Efektet e dëmshme të stresit dhe rëndësia e menaxhimit emocional
Stresi është një reagim natyror i organizmit përballë situatave sfiduese, por kur bëhet i vazhdueshëm dhe i pakontrolluar, ai mund të shndërrohet në një faktor serioz rreziku për shëndetin mendor dhe fizik. Në praktikën klinike psikologjike, gjithnjë e më shumë pacientë paraqiten me simptoma që lidhen drejtpërdrejt me nivele të larta stresi, ankthi dhe mbingarkese emocionale. Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë ofron një qasje profesionale dhe të personalizuar për të kuptuar, trajtuar dhe menaxhuar këto gjendje.
Çfarë është stresi dhe si manifestohet ai?
Stresi është një përgjigje e organizmit ndaj kërkesave të brendshme ose të jashtme që perceptohen si kërcënuese ose tejkalojnë aftësinë tonë për t’u përballur me to. Ai nuk shfaqet vetëm në nivel emocional, por ndikon drejtpërdrejt edhe në trup. Shumë pacientë fillimisht kërkojnë ndihmë mjekësore për simptoma fizike, pa qenë të vetëdijshëm se shkaku i tyre mund të jetë stresi kronik.
Ndër efektet më të shpeshta dhe të dëmshme të stresit janë:
- Dhimbje koke të vazhdueshme
- Rënie e flokëve
- Probleme të lëkurës si akne ose psoriazë
- Pagjumësi dhe çrregullime të gjumit
- Rrahje të shpejta të zemrës
- Shtim i oreksit ose çrregullime në ushqyerje
- Probleme të tretjes
- Dhimbje shpine dhe tension muskulor
- Grumbullim i dhjamit, veçanërisht në zonën abdominale
- Rritje e presionit të gjakut dhe e nivelit të sheqerit
- Rënie e dëshirës dhe motivimit
Këto simptoma janë sinjale paralajmëruese që nuk duhen neglizhuar, pasi stresi i patrajtuar mund të çojë në çrregullime ankthi, depresion dhe probleme psikosomatike.
Sa i/e stresuar jeni?
Një nga pyetjet kyçe që çdo individ duhet t’i bëjë vetes është: sa i/e stresuar jam aktualisht? Në praktikë, nivelet e stresit mund të ndahen në tre kategori kryesore:
- Stres i ulët (pak)
- Stres i moderuar (normal)
- Stres i lartë (shumë)
Identifikimi i nivelit të stresit është hapi i parë drejt ndërhyrjes së duhur psikologjike. Shumë pacientë e normalizojnë stresin e lartë, duke e konsideruar si pjesë të pashmangshme të jetës, por kjo qasje shpesh çon në përkeqësim të simptomave.
Mendimet e tepruara dhe emocionaliteti
Mëndja dhe zemra janë në një dialog të vazhdueshëm. Mëndja na ndihmon të kuptojmë realitetin, ndërsa zemra na jep mundësinë ta përjetojmë atë. Megjithatë, kur mendimet bëhen të tepruara dhe të pakontrolluara, pacienti mund të ndihet i mbingarkuar, me ndjesinë se kontrolli i jetës është zhvendosur nga vetja te rrjedha e pandërprerë e mendimeve.
Në këto raste, lind pyetja thelbësore: si e mbushim kohën dhe “boshllëkun” emocional?
- Me mendime të vazhdueshme dhe analizë të tepruar
- Me emocione të forta dhe shpesh të paartikuluara
- Me veprime të vazhdueshme për të shmangur përjetimin emocional
Secila prej këtyre strategjive mund të sjellë pasoja. Mbingarkesa mendore çon në ankth, lënia e vetes plotësisht në duart e emocioneve mund të shkaktojë ndjesi humbjeje kontrolli, ndërsa mbushja e vazhdueshme e kohës me veprime mund të jetë një mekanizëm shmangieje që nuk e zgjidh problemin, por e shtyn atë.
Ankthi si pasojë e pamenaxhimit emocional
Në të tre skenarët e mësipërm, një përfundim është i përbashkët: shfaqja e simptomave të ankthit. Ankthi nuk është dobësi, por një sinjal që organizmi dërgon për të treguar se diçka ka nevojë për vëmendje dhe ndryshim. Simptoma si tensioni i vazhdueshëm, frika e pashpjegueshme, vështirësia në përqendrim dhe lodhja mendore janë arsye të mjaftueshme për t’iu drejtuar një profesionisti të shëndetit mendor.
Roli i psikologut dhe rëndësia e psikoterapisë
Psikoterapia është një proces profesional, i strukturuar dhe i bazuar në evidencë shkencore, që ndihmon pacientin të kuptojë më mirë veten, mendimet, emocionet dhe sjelljet e tij. Ajo nuk është vetëm për momentet e krizës, por edhe për zhvillimin personal dhe mirëqenien afatgjatë.
Në situata shqetësimi emocional, figura e psikologut ofron një ndihmë konkrete dhe efektive. Përmes psikoterapisë, pacienti mëson të:
- Menaxhojë stresin dhe ankthin
- Ndërtojë strategji të shëndetshme përballimi
- Përmirësojë marrëdhënien me veten dhe të tjerët
- Rrisë vetëdijen emocionale
- Rifitojë kontrollin mbi jetën e tij
Studio Psikologjike në Tiranë ofron këshillim psikologjik dhe psikoterapi për individë që dëshirojnë të trajnojnë mendjen e tyre dhe të drejtojnë jetën me më shumë qartësi dhe ekuilibër.
Është koha për të folur
Të kërkosh ndihmë psikologjike është një akt force dhe vetëdijeje, jo dobësie. Ne jemi njerëzorë, jo të pamposhtur dhe as të përsosur. Të gjithë kalojmë periudha të vështira dhe jo gjithmonë dimë si t’i zgjidhim vetë. Konsultimi me psikologun është një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit, shëndetit mendor dhe cilësisë më të mirë të jetës.
Drejtoju Psikologut!
Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber