Parandalimi i krizës apo fundit të marrëdhënies: disa këshilla të dobishme.
Parandalimi i krizës apo fundit të marrëdhënies: disa këshilla të dobishme.
Një nga pyetjet më të shpeshta që më bëhet është: “Si mund të them nëse ai ende më do mua apo nëse marrëdhënia ime mund të vazhdojë?”
Këtu janë disa sugjerime që mund t’ju ndihmojnë në vlerësimin dhe – mbi të gjitha – në parandalim:
1.Mos ndaloni kurrë së njohuri partnerin/en tuaj: Sa mendoni se e njihni partnerin/en tuaj? A dini se si t’i definoni nevojat e tij/saj, dobësitë e tij/saj,pikat e forta të tij/saj, deri në dëshirat e tij/saj më të thella? Një nga kurthet më të mëdha të marrëdhënieve që janë braktisur në rutinë është të mendojmë se ekziston një fazë e kufizuar e “diturisë”, përtej së cilës vërtetohet se ideja, koncepti, që ne kemi bërë për atë person, është i përjetshëm. Sikur të mos ketë evolucion (madje thjesht për shkak të rritjes) ose ndryshim; sikur të mos ishte më e rëndësishme t’i kushtohej vëmendje tjetrit/tjetrës. E vërteta është se nuk flasim më, nuk dëgjojmë kurrë njëri-tjetrin aq thellë sa kur ishim në dashuri. Shumica e komunikimeve tani kanë skaduar në shkëmbimet e zakonshme ose – më keq – në diskutime të padobishme. Duhet të gjejmë kohë përsëri. Koha për t’u njohur me njëri-tjetrin, për të dëgjuar dhe kuptuar njëri-tjetrin. Koha për t’u ndjerë dhe ndier përsëri. Koha për të luajtur sërish rolin e “partnerit/res” dhe jo të shokut/shoqes.
2.Lëreni mënjanë krenarinë : Armiku më i madh i dashurisë. Jo, nuk është urrejtje. Në dashuri, në mënyrë paradoksale, mund gjithashtu të urrehet;në qoftë se ju ndiheni kaq të lidhur, në momentin kur gjërat nuk shkojnë mirë, është e mundur të përjetosh një zemërim të fortë plot frustrim dhe zhgënjim. Në vend të kësaj, ku vendoset përpara krenaria, do të thotë që ne i japim rëndësi më të madhe personit tonë sesa marrëdhënies dhe prandaj, lidhja emocionale është dobësuar ndjeshëm.
3.Vendos theksin tek vetja, por në terma të përgjegjësisë: Kur flisni për veten, mos e bëni atë për egoizëm personal ose për të kërkuar ose për të pohuar pretendimet. Përdorni egon për të kuptuar se cilat mund të jenë përgjegjësitë tuaja, çfarë mund të bëni akoma dhe të përcaktoni. Shpesh, përdorimi i “Ti” paraqet më shumë akuza sesa admirim.
4.Pranimi i asaj që nuk mund të ndryshojë është pika e parë dhe pika e dytë ndryshimi për ato gjëra që ndryshohen janë më të rëndësishmet për të drejtuar marrëdhënien drejt aspekteve të saj pozitive.Atyre të rinj për të zbuluar, atyre që na bënë të takohemi dhe të biem në dashuri, atyre që ndoshta kanë qënë gjithmonë aty, por që duhet të detoksifikohen.
Përtej asaj që është e drejtë apo e gabuar, në dashuri ka një vënd ku mbretëron paqja, ku krenaria i jep rrugë ndjenjës! Ky vënd quhet Ne: Takohemi aty.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar!
Si profesioniste, përveç shërbimit online skype;studio.psikologjie, pres në studio në Tiranë për më shumë se 13 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira dhe për të rimarrë jetën në duart e tyre.