Artikuj

Psikologe e liçencuar Tiranë

Tradhëtia në çift- Pse tradhëtojmë?

Tradhëtia në çift është gjithnjë e më e shpeshtë ajo krijon një thyerje në marrëdhënien në çift dhe kompromenton besimin. Por çfarë e bën një person të tradhëtojë?
Mund të jetë e vështirë për tu kuptuar por qoftë një tradhëti që ka zgjatur për një kohë të gjatë apo një e rasti, ndodh zakonisht sepse po përjetoni një krizë të thellë në çift.
Shpesh, në fakt, tradhëtia në çift në të shumtën e rasteve është pasojë e një marrëdhënieje që nuk ka funksionuar prej kohësh.

Në këtë artikull flas për temën komplekse të tradhëtisë në çift, për kuptuar më mirë mekanizmat psikologjikë që  përbëjnë bazamentin.
Ju ekspozoj gjithashtu, disa nga faktorët kryesorë që ju shtyjnë të tradhëtoni dhe si të ndërhyhet në çiftin ku është përjetuar një tradhëti. Përmes mbështetjes së një psikologu i cili ju ndihmonë në rigjetjen e qetësisë.

Tradhëtia në çift mund të fshehë arsye më të thella

Kur flasim për tradhëtinë në çift në përgjithësi i referohemi një gjëndjeje, pasojat e së cilës mund të jenë shumë të rënda. Aq shumë sa disa studime psikologjike amerikane kanë gjetur një paralele me simptomat e çrregullimit të ankthit të përgjithësuar.
Pakënaqësia personale, vetëbesimi i ulët, pasiguria dhe nevoja për të ndjerë emocione të forta, janë në shumicën e kohës ndër shkaqet kryesore që mund t’ju shtyjnë të tradhëtoni.
Kur çifti është konfliktual gjërat nuk shkojnë shumë mirë mes partnerëve. Për këtë arsye ne shpesh kemi tendencën të ikim në vend që të përpiqemi të zgjidhim situatën.
Konfliktet e lashta dhe vështirësitë në komunikim, nëse nuk trajtohen, mund të çojnë në krizë çifti shumë të rëndësishme, e cila rrezikonë seriozisht marrëdhënien.

Cilat janë shkaqet e tradhëtisë në çift?

Shpesh disa e shohin tradhëtinë si një mjet të përkohshëm shpëtimi.
Por le të fillojmë me një premisë të rëndësishme.
Secili nga ne ka parimet e tij morale, por nganjëherë ne nuk jemi në gjëndje t’i mbështesim ato. Në fakt, shumë njerëz janë të bindur se ata nuk janë të aftë të pranojnë një tradhëti dhe as ta bëjnë atë. Vetëm kur kjo t’ju ndodhë, gjërat ndryshojnë.
Kështu që mund të dalin shumë mendime dhe ndjenja që destabilizojnë. Herë të tjera ato gjithashtu mund çojnë personin të vendosi të pyesi veten për atë që ndodhi.
Fatkeqësisht, të qënit në gjëndje të vazhdoni një marrëdhënie të ekuilibruar në çift nuk është gjithmonë diçka e thjeshtë dhe as nuk merret si e mirëqënë. Për këtë duhet të kemi parasysh që ekzistojnë shumë variabla dhe vështirësi për t’u marrë dhe përballur.
Për më tepër të mos harrojmë se secili prej nesh i sheh gjërat ndryshe dhe ka mënyra të ndryshme për të reaguar ndaj ngjarjeve.
Shpesh e gjejmë veten të jetojmë në kontrast, midis nevojës për të ndarë jetën në çift dhe nevojës për liri dhe pavarësi. Kjo gjë shpesh rrit shanset e tradhëtisë.
Faji i pakënaqësisë personale
Edhe studime shkencore gjithashtu kanë kontribuar në këtë temë. Sipas një studimi të Universitetit të Queensland, tendenca për të tradhëtuar për shkak të pakënaqësisë personale është në rritje. Me pak fjalë duket se kushtet e brëndshme dhe personale janë shumë të rëndësishme në tradhëti.

Çfarë mund t’ju shtyjë të tradhëtoni në çift? Cilat janë shkaqet?

Tradhëtia sigurisht tregon një mosfunksionim në çift. Sigurisht, kjo nuk përfshin rastet kur mund të ketë një tendencë për seksualitetin maniakal.
Pra, në përgjithësi nëse në çift tradhëtohet, ekziston një problem.
Tradhtia për tu ndjerë të dëshiruar
Me sa duket, tradhëtia në çift ndodh shpesh për shkak të mungesës së vëmendjes nga njëri partner, që e merr gjithçka si të mirëqënë.
Në fakt, marrja e vëmendjes së partnerit tuaj është shumë e rëndësishme për të jetuar mirë marrëdhënien e çiftit.
Bërja e partnerit/es të ndjehet i/e dëshiruar, që ka besim në vetvete është thelbësore. Qëniet njerëzore me të drejtë dëshirojnë dhe duan të dëshirohen.
Të ndjehen të dashur, duhet shikuar, siguruar, mbështetur.
Kur nuk lexon më dëshirë në sytë e partnerit/es, e kërkon atë diku tjetër.
Në këtë rast tradhëtia në çift ndihmon për të rigjetur vetëvlerësimin.
Në të njëjtën kohë, për të ndërtuar një marrëdhënie të vërtetë dashurie, të ndjehemi të gjallë, veçanërisht nëse kjo nevojë është shumë e fortë për ne.
Tradhëtia nga frika e të qënit vetëm
Shumë njerëz nuk arrijnë t’i japin fund marrëdhënieve që nuk kënaqin. Para së gjithash sepse çdo marrëdhënie, edhe nëse është problematike, jep gjithmonë përfitime, si parësore ashtu edhe dytësore. Si siguria emocionale dhe financiare.
Në këto raste, tradhëtia i ndërlikon gjërat. Sepse në vend që të përballemi me problemet, përmes një rruge psikoterapie në çift, përpiqemi t’i zgjidhim ato përmes kompensimit.
Tradhëtia për hakmarrje
Një tjetër nga shkaqet më të shpeshta të tradhëtisë në çift është hakmarrja. Tradhëtia për hakmarrje nuk paguan përkundrazi, të bën të vuash dyfish.
Do të thotë të shtoni një problem tjetër. Tashmë ka një mungesë ekuilibri në çift gjë që e lëndon krenarinë.
Shumë herë, një tradhëti është për të bërtitur hakmarrje, shërben vetëm për të ushqyer një spirale vetë-shkatërruese të pakënaqësisë dhe dhimbjes.
Dëshira e atyre që tradhëtojnë për hakmarrje lind thelbësisht për dy arsye:
1.E para është dëshira për të lënduar, ashtu si ju lënduan.
2.E dyta është gatishmëria për t’u rikthyer sërish të barabartë, për të ndaluar të ndjeheni këmbëngulës në një pozicion disavantazhi në krahasim me partnerin/en.
Tradhëtia për hakmarrje prodhon një ndjenjë kënaqësie deri në një farë mase, por që prodhon pasoja shkatërruese në çift.

Cilat plagë krijojnë një tradhti në çift?

Çdo tradhëti destabilizon fuqimisht çiftin. Ju humbni besimin dhe dyshoni për gjithçka. Partneri i cili vuan tradhëtinë në përgjithësi mund të përjetojë emocione shumë të forta dhe konfliktuale. Duke filluar nga inati deri tek dhimbja por edhe te faji dhe vetëvlerësimi i ulët.

Si reagon çifti për tradhëtinë?

Çdo çift reagon me modalitetet e tij, por në çdo rast stabiliteti i secilit është vënë në provë të fortë.
Nganjëherë tradhëtia falet. Edhe pse falja kërkon përpunimin e saj sikur të ishte zi. Natyrisht, mbështetja e psikoterapisë në çift ndihmonë shumë.

Tradhëtia në çift- Si mund të ndihmojë psikoterapia në çift?

Psikoterapia në çift është mbështetëse dhe e dobishme për çiftin, ku manifestohet vullneti për të rikuperuar marrëdhënien.
Në përgjithësi, qëllimi kryesor i terapisë së çiftit si rrjedhoj e një tradhëtie është pikërisht rivendosja e komunikimit midis partnerëve.
Është në fakt, vetë konteksti terapeutik që ju garanton të dyve një hapësirë për të ri-përpunuar përjetimet e tyre, e cila lejon të shprehim atë që nuk funksionon më brënda marrëdhënies në çift.
Në fund, psikoterapia në çift ndihmon të ndërpresë disa nga qarqet vicioz që në mënyrë të pashmangshme janë krijuar.
Kjo, nëse është e nevojshme, mund të integrohet edhe me psikoterapi individuale në zhvillimin e strategjive funksionale për të kapërcyer momentin e krizës.
Dhe le të kujtojmë se në këtë proces për të zgjidhur problemet që lindin burimi parësor është gjithmonë komunikimi.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Në studion time të psikoterapisë në Tiranë kryej seanca psikoterapie në çift që kanë si qëllim final të ndihmojnë çiftin që është duke përjetuar vështirësi për të kapërcyer momentet e krizës aktuale.
Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Ne jemi më pranë jush duke ofruar Psiko-diagnozë,  Psikoterapi, Këshillim dhe mbështetje psikologjike.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë:

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Ndiheni të trishtuar, të pakënaqur, të dëshpëruar?  Keni pësuar një dështim, keni humbur nje njeri te shtrenjte, …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, i freskët nga një gjumë i qetë. Fatkeqësisht, ky …