Artikuj

psikologe tirane

Dorëshkrimi, psikologjia e dorëshkrimit dhe karakteri

Levizja e dores, mimika dhe doreshkrimi  shprehin karakterin e njeriut, dhe qe ketu eshte krijuar shkenca e quajtur grafologji, e cila shpjegon karakterin e njeriut. Cdo levizje e dores,dhe ajo me e vogla flet per gjendjen e brendshme te njeriut. Fuqia e brendshme dhe pasuria e individit shprehen nepermjet doreshkrimit, duke krijuar krijuar keshtu ate qe quhet psikologjia e doreshkrimit.

Tipologjite

1-Doreshkrimi i shpejte ose i ngadalte
Doreshkrimi i shpejte dhe spontane shpreh njeriun e shpejte punetor dhe entuziast. Nqs eshte e njejta shpejtesi kur  doreshkrimi eshte jospontan kemi te bejme me njeriun e padurueshem,nervoz qe eshte tejet i shqetesuar dhe i pakujdesshem. Doreshkrimi i ngadalte dhe spontan flet per njeriun e qete, te mbledhur e te kujdesshem, ndersa kur eshte jospotan kemi te bejme me njeriun e pavendosur dhe pertac.

2-Shkronjat e medha ose te vogla
Doreshkrimi i theksuar me shkronjat e medha dhe spontane shpreh thellesine e ndjenjave dhe njeriun e pasionuar,ndersa doreshkrimi jospontan shpreh njeriun e endrrave,qe nuk e posedon realitetin tokesor. Doreshkrimi i theksuar me shkronjat e vogla dhe spontan shenon njeriun solid, realist me nje instikt te natyrshem, ndersa doreshkrimi jospontan shenon njeriun e zbrazet.

3-Doreshkrim i rende apo i lehte
Doreshkrimi quhet i rende,kur e rendojme lapsin duke shkruar dhe nqs ai eshte spontan tregon njeriun e vendosur dhe me vullnet te forte,ndersa kur nuk eshte spontan flet per njeriun e ngurte,te palevizshem. Doreshkrimi i lehte dhe spontan tregon njeriun e shkathet,dinamik,te gjalle ndersa doreshkrimi jospontan njeriun e pavullnetshem,te merzitshem.

4-Doreshkrimi me shkronja te gjera ose te ngushta
Doreshkrimi me shkronja te gjera dhe spontane shpreh njeriun e gdhendur dhe te kujdesshem,ndersa doreshkrimi jospontan shpreh njeriun e shpejte,te padurueshem e pa themel. Doreshkrimi me shkronjat e ngushta dhe spontane shpreh njeriun,qe frenon vetveten dhe mban situaten nen kontroll,ndersa doreshkrimi jospontan shpreh njeriun e frikesuar,i cili eshte egoist e qe nuk i beson askujt.

5-Doreshkrimi i pjerret ose pingul
Doreshkrimi i pjerret dhe spontane shpreh njeriun mikprites,te shoqerueshem dhe zemerbardhe,ndersa doreshkrimi jospontan shpreh njeriun e pafrenueshem qe nuk mendon shume. Doreshkrimi pingul dhe spontane tregon njeriun tek i cili mbizoteron arsyeja e mendjes permbi ndjenjat,ndersa doreshkrimi jospontan tregon njeriun e ftohte dhe te pashpirt.

Konsulta online dhe ne studio me psikologe në Tiranë

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

cfare jane psikoza dhe neuroza

Psikoza dhe Neuroza: Dallimet, Simptomat dhe Trajtimi

Cilat janë dallimet, simptomat dhe kur duhet të kërkojmë ndihmë psikologjike? Shëndeti mendor është një pjesë thelbësore …

📌#Psikoshëndet 👂🧠❣️ 🧠💔 EDHE BURRAT LODHEN. EDHE BURRAT LËNDOHEN. POR JO GJITHMONË NDJEHEN TË LIRË TA SHPREHIN. Sa herë ke dëgjuar një burrë të thotë “Jam mirë”, ndërkohë që brenda tij mund të jetë duke u zhvilluar një betejë emocionale? 💔 Disa burra mësojnë ta fshehin dhimbjen, sepse janë rritur me mesazhin se duhet të jenë gjithmonë të fortë. 🥀 Mund të ndihen të vetmuar edhe kur janë të rrethuar nga njerëz. 🫂 Mund të kenë nevojë për vlerësim, për një fjalë të mirë apo për dikë që thjesht t’i dëgjojë, pa i gjykuar. 🧱 Ndonjëherë mbajnë përgjegjësi të mëdha, ndërsa përpiqen të mos tregojnë sa të lodhur janë. ❤️ Mund të duan thellësisht, të përjetojnë refuzim dhe të vuajnë në heshtje. “Bëhu burrë!” – një shprehje që, kur përdoret për të ndaluar shprehjen e emocioneve, mund të kthehet në një pengesë për të kërkuar mbështetje. 🧠 Nga këndvështrimi psikologjik, shtypja e emocioneve, frika nga cenueshmëria dhe presioni për të qenë gjithmonë i fortë mund të ndikojnë në mirëqenien emocionale dhe marrëdhëniet ndërpersonale. ✨ Forca nuk është të mos qash. Forca është edhe të pranosh se ke nevojë për ndihmë. Një burrë nuk ka nevojë të vlerësohet vetëm për atë që siguron, zgjidh apo mbron. Ai meriton të vlerësohet edhe për atë që është. ❤️ 💬 Kur ishte hera e fundit që e pyete një burrë: “Si ndihesh vërtet?” 👂 🏡 STUDIO PSIKOLOGJIE 🧠 Psikoterapi individuale ❤️ Psikoterapi çifti

Fakte shumë të trishta për burrat

Dhimbja emocionale që shpesh fshihet pas shprehjes “Bëhu burrë!” Sa herë kemi dëgjuar shprehjen “Bëhu burrë!” …

psikolog klinik dhe psikoterapi

KUR NJË DIAGNOZË BËHET NJË ETIKETË

Pse duhet të tregojmë kujdes me mënyrën si flasim për shëndetin mendor? Në komunikimin e përditshëm, shpesh përdorim …