atë duke u përpjekur të tërheqni vëmendjen e pjesës tjetër të botës, e cila vazhdon pa ju. Problemi është se askush nuk mund të të dëgjojë dhe dijë se je atje poshtë.

12. Kur jeni në depresion ju ndjeni zemrën dhe mëndjen tuaj duke u copëtuar.

13. Depresioni është një gjëndje ku asgjë nuk ka shije, erë, asgjë nuk ju duket e drejtë dhe ju nuk jeni në gjëndje të mendoni ose të merrni vendime. Megjithatë ju ende duhet të ecni përpara dhe t’i bëni të gjitha. Dhe shumicën e kohës nuk keni energji ose dëshirë, por gjithsesi vazhdoni.

14. Besimi se nuk jeni të dobishëm.

15. Sikur “Vdekjengrënësit” e Harry Potter kishin rrëmbyer dhe thithur të gjitha mirësitë e tua.

16. Të notosh në baltë.

17. Emocione të ndryshme: frikë, dëshpërim, zbrazëti, mpirje, turp, siklet dhe vështirësi për të kujtuar personin argëtues dhe të lumtur që ishit dikur.

18. Depresion do të thotë të humbasësh dëshirën për të qënë pjesë e jetës.

19. Është si të përpiqesh të marrësh frymë ndërsa je i mbuluar me katran.

20. Depresioni të bën të ndihesh sikur je një aktor që luan rolin e vetes tënde, një aktor i cili është gjithmonë i detyruar të buzëqeshë.

21. Të jesh në depresion është si të kesh vizion të kufizuar, pavarësisht nga gjithçka që ndodh në jetën tënde, ndihesh i trishtuar dhe i mbingarkuar pa ndonjë arsye.

22. Hiç

23. Kancer i shpirtit.

24. Një torturë.

25. Është si të jesh brënda një rrote që rrotullohet dhe nuk e di se kur do të ndalet.

26. Do të thotë të jetosh në mjegull, në një botë pa ngjyra dhe të qeshura.

27. Është si të jetosh në një tunel të errët pa dritë në fund ose ajër për të marrë frymë, pavarësisht se përpiqesh të marrësh frymë thellë.

28. Ndiheni plotësisht vetëm, edhe pse të rrethuar nga njerëz.

29. Dëshpërim total.

30. Jetoni në ferr.

31. Është si të mbash zi për vdekjen e dikujt që e doje, veten tënde. Kur shikohesh në pasqyrë sheh vetëm dy sy të vdekur. Nuk ka dritë, nuk ka gëzim, nuk ka shpresë. Ju pyesni veten se si do të arrini të ekzistoni edhe një ditë më shumë.

32. Është si të përpiqesh të mbash kokën mbi ujë. Por shkon thellë dhe nuk arrin të notosh.

33. Ju ndiheni bosh brënda. Bota dhe koha kalojnë dhe asgjë nuk ju fal gëzim.

34. Ndiheni të zymtë, të vetëm, të frikësuar. Gjumi është shpëtimi i vetëm nga dhimbja.

35. Është si të jesh i burgosuri dhe roja i burgut në të njëjtën kohë.

36. Ju zgjoheni në një ditë tjetër zhgënjyese dhe ndjeni një peshë në gjoksin tuaj që nuk ju zhduket kurrë.

37. Dëshironi të jeni në një fushë dhe të bërtisni me sa keni në kokë, por nuk e dini pse.

38. Është sikur mëndja juaj të jetë paralizuar.

39. Depresioni është heshtja. Eshtë izolim total në një dhomë plot me njerëz. Uljet dhe ngritjet e jetës ju bëjnë më të vegjël çdo ditë.

40. Eshtë si të biesh në një pus ose në një vrimë të zezë të thellë dhe të mos kesh një shkallë për të dalë. Ju jeni bllokuar në errësirë ​​dhe ndiheni të ftohtë dhe të mpirë.

41. Kjo më bën të ndihem si një farë e vogël e ngulur në fund të një vazoje. Sa më shumë që përpiqem të rritem dhe të liroj veten, aq më shumë toka dhe papastërtitë bien mbi mua, duke më mbytur dhe më shtyrë poshtë e më poshtë.

42. Depresioni është ai zë i lig në kokën time që thotë gjëra të tilla si “nëna jote nuk të ka dashur kurrë dhe kjo është arsyeja pse të ka dëbuar në moshën 15 vjeç, duke të lënë të flesh në rrugë për tre muaj”. Më kujton stolat që kam përdorur si një shtrat dhe të gjitha cepat dhe anijet, ku kam provuar të fshihem për të mos më përdhunuar. Ai zë më kujton gjithashtu vdekjen e vajzës sime dhe tund imazhin e saj para fytyrës time duke më thënë se jam nënë e keqe. Depresioni për mua është një forcë aq e fuqishme sa kam frikë se nuk do të jem në gjëndje ta heq qafe atë.

43. Depresioni ju privon nga të gjitha emocionet, përveç atyre negative si trishtimi, ankthi dhe frika.

44. Është një top plumbi dhjetë tonësh në stomak. Nuk keni zgjidhje, përveçse ta tërhiqni me vete kudo. Dhe në të njëjtën kohë të duhet të përpiqesh të dukesh normale.

45. Çdo ditë është një luftë dhe unë ndjehem si “Dita e Groundhog”. I njëjti m*t, tjetër h@le.

46. ​​Depresioni është një hajdut, të heq gjithçka dhe të lë të vdesësh.

47. Bota e jashtme sheh ujëra të qetë, por nën sipërfaqe ka një cunami të çmëndur.

48. Është më e dhimbshme se çdo vuajtje fizike. Dhe askush nuk mund ta shohë atë.

49. Kur jeni në depresion e urreni veten aq shumë sa nuk mund ta shikoni veten në pasqyrë.

50. Depresioni është të hapësh sytë por të duash të vdesësh në gjumë.

Thuaj JO depresionit me ndihmën e psikologut online

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu online ose live është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Konsultat ofrohen live & online

Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Psikologjia introspektive: 6 pyetje për t’i bërë vetes nëse vërtet dëshironi të ndryshoni jetën tuaj!

A doni të ndryshoni jetën tuaj, duke filluar nga sot? Nëse përgjigjja është po – dhe jam e sigurt që ashtu është! – atëherë mund të filloni t’i bëni vetes 6 pyetjet që do doja të ndaj me ju.

Ato mund të jenë një pikë e mirë fillestare për të qënë në gjëndje t’i japim një shtysë me tepër ekzistencës suaj, duke reaguar ndaj pritshmërive të shoqërisë, sfidave që na ka krijuar jeta dhe një ndjenje frustrimi që mbase ju sulmon sa herë që shikoni nga e ardhmja me pasiguri, frikë dhe shqetësim.

Siguritë na vendosin aty ku jemi, dyshimet hapin rrugë të reja… ato na lejojnë të shohim përtej, të ecim përtej.

Bërja e pyetjeve do të thotë që ju keni arritur të dilni nga kufijtë e vendosur dhe po përpiqeni t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Dhe kur kupton se si një pyetje e thjeshtë mund të fillojë të vëre aq shumë në punë mëndjen,atëhere fillon të vësh në dyshim gjithçka.
Këto janë pyetje të thjeshta dhe të drejtpërdrejta, që megjithatë, do të kërkojnë një analizë të thellë të “Unit” tuaj nga ana juaj. Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve do të zbuloni se cilat janë pasionet tuaja të vërteta, pikat tuaja të forta, vlerat, dëshirat dhe motivimet tuaja.
Duke ngritur pyetjet e duhura, ju mund të bëheni një person më i lirë dhe më kreativ, sepse më në fund do të kuptoni se fakti që gjërat janë bërë gjithmonë në një mënyrë të caktuar nuk do të thotë se kjo është e vetmja mënyrë e mundshme.
Me pak fjalë, do të shfrytëzoni rastin për të kuptuar cilat janë disa nga aspektet më të rëndësishme të shpirtit tuaj dhe personalitetit tuaj, dhe do të jeni në gjëndje t’i përdorni ato për të përmirësuar angazhimin tuaj në qëllimin e “ndryshimit”.

 

blank

Por cilat janë keto pyetje?

Pyetja e parë: çfarë nuk më kënaq me gjëndjen time aktuale?

Përgjigja mund të kërkojë arsyetim të zgjatur ose … mbase tashmë mund të keni një ide se çfarë nuk ju kënaq vërtet! Megjithatë, nuk ka një përgjigje
Rendisni të gjitha aspektet e jetës suaj që mund të ngadalësojnë rritjen tuaj emocionale, d.m.th. shkaqet themelore të pakënaqësisë suaj. Mendoni për ato situata që ju bëjnë të ndiheni një njeri i pakënaqur dhe çfarë mund të bëni për t’i ndryshuar. Mendoni për këtë me një mëndje kritike dhe të shkëputur, sikur problemet të ishin të një mikut tuaj  dhe jo tuajat!
Kjo punë introspektive do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah pakënaqësitë e vërteta dhe që të bëheni më të vetëdijshëm … dhe qëndrimi në gjendjen aktuale nuk mund të jetë një zgjidhje por  në vend të kësaj, ka shumë zgjidhje të tjera që nuk i keni konsideruar ende.

Pyetja e dytë: Cilat kanë qënë sukseset e mia më të mëdha deri më tani?

Pyetja e dytë që do të doja t’i bëje vetes ka të bëjë me nevojën për të rikujtuar qartë se cilat kanë qënë sukseset e tua kryesore deri më tani.
Shpesh  na ndodh të përqëndrohemi në ato që na mungojnë në jetë: pse më ndodh gjithçka mua? Pse gjithçka shkon gjithmonë keq me mua? Pse ai tipi duhet të fitojë më shumë se unë? Pse të gjithë të tjerët duket se janë më të lumtur dhe kanë gjëra që unë nuk i kam?

T’i drejtohesh vetes në një mënyrë nënçmuese do të thotë të mbjellësh farën e një ndërgjegje të sëmurë.

Nëse, nga ana tjetër, i drejtoheni vetes me shprehje të fuqishme, të tilla si: Unë jam i mrekullueshëm, të gjithë më duan, unë jam shumë i mirë në punën time, unë jam një person i dashur, jam plot burime dhe aftësi, ndihem mirë etj.. do ta kuptoni që, pak nga pak, sëmundja hiqet për t’i dhënë rrugë mirëqënies së paparë dhe fuqisë së pakufishme.
Në veçanti, një pyetje që duhe t’i bëni vetes nëse doni të rrisni ndjeshëm shansin tuaj për të qënë të lumtur është: “Për çfarë jam mirënjohës sot?”.
Mundohuni të rendisni të gjitha momentet për të cilat jeni veçanërisht mirënjohës, dhe ato në të cilat keni qënë në gjëndje të arrini qëllime për të cilat veçanërisht keni aspiruar. Pastaj përpiquni të bëni edhe një përpjekje duke mbajtur gjithmonë në mend këto momente! Një problem me qasjen tonë ndaj jetës është se e përqëndrojmë vëmëndjen tonë selektive vetëm në atë që na shkakton parehati, duke harruar pjesën tjetër.

Pyetja e tretë: Si mund të përmirësohet jeta ime pasi kam filluar rrugën e ndryshimit?

Schopenhauer tha se Ndryshimi është e vetmja gjë e pandryshueshme dhe me të drejtë, si mund ta mohojmë?!
Ndryshimi është e vetmja gjë e sigurt që gjallëron ekzistencën tonë: me kalimin e kohës ne rritemi, trupi ynë ndryshon, jetojmë përvoja të ndryshme.Pra me pak fjalë, ne ndryshojmë pa lëvizur dhe pa dashur. Megjithatë, shpesh ndodh që mënyra se si i kalojmë ditët ose mënyra jonë për të parë gjërat nuk ndryshon!
Sigurisht! Ndryshimi mund të na frikësojë, pasi kërkon vendosjen në punë të burimeve të shumta emocionale, njohëse dhe fizike që nuk mund të jemi gjithmonë në gjendje t’i aktivizojmë. Por çfarë po ju ndalon? Pse qëndroni të ankoruar në të kaluarën, pa i dhënë vetes mundësinë për të eksploruar realitetin e ri të gjërave?
Nëse do të përmirësosh jetën tënde, është e qartë se do të duhet të bësh ndryshime. Ajo që ka rëndësi është të fillosh nga gjërat e vogla. Pyete veten: “Çfarë ndryshimi të vogël mund të bëj unë sot?”

Pyetja e katërt: A kam shumë gjëra për të bërë?

Ndonjëherë keni kaq shumë orare të zënë sa nuk keni kohë për gjëra të këndshme. Por a janë  vërtet të nevojshme? Truri juaj ka nevojë të relaksohet dhe ndoshta, në vend të kësaj, ju po e mbingarkoni atë duke pretenduar të bëni gjëra që mund të mos ju përkasin fare, duke i thënë  shumë po. Pra, shkarkojeni pak, duke i dhënë përparësi gjithçkaje që i jep vlerë jetës suaj.

Pyetja e pestë: A po e humbas kohën kot?

Shpesh, kur ndiheni keq, ka nga ata që nguten nguten të punojnë, dhe nga ata që në vend të kësaj i kalojnë ditët në shtrat, para televizorit ose në celularët e tyre, pa bërë asgjë. Rreziku qëndron po të arrini dhe t’i thoni vetes në fund të ditës: “Nuk bëra asgjë sot!“, Dhe të ndjeheni edhe më keq madje.
Pra, edhe nëse është vërtet e vështirë, gërmoni thellë brënda vetes, gjeni forcën tuaj të vullnetit, përpiquni të eleminoni mendimet negative dhe të bëni diçka produktive … por pa e hedhur veten në punët e të tjerëve, diçka “të frytshme” për emocionalitetin tuaj dhe mirëqënien tuaj! Lëvizjet, fillimi i diçkaje konkrete, ndihmon shumë të mos ngecësh në mendimet e tua.

Pyetja e gjashtë: çfarë emocionesh ndiej?

Shpesh kemi aq shumë mendime brënda nesh, aq shumë emocione të hutuara, saqë as nuk arrijmë të kuptojmë se çfarë po na ndodh.
Gjeni një moment për të reflektuar se si ndiheni duke emëruar emocionet tuaja.
Pyete veten se çfarë i shkakton ato dhe pse. Zhdukni cdo gjë nga mëndja: mund të shkoni për një vrapim ose shëtitje, mund të vizitoni një mik, një lexim, një këngë apo çdo gjë e re që mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë, pse jo edhe të shkruani. Vendosja e emocioneve në letër, pa kufij dhe pa kufizime, është shumë çliruese.
Për ta mbyllur…
Mos harroni, çdo pyetje mbart në vete farën e rritjes. Dhe dijeni që përgjigjet që i jepni vetes nuk janë të rëndësishme, e rëndësishme është që ju keni hapur mendjen pak më shumë dhe keni gjetur një mundësi të re që nuk mund ta shihnit më parë. Bërja e pyetjeve është një dhuratë e paçmuar që i bëni vetes suaj: dyshimet nga të cilat të gjithë mundohen te arratisen dhe që sjellin përgjithësisht ankth, në të vërtetë mund të jenë miq të shkëlqyeshëm të rritjes vetjake!

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu online ose live është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Konsultat me psikologen online ofrohen live & online

Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Çfarë është lëngimi? Jovetmia? Një fjalor i shëndetit mendor për të shpjeguar se çfarë ndjeni!

“Jam në depresion.” Jam në ankth”. “Jam sfilitur psikologjikisht dhe fizikisht”

Fjalori i shëndetit mendor ka depërtuar shumë në jetën tonë të përditshme tashmë. Ndërkohë që disa njerëz mund të përdorin këto terma për të folur në lidhje me një diagnozë specifike, të tjerët i përdorin këto fraza rastësisht, në biseda pa i kushtuar shumë vëmendje dallimit mes tyre. Ezaurimi emocional, për shembull, nuk është një term klinik, por kjo nuk do të thotë se prania e tij është më pak e vërtetë. Cila është mënyra më e mirë për të përshkruar ato ndjenja që nuk mund ti dalloni? Këtu keni një vështrim më nga afër se çfarë nënkuptojnë disa nga termat më të hasur të shëndetit mendor dhe kur duhet t’i përdorni.

blank

Read more

Asnjëherë nuk është vonë për të reaguar dhe për të merituar më të mirën

Një thënie e vjetër popullore thotë: “kurrë nuk është vonë“. Me siguri do të na ketë ndodhur të biem, të bëjmë gabime, të pendohemi … Kjo nuk duhet të na lejojë të masakrojmë veten pa masë, aq më pak të fshijmë ëndrrat tona. Përkundrazi! A keni menduar ndonjëherë që meritoni më shumë nga jeta? A je i vetëdijshëm se nuk është kurrë vonë për të bërë një ndryshim?

blank

“Mos prit. Nuk do të jetë kurrë koha e duhur. Fillo kudo që të jesh, me çfarëdo mjeti që mund të kesh në dispozicionin tënd; gjatë rrugës do të gjesh mjete më të mira “-Napoleon Hill

Read more

Përdorimi i kanabisit në rritje: Cilat janë pasojat në shëndetin mendor?

Kanabisi: përdorimi është në rritje, thonë numrat. Është mirë të mbani në mend patologjit mendore që mund të ndodhin në sëmundjet shoqëruese me përdorimin e tepruar.
Kanabinoidet ekzogjene burojnë nga secili përbërës i bimës Cannabis sativa. Molekula aktive quhet D9-tetrahidrocannabinol (THC) dhe përmbajtja e përqindjes së saj ndryshon midis pjesëve të ndryshme të bimës, nga farat që përmbajnë më pak, te kërcelli, te gjethet, te lulet që janë shumë të pasura me të.

THC arrin kulmin në gjak rreth 10 minuta pas marrjes së tij përmes traktit respirator dhe që atëherë bie me shpejtësi në 5-10% të sasisë fillestare, pjesërisht sepse metabolizohet, pjesërisht sepse shpërndahet si THC e pamodifikuar në indet dhjamore. Marrja e zakonshme e përdorimit të kanabisit përfshin akumulimin e THC në indet lipidike; kjo çon në qëndrueshmërinë e substancës në lëngjet organike për ditë dhe madje për disa javë.

blank
Read more

3 gjëra që duhet të pranoni nëse doni të kapërceni dhimbjen dhe vuajtjen

Herët ose vonë të gjithë do të hasim në ngjarje të dhimbshme; është e qartë se askush nuk mund të jetë imun ndaj tyre! E imja nuk është një pikëpamje pesimiste, por realiste. Në mënyrë të pashmangshme do të mbingarkohemi nga një ngjarje e pakëndshme që do të na bëjë të përballemi me vuajtjet.
Thjesht mendoni për vdekjen e një prindi, fundin e një marrëdhënieje, ose humbjen e një pune ose ndoshta lajmet që kemi një problem fizik. Të gjitha ngjarje traumatike që minojnë ndjenjën tonë të sigurisë dhe stabilitetit.

Qëndrimi i menjëhershëm konsiston në shmangien e dhimbjes, domethënë të ndaheni emocionalisht nga incidenti, duke minimizuar ngjarjen që ka ndodhur në një nivel racional. Në atë pikë, ne ndërmarrim një betejë të vërtetë kundër emocioneve tona në mënyrë që të mos pranojmë realitetin, duke hyrë në një lloj apatie ose më saktë rrafshimi emocional.
Përpjekje që rezultojnë të padobishme, pasi bllokojnë procesin natyror të përpunimit të ngjarjes negative që çon në pranimin dhe tejkalimin e ngjarjes traumatike.

Vuajtja psikologjike shfaqet kur nuk i pranojmë këto ngjarje dhe dhimbjen që ato shkaktojnë, pikërisht sepse individi përplaset me pafuqinë e tij në ndryshimin e asaj që është e pandryshueshme”
blank
Read more

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …