Tag: Frika dhe Depresioni

Konsulta me psikologe Tiranë

Të Rinjtë, Ankthi dhe Frika për t’u bërë të rritur!

Të stërvitesh për jetën, prova më e vështirë!
Të rinjtë e sotëm , të rriturit e ardhshëm janë të bllokuar në këtë fazë të tranzicionit, janë djem e vajza të cilët nuk mund të kthehen më pas, por janë të frikësuar për të ecur përpara. Dhe zhvillojnë çrregullime psikosomatike, ankth dhe frikë për të fshehur dhe vonuar takimin me botën:
Frika është pjesë e jetës së të gjithëve, të mëdhenj dhe të vogjël dhe shpesh, për periudha të shkurtra, ato na “shoqërojnë” me një intensitet më të madh pikërisht për shkak se po kalojmë një moment rritje dhe ne duhet të hapim veten për përvoja të reja.

Të Rinjtë kanë frikë të bëhen të rritur

Ndër pacientët e mi ka gjithmonë të paktën një adoleshent ose një të ri/re që kërkon një konsultë të parë për problemet e ankthit. Një fenomen gjithnjë e më i përhapur që në shumicën e rasteve (të paktën sa i përket përvojës time profesionale), fsheh frikën për t’u bërë i rritur. Duke bërë një analizë të kujdesshme kuptoj se ndërsa brezi im, të rriturit e sotëm, jetojnë krizën ekonomike në tërësi, por ndoshta ne arritëm të jetojmë një fëmijëri jo në një gjendje konstante të alarmit financiar, në të kundërtën e gjeneratave të sotme më të reja, kriza dhe pasiguria që e kanë në ADN-në e tyre. Çfarë dua të them?
Janë fëmijë të dyzet/pesëdhjetë vjeçarëve që kanë humbur punët e tyre ose që ndoshta nuk kanë pasur qetësinë e një rroge në fund të muajit dhe kanë transmetuar në mënyrë të pashmangshme pasardhësve të tyre ndjenjën e paqëndrueshmërisë shumëvjeçare, frikën e së ardhmes dhe ankthin e të tashmes.

Dëgjoj të më thuhet nga të rinjtë se ata ndjehen si në udhëkryq, se kanë frikë të diplomohen një ditë sepse atëherë nuk do të dinë se çfarë të bëjnë. Nga njëra anë, ata dëshirojnë të jenë në gjëndje të largohen nga kjo situatë, nga ana tjetër ata përpiqen në çdo mënyrë, madje edhe nga ankthi për të qëndruar në kurriz të prindërve të tyre për kush e di sa kohë.
Ankthi në rastin e tyre është një mjet për të mos lejuar vetveten të imagjinojnë për një të ardhme të qetë dhe të pavarur. Imazhet e tyre nuk mund të shkojnë në ato nivele.
Për ta konfirmuar këtë, terrorin nga ana e tyre për të humbur prindërit e tyre. Frikë e ligjshme, por edhe me qëllim që të vazhdojnë të kenë një mbështetje, një siguri, një fole të diktuar nga mungesa e vetëbesimit dhe një vetëvlerësimi të ulët.
Nga ana tjetër, gjej prindërit që pa vetëdije, tentojnë të mbrojnë fëmijët e tyre në mënyrë të tepruar, gjë që bën që ata të mos zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë dhe nuk lejohet të organizohet një e ardhme e pavarur ndonjëherë e rrezikshme por e arritshme.

Prindërit sot kanë një ose më së shumti dy fëmijë dhe që përqëndrojnë të gjithë vëmendjen dhe pritshmëritë e tyre mbi ta. Në të kaluarën fëmijët ishin më të shumtë dhe burimet dhe vëmendja ndaheshin mes shumë fëmijve.
Frika e transmetuar është shumë dhe shpesh pa ndihmë, është e vështirë të përpunohet dhe të kapërcehet, pikërisht për shkak se nuk u lejohet të ëndërrojnë, të planifikojnë. Nga këtu, domosdoshmëria e parë e detyruar e shkëputjes nga foleja familjare paraqet ankthin në përpjekje për ta parandaluar dhe legjitimuar çdo frikë dhe përpjekje të dështuar për t’i dhënë një nxitje situatës.Puna që duhet bërë është e vështirë. Para së gjithash duhen eliminuar simptomat dhe duhet rritur vetëvlerësimi, vetëbesimi tek vetja dhe tek e ardhmja personale.

Nëse problemi vazhdon, nëse situata është “e qëndrueshme” prej kohësh, ju duhet të drejtoheni tek një psikololog. Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmon të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh. Profesionistet e Studio Psikologjie ofrojne konsulta ne zyre ose online për depresion, stres, divorc, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio/online me psikologe në Tiranë

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

sa kushton një seance te psikologu

7 Zakone të përbashkëta që na bëjnë të trishtuar

Zakonet janë ato që shumica e jetës sonë është e bërë. Ka zakone të shëndetshme të cilat na ndihmojnë të bëjmë progres dhe të bëhemi më të fortë çdo ditë, por ka edhe zakone të cilat nuk janë aq të mirë për mirëqënien tonë dhe na bëjnë të trishtuar  Ndonjëherë ne kemi nevojë që të këshillohemi për të ndaluar dhe për të mbrojtur lumturinë tonë duke i dhënë fund sjelljeve tona të sëmura. Kështu që këtu është një listë e 7 burimeve të zakonshme të vuajtjes së përditshme që mund t’ju ndihmojnë ti luftoni ato dhe të gjeni rrugën tuaj drejt lumturisë.

1•Të Ndihesh i/e ofenduar nga Çfarë Thonë Njerëzit
Gjithmonë do të ketë njerëz që do të përpiqet që t’ju shkatërrojnë ose do ju bëjnë të ndiheni keq për veten. Por ajo që ju duhet të kuptoni se është zgjedhja juaj nëse do të reagoni ndaj kritikave të tyre ose të bëheni indiferent. Nëse dikush përpiqet që t’ju lëndoj verbalisht, është shumë e mundshme që ata janë duke vuajtur thellë në zemrën e tyre. Mendoni për këtë, nëse një person është i sigurt, i fortë 7 Zakone të përbashkëta që na bëjnë të trishtuarmendërisht, bën atë që do dhe është i lumtur me jetën e tij, a do të mendonte ndonjëherë për ti bërë keq dikujt? Jo, ai/ajo nuk do ta bënte sepse njerëzit e fortë i ekzaltojnë të tjerët, ata gjithmonë do të përpiqen ta ndihmojnë një person në vend që ta bëjnë të ndjehej i mjerueshëm. Kështu që herën tjetër kur dikush përpiqet t’ju fyej, mos e merrni atë personalisht. Por nëse ju jeni me të vërtetë ndikoheni nga fjalët kritike bisedoni me një mik/e të ngushtë apo një të afërm, ta nxirrni jashtë është më e rëndësishmja, falë veten që e lejove atë person t’ju bënte të ndiheni keq për veten.
2•Lartësimi i kuptimit e/i “ZËNË”
Ne jemi duke jetuar në një botë me ritme të shpejtë ku të gjithë janë gjithmonë me vrap. Ne jemi të programuar për të menduar se të jesh gjithmonë i zënë është diçka për t’u krenuar. Por nuk i kemi kaluar tashmë kufijtë? Linja mes biznesit dhe marrëzisë është e hollë. Shumë prej nesh kanë harruar se të marrësh një pushim është e nevojshme për mirëqënien tonë. Disa kanë harruar pothuajse se si të çlodhen dhe janë gjithmonë duke mbajtur barrën e jetës së tyre të zënë dhe vazhdimisht duke menduar për punë dhe detyra të ndryshme të përditshme. Kjo është esenciale për shëndetin tonë për t’i dhënë vetes pak kohë të lirë. Kjo do të përmirësojë jo vetëm cilësinë e jetës sonë, por edhe cilësinë e punës sonë. Duke bërë pushime të vogla çdo orë ndërkohë që punojmë na jep mundësinë për tu rifreskuar dhe rikarikuar.
3•Burimet Negative të energjisë janë pjesë e zakonshme e jetës së përditshme
Shumë njerëz vërtetë nuk e dinë se sa saktësisht rutina e tyre e përditshme ndikon në mendimet e tyre.Ata i përdorin aktivitetet që bëjnë si baza ditore rutinë saqë  harrojnë për të ndaluar dhe për të reflektuar mbi to. Shumë prej nesh harrojmë të pyesim veten nëse ritualet që ne bëjmë sot, në të vërtetë janë një burim i energjisë pozitive, apo arsyeja e vuajtjes tonë. Nëse jeni ose vazhdimisht ndiheni të pakënaqur, merrni pak kohë për të menduar rreth asaj se si një ditë e zakonshme e jetës tuaj shkon. Cilat pjesë të rutinës tuaj do të donit ti ndryshonit? Çfarë tipa njerëzish ju takoheni dhe si secili prej tyre të bën të ndjehesh? Çfarë lloj blogjesh / revistash je duke lexuar dhe nëse me të vërtetë të gëzonë shpenzimi kohës tënde për to? Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për të ndaluar dhe për të menduar se çfarë lloj gjërash dhe mendimesh jeni mbushur trurin dhe veten tuaj. Sepse historitë që ne i themi vetes çdo ditë, bëhet mënyra se si ne shohim botën dhe mënyra se si e jetojmë jetën tonë. Mos harroni për të bërë kohë për gjërat që ju doni të bëni dhe të shpenzojnë më pak kohë në ato që ju bëjnë të vuani.
4•Mbërthyer në Zonën e Komfortit
Siç e dimë të gjithë, zona e rehatit është vendi ku asgjë e mirë nuk rritet. Është shumë e mundur që edhe aty ju nuk do të gjeni lumturinë tuaj.Të jesh i mbërthyer në rutinën tënde të përditshme, duke kaluar përmes aktiviteteve të zakonshme çdo ditë, mund të të bëjnë të ndjeheni të pakënaqur dhe të trishtuar. Mënyra për të thyer   zonën tuaj të rehatit është për të bërë diçka që është e pazakontë për ju, që ju nuk e keni provuar ose që jeni të frikësuar për ta bërë.Sfidoni veten për të bërë diçka të ndryshme çdo javë. Ajo mund të jetë çdo gjë: nga hidhja me parashutë deri për të porositur diçka të re në restorant. Çdo gjë ka rëndësi, për aq kohë sa ajo është e re për ju, ose që kërkon buçimën e gjakut tuaj.
5•MASKA “SERIOZE”
Duke e marrë jetën shumë seriozisht mund të bëjë të ndiheni më të frikësuar për shkak se të filloni duke analizuar çdo veprim që ju bëni. Ju ngadalë harroni të  argëtoheni, të qeshni dhe relaksoheni. Si mund ta gëzosh dhe shijosh plotësisht udhëtimin tënd të jetës në këtë rast? Nëse ju filloni të ndiheni të hidhur në lidhje me jetën dhe të mendoni për botën si një vend i keq për të qënë,bëni këtë marifet të thjeshtë. Ngjisni një shënim në pasqyrë tuaj që thotë “Ndriço /Relaksohu!” Çdo herë që ta shikoni atë kujtoi vetes se ti je ai i cili është duke bërë gjëra të ndërlikuar dhe të rënda. Hidhe atë peshë dhe shikoje jetën nga një tjetër perspektiv më të thjeshtë dhe të qartë. Kujtoi vetes se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për ty. Praktikojeni këtë çdo ditë do të kthehet në një zakon dhe ju do të ndjeni ndryshim pozitiv tek vetja.
6•Krahasimi i Vetes me të Tjerët
Kur ju përqëndroni shumë kohën dhe vëmendjen tuaj në atë që të tjerët kanë dhe ju nuk e keni, të jeni të sigurt që po e drejtoni veten në rrugën e vuajtjeve. Vazhdimisht krahasimi i vetes me të tjerët mund t’ju bëj të ndiheni ziliqar dhe të hidhur për shkak se ju po humbni fokusin nga gjërat që vërtet kanë rëndësi për veten tuaj.Herën tjetër kur ta kapni veten duke bërë këtë, merrni një copë letër dhe stilolaps dhe shkruani 5 gjëra pozitive për veten. Kjo ekzalton shpirtin tuaj dhe të ju bënë të kuptoni se edhe ju jeni të mrekullueshëm, gjithashtu. Është njerëzore të keni xhelozi nga koha në kohë, por kur të ndodhë, përpiquni për të kuptuar origjinën e xhelozisë tuaj. Pyesni veten se çfarë e shkakton këtë emocion- është për shkak se shoku yt apo shoqja jote ka mësuar kohët e fundit një gjuhë të re, udhëton shumë dhe mori vetëm një promovim? Kur ju e kuptoni se për çfarë saktësisht ju jeni xheloz për të, mos e urreni atë person, por pyeteni atë se si e ka arritur suksesin e tij. Në këtë mënyrë ju do të dini se ku të filloni në mënyrë që të merrni atë që ju doni nga jeta juaj, gjithashtu.
7•Vazhdimisht të Jetuarit në të Ardhmen
Duke bërë plane gjatë gjithë kohës dhe gjithmonë duke menduar për një gjë tjetër që ju duhet të bëni, mund t’ju bëjë të ndiheni i mjerë dhe i paplotësuar. Duke jetuar vazhdimisht  në momentin e ardhshëm ju privoheni nga të jetuarit në një të tashme, kjo nuk do t’ju lejojë të përjetoni plotësisht se çfarë po ndodh tani. Duke bërë këtë, ju nuk mund të gjeni gëzim, sepse gjithmonë ju do të presni që ai të jetë në momentin e ardhshëm.Do të përfundoni duke kapërcyer dhe anashkaluar momentet ashtu si Adam Sandler në filmin “Kliko”, ai duket shumë i mërzitur kur arriti i moshuar dhe e kuptoi se ai nuk kishte jetuar. Ajo që ne duhet t’i kujtojmë vetes është se lumturia mund të gjendet vetëm në të tashmen. Pse ta humbasim atë duke u brengosur për të ardhmen apo me keqardhje për të kaluarën tonë? Provoni duke qenë të vetëdijshëm për emocionet tuaja aktuale, aktivitetet dhe vendin që ju jeni pikërisht tani.Jetojeni Jetën tani.
Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Orohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Frika dhe Ankthi: Përshkrimi Psikologjik dhe Fiziologjik

Frika dhe Ankthi: Përshkrimi Psikologjik dhe Fiziologjik

Një numër i konsiderueshëm njerëzish përjetojnë shqetësime të lidhura me ankthin, sidomos në periudhën e hershme të jetës adulte, e cila korrespondon shpesh me moshën rreth 20 vjeç. Megjithatë, këto shqetësime prekin edhe moshat e tjera. Gjatë momenteve kur individët përjetojnë ankth dhe frikë, nëse këto përjetime janë të intensitetit të lartë, ato mund të shoqërohen me një sërë simptomash fizike dhe psikologjike, si:

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Ndjesi të ftohti ose të nxehti
  • Rrahje të shpejta ose të rënda të zemrës
  • Mpirje ose ndjesi mornicash
  • Ndjenjë mbytjeje
  • Ndjesi jo reale ose të çuditshme
  • Djersitje e tepërt
  • Marrje mendsh, të fikët
  • Dridhje
  • Frikë nga vdekja
  • Të përziera ose shqetësime të tjera fiziologjike
  • Frikë nga humbja e kontrollit ose çmendja
  • Dhimbje kraharori ose ndjesi parehatie

Nëse këto simptoma janë të pranishme, kemi të bëjmë me një çrregullim të qartë të ankthit. Në veçanti, këto janë shenja të një çrregullimi të panikut, i cili në shumë raste shoqërohet me agorafobi ose ndonjë fobi specifike, si për shembull fobia sociale.

Më poshtë janë disa fragmente nga individë që shfaqin simptomat e mësipërme:

Citim 1
“Frika më e madhe në jetë për mua është vdekja. Para një muaji isha duke udhëtuar me autobus dhe po mendoja për vdekjen dhe jetën pa mua. Pas disa minutash përjetova rrahje të shpejta të zemrës dhe përfundova në urgjencë. Që nga ajo kohë, më është përsëritur disa herë dhe kam shkuar shpesh në urgjencë. Ende kam frikë se mund të vdes. Sa herë që trembem nga diçka, kontrolloj zemrën dhe kokën nga frika se mund të kem ndonjë hemorragji cerebrale. Zemra ime ka dalë shumë mirë në testime, por frika mbetet. Psikiatri dhe neurologu më kanë thënë që është nga stresi dhe se do kalojë, por unë ende kam frikë. Më kanë thënë se nuk mund të vdes nga stresi. Si mund ta tejkaloj? Kërkoj ndihmë të menjëhershme. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Citim 2
“Unë jam 20 vjeç, por ky mendim më ka ndjekur gjatë gjithë jetës, sidomos në situata të mbyllura ose kur nuk kishte energji elektrike. Nuk e mendoja shpesh, por sa herë e mendoja, frikësohesha se mund të lija ndonjë pasojë në sistemin nervor. Sot, në moshën 20 vjeç, kjo mendim më shkaktoi një episod takikardie (rrahje shumë të shpejta të zemrës), por për kardiologun nuk ka probleme. Që nga ajo ditë, mbaj mendjen herë te pulsi e herë te dhimbja e kokës. Kërkoj mendimin e dikujt që ka kaluar stresin në shkallën që po e kaloj unë dhe të më tregojë se si e ka tejkaluar.”

Citim 3
“Nuk kam parë kurrë njerëz të vdekur, madje para se të sëmuresha, shikoja filma horror pa problem dhe nuk më bënte përshtypje as të shihja dikë duke vrarë kafshë. Por tani nuk mund ta konceptoj botën pa mua dhe mendoj se unë jam qendra e gjithçkaje. Kur të vdes unë, çfarë do ndodhë? Kjo pyetje më ka sëmurur. Tani jam fiksuar pas çdo dhimbje që ndiej dhe trembem shumë shpejt (gjë që më parë nuk ndodhte).”

Në këto raste kemi të bëjmë me një çrregullim paniku, pasi përjetohet një ose më shumë episode paniku të papritura dhe periodike. Karakteristikë është shqetësimi i vazhdueshëm mbi përjetimin e sulmeve të tjera, pasojat e tyre, si dhe simptoma si rrahje të shpejta të zemrës, frikë nga vdekja, humbja e kontrollit etj.

Ankthi shfaqet shpesh në situata ku largimi nga vendi është i vështirë, i sikletshëm ose i pamundur, ose kur ndihma nuk është e lehtë për t’u arritur gjatë një sulmi paniku të papritur. Kjo sugjeron që çrregullimi i panikut shpesh shoqërohet me agorafobi. Frikërat tipike agorafobike përfshijnë: të qenit vetëm larg shtëpisë, në vende të errëta, në turma, në radhë, në ura apo në udhëtime me autobus, tren ose makinë.

Trajtimi i këtyre rasteve nga një psikolog bëhet kryesisht nëpërmjet psikoterapisë kognitive dhe të sjelljes, e cila është ndër më efikaset për këtë lloj çrregullimi. Shumë shpesh, si hap fillestar, pacienti plotëson një pyetësor ose i përgjigjet pyetjeve gjatë një interviste. Një pjesë e rëndësishme e terapisë janë detyrat e shtëpisë, të cilat rekomandohen nga terapisti.

Vetëmonitorimi është thelbësor në këtë proces. Kjo praktikë ndihmon individin të vëzhgojë problemin e tij në mënyrë të vetëdijshme dhe objektive. Vetëmonitorimi përfshin mbajtjen e shënimeve mbi çdo episod shqetësues, duke përfshirë kohëzgjatjen, shpeshtësinë, si dhe nivelin e frikës në një shkallë nga 0 deri në 8. Për çdo episod ankthi apo frike, është e nevojshme të regjistrohen simptomat e përjetuara dhe çdo faktor që shoqëron episodin.

Kontakto Psikologe në Tiranë

Nëse po përjetoni ankth, stres apo frikë që po ndikon në cilësinë e jetës tuaj, mos prisni më gjatë! Studio Psikologjike është këtu për t’ju ndihmuar të gjeni qetësinë dhe balancën që meritoni. Kontaktoni sot për një seancë konsultimi dhe hidhni hapin e parë drejt mirëqenies mendore. Rezervo tani dhe fillo rrugëtimin drejt një jete më të qetë dhe të kontrolluar!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Më poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …