Artikuj

Lumturia: Si ta gjesh brënda vetes!

Një trajner i famshëm i basketbolli, John Wooden gjithmonë thoshte “Gjërat u shkojnë më mirë atyre personave të cilët bëjnë që gjërat tu shkojnë më mirë”. Kjo frazë e famshme mishëron në mënyrë të përsosur konceptin e lumturisë.
Gjërat më të mira nuk vijnë vetë në jetën tonë, si me magji, por ne duhet të përpiqemi t’i bëjmë ato ose të kemi inteligjencën dhe ndjeshmërinë e nevojshme për të shfrytëzuar mundësinë kur ajo paraqitet.
Nëse shoh përreth, shoh, për fat të keq, njerëz që lejojnë të manipulohen, të cilët lejojnë të bllokohen në një punë që nuk e duan,lejojnë që të ndikohen nga zakone të këqija. Ana kurioze është se shumë prej këtyre njerëzve mendojnë se lumturia ndodhet pas cepit.
Pra, besojnë se nëse vetëm diçka do të ndryshonte ata do të ishin më të lumtur. Ata mendojnë se lumturia do të vijë nëse ata fitojnë llotarinë, ose kur të mbarojnë pagimin e kredisë, e nëse mund të transferohen për të jetuar në një vend tjetër.

Problemi është se pas këtyre besimeve qëndron ideja se lumturia mund të arrihet kur dhimbja dhe vuajtja eliminohen. Duket sikur lumturia fshihet nën një gur. Por nuk është kështu, eliminimi i dhimbjes ose vuajtjes nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh më i lumtur.

Lumturia është një vendim personal

Të rendisësh lumturinë si një gjëndje do të thotë të mendosh se kjo gjendje shpirtërore varet nga rrethanat, dhe jo nga vetja jonë. Në këtë mënyrë ne automatikisht bëhemi marioneta të fatit, duke shpresuar të arrijmë kushte ideale. Prandaj, kjo gjithashtu do të thotë që nëse nuk krijohen rrethanat e duhura,kurrë nuk do të jemi të lumtur.
Sidoqoftë, ata që kanë udhëtuar nëpër botë dhe që kanë eksploruar dhe përjetuar kultura të tjera, e kanë kuptuar se lumturia nuk varet domosdoshmërisht nga “rrethanat e përsosura”, por përkundrazi është një vendim personal.
Njerëzit e lumtur nuk jetojnë në një parajsë, nuk janë të imunizuar nga problemet, por ata kanë vendosur të përqendrohen në aspektet e jetës që u japin atyre gëzim dhe kënaqësi. Njerëzit e lumtur kanë vendosur të ndryshojnë syzet përmes të cilave ata vëzhgojnë botën dhe në vend që të përqendrohen në aspektet negative, ata preferojnë t’u japin rëndësi gjërave pozitive.
Ka njerëz që janë rritur në një kulturë që u ka dhënë atyre këtë qëndrim, ose ndoshta prindërit e tyre kanë qënë në gjëndje të mbjellin tek ata këtë mënyrë të të parit të jetës. Të tjerët e mësuan këtë vetë. Por nuk ka dyshim për një gjë, nuk është një qëndrim i lindur,por të gjithë mund të mësojmë të jemi të lumtur.

Pse është kaq e vështirë të jesh i lumtur?

Sepse jemi të bombarduar me frikë, trishtim dhe depresion nga të gjitha anët, me siguri sepse shumë shpesh pritshmëritë tona janë shumë më të mëdha dhe sepse ne kemi një koncept gjithnjë e më të lartë dhe abstrakt se cfarë është lumturia.
Pothuajse të gjithë kërkojnë lumturinë jashtë vetes, shpesh në gjëra materiale ose me njerëz të gabuar. Për të qenë të lumtur duhet të rivendosim dhe rizbulojmë veten dhe zakonet tona, jetën tonë.
Padyshim, nëse keni kaluar shumë vite të jetës suaj në një mënyrë që nuk e pëlqenit dhe negative, nuk do të jetë e lehtë ta ndryshoni atë brënda natës. Sido që të jetë, ka disa pyetje që mund t’ju ndihmojnë në rrugën e ndryshimit.

Pyetje që çojnë drejt lumturisë

Ky nuk është një manual se si të gjeni lumturinë por më tepër një seri këshillash se si të jeni të lumtur tani, çdo ditë.

Për çfarë duhet të ndihem mirënjohës?
Mirënjohja është një nga shtyllat e lumturisë. Sigurisht nëse cdo gjë shkon mirë, është e lehtë të gjesh arsye për tu ndjerë mirënjohës, por e rëndësishme është të gjesh këto arsye edhe përballë fatkeqësive. Kur gjithçka rreth jush duket se është e lyer me të zezë, ka ende arsye për të qenë mirënjohës. Kur ndjen mirënjohje nga brenda, bota menjëherë ndryshon ngjyrë.

Çfarë më bën të lumtur?
Çuditërisht, kjo është një nga pyetjet më të vështira për t’u përgjigjur, sepse shumica e njerëzve përqendrohen në shmangien e asaj që shkakton dhimbje, por nuk janë të vetëdijshëm se çfarë i bën ata të lumtur. Sidoqoftë, duhet të mendoni për ato aktivitete që ju mbushin me gëzim, që ju japin kënaqësi të vërtetë dhe ju bëjnë të ndiheni të gjallë. Këto janë aktivitetet në të cilat duhet të përqendroheni.

Çfarë progresi kam bërë?
Shpesh shkurajohemi dhe humbasim gëzimin për të jetuar sepse përqëndrohemi te dështimet, sa e vështirë ka qenë rruga deri më tani, ose sa duhet të bëjmë akoma.
Sidoqoftë, është e këshillueshme që herë pas here të shikojmë prapa dhe të njohim atë që kemi arritur. Të gjithë kemi bërë progres, por ndonjëherë i nënvlerësojmë. Shikoni nga e kaluara por përqendrohuni në atë që keni ndërtuar.

Kush më do?
Ka pak gjëra në jetë që japin më shumë kënaqësi sesa afeksioni dhe dashuria e të tjerëve, mund të jetë një partner, një prind, një mik apo edhe një mësues me të cilin keni një marrëdhënie të veçantë dhe është bërë mentori juaj. Kur ndiheni vetëm, duke kujtuar ata njerëz do t’ju ndihmojë të rifitoni gëzimin tuaj.

Kë mund të ndihmoj?
Një nga arsyet që lumturia na ikën është se përqëndrohemi shumë te vetja. Sidoqoftë, lumturia haset edhe kur ndihmon të tjerët. Në kompromis dhe dhembshuri, pjesa më e mirë e vetvetes është e fshehur, ajo që na jep më shumë kënaqësi. Të bësh të tjerët të lumtur do të thotë gjithashtu të bësh veten të lumtur.

Cilat opsione janë në dispozicion për mua?
Një nga gjërat që shpesh harrojmë është se gjithmonë kemi fuqinë për të vendosur. Prandaj, pa marrë parasysh sa i zi është horizonti, ne gjithmonë mund të vlerësojmë mundësi të tjera.
Mund të mos i shohim ato në fillim sepse ndihemi të trullosur dhe të bllokuar, por nëse vazhdojmë, do të jemi në gjendje të shohim alternativa të shumta. Akti i thjeshtë i zgjedhjes së një rruge tjetër nga ajo e paracaktuar mund të jetë burim i lumturisë së vërtetë.

Çfarë mund të bëj që të jem i lumtur tani?

1. Kontaktoni një mik
Burimi më i madh i lumturisë, dhe gjithashtu më i qëndrueshëm, janë marrëdhëniet ndërpersonale. Kalimi i kohës me njerëzit që duam është ilaçi më i mirë për ankthin dhe depresionin dhe gjithashtu një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për të gjetur lumturinë. Nëse nuk keni parë një mik prej shumë kohësh, kontaktojeni menjëherë dhe lini një takim.

2. Praktikoni gjysmë ore ushtrime aerobike
Ushtrimet aerobike në veçanti, më shumë se çdo lloj aktiviteti tjetër fizik, gjenerojnë një humor pozitiv në ndjekjen e relaksimit dhe ndjenjës së ngopjes. Kjo ndodh sepse stimulon prodhimin e endorfinave, neurotransmetuesve që gjenerojnë mirëqenie dhe lumturi. Lajmi i mirë është se nuk ju duhet shumë kohë, gjysmë ore në ditë është më se e mjaftueshme.

3. Renditni tre arsye pse ndiheni mirënjohës
Nëse ka ndonjë gjë në të cilën disiplinat e ndryshme filozofike përkojnë, është se mirënjohja është një nga çelësat e lumturisë. Akti i thjeshtë i falënderimit për atë që kemi, në vend që të ankohemi për atë që nuk e kemi, na bën të ndjehemi me fat dhe paqësor, dy aspekte themelore të të qënit të lumtur.

4. Përfytyroni imazhin më të mirë të vetes
Vendosja e mëndjes në punë për të krijuar imazhin më të mirë të vetes është një aktivitet shumë pozitiv. Në fakt, kjo ju lejon ta përballoni ditën në një perspektivë më optimiste duke rritur vetëbesimin tuaj. Mos të harrojmë se një nga pengesat kryesore që nuk na lejon të jemi të lumtur janë mendimet dhe besimet negative për veten tonë.

5. Vendosini vetes një qëllim që mund ta arrini në fund të ditës
Arritja e qëllimeve na bën të ndjehemi të fuqishëm, gjeneron një ndjenjë kënaqësie me veten tonë dhe rrit besimin në aftësitë tona. Në fund të fundit, nëse i kultivojmë këto ndjenja do të jemi në gjendje të jemi edhe më të lumtur. Prandaj, çdo ditë, planifikoni një qëllim të ndryshëm dhe bëni gjithçka për ta arritur atë. Në fund të ditës do të ndiheni të kënaqur dhe më të lumtur.

Lumturia është brënda jush
Sa pyetje të rëndësishme i bëjmë vetes çdo ditë, gjithmonë duke u përpjekur drejt pushtimit të lumturisë! Një qëllim që na duket i paarritshëm dhe përkundrazi është shumë më afër sesa mendojmë. Mjafton të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj jetës dhe ndaj vetes.
Mos harroni, lumturia nuk konsiston në pritjen e rrethanave të përsosura, por në aftësinë për t’i zbuluar ato edhe në mes të një stuhie.

Sekreti? Vetëm kuptoni se lumturia nuk është një qëllim, është një udhëtim.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Konsultat me psikologen Tiranë ofrohen live & online

Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …