Artikuj

Biseda me veten: bashkëbisedimi i brëndshëm. Cilat janë përfitimet?

Të gjithëve na ka ndodhur që të flasim me veten duke thënë fraza të tilla si: “Nuk duhet të harroj që nesër kam një takim tek dentisti”, “Çfarë të bëj? Ti telefonoj apo jo? ”,“ Mjaft,e kam vendosur! Nga nesër filloj dietën! “,” Hajt, jam i sigurt që mund ta bëj! “.

Të flasësh me veten nuk është aspak, siç mund të mendojnë disa, një tregues i çrregullimit mendor; përkundrazi, nëse bëhet në mënyra të caktuara, mund të na ndihmojë në disa situata. Çdo ditë ne bëjmë një “dialog të brëndshëm” me veten, në të cilin mendojmë se çfarë vendimi të marrim në një situatë të caktuar, rishikojmë angazhimet që kemi për të nesërmen, ose i japim vetes forcë dhe kurajo për të qenë në gjëndje të zgjidhim një situatë të papritur.

Këto fraza që ne i themi vetes mund të thuhen mendërisht, pa na dëgjuar askush, ose madje edhe me zë të lartë. Qënia njerëzore është një kafshë shoqërore dhe komunikimi, duke folur me të tjerët, është pikërisht mënyra me të cilën shprehet shoqërizimi. Bashkëbisedimi i brëndshëm, nga ana tjetër, nuk e ka këtë objektiv; dy funksionet themelore të monologut të brëndshëm kanë të bëjnë me kujtesën dhe motivimin.

Kujtesa

Për të kuptuar më mirë funksionin e bashkebisedimit të brëndshëm me kujtesën, le të mendojmë për studentët që përsërisin mësimin me vete, disa me zë të ulët, disa me një ton më të lartë: përsëritja e një informacioni të caktuar është një përbërës themelor i të ashtuquajturës kujtesë pune, kjo është ajo që nevojitet për të ruajtur përkohësisht informacionin e shkurtër, të tillë si numrat e telefonit, udhëzime rrugore ose, falë përsëritjeve të mëtejshme (siç është rasti i studentëve) për t’i fiksuar ato në kujtesën afatgjatë, ajo që na bën të mbajmë mënd informacione edhe për tërë harkun e jetës sonë.
Kujt nga ne nuk i ka ndodhur, duke mos pasur një celular ose një fletë letre e stilolaps me vete, që të përsërisë vazhdimisht me zë një numër të rëndësishëm telefoni derisa të mbërrijë në shtëpi, në mënyrë që të mund ta shënojë atë diku? Ja,ky është një rast klasik në të cilin të folurit me zë të lartë mund të jetë i dobishëm. Një funksion tjetër i rëndësishëm që mund të ketë bisedimi i brëndshëm ka të bëjë me motivimin dhe vetëkontrollin; kur i drejtohemi vetes me fraza të tilla si: “Duhet të filloj një dietë”, “Nga nesër duhet të filloj vrapin!”, “Numëro deri në dhjetë! Qëndro i qetë! ”, kështu ushtrojmë një formë të vetëkontrollit mbi veten tonë.

Motivimi

Lidhja me motivimin, është jashtëzakonisht e dobishme, thjesht mendoni sportistët psh. ; atletët shpesh përsërisin me vete fraza inkurajimi ose disa fjalë që u japin atyre energji dhe i ndihmojnë ata të forcojnë vetëbesimin e tyre, duke përmirësuar performancën e tyre. Psikologët sportiv, veçanërisht në vitet e fundit, kanë treguar, në fakt, se bashkëbisedimi i brëndshëm mund të përmirësojë performancën atletike.
Ky lloj i të folurit të brëndshëm mund të ndahet në dy lloje: ai motivues, i cili shprehet përmes frazave të tilla si: “Unë mund t’ia dal”, “Këtë herë mund ta thyej rekordin!”; ose ai udhëzues, përmes së cilës lëvizjet e ndryshme që duhen kryer shprehen me fjalë, të cilat mund të përmirësojnë përqëndrimin. Në të dy rastet, monologu i brëndshëm ka rezultuar i dobishëm në përmirësimin e aftësive të dikujt, duke ndihmuar në përqëndrimin dhe larguar vëmëndjen nga faktorët e jashtmëm.

Kur bëhet e dëmshme biseda me veten? Ripërpunimi mendor dhe mendimet demotivuese

Padyshim, siç e përmendëm tashmë, biseda me veten mund të jetë e dobishme në raste të caktuara; në situata të tjera, megjithatë, mund të jetë joproduktive dhe rrezikon të ketë një efekt negativ. Ky është rasti kur ndalemi shumë në një situatë, kur vazhdimisht rikalojmë përvoja të dhimbshme dhe i përsërisim vetes fraza me konotacion negativ dhe pesimist, të tilla si: “E di, ishte i gjithi faji im”, “Edhe këtë herë do të shkojë keq “,” Ndoshta po të kisha bërë një zgjedhje tjetër tani nuk do të isha në këtë pikë.
Këto fraza nuk bëjnë asgjë tjetër veçse na rrëzojnë dhe nuk sjellin ndonjë efekt pozitiv; përkundrazi, ato mund të jenë të dëmshme dhe të çojnë një subjekt tashmë të brishtë në situata ankthi ose depresioni. Në këto raste, personi duhet të kuptojë se ai mund ta modifikojë bisedimin e tij të brëndshëm, duke i përsëritur vetes fraza me një konotacion pozitiv, të cilat kundërshtojnë dhe mbizotërojnë ndaj atyre negative. Për shembull, frazat e tilla si: “Unë kam shumë pak miq, sepse askush nuk e dëshiron shoqerinë time”, “Kam një punë ku fitoj pak sepse nuk vlej asgjë”, mund të ndryshohen në: “Unë kam një familje që më adhuron dhe më mbështet “,” Kolegët e mi janë shumë të mirë me mua “.

Dialogu i brëndshëm për t’u përgatitur për të ardhmen 

Përtej ndihmës që mund të na japë bashkëbisedimi i brëndshëm për sa i përket motivimit, kujtesës dhe performancës sportive, është thelbësore për të bërë plane për të ardhme sepse pohon atë që jemi dhe atë që po përjetojmë. Disa studiues kanë pohuar se monologu që bëjmë me veten tonë shërben për të ruajtur ndjenjën e vetvetes: çdo ditë kemi një rrjedhë mendimesh të heshtura ose të thëna me zë të ulët, të cilat ruajnë identitetin tonë si njerëz të vetëdijshëm, me një të kaluar dhe të ardhme .
Fraza që mund të duken të banale ose të parëndësishme si: “Hjat pra, jepi! Rifilloi java! “,” Sa e bukur ishte ajo festa dy vite më parë! “,” Më mirë po e marr një çadër me vete ! Pas ca orësh do të bjerë shi ”, shërbejnë për të na dhënë një vetëdije për veten dhe për atë që jemi. Në këtë artikull, jo më kot nuk jam thelluar qëllimisht në çrregullime dhe patologji që lidhen me një përdorim “të pahijshëm” të bashkëbisedimitit të brëndshëm, të tilla si çrregullimi obsesiv kompulsiv ose psikozat.
Doja që ky të ishte thjesht një pikë fillestare për reflektim mbi atë që të gjithë njerëzit bëjnë çdo ditë dhe të cilën, shpesh, ata e marrin si të mirëqënë: dialogu me veten e tyre. Le ta këshillojmë veten drejt më të mirës, le të përpiqemi të mos shqetësohemi me mendime negative, të mos mendojmë për gabimet e së kaluarës; ta përdorim këtë aftësi për të kapërcyer fatkeqësitë që jeta na vë përpara, për të përmirësuar veten dhe për të qënë në gjëndje të bëjmë gjithnjë e më mirë. Mëndja jonë ka aftësi dhe fuqi mahnitëse: le t’i përdorim ato!

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Kontakto psikologen online

Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Ndiheni të trishtuar, të pakënaqur, të dëshpëruar?  Keni pësuar një dështim, keni humbur nje njeri te shtrenjte, …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, i freskët nga një gjumë i qetë. Fatkeqësisht, ky …