Rezilienca aftësia ripërtëritëse: Çfarë është ajo dhe si ta forcojmë atë
Kush nuk ka përjetuar momente të vështira në jetën e tij?
Ne të gjithëve na ka ndodhur, dhe për fat të keq askush nuk është i paprekur. Janë me të vërtetë shumë peripeci me të cilat ne potencialisht mund të biem në kontakt çdo ditë. Një zi, një sëmundje, vështirësi personale ose familjare …
Por gjëja pozitive është që ne individët jemi të programuar të rezistojmë dhe të zhvillohemi përballë ndryshimit. Të rritemi në vështirësi dhe të shkojmë drejt një ekuilibri të ri.
Ne e kemi bërë atë shumë herë dhe në shumë raste, dhe ka qenë kështu që nga agimi i kohës, edhe pse me mënyra dhe situata të ndryshme. Dhe pikërisht këtu hyn në lojë një koncept vërtetë i rëndësishëm, ai i (Reziliencës) Aftësisë Ripërtëritëse.
Aftësia për t’u përballur me vështirësitë, për t’u ringritur më të fortë se më parë, për t’u riorganizuar dhe ristrukturuar pavarësisht nga çdo gjë. Nga kjo rrjedh se të kesh një aftësi ripërtëritëse të mirë psikologjike është një plus i vërtetë. Një burim themelor që ju lejon të përballeni me jetën edhe në momentet më të vështira, duke gjetur në vetvete dhe në marrëdhëniet tuaja fuqinë për të rifilluar dhe rindërtuar.
Aftësi ripërtëritëse nuk do të thotë të jesh i pamposhtur, por të përballosh vështirësitë në një mënyrë funksionale dhe të mos lejosh që të thyhesh.
Sepse nëse është e vërtetë se jo gjithçka varet prej nesh dhe se situata të caktuara hyjnë papritur dhe pa u dëshiruar në jetën tonë, varet nga ne si të reagojmë dhe të menaxhojmë të gjithë këtë. Ne jemi thelbi i gjithçkaje dhe se si vendosemi ne mund të bëjë një ndryshim të vërtetë.
Jo të gjithë kanë të njëjtën aftësi ripërtëritëse në përballimin e kohërave të vështira. Por ne të gjithë mund ta zgjerojmë atë, duke mësuar mënyrën dhe cilat aspekte duhet të përdoren.
Aftësia ripërtëritëse e ulët shoqërohet përgjithësisht me disa karakteristika: vetëbesim/vetëvlerësim i ulët, kontroll i dobët mbi emocionet, izolim, qëndrim mbyllës. Prania e konflikteve familjare, vështirësia në komunikim, aftësi të dobëta sociale.
Rrjedhimisht, për të forcuar aftësinë tonë ripërtëritëse ekziston nevoja për të punuar në këto aspekte të fundit, kur lind nevoja.
Sepse të kesh aftësi ripërtëritëse do të thotë të besosh në vetëvete dhe në mundësitë personale që do ia dalësh ta bësh pavarësisht nga gjithçka, të jesh në gjëndje të kuptosh dhe kapësh më të mirën dhe mundësitë madje edhe atje ku duket se nuk ekzistojnë. Dhe të kesh marrëdhënie të dobishme që mund ti përdorësh në kohë nevoje.
Çfarë nevojitet për të forcuar aftësinë tonë ripërtëritëse?
•Ne duhet të punojmë me vetëbesimin/vetëvlerësimin tonë, sepse besimi në veten tuaj është vendimtar. Qoftë në kohë të mira për të bërë të mirën tënde dhe të mos humbasësh mundësitë, por sidomos në ato të vështira.
•Ne duhet të zhvillojmë aftësinë për të parë atë që kemi dhe se si të jemi në gjëndje për të nxjerrë më të mirë nga ajo dhe jo vetëm atë që mungon.
•Duhet të ndërtohen marrëdhënie të mira. Për shkak se dhimbja dhe vështirësitë tejkalohen më lehtë së bashku. Ndarja është thelbësore. Prandaj, nëse ka vështirësi në komunikim ose në marrëdhënie, këto aspekte duhet të forcohen.
Le të përpiqemi për të parë problemet nga një perspektivë të tjetër. Momentet e vështira nuk janë vetëm kjo, por edhe mundësi të mëdha për ndryshim.
Dhe pikërisht është në këto momente që ne mund të nxjerrim më të mirën nga vetja, kjo është aftësia ripërtëritëse. Dhe të bësh gjëra që nuk kemi menduar kurrë se mund ti bëjmë sepse kemi nevojë për to, sepse duhet dhe është e nevojshme të ndryshojmë.
Ndoshta ishte e nevojshme edhe më parë, vetëm se ne nuk e pam atë ose nuk donim ta shihnim.
Sepse ne kemi shumë më shumë burime sesa zakonisht shohim dhe përdorim.
Ne thjesht nuk e kuptojnë atë derisa të vijë diçka për të na hapur sytë tanë, shpesh janë vetë vështirësitë. Ndryshimi është një pjesë integrale e jona, është vetë jeta, dhe nganjëherë na trullos.
Por nëse e shohim atë si një mundësi, ajo mund të bëhet fillimi i një faze të rëndësishme të rritjes dhe përmirësimit. Aftësia ripërtëritëse është brënda nesh, ne kemi të gjitha burimet për t’ia dal dhe atë që nuk e dimë ose nuk mund ta bëjmë, mund ta mësojmë, nuk është kurrë vonë.
Kjo është e gjitha punë psikologjike!
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!
Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si një psikologe keshillimi i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.
Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.
Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.
Konsulta në studio me psikologe në Tiranë
Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER
Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.
- Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
- Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
- Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro