Artikuj

Si të dini se kur ju duhet të shkoni tek psikologu?

Si të dini se kur ju duhet të shkoni tek psikologu?

Në momente të caktuara të jetës, ne e gjejmë veten në situata ku nuk dimë si të zgjidhim problemet tona dhe emocionet kalojnë kufirin e durimit. Të dashurit tanë na këshillojnë për të shkuar tek  psikologu, por shumë refuzojnë ta bëjnë këtë.
Kjo është për shkak të faktit se shumë njerëz e konsiderojnë të shkosh tek një psikolog ose të ndjekësh vetëm terapinë “është diçka për të çmëndur.” të vendosësh të shkosh tek një psikolog dhe është hapi i parë që është gjëja më e vështirë, jo vetëm për shkak të këtyre paragjykimeve, por edhe për turpin dhe frikën se mos konsideroheni “të luajtur mëndsh.”

si-te-dini-se-kur-ju-duhet-te-shkoni-tek-psikologu

Edhe pse shumë mite në lidhje me psikologët dhe pacientët e tyre janë larguar, shoqëria jonë vazhdon ta lidhi këtë profesion me çmëndurinë. Sipas ekspertëve, kjo është frika e “heqjes së armaturës” që i largon nga psikologu.
Nuk ekzistojnë rregulla të cilat tregojnë kur ne duhet të shkojmë tek psikologu, kjo varet nga secili prej nesh. As nuk është “e detyrueshme” ta bëjmë këtë. Arsyeja kryesore pse një person shkon në terapi është, praktikisht, për shkak se ajo/ai nuk është e/i kënaqur me veten e saj/tij, emocionalisht ose fizikisht.
Një respekt i lartë për veten është thelbësore për të shijuar një jetë të plotë,  dashuria për veten tonë na lejon për ta pranuar veten si ne jemi, vënia mënjanë e mendimeve negative dhe dashuria për të tjerët, analizimi i gabimeve, kujdesi për veten dhe respektimi si qënie njerëzore.
Është e vërtetë se ka ditë kur nuk dëshirojmë të bëjnë asgjë, ndjehemi depresiv, të lodhur apo të stresuar. Megjithatë, nuk është mjaftueshme për të shkuar tek psikologu. Në ditët e këqia kur jemi të lodhur nga jeta dhe stresi i vazhdueshëm është e nevojshme të bëjmë pak pushim, të marrim frymë thellë dhe të vazhdojmë. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse kur çdo gjë bëhet e përsëritur, rregulli nuk është më përjashtim, duhet të pyesim veten nëse duhet të kërkojmë ndihmën e një psikologu.
Psikologët janë shumë të dobishme kur është e vështirë të dalim nga shtëpia, kur ne ndjehemi të trishtuar vërtetë pa e ditur pse, kur apatia mbretëron mbi ne, kur ne nuk e kuptojmë jetën dhe pse ne jemi në një vend të caktuar në një moment të caktuar kur nuk kemi dëshirë për tu çuar nga shtrati ose për të respektuar angazhimet tona, kur nuk kemi dëshirë për të ngrënë ose për tu larë, etj
Ja vlenë gjithashtu të kërkoni ndihmë nga një psikolog, kur frika dhe depresioni janë tiranët e jetës sonë, kur ne dështojmë për të shijuar gjërat e thjeshta, si një bisedë me miqtë ose një dalje në park, kur është shumë e vështirë për të folur në publik, kur kemi një frikë të paarsyeshme të vdekjes apo se diçka e tmerrshme do të na ndodhë, kur nuk mund të qëndrojmë në një vend të mbyllur ose të shohim një kafshë.
Nëse ju dëshironi që të keni gjithçka nën kontroll, nëse obsesionet tuaja janë shumë të theksuara, ose kufizojnë aktivitetet tuaja të përditshme, në qoftë se nuk duroni dot që gjërat të mos bëhen ashtu si i keni kërkuar ju ose në qoftë se shpenzoni orë duke pastruar të njëjtën gjë (duart, rrobat, etj), nëse keni  frikë se mos prekeni nga të gjitha sëmundjet ekzistuese ose në qoftë se ju përjetoni simptomat kur lexoni ose dëgjoni në lidhje me një shqetësim të caktuar, në qoftë se nuk mund të ndaloni së shkuari te mjeku ose në qoftë se keni një sjellje të çuditshme dhe të pazakontë (shikoni disa herë nëse dera është e mbyllur, për shembull), ndoshta është koha për të shkuar tek një psikolog.
Ka shumë arsye të tjera për të shkuar tek psikologu: jeni shumë gjaknxehtë ose nuk jeni në gjëndje të ndaloni së qari kur ju merrni një koment të çfarëdoshëm, keni probleme serioze me balancimin e gjumit apo të përqëndroheni, jeni gjithmonë negativ, keni vështirësi komunikimi të ndjenjave tuaja, nuk dini se si të thoni “jo”, vuani nga mungesa e dëshirës seksuale, ndjeni një sens faji të pakuptimtë për sjellje ose mendime të caktuara, jeni shumë nervoz apo të shqetësuar, etj
Nëse një i afërm i juaji ka vdekur, në qoftë se jeni përballur me një divorc, ose po e mendoni se është alternativa më e mirë, në qoftë se ke pasur apo ke një episod tradhëtie, abuzimi, probleme me miqtë, do të bënit mirë për të biseduar me një psikolog, i cili mund të adoptojë një pikëpamje më objektive të fakteve.
Së fundi, në qoftë se ju keni vuajtur ndonjë traum në fëmijëri, të tilla si abuzimi, dhuna ju duhet të dini se ato lënë gjurmët e tyre deri në moshën e rritur, kështu që është me vlerë të flisni në lidhje me të, edhe pse vetëm kujtimi i tyre është shumë i dhimbshëm. Marrëdhëniet personale janë të lidhura ngushtë me problemet e fëmijërisë dhe gjithashtu me mënyrën se si ne rritemi në të ardhmen.
Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar!
Si profesioniste, përveç shërbimit në studio e ofroj edhe online nëpërmjet skype;studio.psikologjie, për më shumë se 13 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira dhe për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Simptomat psikologjike dhe mentale si (#Ankthi, #depresioni, #dëshpërimi …) nuk janë dhimbje që të fshihen dhe …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme! Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, …