Tag: Psikologjia Online

psikolog tirane

Harresa, 10 mënyra për t’i rezistuar

Harresa

Harresa shkaktohet për shkak të kalimit të një kohe të gjatë, por, ajo mund të ndodhë edhe më shpejt në fillim të mësuarit përmendësh të dijeve, për tu ulur më pas kjo masë, si rezultat i përsëritjes dhe ngulitjes në kokë të njohurive. Ta zëmë, nëse ke lexuar një temë në orën pesë në mbrëmje, atëherë përqindja e harresës në minutat dhe orët e para do të jetë më e madhe, për të rënë në orët e mëvonshme. Për këtë shkak, përsëritja e menjëhershme apo në fund të procesit ditor të mësimit dhe para gjumit është shumë e nevojshme.

Përse harrojmë?

Harrojmë për shkak të mos nxënies perfekte të mësimit. Atëherë: Cila është mënyra e përforcimit të memories? Si ti rezistojmë harresës?

Memoria i ngjan një gjymtyre, e cila sa më shumë që përdoret, aq më shumë zhvillohet, por, sigurisht se jo sipas çfarëdo përdorimi. Mund të korrësh suksese vetëm nëse memorien e shfrytëzon me një metodë të përpiktë dhe të shëndoshë. Në vijim do të përmendim disa rregulla për ta mposhtur harresën dhe për ta përforcuar të mbajturit mend.

Të kuptuarit, që është bazë e rikujtimit. Mos e qorto veten nëse i harron gjërat që, paraprakisht, nuk i kupton.

Përsëritja. Lëndën përsërite shpesh, pasi sa herë që e përsërit atë, mundësia e harrimit zvogëlohet gjithnjë e më shumë.

Rezymetë. Nëse një temë të caktuar do ta thjeshtësoje në pak pika dhe me shprehje personale, atëherë gjasat e harrimit janë të pakta.

Pasioni për përsëritje dhe rikujtim. Kjo nënkupton se ti duhet të harrosh se harron, prandaj, krijo një vetëbesim në mundësinë tënde për rikujtim, pasi harresa mund të jetë edhe si shkak i mungesës së besimit në vetvete.

Bëhu mësues pyetës i vetes tënde. Gjatë mësimit ndalu dhe dëgjoje veten. Mos mendo se me këtë do të humbasësh kohë. Dëgjoje veten sikur të ishe para mësuesit-profesorit që të merr në pyetje. Nëse ndodhë të mos jesh i sigurt në diçka, ktheju librit, pasi kështu, duke iu kthyer atij dhe duke përsëritur mësimin disa herë, do ta ngulitësh në memorie dhe harresa  nuk do të ketë më  vend.

Përdor metoda. Nëse do të mësosh ndonjë gjë, atëherë lidhe atë me një gjë  të caktuar, pasi kështu do ta kesh më të lehtë. P.sh. nëse do të mbash mend shkronjat ‘k, n, a, b, ë’, të cilat janë iniciale për ndonjë mësim të caktuar, atëherë krijo me to një fjalë, të cilën e mban mend lehtë, si p.sh. ‘bankë’, e rrjedhimisht edhe shkronjat për mësimin e caktuar.

Larg përsëritjes pjesë-pjesë. Kur ta përsëritësh ndonjë mësim, përsërite të tërin, mbasi përsëritja pjesë-pjesë mund të të shkaktojë defekte për pjesët tjera. Kjo metode e ‘shkëputjeve’ nuk është  e suksesshme.

Pushimi. Përsëritja pa pushime mund të mos japi efektet e duhura, kështu që, studenti bën mirë ta bëjë përsëritjen me pushime. Nëse ndonjëherë nuk ndihet aktiv, atëherë  pusho pak, për të vazhduar më pas.

Vetëm leximi nuk mjafton. Gjatë përsëritjes mundohu të gjesh mjete që të ndihmojnë ta mbash mend më lehtë mësimin, si, f.v., të vësh tabela, shenja, e gjëra tjera që të ndihmojnë në mbajtjen mend sa më mirë të tyre.

Përdor elemente të ndryshme për përkujtim. Nëse të ndodhë ta harrosh ndonjë mësim apo ndonjë njohuri, atëherë mundohu ta sjellësh ndërmend se në cilën pjesë të librit gjendet, apo kur e kam lexuar, ose në cilin libër e kam lexuar, etj.

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Mos u përballoni vetëm me sfidat tuaja emocionale dhe mendore. Kontaktoni me ne sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe filloni udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Psikologët tanë janë të përkushtuar t’ju ndihmojnë të kuptoni dhe menaxhoni ndjenjat tuaja, të zhvilloni strategji efektive për të kontrolluar stresin dhe zemërimin, dhe të arrini një balancë më të mirë në jetën tuaj të përditshme. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij udhëtimi, duke ju ofruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të eksploruar dhe adresuar sfidat tuaja. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të lumtur dhe të shëndetshme për ju.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia-pse-nuk-merren-vesh-meshkujt-dhe-femrat

Situatat pse nuk mund të merren vesh meshkujt dhe femrat

Madje, edhe ndërmjet dy vetëve, të cilët e duan njëri-tjetrin, mjafton vetëm një fjali për të shkaktuar mosmarrëveshjen. Perse, kur t’i dimë kurthet, dimë si t’i evitojmë.
‘Nëse mendon se unë nuk mund ta bëj vetë këtë gjë, merr ndreqe vetë’ – dëgjoi kur ia tha nga ana tjetër e telefonit. Ç’thotë kjo gjë? Në të vërtetë asgjë të parëndomtë: burri dhe gruaja nuk u morën vesh. Ajo deshi t’i ndihmonte në mënyrë të njerëzishme, kurse ai e ka marrë atë punë me zemërngushtësi dhe si ligësi. Gjë klasike. Një sërë hulumtimesh kanë dëshmuar se meshkujt dhe femrat në forma të ndryshme i artikulojnë emocionet e veta dhe në mënyrë të ndryshme bëjnë zgjidhjen e problemeve.

Ekzistojnë tri teori kryesore:

1. Meshkujt nuk e thonë atë që mendojnë, kurse femrat nuk mendojnë çka thonë. Këtë mendim e mbështet psikologu amerikan John Gray, autor i bestselerit popullarizues Meshkujt janë nga Marsi, femrat nga Venera.

2. Shkencëtarët gjermanë Allan dhe Barbara Pease (Pse meshkujt s’dinë të dëgjojnë kurse femrat nuk dinë të parkojnë) konsiderojnë se arsyeja pse s’ka pajtim në komunikimin reciprok, ekziston në faktin se edhe struktura e trurit të femrës dhe të mashkullit ndryshon. Kështu ana e majtë e trurit të meshkujve (duke përfshirë edhe qendrën e komandimit të të folurit) është më pak e palidhur me anën e djathtë, e cila ka rëndësi shumë të madhe për intuitën.
Rezultati: burrat për këtë shkak në bisedë në radhë të parë këmbejnë informacione, kurse femrat emocione.

3. Psikologu gjerman, dr. Karl Geck, mendon se burrat kryesisht kujdesen për të mirën e familjes dhe biseda e tyre para së gjithash zhvillohet në kuptimin praktik. Femrat, përkundrazi, më shumë i kushtojnë kujdes kontakteve ndërnjerëzore.
Del ky rezultat i zhvillimit të këtillë: ajo i zgjedh problemet me anë të komunikimit, kurse ai me anë të veprave. Nuk është kurrfarë çudie pse femra mesatarisht gjatë ditës i flet 23.000 fjalë, kurse burri vetëm 12.000.

Si të evitohen mosmarrëveshjet?

Çfarëdo që të jetë mosmarrëveshja në shkallë të komunikimit ndërmjet mashkullit dhe femrës, po tregojmë disa mënyra si t’i evitoni ato.

1 Të dhënët e shenjës
Situata: Ajo thotë: “Ka tash sa kohë që s’kemi dalë të hamë jashtë. Në kënd të rrugës është një restorant simpatik italian…”. E merrni vesh qartë se çka po mendon, apo jo? Por, ai nuk kupton! Mënyra më e mirë: Ta thuash hapur mendimin, jo vetëm të bësh me dije. Burrat nuk i kuptojnë aludimet apo kuptimet që gjenden ndërmjet radhëve. Kështu ndodh edhe me formulimet e padefinuara, siç janë: “Është dashur ta provojmë sërish…”. Sukses do të arrijnë vetëm deklarimet e qarta: “Kam uri. Dua të ha. Na rezervo një tryezë në restorant.”

2 Respekt i madh
Situata: Ai është i tretur me mend dhe vepron i dërrmuar. Ajo e pyet të dijë ç’hall ka, tenton të bisedojë, kur ai s’i tregon, nxjerr përfundimin vetë: “Shpesh po të them të mos punosh aq shumë!”
Mënyra më e mirë: Femrat kanë prirje të kenë kujdes më shumë. Mu për shkak se kanë mësuar të lexojnë ndërmjet radhëve, po në të njëjtën mënyrë tentojnë të bisedojnë me partnerin e vet. Lëreni shikimin e tij të vrazhdë dhe mos ia vini mendjen injorimit të tij për të biseduar me ju, kur ta shihni se nuk ka dëshirë të bisedojë. Në vend të kësaj pyeteni se si qëndron puna. Mosgatishmëria e tij për të biseduar me ju shpesh s’ka të bëjë fare me ju. Po nëse keni dëshirë të mësoni më shumë gjëra për këtë, ushtroni pyetje konkrete.

3 Hallet e mëdha
Situata: Mu në kohën kur ai shikon futboll, ajo dëshiron të dijë nga ai se a bën ta bëjë natën shoqja e saj tek ata. Mërmëritjen e tij ajo e kupton si miratim. Menjëherë pas kësaj ai duket i hidhëruar, sepse ajo kinse nuk e ka pyetur për asgjë. Mënyra më e mirë: Femrat në të njëjtën kohë mund të kryejnë disa punë, kurse meshkujt s’mund ta bëjnë këtë gjë. Për këtë shkak prisni të pushojë pak dhe pyeteni sërish: “Kuptova se pajtohesh që ajo të vijë të bujë te ne. A është e vërtetë kjo?”

4 Shpresa e gabueshme
Situata: Ajo vjen nga puna e mbushur hidhërim ndaj koleges që ia ka kurdisur kurthin dhe ka dëshirë që për këtë gjë të bisedojë me dikë në shtëpi. Ajo ia përshkruan detajisht situatën, kurse ai i ndërhyn, duke i thënë se çka duhet të bëjë me përpikëri, në vend që ta dëgjojë ç’thotë.
Mënyra më e mirë: Meshkujt mendojnë praktikisht, pa marrë parasysh se është fjala për farë bisede apo për farë tregtie. Shumë burra nuk kuptojnë se femrat me anë të bisedës tentojnë t’ia lehtësojnë punën vetes dhe kanë dëshirë t’i dëgjojë njeriu. Burrat në situatë të këtillë reagojnë në mënyrë instinktive dhe konsiderojnë se janë kompetentë të japin menjëherë këshilla precize dhe konkrete se në ç’mënyrë ta zgjedhësh problemin. Për këtë shkak duhet t’ua thuash troç: “Nuk dua këshilla. Ndihmën më të mirë do të ma bësh nëse vetëm më dëgjon!”

5 Kundërshtimi
Situata: Janë ftuar të vijnë në darkë dhe ai me atë rast ka vënë kravatën, të cilën ajo nuk e ka në qejf. E pyet atë me ironi se a e ka atë kravatë detaj të çmuar të veshjes. Ai nuk reagon dhe ajo hidhërohet: “Të kam thënë një milion herë se ky kombinim nuk ka harmoni!”
Mënyra më e mirë: Burrat në raste të këtilla të reagimit, heshtin. Nëse ekziston diçka që nuk e duan, ai është kundërshtimi. Tentoni që në vend të kundërshtimit, dëshirat tuaja t’i fusni në paketëzën e “përbashkët”: “Kam dëshirë që sonte të jemi çift simpatik. Për këtë shkak, të lutem, vishe këmishën e kaltër me këtë kravatë”.

Për çfare bisedojnë më së shumti?

AJO
1. Problemet personale, frikësimet, bukurinë
2. Djemtë në përgjithësi, për marrëdhëniet reciproke, për seksualitetin
3. Miqtë e përbashkët
4. Familjen, fëmijët, afaeizmat shtepiake
5. Kulturën, punët e shtëpisë, politikën

AI
1. Puna/karriera, punët e shtëpisë, politika
2. Sporti
3. Femrat
4. Veturat
5. Seksualiteti, emocionet, brengat personale

E qeshura , ja 10 arsye pse duhet te qeshim

E qeshura , ja 10 arsye pse duhet te qeshimstudio psikologjie

Te qeshim eshte menyra me e mire per te ndihmuar trupin tone te funksionoje sa me mire. Eshte nje shprehje e fytyres qe shpreh ndjeshmeri, dashuri dhe argetim. Me ane te buzeqeshjes permiresojme shendetin, rrisim bukurine dhe eleminojme stresin. Read more

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …