
Prezenca e rreme është më e keqe se mungesa
Në marrëdhëniet ndërpersonale, veçanërisht në marrëdhëniet në çift, shpeshherë lind një dilemë delikate: a është më mirë të jesh aty fizikisht, por emocionalisht dhe mendërisht larg, apo të mos jesh fare? Në psikologji, kjo dilemë trajtohet përmes konceptit të “prezencës së rreme”, një dukuri që shpesh lë pasoja të padukshme, por të thella në mirëqenien mendore dhe emocionale të të dy partnerëve.
Çfarë është prezenca e rreme?
Prezenca e rreme është kur një person ndodhet fizikisht në një marrëdhënie ose në një situatë, por në fakt është emocionalisht i shkëputur, i pashprehshëm, ose thjesht “në autopilot”. Mund të shfaqet në forma të ndryshme: mungesë dëgjimi të vërtetë, mungesë empatie, mosndarje të ndjenjave apo mendimeve, dhe shmangie të konfliktit me heshtje.
Ky lloj sjelljeje ndonjëherë vjen si rezultat i frikës, e lodhjes emocionale, ose si një strategji mbrojtëse ndaj konflikteve të pashprehura. Megjithatë, në afatgjatë, kjo “prani boshe” ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e marrëdhënies dhe në shëndetin mendor të individëve të përfshirë.
Pse është më e keqe se mungesa?
Mungesa është e dukshme. Kur një person largohet ose mungon, kjo është një gjendje që mund të përballohet me kohë: me përpunim emocional, me përfundime të qarta dhe me mundësinë për të filluar një fazë të re jetësore. Ndërsa prezenca e rreme krijon një iluzion afërsie që çon në konfuzion, pasiguri, dhe një ndjesi të thellë vetmie – edhe kur tjetri është “aty”.
Të jetosh pranë dikujt që nuk të dëgjon, nuk të sheh, nuk të ndien — kjo është një përvojë që mund të shkaktojë ankth, dyshim ndaj vetes, dhe humbje të vetë-respektit. Në shumë raste, klientët që kërkojnë ndihmë psikologjike raportojnë se ndihen më të vetmuar në marrëdhënie, sesa kur janë vetëm.
Si lidhet kjo me shëndetin mendor?
Kur përjetojmë ndjesinë e refuzimit të heshtur ose të ftohtësisë emocionale brenda një marrëdhënieje, truri ynë aktivizon mekanizma mbrojtës që lidhen me frikën, pasigurinë, dhe shpesh me kujtime të vjetra të braktisjes ose mospranimit. Kjo ndikon jo vetëm në marrëdhënien aktuale, por dhe në vetëbesimin, në mënyrën si ndërtojmë lidhjet e ardhshme, si dhe në përballimin e stresit apo ankthit.
Çrregullime si ankthi, depresioni, atakët e panikut, madje edhe hipokondria, shpesh kanë rrënjë në përjetime të tilla të pazgjidhura. Prandaj, është jetike që individët t’i japin zë përjetimeve të tyre dhe të kërkojnë ndihmë kur ndihen të ngecur.
Roli i psikologut në përballimin e situatave të tilla
Në raste kur marrëdhënia po bëhet e pashëndetshme, ose ndjenja e vetmisë po rritet pavarësisht “prezencës” së tjetrit, këshillimi psikologjik është një mjet i fuqishëm për të kuptuar çfarë po ndodh, pse po ndodh, dhe çfarë mund të bëhet ndryshe.
Studio Psikologjike në Tiranë ofron konsulta individuale, për çifte, dhe seanca të personalizuara që ndihmojnë në:
- Ripërpunimin emocional të përvojave të dhimbshme
- Trajtimin e pasigurive në marrëdhënie
- Përballimin e frikës dhe sjelljeve vetëshkatërruese
- Ndërtimin e sjelljeve të shëndetshme dhe vendosjen e ekuilibrit emocional
Është koha për të folur –Drejtoju Psikologut!
Shpesh mendojmë se duhet të jemi të fortë dhe t’i zgjidhim gjithçka vetë. Por e vërteta është se të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira. Nuk është dobësi të kërkosh ndihmë – është zgjuarsi. Psikoterapia nuk është vetëm për momentet e krizës – është një formë e kujdesit për veten, një hap drejt ndryshimit dhe drejt një jete më të plotë dhe të vetëdijshme.
Nëse po përjeton vështirësi në marrëdhënie, ndihesh i zbrazët, ose nuk po e kupton dot veten, mos prit më gjatë. Konsultohu me një psikolog.
Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha ofron konsulta online dhe fizike, duke respektuar privatësinë dhe nevojat e çdo individi.
Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.