Baza psikologjike e pranimit te vepres, ID, Ego, Super Ego
Teoria psiko-analitike, ego
Teoria psiko-analitike të cilën e ka mbështetur Frojdi (Sigmund Freud) kurse më vonë e kanë zhvilluar edhe pas ardhësit e tij, mbështetet në konceptin struktural të ekzistimit të tri elementeve të personalitetit të cilat janë:
• Id (atë)
• Ego (unë)
• Super-Ego (“Super Uni”)
Këto së drejti janë karakteristikat apo shenjat për proceset e caktuara brenda personalitetit.
Id është komponent i lindur i personalitetit dhe “depo” e tërë energjisë psikike të cilën e disponon njeriu, pra id është selia e tërë asaj që është kafsherore, iracionale dhe e pa organizuar brenda njeriut e cila nuk i njeh ligjet dhe kufizimet, por synon kënaqjen e menjëhershme të instinkteve pa marrë parasyshë çmimin. Kur vjen deri tek realizimi, atëherë në personalitetin e tillë zvoglohet tensioni dhe vjen shtensionimi dhe çlirimi.
Ego është selia e funksioneve intelektuale dhe e intelektit dhe kjo funksionon krejtësisht sipas parimit të realitetit. Ego funksionon në të treja
nivelet e vetëdijes (pa vetëdije, në nënvetedije dhe me vetëdije) dhe është në konflikt permanent me id e cila vazhdimisht rrokulliset (sulmon). Instikti seksual shtyhet deri sa nuk e gjenë partnerin përkatës dhe rrethanat për kryerjen e tij. Personaliteti normal ego ia arrin që të gjejë kompromisin midis rregullave jetësore të mjedisit, impulsit të id dhe ndalimit të cilin e dikton super – ego. Ego është organ ekzekutiv i personalitetit, kordinator kryersor i personalitetit. Super ego është pjesë e personalitetit e cila zhvillohet më vonë nën
ndikimin e mjedisit social me të cilin jeton individi. Super ego është përfaqësues i brendshëm i shoqërisë apo “ndërgjegja e njeriut” e ngulitur në personalitetin e tij dhe e zhvilluar nën ndikimin e shpërblimeve dhe dënimeve, varësisht prej sjelljeve. Ndërgjegja pra e ka funksionin ndëshkues në rast të mos përshtatjes së veprimeve apo sjelljeve, duke zgjuar kështu ndjenjën e fajsisë dhe të vetë akuzimit, kurse aspekti tjetër konstruktivë – super ego rrjedh nga aktivitetet e dëshiruara shoqërore: zelli, produktiviteti, suksesi, etj. Super ego nuk synon realitetin, por idealin, prandaj për këtë arsye është në konflikt permanent me idin, egon dhe me ralitetin. Prandaj nuk është mirë që cili do nga këto elemente të personalitetit të dominojë. Pra duhet të ekzistojë baraz pesha e tyre.
Motivi i pranimit të veprës penale nga ana e fajtorit ka lidhje të ngushtë me mekanizmat e prekur të strukturës psikike të personalitetit.
Personi është në gjendje të tendosjes psikike latente dhe të frikës permanente nga zbulimi e cila është e pranishme gjithmonë dhe me rastin e arrestimit edhe më tepër e forte. Pasiguria rreth egzistimit të provave dhe pa parashikushmëria e tyre, zvoglone gjasat e fajtorit që të shkarkohet në pikëpamje psikologjike kurse frika nga pranimi dhe denimi bëhet gjithnjë e më e madhe. Gënjeshtra si mekanizëm mbrojtës i personalitetit dhe sy mprehtesia deri në një masë të caktuar edhe me tejë e pengojnë fajtorin që te thotë të vërteten. Pra, gjatë tërë kohës shtrohet pyetja: ta pranoj apo mos tapranoj. Në rrjedhën e përshkruar të ngjarjes, në një moment gjendja kulminon dhe fajtori i veprës e mposht rezistencën e brendshme – ballafaqohet me rrezikun real, e pranon veprën dhe konflikti brenda personalitetit të tij zgjidhet. Pas kësaj vjenë një lehtësim psikologjikë i cili në të shumtën rasteve përcillet me shenjat e një relaksimi fizik. Sipas konceptit psiko-analitik, T. Reik (1925) përfundon se përmbajtjet e mbrapsura synojnë të shpërthejnë në sipërfaqe por ato i pengojnë mekanizmat e mbrapsjes.
Shembull: Në Lubjanë, vrasësi më 1979 me vetë dëshirë e ka pranuar vrasjen të cilën e ka kryer në stacionin hekurudhor 9 vite më parë.
Mekanizmat e prekur psikologjik pra ndikojnë që nganjëherë fajtoret e krimeve të rënda te pranojnë krimin edhe në çastin e shtrirjes për vdekje.