Artikuj

Çfarë është depresioni? Ja se si u përgjigjën 50 përdorues të facebook.

Kohët e fundit, një psikolog postoi një pyetje në faqen e tij në FB duke u kërkuar atyre që kanë vuajtur nga depresioni ta përshkruajnë atë, në mënyrë që njerëzit që nuk e kanë jetuar kurrë këtë përvojë ta kuptojnë më mirë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përgjigjet në faqen e Facebook:

1. Depresioni është mos të jesh në gjëndje të shohësh të ardhmen dhe mos të kesh një përgjigje për problemet në jetën tënde.

2. Kur vuani nga depresioni, asgjë nuk është e këndshme. Nuk ka asgjë që të bën të buzëqeshësh.

3. Eshtë sikur të jesh një fantazmë… jo një pjesë e botës reale.

4. Eshtë sikur të mbytesh, ndërkohë që gjithkush përreth teje është duke marrë frymë.

5. Depresioni është një vend i errët, i pashmangshëm. Eshtë si të jesh i ngujuar në një dhomë pa dritë, dritare ose dyer. Eshtë aq i errët sa nuk mund të shohësh as duart e tua, e jo më rrugëdaljen.

6. Depresioni është paaftësia për të ndërtuar ose imagjinuar një të ardhme.

7. Të biesh në depresion është pak a shumë si të biesh në një pus të errët dhe pa fund, duke menduar se kur do të ndalet rënia juaj. Kur mendoni për pikën nga ku ratë (atje ku e dini se duhet edhe të ktheheni) mund të shihni se ajo largohet, drita e famshme bëhet e dobët e më e dobët, ndërsa pusi bëhet më i thellë dhe i errët.

8. Për mua, depresioni është si të kesh ndërruar mëndjen tënde me të dikujt tjetër që të bën të ndihesh e padobishme dhe e mpirë ndaj jetës, madje edhe ndaj burrit tim dhe djalit tim. Ai rrëmben mundësinë e dëgjimit të diçkaje tjetër përveç një trishtimi të vazhdueshëm, pa e ditur shkakun. Depresioni më ka vjedhur sigurinë dhe tani nuk ndihem më e denjë për dashurinë e të tjerëve. Depresioni tallet me mua dhe më jep mendime të tmerrshme. Ka pasur raste kur ai fitoi dhe unë kalova në mbidozë.

9.Eshtë si të jesh i bllokuar në një kuti nga e cila nuk mund të dalësh. Një vend i errët ku ndiheni aq poshtë saqë edhe detyrat më të thjeshta duken të vështira. Ndiheni krejtësisht vetëm.

10. Një humbje totale e vetvetes.

11. Ju jeni bllokuar nën një dysheme qelqi, bërtisni dhe e godisni atë duke u përpjekur të tërheqni vëmendjen e pjesës tjetër të botës, e cila vazhdon pa ju. Problemi është se askush nuk mund të të dëgjojë dhe dijë se je atje poshtë.

12. Kur jeni në depresion ju ndjeni zemrën dhe mëndjen tuaj duke u copëtuar.

13. Depresioni është një gjëndje ku asgjë nuk ka shije, erë, asgjë nuk ju duket e drejtë dhe ju nuk jeni në gjëndje të mendoni ose të merrni vendime. Megjithatë ju ende duhet të ecni përpara dhe t’i bëni të gjitha. Dhe shumicën e kohës nuk keni energji ose dëshirë, por gjithsesi vazhdoni.

14. Besimi se nuk jeni të dobishëm.

15. Sikur “Vdekjengrënësit” e Harry Potter kishin rrëmbyer dhe thithur të gjitha mirësitë e tua.

16. Të notosh në baltë.

17. Emocione të ndryshme: frikë, dëshpërim, zbrazëti, mpirje, turp, siklet dhe vështirësi për të kujtuar personin argëtues dhe të lumtur që ishit dikur.

18. Depresion do të thotë të humbasësh dëshirën për të qënë pjesë e jetës.

19. Është si të përpiqesh të marrësh frymë ndërsa je i mbuluar me katran.

20. Depresioni të bën të ndihesh sikur je një aktor që luan rolin e vetes tënde, një aktor i cili është gjithmonë i detyruar të buzëqeshë.

21. Të jesh në depresion është si të kesh vizion të kufizuar, pavarësisht nga gjithçka që ndodh në jetën tënde, ndihesh i trishtuar dhe i mbingarkuar pa ndonjë arsye.

22. Hiç

23. Kancer i shpirtit.

24. Një torturë.

25. Është si të jesh brënda një rrote që rrotullohet dhe nuk e di se kur do të ndalet.

26. Do të thotë të jetosh në mjegull, në një botë pa ngjyra dhe të qeshura.

27. Është si të jetosh në një tunel të errët pa dritë në fund ose ajër për të marrë frymë, pavarësisht se përpiqesh të marrësh frymë thellë.

28. Ndiheni plotësisht vetëm, edhe pse të rrethuar nga njerëz.

29. Dëshpërim total.

30. Jetoni në ferr.

31. Është si të mbash zi për vdekjen e dikujt që e doje, veten tënde. Kur shikohesh në pasqyrë sheh vetëm dy sy të vdekur. Nuk ka dritë, nuk ka gëzim, nuk ka shpresë. Ju pyesni veten se si do të arrini të ekzistoni edhe një ditë më shumë.

32. Është si të përpiqesh të mbash kokën mbi ujë. Por shkon thellë dhe nuk arrin të notosh.

33. Ju ndiheni bosh brënda. Bota dhe koha kalojnë dhe asgjë nuk ju fal gëzim.

34. Ndiheni të zymtë, të vetëm, të frikësuar. Gjumi është shpëtimi i vetëm nga dhimbja.

35. Është si të jesh i burgosuri dhe roja i burgut në të njëjtën kohë.

36. Ju zgjoheni në një ditë tjetër zhgënjyese dhe ndjeni një peshë në gjoksin tuaj që nuk ju zhduket kurrë.

37. Dëshironi të jeni në një fushë dhe të bërtisni me sa keni në kokë, por nuk e dini pse.

38. Është sikur mëndja juaj të jetë paralizuar.

39. Depresioni është heshtja. Eshtë izolim total në një dhomë plot me njerëz. Uljet dhe ngritjet e jetës ju bëjnë më të vegjël çdo ditë.

40. Eshtë si të biesh në një pus ose në një vrimë të zezë të thellë dhe të mos kesh një shkallë për të dalë. Ju jeni bllokuar në errësirë ​​dhe ndiheni të ftohtë dhe të mpirë.

41. Kjo më bën të ndihem si një farë e vogël e ngulur në fund të një vazoje. Sa më shumë që përpiqem të rritem dhe të liroj veten, aq më shumë toka dhe papastërtitë bien mbi mua, duke më mbytur dhe më shtyrë poshtë e më poshtë.

42. Depresioni është ai zë i lig në kokën time që thotë gjëra të tilla si “nëna jote nuk të ka dashur kurrë dhe kjo është arsyeja pse të ka dëbuar në moshën 15 vjeç, duke të lënë të flesh në rrugë për tre muaj”. Më kujton stolat që kam përdorur si një shtrat dhe të gjitha cepat dhe anijet, ku kam provuar të fshihem për të mos më përdhunuar. Ai zë më kujton gjithashtu vdekjen e vajzës sime dhe tund imazhin e saj para fytyrës time duke më thënë se jam nënë e keqe. Depresioni për mua është një forcë aq e fuqishme sa kam frikë se nuk do të jem në gjëndje ta heq qafe atë.

43. Depresioni ju privon nga të gjitha emocionet, përveç atyre negative si trishtimi, ankthi dhe frika.

44. Është një top plumbi dhjetë tonësh në stomak. Nuk keni zgjidhje, përveçse ta tërhiqni me vete kudo. Dhe në të njëjtën kohë të duhet të përpiqesh të dukesh normale.

45. Çdo ditë është një luftë dhe unë ndjehem si “Dita e Groundhog”. I njëjti m*t, tjetër h@le.

46. ​​Depresioni është një hajdut, të heq gjithçka dhe të lë të vdesësh.

47. Bota e jashtme sheh ujëra të qetë, por nën sipërfaqe ka një cunami të çmëndur.

48. Është më e dhimbshme se çdo vuajtje fizike. Dhe askush nuk mund ta shohë atë.

49. Kur jeni në depresion e urreni veten aq shumë sa nuk mund ta shikoni veten në pasqyrë.

50. Depresioni është të hapësh sytë por të duash të vdesësh në gjumë.

Thuaj JO depresionit me ndihmën e psikologut online

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu online ose live është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Konsultat ofrohen live & online

Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …