Artikuj

18 Arsye pse është e rëndësishme të keni një vetëvlerësim të shëndetshëm!

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse disa njerëz ndihen vërtet rehat me veten e tyre, ndërsa disa të tjerë duket se e urrejnë veten? Pikërisht këtu hyn në lojë vetëvlerësimi. Vetëvlerësimi nuk ka të bëjë me bindjen se ne vlejmë, nuk ka të bëjë me vetëbesimin apo të ndjehemi mirë kur një person na bën komplimente.
Nuk është as të kesh trupin më të mirë apo karrierën më të mirë. Vetëvlerësimi është të dish që ke vlerë.
Rëndësia e vetëvlerësimit të shëndetshëm nuk mund të injorohet. Eshtë e rëndësishme sepse ka një ndikim në jetën tonë dhe vendimet që marrim. Vetëvlerësimi është burimi i rritjes emocionale. Këtu keni të paktën 20 arsye pse është e rëndësishme të forconi vetëvlerësimin tuaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndoshta përvojat e kaluara dhe ambienti përreth nesh mund të na kenë bindur ndër vite se kurrë nuk do të jemi në gjendje të arrijmë atë që është me të vërtetë e rëndësishme për ne. Por nëse nuk ndihemi të aftë të arrijmë atë që duam, çfarë ndodh?
Ndodh që ne fillojmë ti përsërisim vetes, përmes dialogut tonë të brendshëm: “Unë nuk vlej asgjë, jam i paaftë, e meritoj këtë jetë”.
Duke e përsëritur këtë me veten tonë çdo ditë, ne nuk bëjmë asgjë tjetër përveç se heqim dorë nga kontrolli i jetës sonë … ne nuk bëjmë asgjë tjetër veçse e vëmë jetën tonë në duart e të tjerëve, në pritshmëritë e tyre, duke rrezikuar të jemi nën mëshirën e ngjarjeve.

Pse është e rëndësishme të kesh vetëvlerësim të shëndetshëm?

Vlera e vetëvlerësimit për cilësinë e jetës së një personi është e dukshme, si dhe ndikimi që ka kur mungon: ndjehemi fajtorë me veten dhe me të tjerët, përjetojmë keq shumicën e situatave, jemi në vështirësi sepse shumë gjëra na duken një problem i pakapërcyeshëm.
Nëse e kuptojmë se “treguesit” tanë të vetëvlerësimit të shëndetshëm janë të paktë, është mirë të fillojmë menjëherë ti rregullojmë: para se mungesa e vlerësimit të vetvetes të na tërheqë në një vorbull ndjesish cfuqizuese.

Ja 18 arsye pse është thelbësore të keni vetëvlerësim të shëndetshëm

1) Ju bën të vetëdijshëm se jeni të denjë për lumturi dhe respekt
2) Eshtë hapi i parë për të filluar të besoni në veten tuaj, të ndërtoni vetëbesim: nëse nuk e respektojmë veten, as të tjerët nuk do ta bëjnë.
3) Nëse nuk gëzojmë vetëvlerësim të shëndetshëm, mund të kemi edhe një imazh të rremë për veten, si rezultat i asaj se si besojmë se të tjerët na shohin ne
4) Na lejon të ndiejmë respekt për veten dhe të ndihemi krenarë, edhe kur bëjmë një gabim: vetëvlerësimi ndikon thellë në mendimet, emocionet, lumturinë, dëshirat dhe qëllimet tona
5) Na bën të ndjehemi të barabartë në kontekste dhe situata të ndryshme të jetës
6) Përballojmë kritikat dhe gjykimet e të tjerëve në një mënyrë konstruktive
9) Nuk na çon në krahasim me të tjerët
10) Na lejon të marrim vendimet e duhura
11) Na lejon t’u qasemi problemeve dhe vështirësive nga një këndvështrim tjetër
12) Na lejon të përballemi me sfida të reja dhe të marrim kritika pa u ndjerë të lënduar
13) Na bën të ndihemi si një njeri me vlera
14) Na lejon të jetojmë jetën me një qëllim konkret
15) Na jep vetëbesim dhe na bën të ndjehemi të dashur dhe të aftë: vetëvlerësimi na jep qartësi për të njohur cilësitë tona
16) Lehtëson arritjen e qëllimeve tona
17) Na lejon të marrim kontrollin e jetës sonë, na jep aftësinë për të bërë atë që duam
18) Na lejon të fitojmë lirinë për të qenë vetvetja, duke kapërcyer blloqet emocionale dhe kushtëzimin që e bëjnë jetën tonë të vështirë
Këto janë arsyet pse vetëvlerësimi është i rëndësishëm.

Do të doja ta mbyllja me këtë histori të vogël që besoj se mund të shërbejë si metaforë dhe që mund të hyjë në zemrën tuaj shumë më lehtë sesa fjalë të tëra:
Njolla e zezë
Dikur, një mësues bëri një njollë të zezë në qëndër të një flete të madhe e të bardhë dhe më pas ua tregoi studentëve.
“Çfarë shikoni?” Pyeti ai.
“Një njollë të zezë!”, U përgjigjën ata në kor.
“Pra të gjithë e patë këtë njollën e zezë që është e vogël, e vogël”, u përgjigj profesori “por askush nuk e vuri re fletën e madhe të bardhë”.

Jeta është një seri momentesh: suksesi i vërtetë ështe ti përjetojmë të gjitha këto momente. Mos rrezikoni të humbni fletën e madhe të bardhë për t’iu vënë pas një njolle të vogël të zezë. Filloni të rindërtoni pjesët e vetëvlerësimit tuaj menjëherë, do të shihni se sa shpejt ndryshojnë gjërat përreth jush.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Konsultat me psikologen Tiranë: live & online

Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …