Si të njohim shqetësimin psikologjik?
E kuptoj se nuk është e lehtë për të bërë një kërkesë të tillë, sepse ne shpesh nuk e kuptojnë se gjëndja e shqetësimit të përjetuar është për shkak të një arsyeje psikologjike.
Pikërisht për këtë, pse sot dua të flas për shqetësimin psikologjik, i karakterizuar nga mungesa e harmonis me veten dhe me mjedisin rrethues, dhe si ta njohin atë.
Për të filluar do të flas për këmbanat e shumta të alarmit që ju duhet ti kushtoni vëmendje për të identifikuar shqetësim tuaj:
•Jeni gjithmonë me humor të keq, apo i trishtuar, edhe pa një shkak të dukshëm?
provoni indiferencë ndaj gjithçkaje rreth jush?
•Keni ndjenjën e të qënit të bllokuar, por nuk mund të identifikoni pengesat dhe mënyrën që e keni ndërtuar?
•Pikat e referimit që keni përdorur zakonisht, për një arsye apo një tjetër, kanë dështuar?
•Ankthi dhe shqetësimi të marrin shumë energji?
•Keni ndjenjën se nuk jeni në gjëndje për të rregulluar asnjë gjë nga problemet që ju janë shfaqur?
•Nuk mund të vazhdoni aktivitetet “normale” të përditshme dhe e perceptoni si përpjekje të mëdhe për ti materializuar?
•Nuk gjeni ngushëllim në asgjë?
•Keni probleme me gjumin, oreksin dhe /ose aktivitetin seksual?
•Keni simptoma fizike (ankth, pagjumësi, dhimbje fizike, me çrregullime gastrointestinale, apo probleme të lëkurës, të oreksit) të cilët nuk kanë origjinë organike?
•Ju duket sikur askush nuk ju kupton dhe keni probleme në marrëdhënie me njerëzit e tjerë?
Këto dhe shumë më tepër mund të jenë simptomat tipike të një çrregullimi psikologjik.
Gjithashtu faktorët e rrezikut mund të jenë të ndryshëm:
Faktorët e rrezikut janë të gjitha ato ngjarje që kërkojnë një përshtatje të re dhe mungojnë burimet për përballimin e tyre.
Të ndjehesh keq psikologjikisht nuk do të thotë të jesh i çmëndur, as nuk është një fenomen i rrallë. Për fat të keq nuk është ende e përhapur mjaftueshëm nevoja e kujdesit për komponentin tonë psikologjik, si është për atë fizik, edhe pse e kuptoj se në vitet e fundit ka filluar gjithmonë e më shumë ti jepet rëndësi.
Të kërkosh ndihmë psikologjike nuk do të thotë të qënit i dobët ose i padobishëm, thjesht bëheni të vetëdijshëm për shqetësim tuaj dhe kërkoni për një zgjidhje. Mëndja, si dhe trupi, kanë nevojë për kujdesin e përditshëm, kur kjo mungon, në periudhë të gjatë ajo rebelohet, duke ndezur këmbanat e alarmit për ndihmë,për më shumë vëmëndje dhe kujdes. Ashtu siç kemi nevojë për një mjek për të zgjidhur sëmundjet mjekësore, kështu kemi nevojë për ndërhyrjen e ekspertëve të “mëndjes”, psikogun për kujdesin e saj.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!
Konsulta në studio me psikologe në Tiranë
Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER
Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.
Cmimet e seance te psikologu:
- Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
- Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
- Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro