Category: Anxiety

ÇFARË BËNI PËR TË MENAXHUAR ANKTHIN QË RRIT ANKTHIN

Çfarë Bëni Për Të Menaxhuar Ankthin Që Rrit Ankthin?

Si e ushqejmë ankthin pa e kuptuar

Gabimet më të shpeshta që bëjmë në përpjekje për ta menaxhuar

Ankthi është një reagim i natyrshëm i organizmit ndaj stresit dhe pasigurisë. Shpesh, përpjekjet që bëjmë për ta kontrolluar ose shmangur atë, në mënyrë paradoksale, e përkeqësojnë situatën. Në këtë artikull sjellim në vëmendje disa nga gabimet më të zakonshme që individët bëjnë kur përballen me ankthin dhe çfarë mund të bëjnë ndryshe për të arritur një menaxhim më efektiv.

1. Përpjekja për të shmangur mendimet dhe ndjenjat e pakëndshme

Një nga reagimet më të shpeshta ndaj ankthit është dëshira për ta shtypur ose injoruar atë. Por, sa më shumë që përpiqemi të largojmë mendimet dhe emocionet e pakëndshme, aq më shumë ato marrin fuqi mbi ne. Vetë përpjekja për t’i kontrolluar bëhet një burim ankthi.

E vërteta është se nuk mund të shpëtojmë nga vetja dhe nga bota jonë e brendshme. Mendimet, emocionet dhe ndjesitë fizike janë pjesë e përvojës njerëzore. Duke i pranuar ato si të tilla dhe duke mos u përpjekur t’i shtypim, mund të fillojmë të ndërtojmë një marrëdhënie më të shëndetshme me veten.

2. Kur lufta me mendimet negative përkeqëson situatën

Shpeshherë, njerëzit mendojnë se zgjidhja e ankthit është të mendojnë më pozitivisht. Ata përpiqen të zëvendësojnë çdo mendim negativ me një të kundërt pozitive. Megjithatë, ky mekanizëm nuk funksionon në mënyrë të qëndrueshme.

Të mendosh që “nuk duhet të mendosh” është tashmë të mendosh. Në vend që të bëjmë një luftë të pafundme me mendimet, është shumë më efektive të punojmë me mënyrën si i interpretojmë situatat dhe si i perceptojmë ato. Ristrukturimi kognitiv, një metodë efektive e përdorur në psikoterapi, ndihmon në identifikimin dhe ndryshimin e modeleve të dëmshme të të menduarit.

3. Të flasësh panderprerë për ankthin

Një tjetër strategji që shpesh përdoret është “shfryrja” përmes fjalëve. Disa individë ndjejnë nevojën të flasin vazhdimisht për ankthin e tyre, duke menduar se kështu po e heqin qafe atë.

Megjithatë, sa më shumë që flasim për një problem, aq më shumë e përforcojmë atë në vetëdijen tonë. Fjalët kanë fuqi të madhe në mënyrën si e ndërtojmë realitetin tonë të brendshëm. Flisni për ndjenjat tuaja, por në mënyrë të strukturuar dhe me ndihmën e një psikologu, jo në formë të pakontrolluar që vetëm sa e ushqen më tej ankthin.

4. Vendimmarrja e shtyrë nga frika

Një pyetje që dëgjohet shpesh në praktikën psikoterapeutike është: “A do të përkeqësohet ankthi im nëse marr një punë të re? Nëse krijoj një lidhje? Nëse bëj një fëmijë?”

Kur fillojmë të marrim vendime të rëndësishme të jetës bazuar te frika nga ankthi dhe jo te dëshirat dhe nevojat tona reale, rrezikojmë të kufizojmë jetën tonë. Ankthi nuk duhet të jetë filtri kryesor përmes të cilit e shohim botën. Fokusohuni te vlerat, qëllimet dhe dëshirat tuaja personale. Psikoterapia ju ndihmon të ndërtoni një marrëdhënie më të shëndetshme me ankthin dhe ta largoni atë nga qendra e vendimmarrjes suaj.

5. Shmangia e situatave:

Shmangia është një reagim i zakonshëm ndaj situatave që shkaktojnë ankth. Por, sa më shumë t’i shmangim ato, aq më shumë konfirmojmë vetes që ato janë të frikshme dhe që ne nuk jemi të aftë të përballemi.

Ky rreth vicioz e përforcon ankthin dhe e bën edhe më të vështirë përballimin në të ardhmen. Ekspozimi gradual ndaj situatave që na frikësojnë, me mbështetjen e një psikologu, është një strategji e provuar dhe efektive për të ulur ndjeshëm simptomat e ankthit.

6. Kontrolli i tepërt

Një tjetër gabim i zakonshëm është përpjekja për të kontrolluar çdo ndjesi fizike që shfaqet në trup gjatë momenteve të ankthit. Kur fillojmë të analizojmë çdo rrahje të zemrës, çdo frymëmarrje, çdo ndjesi tensioni, përfundojmë duke krijuar një ndjeshmëri të tepruar ndaj trupit tonë.

Kontrolli i tepërt vetëm sa e përkeqëson përjetimin e ankthit. Më e dobishme është të zhvillojmë një qëndrim pranues dhe të mësojmë të menaxhojmë simptomat përmes teknikave të relaksimit, frymëmarrjes së thellë dhe ndërhyrjeve psikoterapeutike.

Si mund t’ju ndihmojë Psikoterapia?

Nëse ndiheni të bllokuar në këtë rreth të ankthit dhe nuk arrini dot ta menaxhoni vetë, është koha të kërkoni ndihmë profesionale. Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë ofron konsulta dhe trajtime të personalizuara për menaxhimin e ankthit.

Psikoterapia nuk është vetëm për ata që ndihen “shumë keq”. Ajo është për këdo që dëshiron të jetojë më mirë, të njohë veten më mirë dhe të përballet në mënyrë më të shëndetshme me sfidat e jetës.

Nëse po përjetoni ankth dhe po kërkoni zgjidhje profesionale, mos e shtyni më gjatë. Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha është këtu për t’ju ndihmuar. Rezervoni një konsultë dhe bëni hapin e parë drejt mirëqenies mendore.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER 

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog per marrdhenie toksike

Çiftet Toksike

Miti që duhet të rrëzohet

Në Studio Psikologjike në Tiranë, shpesh hasim në çifte që vijnë me përshkrimin e një “marrëdhënieje toksike“. Megjithatë, e vërteta është më komplekse sesa sa duket në sipërfaqe. Ajo që shumica e njerëzve e quajnë “toksicitet” në marrëdhënie, në të vërtetë është manifestimi i dhimbjes latente të individëve që nuk është adresuar më parë.

Shoqëria moderne ka krijuar një koncept të gabuar për çiftet toksike, duke besuar se problemet e marrëdhënies lindin nga bashkëveprimi i partnerëve. Kjo perspektivë e gabuar na çon të besojmë se:

  • Partneri/partnerja jonë është shkaku i vuajtjes sonë
  • Kontrolli dhe varësia emocionale janë rezultat i dashurisë së tepërt
  • Xhelozinë dhe pasigurinë i shkakton sjellja e partnerit

Vuajtja ekziston para marrëdhënies

-Dhimbja emocionale që përjetojmë në një marrëdhënie nuk krijohet nga partneri ynë. Ajo është një dhimbje e mëparshme, e pashëruar, që aktivizohet në kontekstin e një marrëdhënieje intime. Kjo do të thotë se:

  • Pakënaqësia egzistonte para se të takoheshim me partnerin
  • Depresioni dhe ankthi ishin të pranishëm më parë
  • Xhelozinë rrjedh nga mungesa e vlerësimit të vetës

-Varësia emocionale që shfaqet në marrëdhënie nuk është tregues i dashurisë së madhe, por i pasigurisë së brendshme që ka egzistuar gjithmonë. Në Studio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha, ne kuptojmë se:

  • Ndjenja e braktisjes vjen nga traumat e fëmijërisë
  • Nevoja për kontroll rrjedh nga frika e panjohur
  • Sjellja posesive është mekanizëm mbrojtës i zhvilluar më parë

Shenjat e dhimbjes Latente

-Në nivel individual

Dhimbja latente manifestohet në forma të ndryshme:

Emocionale:

  • Ankth i vazhdueshëm
  • Depresion i pashpjeguar
  • Ndjenja e zbrazëtisë së brendshme
  • Frika nga braktisja

Comportamentale:

  • Sjellje kontrolluese
  • Kerkim i vazhdueshëm për vërtetim
  • Evitimi i konflikteve ose agresiviteti
  • Varësia nga të tjerët

-Në kontekstin e marrëdhënies

Kur dhimbja latente aktivizohet në një marrëdhënie, shfaqen:

  • Xhelozia e tepruar
  • Nevoja për të qenë gjithmonë të bashkuar
  • Frika nga humbja e partnerit
  • Interpretimi negativ i çdo veprimi

Roli i psikoterapisë në shërim

Doktoreshe Sonila Hoxha ofron një qasje terapeutike që fokusohet në:

-vetëndergjegjësimi

Hapi i 1 është të kuptosh se dhimbja që përjeton nuk është shkaktuar nga partneri, por është një dhimbje e vjetër që kërkon shërim. Kjo përfshin:

  • Identifikimin e modeleve të sjelljes
  • Kuptimin e origjinës së dhimbjes
  • Pranimin e përgjegjësisë personale

-puna me veten

Shërimi i vërtetë fillon me punën e brendshme:

  • Zhvillimi i vetëdijësimit emocional
  • Rindërtimi i vetëvlerësimit
  • Përpunimi i traumave të kaluara
  • Mësimi i teknikave të menaxhimit të stresit

-rindërtimi i marrëdhënies

Pasi individi të ketë filluar punën me veten, marrëdhënia mund të:

  • Bazohej në respekt të ndërsjellë
  • Promovoj pavarësinë emocionale
  • Krijoj një hapësirë të shëndetshme
  • Mbështet rritjen e të dy partnerëve

-rëndësia e kujdesit për veten

Studio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha thekson se kujdesi për veten nuk është egoizëm, por domosdoshmëri:

Fizike:

  • Ushqyerja e duhur
  • Ushtrimet e rregullta
  • Gjumi i mjaftueshëm
  • Kontrollet mjekësore

Emocionale:

  • Pranimi i emocioneve
  • Shprehja e shëndetshme e ndjenjave
  • Vendosja e kufijve
  • Praktika e faljes së vetes

Sociale:

  • Ndërtimi i marrëdhënieve mbështetëse
  • Komunikimi i hapur
  • Kërkimi i ndihmës kur nevojitet
  • Përfshirja në aktivitete të kuptimshme

Shërimi i vërtetë nuk vjen nga ndryshimi i partnerit ose i rrethanave të jashtme, por nga puna e brendshme dhe kujdesi për vetenStudio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha ofron një hapësirë të sigurt ku individi mund të:

  • Eksploroj dhimbjen e tij latente
  • Mësoj strategji të reja përballimi
  • Ndërtoj marrëdhënie më të shëndetshme
  • Gjejë paqen dhe kënaqësinë e brendshme

Kujto: Nuk ka çifte toksike, ka vetëm individë që kanë nevojë për shërim dhe rritje personaleFillo me veten – kjo është çelësi i një jete më të srëndetshme dhe më të plotë.

Për konsultim dhe trajtim profesional të ankthitdepresionitçrregullimeve emocionale, dhe problemeve të marrëdhënieve, kontaktoni Studio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha në Tiranë. Specializohet në psikoterapinë individuale dhe menaxhimin e emocioneve për të gjitha moshat.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe tirane online

Fuqia e Fjalëve në Psikologji

Në botën moderne, jemi të mbuluar nga një oqean fjalësh. Çdo ditë bombardohemi me mijëra mesazhe, përmes mediave sociale, lajmeve, bisedave të panumërta që na rrethojnë. Por a kemi ndaluar ndonjëherë të mendojmë se sa prej këtyre fjalëve kanë vërtetë kuptim? Sa prej tyre kanë fuqi shëruese dhe sa thjesht janë zhurmë që na largon nga vetja jonë e vërtetë?

Fjala boshe, armiku i fshehtë i Shëndetit Mendor

Fjala boshe është një nga shkaktarët kryesorë të konfuzionit emocional që përjetojmë sot. Kur jemi të zhytur në një stuhi fjalësh pa kuptim, ne gradualisht humbim aftësinë për të dalluar atë që është e vërtetë nga ajo që është thjesht zhurmë. Kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë mendor, duke na lënë të ndjehemi të humbur dhe të shkëputur nga vetja jonë.

Studio Psikologjike njihet për qasjen e saj të thellë ndaj këtij problemi. Në praktikën tonë shpesh përballemi me pacientë që kanë humbur kontaktin me emocionet e tyre të vërteta pikërisht për shkak të kësaj mbishkarkese informacioni dhe fjalësh boshe.

Kur heshtja bëhet “mjek”

Në psikoterapinë moderne, koncepti i heshtjes terapeutike po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi. Nuk është fjala për mosfolur plotësisht, por për të krijuar hapësira ku mendimet autentike dhe emocionet e vërteta mund të dalin në sipërfaqe.

Kur një person vendos të ndahet nga zhurma e jashtme dhe të fillojë një dialog të brendshëm me fjalët e duhura, ai hap rrugën drejt një ripërpunimi të thellë emocional. Ky proces nuk është i lehtë, por është thelbësor për rritjen personale.

3 principet kryesore të Komunikimit Terapeutik:

1. Cilësia mbi Sasinë: Në vend që të flasim shumë, duhet të mësojmë të flasim me kuptim. Çdo fjalë duhet të ketë “peshë” dhe të kontribuojë në procesin e vetëkuptuarit.

2. Dëgjimi Aktiv: Të dëgjuarit është po aq i rëndësishëm sa të folurit. Kur mësojmë të dëgjojmë vërtetë – veten tonë dhe të tjerët – ne hapim kanale komunikimi që ishin të bllokuara.

3. Autenticiteti: Fjalët tona duhet të reflektojnë realitetin tonë të brendshëm, jo atë që mendojmë se të tjerët duan të dëgjojnë.

Psikoterapia- udhëtimi nga Fjala Boshe tek Kuptimi

Psikoterapia ofron një ambient të sigurt ku individët mund të eksplorojnë mendimet dhe emocionet e tyre pa frikën e gjykimit. Në studio tonë pacientët mësojnë gradualisht të dallojnë midis fjalëve që shërojnë dhe atyre që dëmtojnë.

Procesi nuk është vetëm për të identifikuar problemet, por edyhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme. Kur një person mëson të flasë me veten e tij me respekt dhe mirëkuptim, ai krijon një ekuilibër të brendshëm që ndikon pozitivisht në të gjitha aspektet e jetës së tij.

Shumë njerëz mendojnë se ndryshimi kërkon gjeste të mëdha, revolucione të plota të jetës. Por realiteti është se ndryshimi i vërtetë fillon me një fjalë të vetme – fjalën e parë të sinqertë që themi për veten tonë.

Kur dikush vendos të thotë “Kam nevojë për ndihmë” ose “Nuk jam mirë”, ai bën hapin e parë drejt shërimit. Kjo fjalë e thjeshtë, por e fuqishme, mund të jetë fillimi i një udhëtimi transformues.

Kur fjalët bëhen “armë kundër nesh”

-Stresi dhe ankthi shpesh intensifikohen nga mënyra se si flasim me veten tonë. Vetë-kritika e ashpër, mendimet negative që përsërisim vazhdimisht, dhe fjalët e forta që i drejtojmë vetes sonë mund të kriojnë një cikël të dëmshëm.

Në rastet e depresionitatakeve të panikut, apo problemeve të tjera të shëndetit mendor, mënyra se si komunikojmë me veten tonë mund të jetë faktori vendimtar midis shërimit dhe përkeqësimit të gjendjes.

Studio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha specializohet në mësimin e teknikave që ndihmojnë pacientët të transformojnë dialogun e brendshëm nga distruktiv në ndërtues.

-Problemet në marrëdhënie, qofshin ato në çift, me fëmijët, apo në karrierë, shpesh rrënjosen në komunikimin e dobët. Kur nuk dimë të shprehim emocionet tona në mënyrë të saktë, ose kur nuk dimë të dëgjojmë me vëmendje, mardhëniet tona vuajnë.

Mësimi i komunikimit efektiv nuk është vetëm për t’i thënë të tjerëve atë që mendojmë, por edhe për të krijuar hapësira ku të gjithë të përfshirët mund të shprehin veten e tyre autentike.

-Vetë-respekti ndërtohet apo shkatërrohet çdo ditë përmes fjalëve që përdorim për veten tonë. Kur mësojme të flasim për arritjet tona me krenari të shëndetshme, për gabimet tona me dhembshuri, dhe për sfidat tona me kurajo, ne ndërtojmë një imazh pozitiv të vetes.

Ky proces kërkon kohë dhe durim, por rezultatet janë transformuese. Njerëzit që mësojnë të flasin me veten e tyre me dashamirësi shpesh raportojnë përmirësime të dukshme në nivelin e energjisëmotivimit, dhe lumturisë së përgjithshme.

Këshillimi Psikologjik

Kërkimi i konsultës psikologjike nuk është shenjë dobësie, por e zgjuarsisë. Në një botë që kërkon prej nesh të jemi të përsosur dhe të pamposhtur, zgjedhja për të kërkuar ndihmë profesionale është një akt couraje dhe vetë-kujdesi.

Studio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha ofron një ambient mbështetës ku individët mund të eksplorojnë sfidat e tyre pa gjykim. Qofshin ato çështje karriereprobleme personale, apo momente të vështira kalimi, ka gjithmonë një rrugë përpara.

Psikoterapia për Të Gjithë

Një nga mitet më të dëmshme të shoqërisë sonë është se psikoterapia është vetëm për njerëzit me “probleme të mëdha”. E vërteta është se ne të gjithë mund të përfitojmë nga kjo formë e mbështetjes profesionale.

Psikoterapia na ndihmon të:

  • Kuptojmë më mirë motivet tona
  • Zhvillojmë strategji përballimi më efektive
  • Përmirësojmë marrëdhëniet tona
  • Rrisim vetëbesimin dhe vetë-efektivitetin
  • Gjejmë kuptim dhe qëllim në jetën tonë

Në epokën dixhitale, konsultat online kanë bërë shërbimet psikologjike më të aksesueshme se kurrë. Studio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha ofron si konsulta të drejtpërdrejta ashtu edhe online, duke iu përshtatur nevojave të ndryshme të pacientëve.

Ky fleksibilitet është veçanërisht i rëndësishme për njerëzit që mund të kenë pengesa fizike, kohore, apo gjeografike për të marrë pjesë në seanca në person.

Trajnimi i Mendjes

Shëndetin mendor mund ta trajtojmë si gjendjen fizike – ka nevojë për ushtrime të rregullta dhe kujdes të vazhdueshëmTrajnimi i mendjes përfshin praktika si:

  • Meditimi dhe mindfulness
  • Reflektimi i përditshëm mbi emocionet
  • Vendosja e kufijve të shëndetshëm
  • Praktikimi i falënderimit
  • Zhvillimi i hobbeve që japin kënaqësi

Koha për të Folur

Nëse ka një gjë që duhet të mbani mend nga ky artikull, është kjo: është koha për të folur. Jo me fjalë boshe, por me sinqeritet dhe guxim. Është koha për të dëgjuar – veten tuaj dhe të tjerët – me vëmendje dhe respekt.

Studio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha qëndron gati për t’ju mbështetur në këtë udhëtim. Çdo ndryshim pozitiv fillon me hapin e parë, dhe ky hap mund të jetë sot.

Nuk jeni të pamposhtur, dhe kjo është plotësisht normale. Jeni njerëzor, dhe kjo është pikërisht ajo që ju bën të veçantëDrejtohuni një psikologu – jo sepse jeni të “prishur”, por sepse meritoni të jetoni jetën tuaj më të mirë.

Sepse në fund, të folurit dhe të dëgjuarit i japin kuptim jetës – dhe kjo është arsyeja pse ne ekzistojmë.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

femijeria trauma dhe sherimi psikologe tirane

Si ndikon e kalura në marrëdhëniet tona të sotme?

Fëmijëria, trauma dhe rruga drejt shërimit

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë të kuptojnë veten dhe të shërojnë plagët e së kaluarës, terapia psikologjike po bëhet një udhëkryq i domosdoshëm për mirëqenie mendore dhe emocionale. Nëse jeni rritur në një mjedis ku nevojat emocionale nuk janë plotësuar siç duhet, mund të keni krijuar skema të pavetëdijshme që ndikojnë ndjeshëm në mënyrën se si lidheni me të tjerët në jetën e të rriturit.

Fëmijët që rriten pa plotësuar nevojat e tyre mund të bëhen të rritur që ngatërrojnë…

  • vëmëndjen për dashuri

Një nga ngatërresat më të zakonshme që ndodh tek individët që kanë përjetuar mungesë sigurie emocionale në fëmijëri është ngatërrimi i vëmendjes me dashurinë. Në thelb, ata mësojnë se vëmendja – pozitive apo negative – është mënyra e vetme për të ndier afërsi. Kjo mund të çojë në përfshirje në marrëdhënie të pashëndetshme, ku kërkesa për vëmendje bëhet prioritet, edhe kur kjo vjen me çmimin e vetëvlerësimit.

  • bashkëngjitja si lidhje

Shpesh, ndjenja e boshllëkut të brendshëm i shtyn individët drejt një bashkëngjitjeje të fortë me një partner, që në dukje duket si dashuri, por në fakt është frikë nga braktisja. Lidhja e shëndetshme bazohet në autonomi dhe ndjeshmëri reciproke, ndërsa bashkëngjitja e tepruar fsheh një pasiguri të thellë.

  • varësia e përbashkët si mbështetje

Në psikoterapi, shpesh identifikohet një tjetër mekanizëm i dëmshëm: bashkëvarësia. Kjo formë marrëdhënieje zhvillohet kur individët nuk ndihen të plotë pa aprovimin apo miratimin e tjetrit. Mbështetja e vërtetë në një marrëdhënie duhet të lehtësojë rritjen personale, jo ta zëvendësojë atë.

  • mungesa e kufijve si empati

Shumë të rritur që kanë jetuar në familje ku nuk janë respektuar kufijtë personalë, mendojnë se empatia do të thotë të sakrifikosh gjithçka për tjetrin. Por mungesa e kufijve krijon rraskapitje emocionale dhe ndjenja të thella faji, sidomos kur vetja lihet pas dore. Psikoterapia ndihmon individët të kuptojnë se vendosja e kufijve nuk është egoizëm, por një akt dashurie për veten.

  • vërtetimi i jashtëm si dashuri për veten e brëndshme

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është tendenca për të kërkuar vërtetim të vazhdueshëm nga jashtë si mënyrë për të ndjerë dashurinë për veten. Kjo ndodh kur në fëmijëri mungon përforcimi pozitiv i brendshëm, dhe individi mëson se vlefshmëria vjen vetëm kur të tjerët e pranojnë apo e lavdërojnë.

  • injorimi i nevojave tuaja si egoizëm

Kultura shpesh e përkrah shtypjen e emocioneve si forcë. Megjithatë, shtypja e emocioneve është një formë mbijetese që, me kalimin e kohës, shndërrohet në izolim emocional. Të mësosh të ndjesh dhe të shprehësh ato ndjenja në një mjedis të sigurt është thelbësore për shërim.

  • lidhja e traumës si dashuri

Kur një fëmijë rritet në një mjedis traumatik, ajo dhimbje bëhet “familjare”. Më vonë, truri e ngatërron këtë ndjenjë të njohur me dashurinë, dhe kjo është arsyeja pse shpesh të rriturit ndihen të tërhequr drejt marrëdhënieve të ngjashme me ato traumatike të së kaluarës. Ky është një cikël që vetëm ndërhyrja psikoterapeutike mund ta ndërpresë.

Marrja e përgjegjësisë për shërimin

Shumë individë ndihen të bllokuar në një identitet viktime, sepse është më e lehtë të fajësosh rrethanat e së kaluarës sesa të përballesh me pasojat e tyre sot. Por shërimi kërkon marrje përgjegjësie: pranim, vëzhgim të vetes dhe guxim për të ndryshuar.

 Studio Psikologjike ne e kuptojmë se nuk është e lehtë të lësh pas mënyrat e vjetra të mbrojtjes emocionale. Por, çdo hap drejt vetëdijes është një hap drejt çlirimit. Psikoterapia nuk është vetëm trajtim; është udhëtim, zbulim, rilindje.

Shumë nga pacientët tanë e fillojnë rrugëtimin e tyre me frikë dhe pasiguri. Por me mbështetjen e duhur, mësojnë të pranojnë papërsosmëritë e tyre, të ndalojnë së fajësuari veten për të kaluarën dhe të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme, ku dashuria nuk është më e ngatërruar me dhembjen.

Drejtoju psikologut

Nëse ndiheni të lodhur nga ciklet e njëjta të dhimbjes dhe konflikteve, është koha të kërkoni ndihmë. Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha, ju nuk jeni vetëm. Rruga e shërimit është e gjatë, por nuk duhet ta përshkoni i vetëm.

Na kontaktoni sot për të bërë hapin e parë drejt një jete më të vetëdijshme, të balancuar dhe të lirë nga peshat e së kaluarës.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

seanca psikoterapie me psikologe tirane

Pse i them vetës gënjeshtra?

Në jetën e përditshme, shumë prej nesh e kanë gjetur veten duke shmangur të vërtetën. Ndonjëherë e bëjmë këtë pa vetëdije, për të mbrojtur veten nga dhimbja. Por çfarë ndodh kur këto shmangie kthehen në zakone të përhershme? Pse i themi vetes gënjeshtra? Kjo pyetje prek thellë mënyrën se si ne përballemi me realitetin dhe si e përpunojmë atë brenda vetes.

Gënjeshtra që i themi vetes – një mburojë emocionale

Shmangia e realitetit është shpesh një mënyrë për të mbrojtur veten nga emocionet e dhimbshme. Kur përballemi me një të vërtetë që na shkakton frikë, ankth apo pasiguri, mendja jonë tenton të krijojë një “narrativë alternative”, një version më i lehtë për ta përtypur, më pak i vështirë për t’u përballuar.

Këto janë gënjeshtra që shpesh nuk janë të qëllimshme, por që funksionojnë si një mekanizëm mbrojtës:

  • “Nuk më duhet askush, jam më mirë vetëm.”
  • “Nuk ishte faji im, ndoshta thjesht nuk ishte e shkruar.”
  • “Nuk kam kohë të merrem me këto ndjesi.”

Pas këtyre shprehjeve, fshihet frika nga pranimi i ndjesive reale dhe mungesa e përgatitjes për t’u përballur me to.

Fantazitë që na mbajnë larg së vërtetës

Në vend që të pranojmë dhe të përballojmë atë që po ndodh në të vërtetë, ne shpesh preferojmë të jetojmë në një realitet të ndërtuar mbi dëshirat dhe fantazitë tona. Kjo mund të duket si një zgjidhje afatshkurtër e lehtë, por në fakt krijon një distancë të rrezikshme nga vetja jonë e vërtetë.

Fantazitë mund të marrin formën e pritshmërive joreale ndaj vetes apo të tjerëve, shpresës se dikush do të ndryshojë, ose bindjes se “gjërat do të rregullohen vetë”. Kur realiteti nuk përputhet me këto pritshmëri, zhgënjimi bëhet edhe më i thellë.

Pasojat psikologjike të shmangies

Gënjeshtrat që i themi vetes nuk zhduken – ato grumbullohen dhe ndikojnë ndjeshëm në shëndetin tonë mendor. Ato mund të çojnë në:

  • Ankth dhe sulme paniku
  • Stres kronik
  • Mungesë vetëbesimi
  • Marrëdhënie të pasigurta
  • Shtrembërime të njohjes dhe të perceptimit të realitetit

Mendimi i tepërt (riperpunimi mendor), analizimi i pafund i ngjarjeve, ose dyshimi i vazhdueshëm në vendimet tona janë disa nga shenjat që tregojnë se ndoshta nuk po përballemi me realitetin, por me një version të tij të filtruar nga frika.

Seanca Psikoterapie

Lajmi i mirë është se kjo gjendje mund të ndryshojë. Psikoterapia është një proces i fuqishëm që ndihmon individin të kuptojë dhe të pranojë realitetin pa frikë. Në Studio Psikologjike ofrojmë një qasje te thelluar dhe profesionale për të ndihmuar pacientët të:

  • Kuptojnë emocionet që po përjetojnë
  • Përballen me gënjeshtrat që i kanë thënë vetes për vite me radhë
  • Shkëpusin modelet e dëmshme të sjelljes
  • Ndërtojnë një vetëdije të re dhe më të shëndetshme

Psikoterapia nuk është vetëm për momentet e krizës. Ajo është për këdo që kërkon një marrëdhënie më të sinqertë me veten dhe jetën.

Jepini përparësi shëndetit tuaj mendor

Në një shoqëri ku shpesh e anashkalojmë veten për t’u përqendruar në të jashtmen, është thelbësore të ndalemi dhe të reflektojmë:
A jemi vërtet të sinqertë me veten? A po i dëgjojmë nevojat tona emocionale?

Nëse përgjigjja është “jo”, atëherë është koha të ndërmerrni hapin drejt ndryshimit. Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, por guxim. Është shenjë e një njeriu që dëshiron të shërohet, të rritet dhe të jetojë në përputhje me të vërtetën e vet.

Konsultohu me një psikolog – hapi i parë drejt qetësisë së brendshme

Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë, çdo individ trajtohet me kujdes, profesionalizëm dhe mirëkuptim. Qoftë për çështje si:

  • Ankth
  • Depresion
  • Probleme në marrëdhënie
  • Vështirësi në prindërim
  • Dilema në karrierë
  • Humbje vetëbesimi apo periudha të vështira

…psikoterapia është një mbështetje e çmuar që mund të transformojë jetën tuaj. Mos prit më gjatë. Jepi vetes atë që meriton: qetësi, mirëqenie dhe drejtim të ri në jetë.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

studio me e mire psikologjike tirane

Prezenca e rreme është më e keqe se mungesa

Në marrëdhëniet ndërpersonale, veçanërisht në marrëdhëniet në çift, shpeshherë lind një dilemë delikate: a është më mirë të jesh aty fizikisht, por emocionalisht dhe mendërisht larg, apo të mos jesh fare? Në psikologji, kjo dilemë trajtohet përmes konceptit të “prezencës së rreme”, një dukuri që shpesh lë pasoja të padukshme, por të thella në mirëqenien mendore dhe emocionale të të dy partnerëve.

Çfarë është prezenca e rreme?

Prezenca e rreme është kur një person ndodhet fizikisht në një marrëdhënie ose në një situatë, por në fakt është emocionalisht i shkëputur, i pashprehshëm, ose thjesht “në autopilot”. Mund të shfaqet në forma të ndryshme: mungesë dëgjimi të vërtetë, mungesë empatie, mosndarje të ndjenjave apo mendimeve, dhe shmangie të konfliktit me heshtje.

Ky lloj sjelljeje ndonjëherë vjen si rezultat i frikës, e lodhjes emocionale, ose si një strategji mbrojtëse ndaj konflikteve të pashprehura. Megjithatë, në afatgjatë, kjo “prani boshe” ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e marrëdhënies dhe në shëndetin mendor të individëve të përfshirë.

Pse është më e keqe se mungesa?

Mungesa është e dukshme. Kur një person largohet ose mungon, kjo është një gjendje që mund të përballohet me kohë: me përpunim emocional, me përfundime të qarta dhe me mundësinë për të filluar një fazë të re jetësore. Ndërsa prezenca e rreme krijon një iluzion afërsie që çon në konfuzion, pasiguri, dhe një ndjesi të thellë vetmie – edhe kur tjetri është “aty”.

jetosh pranë dikujt që nuk të dëgjon, nuk të sheh, nuk të ndien — kjo është një përvojë që mund të shkaktojë ankth, dyshim ndaj vetes, dhe humbje të vetë-respektit. Në shumë raste, klientët që kërkojnë ndihmë psikologjike raportojnë se ndihen më të vetmuar në marrëdhënie, sesa kur janë vetëm.

Si lidhet kjo me shëndetin mendor?

Kur përjetojmë ndjesinë e refuzimit të heshtur ose të ftohtësisë emocionale brenda një marrëdhënieje, truri ynë aktivizon mekanizma mbrojtës që lidhen me frikën, pasigurinë, dhe shpesh me kujtime të vjetra të braktisjes ose mospranimit. Kjo ndikon jo vetëm në marrëdhënien aktuale, por dhe në vetëbesimin, në mënyrën si ndërtojmë lidhjet e ardhshme, si dhe në përballimin e stresit apo ankthit.

Çrregullime si ankthi, depresioni, atakët e panikut, madje edhe hipokondria, shpesh kanë rrënjë në përjetime të tilla të pazgjidhura. Prandaj, është jetike që individët t’i japin zë përjetimeve të tyre dhe të kërkojnë ndihmë kur ndihen të ngecur.

Roli i psikologut në përballimin e situatave të tilla

Në raste kur marrëdhënia po bëhet e pashëndetshme, ose ndjenja e vetmisë po rritet pavarësisht “prezencës” së tjetrit, këshillimi psikologjik është një mjet i fuqishëm për të kuptuar çfarë po ndodh, pse po ndodh, dhe çfarë mund të bëhet ndryshe.

Studio Psikologjike në Tiranë ofron konsulta individuale, për çifte, dhe seanca të personalizuara që ndihmojnë në:

  • Ripërpunimin emocional të përvojave të dhimbshme
  • Trajtimin e pasigurive në marrëdhënie
  • Përballimin e frikës dhe sjelljeve vetëshkatërruese
  • Ndërtimin e sjelljeve të shëndetshme dhe vendosjen e ekuilibrit emocional

Është koha për të folur –Drejtoju Psikologut!

Shpesh mendojmë se duhet të jemi të fortë dhe t’i zgjidhim gjithçka vetë. Por e vërteta është se të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira. Nuk është dobësi të kërkosh ndihmë – është zgjuarsi. Psikoterapia nuk është vetëm për momentet e krizës – është një formë e kujdesit për veten, një hap drejt ndryshimit dhe drejt një jete më të plotë dhe të vetëdijshme.

Nëse po përjeton vështirësi në marrëdhënie, ndihesh i zbrazët, ose nuk po e kupton dot veten, mos prit më gjatë. Konsultohu me një psikolog.

Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha ofron konsulta online dhe fizike, duke respektuar privatësinë dhe nevojat e çdo individi.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog online tirane

Ndryshimi si Çelësi i rimëkëmbjes

Si të përballeni me stresin, ankthin dhe depresionin

Jeta është një rrjedhë e pandërprerë ndryshimesh. Ajo që sot e shohim si të drejtë, nesër mund të duket e gabuar. Ajo që na sjell kënaqësi tani, mund të na rëndojë më vonë. Kjo është natyra e ekzistencës njerëzore, një cikël i pandalshëm ku asgjë nuk mbetet e njëjtë. Dhe pikërisht ky ndryshim mund të jetë çelësi i shëndetit tonë mendor dhe mirëqenies emocionale.

Pse ndryshimi është i rëndësishëm?

Kur përballemi me stres, ankth, depresion apo kriza personale, ne priremi të kapemi pas së shkuarës ose të frikësohemi nga e ardhmja. Megjithatë, e vetmja mënyrë për të ecur përpara është të pranojmë se gjithçka ndryshon – përfshirë dhe ne vetë. Në vend që të luftojmë kundër ndryshimit, duhet të mësojmë ta përdorim atë si një mjet për rritjen tonë.

Si të pranoni dhe përqafoni ndryshimin?

  1. Mos e merrni asgjë si të mirëqenë – Asnjë ndjenjë, situatë apo mendim nuk është i përhershëm. Kuptimi i kësaj na jep forcën për të mos ngecur në një cikël të pafund negativiteti.
  2. Ndërgjegjësohuni për mendimet dhe emocionet tuaja – Vetë-reflektimi dhe vetëdija janë hapa kyç për të menaxhuar stresin dhe për të kuptuar më mirë veten.
  3. Ndryshoni perspektivën tuaj – Një mendësi fleksibile dhe e hapur ndihmon në reduktimin e ankthit dhe ndihmon në përshtatjen me sfidat e reja.
  4. Pranoni se ndryshimi është i nevojshëm për rritjen personale – Vetëm përmes sfidave dhe përshtatjes ne mund të zhvillohemi dhe të forcohemi emocionalisht.

Psikoterapia nuk është vetëm për ata që përjetojnë probleme të mëdha mendore. Është një rrugë për këdo që dëshiron të kuptojë më mirë emocionet e veta, të përmirësojë marrëdhëniet personale dhe të gjejë mënyra më të mira për të menaxhuar stresin e përditshëm.

Përfitimet e psikoterapisë përfshijnë:

✔ Lehtësimin e simptomave të stresit, depresionit dhe ankthit

✔ Rritjen e ndërgjegjësimit për mendimet dhe ndjenjat personale

✔ Mësimin e teknikave përballuese për situata të vështira

✔ Përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale dhe vetëvlerësimit

Psikologu nuk është dikush që ju jep zgjidhje të gatshme, por një udhërrëfyes që ju ndihmon të zbuloni aftësitë tuaja për të përballuar vështirësitë.

Drejtoju Psikologut!

Shumë njerëz hezitojnë të kërkojnë ndihmë për shkak të stigmatizimit ose frikës nga gjykimi. Megjithatë, realiteti është se të gjithë kalojmë periudha të vështira. Nuk ka turp në kërkimin e mbështetjes. Përkundrazi, është një shenjë force dhe vetëdijeje.

✅ Nëse ndiheni të mbingarkuar nga mendimet tuaja, kërkoni ndihmë nga një psikolog.

✅ Mos lejoni që frika nga ndryshimi t’ju mbajë peng.

✅ Bëni hapin e parë drejt një jete më të qetë dhe të ekuilibruar.

Nëse doni të jetoni – ndryshoni. Shëndeti juaj mendor është një përparësi, dhe çdo hap i vogël drejt përmirësimit është një fitore.

#Psikoterapia #ShendetiMendor #Ndryshim #RritjePersonale #Ekuiliber #Ankth #Depresion #Psikolog

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

konsulte online me psikolog

Rëndësia e të kuptuarit në jetën tonë

Të kuptuarit, komunikimi dhe rruga drejt shërimit psikologjik

Shëndeti mendor është një aspekt thelbësor i mirëqenies sonë, por shpesh në jetën e përditshme ndeshemi me vështirësi që mund të na bëjnë të ndihemi të lodhur, të izoluar apo të pashpresë. Stresi, ankthi dhe depresioni janë ndër sfidat më të zakonshme të shëndetit mendor, dhe shpesh burimi i tyre lidhet me mungesën e komunikimit dhe ndjesinë e pakuptimit.

Të kuptuarit nuk është thjesht një akt intuitiv; është një proces i thellë reflektimi dhe bashkëndarjeje. Ndonjëherë, kur nuk ndihemi të kuptuar, ndjesia e vetmisë mund të thellohet, duke ndikuar në cilësinë e jetës sonë. Shpesh perceptojmë se nuk jemi pjesë e mendimeve të të dashurve tanë, ose supozojmë se ata duhet të kuptojnë ndjenjat tona pa na pyetur. Kjo mund të krijojë boshllëqe në marrëdhëniet tona personale dhe profesionale.

Komunikimi si zgjidhje

Një dialog i hapur dhe i ndershëm ndihmon në tejkalimin e barrierave të keqkuptimit. Të shprehesh për frikërat, shqetësimet, pasiguritë financiare apo tensionet e jetës së përditshme është një hap i guximshëm drejt vetëdijes dhe mirëqenies psikologjike. Marrëdhëniet e shëndetshme forcohen kur bëjmë përjekje për të dëgjuar dhe kuptuar njëri-tjetrin.

Psikoterapia: Një udhërrëfyes drejt shërimit

Shpesh ne ndjejmë që duhet t’i përballojmë sfidat vetë, por realiteti është se nuk jemi të pamposhtur. Çdokush kalon periudha të vështira dhe ka nevojë për mbështetje. Psikoterapia nuk është vetëm për ata që ndihen në krizë, por për gjithkënd që dëshiron të përmirësojë cilësinë e jetës. Një psikolog ndihmon në menaxhimin e ankthit, depresionit, problemeve në marrëdhënie, vetëvlerësimit dhe sfidave profesionale.

Të marrësh ndihmë profesionale nuk është një shenjë dobësie, por një shenjë force. Kërkimi i konsultës me një psikolog është një hap i rëndësishëm drejt vetëkujdesit dhe zhvillimit personal.

Nëse po përballeni me stres, depresion apo probleme të tjera të shëndetit mendor, mos hezitoni të kontaktoni një specialist. Jeta nuk ka për të qenë gjithmonë e lehtë, por ju nuk duhet ta përballoni gjithçka vetë. Tani është koha për të folur dhe për të gjetur rrugët e duhura për një jetë më të qetë dhe të balancuar.

Drejtoju Psikologut!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Më poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seancë këshillimi – 45 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€
  • Seancat e Psikoterapisë – 60 minuta, 7000 lekë të reja/70€
  • Terapi çifti seanca është –  70 minuta kushton 8000 lekë të reja/80€

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe tirane online

Dhimbja të bën të rritesh, por është dashuria ajo që të ndryshon

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik, por shpesh neglizhohet. Jeta moderne, me ritmet e saj të shpejta dhe sfidat e vazhdueshme, ka shtuar ndjeshëm numrin e personave që përballen me stres, ankth, depresion dhe probleme të tjera psikologjike. Nëse ndihesh i mbingarkuar, nuk je i vetmi dhe mbi të gjitha, ka zgjidhje!

Pse duhet t’i japim përparësi shëndetit mendor?

1. Pasoja mbi trupin dhe mendjen: Ankthi dhe depresioni nuk prekin vetëm emocionet, por edhe trupin. Probleme të tilla mund të çojnë në lodhje kronike, pagjumësi, dhimbje muskulare dhe probleme të tretjes.

2. Marrëdhëniet sociale: Kur nuk ndihesh mirë me veten, ndikon edhe në lidhjet me familjen, miqtë dhe kolegët.

3. Produktiviteti dhe suksesi: Një mendje e lodhur e ka të vështirë të përqendrohet, duke ulur performancën profesionale dhe motivimin për të ecur përpara.

Hapat drejt një ekuilibri më të mirë emocional

  1. Reflekto mbi mendimet dhe emocionet e tua – Ndalo, merr frymë thellë dhe vëzhgo se si po ndihesh. Prano emocionet pa i gjykuar ato.
  2. Praktiko sjellje të shëndetshme – Aktiviteti fizik, meditimi, frymëmarrja e thellë dhe gjumi cilësor mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor.
  3. Fol me dikë që të kupton – Pavarësisht nëse është një mik i ngushtë apo një psikolog profesionist, ndarja e shqetësimeve ul ndjeshëm barrën emocionale.
  4. Identifiko dhe ndrysho mendimet negative – Mendja jonë shpesh krijon “psikokurthe”, duke na shtyrë drejt përsëritjes së mendimeve të padobishme. Puno aktivisht për t’i ndryshuar ato me mendime konstruktive.
  5. Kërko ndihmë profesionale – Psikoterapia nuk është vetëm për ata që ndodhen në situata të rënda; ajo është për këdo që dëshiron të rritet, të kuptojë veten dhe të menaxhojë më mirë sfidat e jetës.

Pse psikoterapia është një zgjidhje efektive?

  • Ndihmon në ripërpunimin e traumave të së kaluarës
  • Rrit vetëdijen dhe vetëbesimin
  • Ndihmon në ndërtimin e strategjive të shëndetshme për përballimin e sfidave

Koha për të folur: Mos e neglizho shëndetin tënd mendor!

Nuk ka turp të kërkosh ndihmë, por ka pasojat e veta ta injorosh problemin. Një konsultë me psikologun mund të jetë hapi i parë drejt një ndryshimi të madh në jetën tënde.

Studio Psikologjie ofron konsultime online dhe live për ata që dëshirojnë të ndihmojnë veten dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Mos harro: Shëndeti yt mendor meriton vëmendje dhe kujdes. Drejto jetën tënde, fillo ndryshimin sot!

Më poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seancë këshillimi – 45 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€
  • Seancat e Psikoterapisë – 60 minuta, 7000 lekë të reja/70€
  • Terapi çifti seanca është –  70 minuta kushton 8000 lekë të reja/80€

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe tirane online

Si të menaxhojmë kritikat dhe vetëvlerësimin

Perfeksionizmi është shpesh i lidhur me vetëvlerësimin e ulët, ankthin dhe stresin, pasi individët perfeksionistë i marrin kritikët dhe gjykimet e të tjerëve shumë personalisht. Kjo prirje i bën ata të mos jenë në gjendje të dallojnë se kush po u bën kritika dhe nëse ato janë të arsyeshme apo jo, duke i përjetuar me një ndikim të thellë emocional.

Si ndikon perfeksionizmi tek shëndeti mendor?

Perfeksionizmi shpesh krijon presion të brendshëm të vazhdueshëm, duke ndikuar në ndjenjat e vetëvlerësimit dhe vetësigurisë. Kjo mund të rezultojë në:

  • Ankth dhe stres kronik – Frika e vazhdueshme nga gabimet dhe dështimi mund të krijojë një nivel të lartë të ankthit.
  • Depresion – Dështimi për të arritur standardet e vendosura mund të sjellë ndjenja të pashpresërisë dhe dëshpërimit.
  • Vetëkritikë e ashpër – Të qenit i pamëshirshëm me veten mund të ndikojë negativisht në imazhin personal.
  • Izolim shoqëror – Perfeksionistët shpesh shmangin situatat ku mund të ndihen të gjykuar, duke kufizuar ndërveprimet e tyre shoqërore.

Si të dallojmë kritikat konstruktive nga ato shkatërruese?

Një nga hapat kryesorë për të menaxhuar efektet negative të perfeksionizmit është të mësojmë të dallojmë kritikët konstruktive nga ato shkatërruese:

  • Kritika konstruktive vjen nga persona që duan të ndihmojnë dhe ka për qëllim përmirësimin.
  • Kritika shkatërruese shpesh bazohet në frustrime personale dhe nuk ka si synim zhvillimin tuaj.
  • Pyesni veten: A është kjo kritikë e bazuar në fakte? A ka për qëllim të më ndihmojë të përmirësohem apo është thjesht sulm personal?

Si të zhvillojmë një perspektivë më objektive?

Për të ulur ndikimin negativ të kritikave, mund të përdorni strategjitë e mëposhtme:

  1. Mirëpritni Kritikat Konstruktive – Përpiquni të shihni kritikat si mënyrë për të rritur dhe zhvilluar.
  2. Vendosni Kufij me Kritikat Shkatërruese – Nëse dikush ju sulmon pa bazë, mos e lejoni që mendimi i tij të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj.
  3. Pranoni Që Gabimet Janë Pjesë e Procesit të Të Mësuarit – Askush nuk është perfekt dhe dështimet janë pjesë normale e jetës.
  4. Puno me Një Psikolog – Konsultimi me një specialist mund të ndihmojë në ndërtimin e mekanizmave më të shëndetshëm përballë kritikave dhe stresit.

Shëndeti mendor meriton vëmendje dhe kujdes, ashtu si shëndeti fizik. Për të menaxhuar ankthin, stresin dhe pasojat e perfeksionizmit, është e rëndësishme të trajtojmë vetëvlerësimin tonë dhe të pranojmë që nuk kemi nevojë të jemi të përsosur për të qenë të vlefshëm. Kërkimi i ndihmës profesionale nëpërmes psikoterapisë është një hap i mençur për të zhvilluar një mentalitet më të shëndetshëm.

Nëse ndiheni të mbingarkuar nga stresi, ankthi apo perfeksionizmi, është koha të flisni me një psikolog dhe të filloni rrugëtimin tuaj drejt një jete më të balancuar.

Drejtoju Psikologut!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Më poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seancë këshillimi – 45 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€
  • Seancat e Psikoterapisë – 60 minuta, 7000 lekë të reja/70€
  • Terapi çifti seanca është –  70 minuta kushton 8000 lekë të reja/80€

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

test psikologjik online

TEST PSIKOLOGJIK: Fustani që ju tërheq…

Çfarë tregon zgjedhja e një fustani për personalitetin tuaj? Një këndvështrim psikologjik Në praktikën klinike psikologjike, …

efektet e demshme te stresit

Efektet e dëmshme të stresit dhe rëndësia e menaxhimit emocional

Stresi është një reagim natyror i organizmit përballë situatave sfiduese, por kur bëhet i vazhdueshëm dhe i pakontrolluar, …

dua te sheroj ankthin dhe depresionin

Pse njerëzit me Ankth dhe/ose Depresion aktualisht anullojnë planet…

Në realitetin e sotëm, gjithnjë e më shumë njerëz që përjetojnë ankth dhe/ose depresion e gjejnë veten duke anulluar …