Artikuj

Ju nevojitet një psikolog në Tiranë per femijë?

Ndikimi i figurës se babait ne zhvillimin social tek fëmijët

Përkujdesja e babait lidhet ngushtë me jetën sociale të pasur, me pjekurinë dhe sjelljen e fëmijës. Këto tipare tashmë duken qartë sapo fëmija ka arritur moshën 3 vjeç. Nga studimet e bëra është piketuar se fëmijët e baballarëve të përkushtuar janë më të shoqërueshëm, dhe janë pikërisht këta fëmijë, që  kanë më tepër vëmendje në shoqërinë e tyre.

Kjo ndodh sepse këta fëmijë kanë më pak ndjenja negative, krijojnë më pak zënka, tregohen më tolerantë dhe janë më të ndjeshëm dhe të kuptueshëm. Kjo marrëdhënie shoqërore bëhet akoma më e rëndësishme në periudhën e adoleshencës, sepse marrëdhëniet shoqërore janë tepër të mira kur marrëdhëniet baba-fëmijë kanë qenë të ndjeshme. Në rast të kundërt, kur fëmijët kanë qenë pre e agresionit dhe e sjelljeve të papërshtatshme atërore, rezulton të jetë më pak i dëshiruar në rrethin e tij shoqëror.

Afrimiteti i babait ndikon në vendimet racionale, në zgjedhjet etike dhe në pjekurinë e sjelljeve të moralshme. Vihet re se fëmijët që kanë një baba aktiv janë më pak gënjeshtarë, depresivë dhe hiperaktivë. Në rast të kundërt, këta fëmijë nuk pendohen për gabimet e bëra, nuk e pranojnë fajin dhe nuk u binden rregullave. Baballarët që nuk pozicionohen mirë në rolin e tyre, kanë fëmijë që u zhvillohet instinktivisht vesi i kopjimit dhe gënjeshtrës, pandjeshmëria ndaj gabimeve të bëra dhe humbja e kontrollit në raste irritimi.

Ju nevojitet një psikolog në Tiranë per femijë?

Nëse keni ndonjë dyshim se çfarë lloj mbështetjeje mund të jetë e dobishme për ju, mos hezitoni të na kontaktoni me email ose telefon. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem me të cilin përballeni. Psikoterapia është një rrugë që do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji efektive për të zëvendësuar ato jofunksionale.

Ne ofrojmë konsultime online për të thjeshtuar procesin. Me një laptop, tablet ose smartphone të thjeshtë, ju mund të rezervoni një konsultë psikologjike në internet dhe të aksesoni shërbimet e psikologut tonë nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

ndrysho jeten senaca psikolog

Çfarë e bën ndryshimin janë aftësitë e tua, që do të duhet ti fitosh gjatë të gjithë jetës.

Njohuria nuk mjafton pa veprim Në praktikën e përditshme në studio tonë, një nga temat më të shpeshta që trajtohet …

frika dhe si ta menaxhojme psikoterapi psikolog

Frika-Shkaktarët dhe ndikimi i tyre në jetën tonë

Si ta menaxhojmë në mënyrë të shëndetshme? Frika është një nga emocionet më të lashta dhe më themelore të njeriut. …

a mund te me ndihmoje nje psikolog

Sfilitja, Pranimi, Rritja dhe Ndryshimi

Në jetën e përditshme, shumë pacientë përjetojnë emocione të forta ndaj të tjerëve: zemërim, zhgënjim, xhelozi, …