Efekti i prezencës së psikologut në shoqerine shqiptare
Figura dhe efekti i prezencës së psikologut në shoqerine shqiptare
Shumë shpesh ne televizione apo median e shkruar dëgjojme të flitet për figurën e psikologut, si element përbërës dhe tashmë i domosdoshëm i jetës sonë shoqërore.
Shpejtësia me të cilën sot instaurohen raportet njerëzore, ngarkesa emotive negative dhe preokupimet ekonomike bëjnë që sistemi nervor i secilit nga ne të jetë i vën nën trysni kostante dhe shpesh herë ç’rregulluese.
Si pasojë lind nevoja e një konsultimi apo komunikimi, i cili shumë shpesh nuk arrihet jo vetëm në familje por as ne kontekstet shoqërore mbështetëse, si bisedimi me kolegët në ambientet e punës, dialogimi me një mik etj. Kështu, që prej vitit 1880, mjeku i madh austriak Josef Breuer, hodhi bazat e para te psikoanalizes, psikologjise se sotshme moderne, te cilat më pas do te zhvilloheshin dhe artikuloheshin në format dhe teknikat qe sot njohim, të ofruara këto, nga psikonalist si Freud, Jung, Fromm etj.
Kështu vitet e fundit, me hapjen e kufijve dhe me demokratizimin e mendimit, vihet re një rëndesë dhe përgjgjësim psikologjik edhe më i madh i aktorëve pjesmarrës në skenën e jetës.
Gjithashtu do te thuhej, se pikërisht, për shkak të vështirësive, degradimit moral dhe intelektual që vitet e fundit shoqëria jone, në fazë evulimi kapitalist është duke kapërcyer, ka nevojë për ndihmë edhe më imediate për të “shfrytëzuar” këto figura, të cilat janë në gjëndje të krijojnë struktura mbajtëse psikologjike të afta për të orientuar individët në përballimin e problemeve të përditëshme e më gjërë.
Roli psikologut është ai i dhënies së një ndihme “morale” i një ndihme psikologjike e bazuar kjo ne bashkëbisedim, hapje, komunikim të atyre që janë ndjesitë, emocionet traumat psikologjike që cdo kush nga ne mund të kalojë, të paktë njëherë në jetë.
Ai është udheheqësi intelektual, “zëri i koshiencës” reale.
Ai garanton, nëpërmjet metodologjisë së komunikimit, qetësinë e tregimit mbi veten, eliminimin e frikës së paragjykimeve, ndihmon individin të gjej vetveten dhe dimensionin e tij social.
Shumë shpesh përshkak të konflikteve familjare, personale, të punës etj, individi gjëndet i vetëm, i zbrazur dhe konfliktual. Ai ka një agresivitet të brëndshëm, një revoltë e cila e bën të ndihet jo i përshtatshëm për ambientin, grupin shoqëror apo familjar ku ai ndodhet.
Për të dhënë një shëmbull, mund të themi që figura të tilla si Shopenhauer, i mbi quajtur “Filozofi i pesimizmit” , Nitsche, teoricieni i figurës së “mbinjeriut”, apo Sartre, hartuesi i ekzistencializmit bashke me Kirkegart, apo vet i madhi Goethe, kane qënë të prekur nga “sëmundja e vetmisë” “dëshpërimit” si pasojë e gjenialitetit të tyre, apo thjeshtë si pasojë e kontekstit shoqëror ku gjeniu i tyre duhej të manifestohej dhe edukohej. Nga këtu shtrohet pyejta nëse këto figura përfaqësuese të gjenialitetit do të kishin patur suportin e komunikimeve psikologjike, a do të kishin ruajtur origjinalitetin e tyre? A do të kishin vazhduar të ishin ato gjenitë që ne njohim sot? Pyetje kjo e cila përgjigjen duhet ta marr nga mëndja dhe shpirti i kujtdo. Kjo për shkak se në vetvete çdo kush nga ne, në brëndinë e emocioneve të tij, është një gjeni i vegël. Pra, marrja si shëmbuj e këtyre figurave na lë të kuptojmë se, ne kemi nevojë për ndihmë kur gjëndja jonë emotive na çon drejt dëshpërimit, kaosit të brëndshëm dhe qënë të parealizuar, në këto momente ne jemi më vulnerabël dhe si pasojë duhet të pranojmë që kemi nevojë për mbështetje, kemi nevojë për dike I cili me profesionalizëm të mund të na udhëheqi drejt çlirimit nga “përbindëshat tone emocional”.Por pa dashur të dalim nga tema, le të rikthehemi tek roli i psikologut në mënyrë më specifike.
Ndodh, pra, që në jetën e përditshme, të hasemi me probleme të tipit emocional, të cilat ngarkojnë sferën tone të të menduarit, arsyetuarit, relacionalizuarit, dhe kryesisht këtë peshë e hasim në vëndet e punës, shkollë, apo kur duhet të përplasemi në dyert e drejtësisë.
Sot në shoqërinë shqipëtare vihet re një tendencë shtimi të përdorimit të figures së psikologut në shumë fusha të jetës, por ajo bëhet kryesisht si një nevojë aparente dhe nuk merret si domosdoshmëri.
Shume here ndodhë që frekuentimi i psikologut të bëhet për “mode” apo për një formë prove, por besimi ndaj ndihmës që ai mund të jap, është i vakët .
Pra si përfundim mund të themi që, me zhvillimin e ekonomisë së tregut, me përshpejtimin e ritmeve jetike dhe me intensifikimin e problemeve relacionale njerëzore, figura e psikologut shndërrohet në një “mik” , i cili ndan me ty dhe të ndihmon të gjesh rrugën e një jete më të qetë dhe më pak kaotike.