Fobitë më të çuditshme të botës
Kur flitet për fobitë, ta mendosh mirë, nuk ka vend për shaka: Kush ka frikë nga gjarpërinjtë, merimangat, të mbetet i mbyllur në ashensor, e di mirë sa terrorizuese është, qoftë edhe vetëm ta mendosh.
Por ama, ndërsa disa prej fobive mund të jenë pjesërisht të shpjegueshme, po të kesh parasysh ndjenjën e frikës që gjenerojnë, rezulton e vështirë të imagjinosh se si mund të jenë të rrezikshëm e efektivisht të frikshëm… kastravecët. Sipas Tecno Cientista, këta bëjnë pjesë në fobitë më të çuditshme të botës. Cilat janë fobitë e tjera? Secila çudi më vete.
Fobia nga palaçot
Pas filmit, të frymëzuar nga një libër i Stephen King-ut, vështirë të mendosh se është e çuditshme apo groteske dhe jo e formuar një fobi e tillë. Megjithatë, palaçot duhet të ishin të këndshëm, argëtues ose të paktën zbutës. Për shumë njerëz duket e çuditshme se si palaçot që bëjnë fëmijët të qeshin, trembin disa të rritur, kur në të vërtetë, këto fytyra janë bërë enkas për qëllime argëtimi. Për studiuesit, kjo lloj frike është nga më interesantet për t u shpjeguar. Fytyra e palaços mund të jetë “përqeshësi” i tyre. Për disa është “deformim psiqik” i një imazhi normal. Njerëzit që kanë frikë nga palaçot, ndryshe nga persona që vuajnë nga disa lloje të tjera fobish, besohet se kanë një hipersensibilitet për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mund të provojnë më shpesh neuroza. Një palaço mund të jetë për ta, një person që maskohet, por pas maskës është diçka tjetër. Ja që edhe shtirja bën pjesë në skedarin e fobive njerëzore.
Globofobia apo fobia nga topat e vegjël
Po, po, pikërisht nga ata me ngjyra të ndezura që u blihen kudo fëmijëve nëpër panaire, kënde lojërash a plazhe! Më tepër se të brishtë e megjithatë, të tmerrshëm për kë vuan nga kjo lloj fobie. Objektet e rrumbullakëta u heqin humorin dhe zakonisht, në dekorimin e veshjeve e shtëpive të tyre ka vetëm forma gjeometrike me kënde, harqe, por kurrsesi topa. Studiuesit mendojnë se kjo lloj frike mund të lidhet me frikën nga Universi, ekzistencën mbi një planet të rruzullit dhe rrezikun e rrokullisjes bashkë me të, pamundësinë e qëndrimit menjëherë në një vend të diçkaje që rrokulliset. Për këtë arsye, nuk preferojnë të ndjekin asnjë lojë me top dhe as vallet në rreth.
Fobia nga pambuku
Ose, për të qenë më të saktë, nga shukat e pambukut! Ja, nga ato që përdoren për të pastruar fytyrën. Disa mendojnë se kjo mund të jetë bashkëshoqëruar me injeksionin e gjilpërës të bërë që në fëmijëri. Vetë injeksionet janë një fobi mjaft e përhapur, që nga fëmijët e deri tek burrat. Por të tjerë studiues e lidhin frikën nga pambuku me ndjesinë e peliçes së ndonjë kafshe të rrezikshme. Ndërkohë, shembuj të tjerë tregojnë se sasia e pambukut është e rëndësishme në zhvillimin e fobisë. Dëngjet e mëdha të pambukut i bëjnë disa persona që të mbushen me zor me frymë, pra për ta, sasia e pambukut do të thotë “marrje fryme”, kurse për të tjerë, është ngjyra e bardhë.
Fobia nga kastravecët
Tamam-tamam, është fjala për kastravecët turshi, që janë aq të gjelbër, krokantë dhe të shijshëm. Askush nuk i ka gjetur një shpjegim për të qenë kësaj fobie. Disa besojnë se është shija e kastravecave turshi shkaku, e të tjerë, se është zhbërja e ngjyrës së tij nga jeshile e errët i freskët, në ngjyrë “të kalbur”. Këta njerëz besojnë se po përtypin një “kalbësirë”. Një frikë të ngjashme paraqesin disa njerëz ndaj mishit- ushqim, pasi u duket se përpara kanë jo mishin e gjallë, por mishin-kufomë. Këtu hyn edhe frika nga veza e rrahur më shpesh, por edhe nga e skuqura. mos I thoni kurrë një fëmije se jeni duke ngrënë materiali nga i cili bëhet një zog, pasi ka shumë të ngjarë t i krijoni një fobi të pashqitshme për vezën.
Ithyphallofobia
Nuk është gjë tjetër, veçse saktësisht frika nga penisi i erektuar. Askush nuk do t ia uronte kurrë një burri! Zakonisht, ato gra që vuajnë nga kjo frikë, mund të kenë pasur një përvojë të mëparshme jo të pëlqyeshme, besonin më parë disa seksologë. Por ideja më e pranuar tani është se pas intervistave me gra të tilla është kuptuar që kjo frikë i ka shoqëruar që nga përvoja e parë. Kjo i pengon ato të tregohen shumë miqësore me trupat e burrave të tyre e në disza raste shkon deri në panik. Me terapi mund të kapërcehet deri diku, por asnjëherë plotësisht.
Efebofobia: frika nga adoleshentët
“Po bëhen gjithmonë e më të terrorizues për më të moshuarit…”, thonë sociologët më pesimistë. Të jemi realistë: A nuk është pikërisht i tillë alternimi i zakonshëm midis gjeneratave? Në të vërtetë, frika nga adoleshentët është më tepër frika e largimit të madh nga një moshë energjike, që secili do të donte ta kishte por e ka humbur. Nga ana tjetër, në raste të veçanta, ndodhi të pakëndshme mund të kthehen në fobi të një individi të vetëm. Po kaq e vërtetë sa frika nga fobia, është friksa nga ritmi i jetës, që më të vjetrit nuk e përballin dot.
Gimnofobia
Frika e të qenit lakuriq apo e lakuriqësisë së të tjerëve. Pas gjithë këtyre, ndoshta duket më pak e çuditshme nga të gjitha, nëse marrim parasysh sa rëndësi ka sot aspekti social i një personi dhe pranimi i lakuriqësisë pa qenë i mbrojtur. Kjo është shpesh e lidhur me ankthin në planin seksual. Kjo është një frikë e përhapur, madje edhe disa foshnja e shprehin pakënaqësinë e lakuriqësisë duke qarë, edhe pse nuk ndjejnë as ftohtë dhe as bezdi të tjera nga mjedisi. Kjo frikë është më e fortë për meshkujt sesa për femrat, dhe sipas psikanalistëve, lidhet me faktin se meshkujt kanë më tepër se femrat për të fshehur ose mbuluar. Por, bëhet fjalë për ekspozim të plotë e jo të pjesshëm të trupit.
Fobia nga mobiljet antike
Nëse imagjinojmë se njësoj si tek “Harry Potter” një skrivani mund të tentojë të na sulmojë, atëherë do të ishte plotësisht e justifikueshme. Por fobitë, dihet, janë të një natyre irracionale… Kështu që, përse vallë poltronat e vjetër të preferuar të tetos që vdiq shumë plakë, nuk duhet t i kallë datën ndokujt? Frika nga sendet e vjetra i detyron disa njerëz që vazhdimisht të rinovojnë mjedisin dhe t i hedhin objekte të tilla. Këta persona kurrë nuk shkojnë në muze, pasi mund të pësojnë një atak paniku, po ashtu, nuk ndjehen mirë nga filmat që paraqesin objekte të tilla të vjetra.
Neofobia
Apo kainotofobia: Eshtë e kundërt me frikën e mësipërme është pikërisht kjo, fobia nga e reja, nga risitë, për shkak të drojës se mos nuk arrijmë ta kuptojmë apo ta zotërojmë atë. Sot kjo lidhet në thelb me teknologjinë, në kuptimin praktik të fjalës, por në kuptimin e gjerë mund t i referohet çdo lloj ndryshimi të relievit në jetën e atij që vuan nga kjo lloj fobie. Personat që vuajnë nga neofobia janë më tepër se ata që vuajnç nga fobia prej antikiteve. Më tepër njerëz ndihen më komod në kontakt me të vjetrën dhe kjo duket për studiuesit se nuk është aspak çështje moshe.
Pteronofobia
Frika nga puplat. Eshtë shumë më tepër se frika e gudulisjes së thjeshtë që ato mund të shkaktojnë. Dhe nuk është fjala për ata që kanë alergji prej tyre. puplat shndërrohen në disa persona në objekte paniku, sikurse janë për disa të tjerë lëkurat e kafshëve apo e gjarprit, kthetrat e zogjve, foletë e tyre. Të tjerë njerëz madje kanë frikë nga mustaqet e misrit, aroma të caktuara lulesh, zhardhokët e disa bimëve. Madje, edhe nga shelgjet lotuese. Njihet rasti i një poeti i cili ndërroi shtëpinë, sepse nuk mund të duronte dot praninë e shelgjeve të porsambjellë pranë rrugës së tij.
Si të mësojmë ti menaxhojmë fobitë tona
Përsa i përket kohës së fobive që kemi, janë të shumta shkaqet nga të cilat ne jemi të predispozuuar të kemi fobi . Disa nga këto raste po i përmendim më poshtë si dhe mënyrën për të menaxuar ato dhe për të larguar fobitë tona.
1. Ka të bëjë me fëmijërinë tonë. Kjo ka të bëjë me disa frikëra të imponuara nga vetë prindërit tani si psh. kur thone “Erdhi gogoli” apo gjëra të kësaj natyre. Në njëfarë mënyre, vetë prindërit tanë na ekspozojnë ndaj një fobie
2: Janë traumat që kalojmë në jetë, një eksperiencë e hidhur në jetën tonë ose e dëgjuar nga një person që mund të përcjellë fobinë e tij tek ne. Përshembull, nëse kemi ndër mend të bëjmë një udhëtim me avion, duke patur parasysh ato që kemi dëgjuar për aksidente ajrore, në njëfarë mënyre ne mendojmë se çfarë mund të na ndodhte, nëse do të udhëtonim me avion.
Mënyrat për të menaxhuar këto frikëra apo për t i “shëruar”
Disa persona gjejnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të shmangur fobitë e tyre duke mos u ekspozuar ndaj tyre. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por dhe kjo nuk është një zgjidhje sepse në një moment apo në një tjetër, ne do të përballemi me to! Atëherë lind pyetja: Si mund t i menaxhojmë apo “shërojme” këto fobi ?! Atëherë, nëse do ta bënim vetë një gjë të tillë, do të bënim këtë si fillim: Në një copë letër do të shkruanim fobitë tona dhe do t i vlerësonim me një notë nga 1 deri në 10.
Atëherë ne do të merteshim me atë fobi që tek ne ka më shumë efekte anesore (marrje mendsh, të vjella puls të lartë etj) dhe nëse do të donim që të menaxhojme këtë, mund ta bëjmë nën mbikqyrjen e një eksperti apo dhe vetë, nëse vetë fobia nuk ka shumë pasoja. Po flasim për fobinë ndaj udhëtimeve me avion. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të mendojmë, se pas dy javësh do të kemi një udhëtim me avion dhe të mendojmë paraprakisht se çfarë do të bënim a) Vajtja në aeroport b) ngarkimi i bagazheve c) hipja në avion d) nisja apo ngritja me avion . Nëse bëjmë këtë gjë, do të vini re (po flasim për një fobi nga avioni, nuk mund të bëjmë një gjë të tillë pa patur një fobi të tillë) se do të përjetoni situata të ngjashme me ato që do të përjetoni në një udhëtim me avion. Kjo gjë duhet bërë 3 herë në javë dhe për një periudhe 2- javore do të shikoni që do të jeni në gjendje të menaxhoni frikërat tuaja dhe t i kontrolloni ato.
Fobia (phobia) = perkthehet “frike” ne greqisht.
Phobos = perendia e frikes (biri i Ares-it)
Watson shpenzoi shume kohe me studimin e fobive dhe deri ne fund te jetes nuk arriti te mposhte friken e tij ndaj erresires.
Isaac Newton vuante nga agoraphobia.
Hans Christian Andersen vuante nga frika ndaj zjarrit…dhe kjo fobi u zhvillua pas vdekjes se mikut te tij nga djegia.
Fobite mund te zhvillohen nga eksperienca te caktuara, ose shoqerohen me simbole te zakonshme te frikes qe heret ne moshe…si gjarperinjte, merimangat, perbindeshat qe zakonisht shfaqen ne programe televizive si simbole frike e ligesie.
Per kuriozitet po postoj nje liste te fobive te ndryshme qe ekzistojne sot.
A /Ablutophobia- frike e te larit (p.sh: ne vaske) /Acarophobia- frike e te kruajturit /Acerophobia- frike nga thartira /Achluophobia- frike nga erresira/ Acousticophobia- ….nga zhurma /Acrophobia-…lartesite /Aerophobia-…fllad,ajri ose kur ben korent (si i themi ne) / Agliophobia-…dhimbje /Agoraphobia-…vende te hapura /Agrizoophobia-…kafshe te egra /Aichmophobia-…gjilpera dhe objekte me maje//Ailurophobia-….macet /Alektorophobia-…pulat /Alliumphobia-…hudhrat /Allodoxaphobia-…opinionet /Amathophobia-..pluhuri /Ambulophobia-…te ecurit /Anablephobia-..te parit lart /Androphobia-…meshkujt /Anemophobia-…era (era qe fryn) /Anglophobia-…Anglia /Anthophobia-…lulet /Antlophobia-…permbytjet /Anuptaphobia-…e te mbeturit beqae /Apeirophobia-…e infinitetit /Apiphobia-…bletet /Arachibutyrophobia-..e te ngjiturit te gjalpit kikirik ne qiellze / Arachnophobia-…merimangat /Arithmophobia-…numrat /Asthenophobia-…te renit te fiket /Athazagoraphobia-…te harruarit nga te tjeret, te neglizhuarit /Aulophobia-…fyellave /Aurophobia-…floririt, arit /Aviophobia-…te fluturuarit me avion