14 Të vërtetat e njerëzve të cilët janë vërtetë të ashpër me veten e tyre
Është e vështirë për t’u marrë me zërat kritik, sidomos kur zërat janë ato brënda kokës tuaj. Disa prej nesh janë me të vërtetë të ashpër me veten e tyre.
Nëse ju jeni një nga ata njerëz që është i/e ashpër me veten, këtu mund ta zbuloni.
Ata nuk kërkojnë ndihmë dhe mendojnë gjëra vazhdimisht. Ndihen keq nëse bëjnë një gabim dhe brengosen. Shumë. Është e vështirë të jesh i ashpër ndaj vetes.
Këtu janë 14 të vërteta të njerëzve të cilët janë vërtetë të ashpër me veten e tyre
1• Sa të ashpër jeni me veten tuaj
Në momentin kur ju bëni një gabim, ose ju ndjeheni se nuk jeni në lartësinë e duhur, ju fajsoni veten tuaj.Ju ripërsërisni skenarët në kokën tuaj duke menduar se si do të kishit bërë ndryshe. Ju kritikoni veten dhe mendoni se si ju do të bënit më mire në të ardhmen. Mendimet tuaja janë nganjëherë si një rekord i thyer.
2• Por ju nuk jeni të ashpër me të tjerët.
Megjithatë, nëse një mik bën të njëjtin gabim si ju, ju jeni shumë inkurajues dhe të kuptueshëm ndaj tij/saj. Edhe pse ju e dini këtë, është ende e vështirë të mos i jepni vetes të njëjtën mirësjellje që ju jepni të tjerëve.
3• Ju thoni “më fal.” (Shumë.)
Në momentin që kuptoni se keni bërë një gabim, zakonisht kërkoni ndjesë shpejt. Ndonjëherë thoni “më fal”, kur nuk ka asgjë për të kërkuar falje, ose nuk keni bërë një gabim. Duke thënë “më fal” shumë është pjesë e asaj që jeni dhe ju e bëni këtë edhe pasi ju kanë thënë se jeni të falur.
4• Ju mendoni shumë.
Ju mendoni mbi gjërat gjatë gjithë kohës. Cikli i mendimeve tuaja rrotullohet në mëndje vazhdimisht. Ju pyesni veten nëse jeni duke bërë gjërat drejtë, në qoftë se jeni duke bërë gjërat e duhura dhe në se jeni duke shkuar për të bërë gjërat e duhura.
5• Nuk ju pëlqen të kërkoni ndihmë.
Të kërkoni ndihmë është super e vështirë për ju. Ju pëlqen që të tjerët të mendojnë se ne jeni të aftë dhe të shkathët. Ju pëqen të shfaqeni se keni gjithçka nën kontroll. Është e vërtetë e vështirë për ju për të kërkuar ndihmë.
6• Por, jeni të etur për të ndihmuar të tjerët.
Ironikisht, jeni mjaft të etur për të ndihmuar të tjerët, kur ata kanë nevojë dhe jo domosdoshmërisht i shohni ata si të dobët ose të paaftë. Ju e kuptoni se njerëzit kanë nevojë për ndihmë herë pas here, thjesht që nuk ju pëlqen të jeni ju ata që keni nevojë për të ndihmuar veten.
7• Kritika është me të vërtetë e vështirë për tu pranuar.
Është e vështirë për të pranuar kritika nëse kjo është e vërtetë apo jo. Kur merrni kritika, ju konsumoheni disi nga ajo. E urreni të bëni gabime. Doni të bëni gjënë e duhur.
8• Edhe kritika konstruktive është e vështirë për ta pranuar.
Edhe në qoftë se është tërësisht e përshtatshme, ende keni vështirë që të pranoni edhe kritika konstruktive. Në një shënim pozitiv, megjithatë, pjesa e mirë e kësaj kritike kostruktive është se e merrni për zemër dhe e përdorni atë për të bërë veten më të mirë.
9• Është e vështirë për të pranuar komplimente gjithashtu.
Komplimentet mund t’ju bëjnë të ndjeheni në vështirësi. Ato mund t’ju befasojnë dhe t’ju kapin të papëgatitur.Gjëja për të qeshur është se jeni më shumë se të etur për të shpërndar komplimente për të tjerët,vetëmse e keni të vështirëti pranoni ato.
10• E urreni të bëni gabime.
Në momentin që keni bërë një gabim, është i ngulitur në trurin tuaj përgjithmonë. Edhe pse e dini se të gjithë bëjnë gabime, por ju nuk duhet. Faji vendoset brënda jush dhe vazhdoni mendoni e rimendoni ndikimin e veprimeve tuaja.
11• Ju kontrolloheni dhe ruheni emocionalisht.
Ju shpesh i ruani emocionet tuaja. Është e vështirë për të lënë të tjerët të hyjnë në brendësi të emocioneve tuaja dhe nuk doni të lejoni askënd që t’ju perceptojë si delikat, të ndjeshëm ose emocional.
12• Keni frikë se nuk jeni në lartësinë e duhur.
Kur ju jeni të ashpër ndaj vetes, është e lehtë për të gjetur çdo faj të mundshëm me veten, jetën tuaj, dhe madje edhe me pamjen tuaj fizike. Sepse e njihni veten aq mirë, sa i dini të gjitha gabimet tuaja. Edhe pse ne mënyrë racionale e dini se askush nuk është i përsosur, ju brengoseni se nuk jeni në lartësinë e duhur.
13• Ju dëshironi më shumë.
Është e vërtetë se ata që janë të ashpër me veten e tyre shpesh mund të jenë ata që duan madhështinë. Duke kuptuar këtë përsosmëri dhe suksesi përfundimtar është qëllimi, asgjë më pak nuk është e pranueshme.
14• Ju punoni vërtetë vërtetë shumë.
Ju nuk e lini derisa puna është bërë ose nuk largoheni derisa puna të bëhet siç duhet. Ju siguroheni që puna juaj është e përkryer dhe e denjë. Jeni punëtorë të mëdhenj dhe kur i merrni gjërat i bëni.
Studio Psikologjie ofron një sërë shërbimesh për tu ardhur në ndihmë të gjithë klientëve të saj për të gjitha llojet e shqetësimeve që mund të hasin. Kontakto StudioPsikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim,psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!
Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.
Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.
Konsulta në studio me psikologe në Tiranë
Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.
Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:
- Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
- Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
- Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro