Bindjet Shfuqizuese. Pse përsërisim gjithmonë të njëjtat gabime?
Problemet e jetës, të cilat përsëriten në mënyrë të pashpjegueshme në dashuri, në familje ose në punë, janë pjesë e një mekanizmi të pavetëdijshëm, shumë mirë të njohur dhe kuptuar nga shumë njerëz.
Nëse gjithmonë bini në të njëjtat gabime, duke e gjetur veten kaq të pushtuar në mëndje, me mendime përsëritëse dhe shfuqizuese, që nuk arrin ti largosh… Ti je viktimë e një mekanizmi të pavetëdijshëm të quajtur “Detyrim përsëritjeje“. Një përsëritje që bën dëm dhe prodhon Ankth . Bindjet kanë fuqi të madhe mbi ne, jetën tonë dhe të tjerët. Një bindje shfuqizuese është një koncept që frymëzon një mesazh negativ tek ne.
Pavetëdija jonë prodhon gjithmonë të njëjtat bindje shfuqizuese që shkaktojnë humbje të vetëvlerësimit dhe ankth. Përsërit vazhdimisht, përmbajtjen emocionale që kemi jetuar në fëmijëri dhe në periudhat në të cilat u formua personaliteti ynë. Por identifikimi i këtyre mekanizmave psikologjikë nuk është i lehtë!
Bindjet shfuqizuese mund të na kufizojnë dhe bllokojnë rritjen tonë personale. Pjesa më e madhe e jetës sonë varet nga bindjet tona, të cilat na bëjnë të prodhojmë gjëndje shpirtërore të caktuara dhe sjellje të caktuara. 93% e jetës sonë është e qeverisur nga pavetëdija.
Mund të duket e çuditshme, por mesatarisht qënia njerëzore është i vetëdijshëm për vetëm 7% të asaj që bën, thotë, mendon dhe provon. Kjo do të thotë që 93% e mendimeve, emocioneve dhe veprimeve tona janë automatike dhe pa vetëdije. Pavetëdija mund të brëndësojë deri në dhjetë mijë mesazhe në ditë dhe nuk harron asgjë…është emocionale dhe i pranon gjithçka fjalë për fjalë. Pavetëdija jonë krijon bindjet e saj, përmes përvojave të jetuara, veçanërisht në fëmijëri. Nëse jemi rritur duke menduar se nuk jemi të aftë, ne do ta kalojmë jetën tonë duke e konfirmuar këtë bindje.
Ne të gjithë kemi bindjet tona që na kufizojnë dhe na çojnë në vetë-sabotim. Prandaj ne vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime dhe sjellje, të cilat nuk arrijmë t’i heqim qafe.
Secili nga ne ka frikë nga diçka… Më saktësisht, detyrimi për të përsëritur mund të jetë një mënyrë në të cilën dikush është skllav i frikës:
• Kur ne kemi përjetuar trauma emocionale në jetën tonë, veçanërisht në fëmijëri
• Çdo herë që ne kemi qenë të lënduar emocionalisht
• Sa herë që dhimbja ka qenë aq e fortë sa e kemi hequr atë nga vetëdija
Ja se si funksionon detyrimi i përsëritur
Psikologjia e kishte identifikuar këtë mekanizëm, më shumë se njëqind vjet më parë, me Sigmund Freud.
“Ajo që ka mbetur e kuptuar keq gjithmonë kthehet; si shpirt në dhimbje ose i humbur, ajo nuk ka paqe derisa të marrë zgjidhje dhe çlirim “- S. Freud
Në fakt, për shumë ndodh pikërisht kjo… Ne priremi për të përsëritur të njëjtat modele të dështuara, për shkak të bindjeve tona shfuqizuese.
Jo rrallë, e pandërgjegjshmja na sjell të përsërisim dhe të kërkojmë pikërisht ato përvoja emocionale, të cilat janë formuar gjatë procesit tonë të rritjes, sepse i ushqen dhe i njeh ato emocione në një mënyrë të thellë.
Dhe është kështu! Aktivizohet përsëritja e skemave shfuqizuese që na çojnë për të kërkuar për situata të ngjashme, duke u kthyer gjithmonë për të qënë viktimë e një kurthi mendor të vuajtjes.
Kapërcimi i bindjeve shfuqizuese na shpëton jetën
Kush nuk ka i ndodhur të ketë pasur përshtypjen se nuk ka për të arritur të kapërcejë ndonjë vështirësi apo problem? Të gjithë kemi të paktën një përvojë të vogël.
Pastaj është një kënaqësi e madhe të jesh në gjëndje të thuash: “Ja më në fund ja dola! ”
Një bindje fuqizuese është një koncept që frymëzon një mesazh pozitiv tek ne dhe ndërpret detyrimin e përsëritjes.
Në fakt, të ndërpresësh detyrimin e përsëritjes nuk do të thotë asgjë më shumë sesa të lëmë prirjen për të përsëritur të njëjtat bindje shfuqizuese që na pengojnë në jetë.
Në realitet, qëllimi përfundimtar i veprimit tonë është pikërisht ky, domethënë të jemi në gjëndje të realizojmë dëshirat tona dhe të kapërcejmë vështirësitë që jeta na paraqet në mënyrë të pashmangshme.
Fatkeqësisht ka ditë kur zgjohemi pa energji dhe motivim dhe ndjehemi të irrituar dhe të pakënaqur, deri në atë pikë sa nuk mund të gjejmë arsye për të kryer angazhimet tona dhe për të arritur qëllimet që i kemi vendosur vetes.
Skemat tona të mendimit përsëriten dita ditës, nëse nuk ndërhyjmë për t’i ndërprerë ato. Dhe për fat të keq, bindjet shfuqizuese kanë fuqi të madhe mbi ne dhe jetën tonë.
Bindjet Shfuqizuese dhe Mendimet Kufizuese
Në këtë qëndron e keqja jonë, në të vërtetë bindjet shfuqizuese na bllokojnë dhe pengojnë veprimet tona, duke na bërë që të përsërisim gjithmonë të njëjtat gabime.
Kemi frikë se nuk jemi në lartësinë e duhur ose kemi frikë se të tjerët nuk do të na pranojnë, mendojmë se jemi të paaftë dhe nuk jemi të vlefshëm sa duhet, kështu që niveli i vetëvlerësimit tonë bie.
Frika jonë na heq energjinë dhe na demotivon…na pengonë të veprojmë dhe na mbanë në pasivitet.
Bindjet Shfuqizuese qëndrojnë në pavetëdijen tonë dhe veprojnë automatikisht.
Në fakt, janë bindjet tona shfuqizuese të pavetëdijshme ato që përcaktojnë frikërat tona.
Këto janë besime kufizuese për veten tonë dhe botën përreth nesh, të cilat i kemi ndërtuar në mëndjen tonë, me kalimin e kohës dhe janë të palogjikshme dhe të paarsyeshme.
Bindjet shfuqizuese kanë shkaktuar një mekanizëm të mendimit negativ, i cili duke u përsëritur me kalimin e kohës është konsoliduar në trurin tonë, duke krijuar rrugë të vërteta neurale.
Si të kapërcejmë bindjet shfuqizuese
Siç thash më sipër këto janë zinxhirë të padukshëm me mekanizma të pavetëdijes tonë, të cilat na bëjnë të përsërisim gjithmonë të njëjtat gabime. Ato na bllokojnë, na kufizojnë dhe imponojnë veprime të caktuara përsëritëse për të kryer.
Duke thënë këtë, për të kapërcyer mekanizmin duhet të fillojmë të flasim për zëvendësimin. Kjo do të thotë, duke zëvendësuar një bindje shfuqizuese me një fuqizuese.
Për të filluar, ndiq këto 3 hapa:
1 Bëhu i vetëdijshëm për bindjet e tua shfuqizuese
Fillo me ato më të dukshmet, të cilat tashmë i di pjesërisht që të bëjnë të përsërisësh gjithmonë të njëjtat gabime. Shkruaji ato dhe bëj një listë.
Për të identifikuar dhe prishur detyrimin e përsëritjes, bëji vetes pyetje strategjike që do të drejtojnë drejt një këndvështrimi të ri:
• Çfarë arsyetimi po bëj për t’ia atribuar këtë kuptim kësaj ngjarje?
• Cilat informacione të tjera mund të konsideroj për të vlerësuar këtë bindje?
2 Zëvendëso bindjen tënde me një më të fuqishme
Zgjidhni një nga lista që keni bërë më parë dhe shkruani pranë saj çfarë mund të ndodhë, nëse do të ishte e kundërta. Mbi të gjitha, është e rëndësishme që të vini në dyshim bindjen tuaj shfuqizuese që ju dobëson dhe ju kufizon.
3 Tani thjesht vepro
Kur disa bindje na dobësojnë, blloku i parë është veprimi. Ndërsa, një bindje fuqizuese është në gjëndje të liroj fuqinë tonë vendimmarrëse. Pra, ndërmerr hapin e parë, duke zbatuar bindjen e re. Mos harro se janë mendimet që fshihen pas çdo veprimi.
Mendimet negative na dobësojnë, ndërsa mendimet pozitive na forcojnë. Mendimet negative gjenerohen nga bindjet tona kufizuese.
Të kuptuarit e kësaj është shumë e rëndësishme sepse na jep mundësinë të çlirohemi nga mendimet tona negative, duke kuptuar bindjet nga të cilat ato rrjedhin. Kur të kesh në mëndje një bindje që të kufizon, reflekto mbi të dhe përpiquni të kuptosh se nga vjen, kush e instaloi atë tek ty.
Nëse nuk do të kishte bindje shfuqizuese të pavetëdijshme, të cilat janë formuar me kalimin e kohës dhe veçanërisht gjatë fëmijërisë, nuk do të kishte gjithashtu mendime kufizuese, emocione negative dhe frikë. Bindjet shfuqizuese, një problem i vërtetë.
Për të dalë nga procesi i pavetëdijshëm që ju kufizon në jetë, rekomandohet psikoterapia dhe me pak angazhim dhe introspeksion, është e mundur të korrigjoni veten.
Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!
#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.
Këshillimi me psikologun të ndihmon të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.
Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane
Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.
Konsulta në studio me psikologe në Tiranë:
Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER
Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.
- Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
- Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
- Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro