Artikuj

psikologet me te mire ne tirane

Parandalimi i krizës apo fundit të marrëdhënies: disa këshilla të dobishme

Një nga pyetjet më të shpeshta që më bëhet është: “Si mund të them nëse ai ende më do mua apo nëse marrëdhënia ime mund të vazhdojë?”

Këtu janë disa sugjerime që mund t’ju ndihmojnë në vlerësimin dhe – mbi të gjitha – në parandalim:

1.Mos ndaloni kurrë së njohuri partnerin/en tuaj: Sa mendoni se e njihni partnerin/en tuaj? A dini se si t’i definoni nevojat e tij/saj, dobësitë e tij/saj,pikat e forta të tij/saj, deri në dëshirat e tij/saj më të thella? Një nga kurthet më të mëdha të marrëdhënieve që janë braktisur në rutinë është të mendojmë se ekziston një fazë e kufizuar e “diturisë”, përtej së cilës vërtetohet se ideja, koncepti, që ne kemi bërë për atë person, është i përjetshëm. Sikur të mos ketë evolucion (madje thjesht për shkak të rritjes) ose ndryshim; sikur të mos ishte më e rëndësishme t’i kushtohej vëmendje tjetrit/tjetrës. E vërteta është se nuk flasim më, nuk dëgjojmë kurrë njëri-tjetrin aq thellë sa kur ishim në dashuri. Shumica e komunikimeve tani kanë skaduar në shkëmbimet e zakonshme ose – më keq – në diskutime të padobishme. Duhet të gjejmë kohë përsëri. Koha për t’u njohur me njëri-tjetrin, për të dëgjuar dhe kuptuar njëri-tjetrin. Koha për t’u ndjerë dhe ndier përsëri. Koha për të luajtur sërish rolin e “partnerit/res” dhe jo të shokut/shoqes.
2.Lëreni mënjanë krenarinë : 
Armiku më i madh i dashurisë. Jo, nuk është urrejtje. Në dashuri, në mënyrë paradoksale, mund gjithashtu të urrehet;në qoftë se ju ndiheni kaq të lidhur, në momentin kur gjërat nuk shkojnë mirë, është e mundur të përjetosh një zemërim të fortë plot frustrim dhe zhgënjim. Në vend të kësaj, ku vendoset përpara krenaria, do të thotë që ne i japim rëndësi më të madhe personit tonë sesa marrëdhënies dhe prandaj, lidhja emocionale është dobësuar ndjeshëm.
3.Vendos theksin tek vetja, por në terma të përgjegjësisë: 
Kur flisni për veten, mos e bëni atë për egoizëm personal ose për të kërkuar ose për të pohuar pretendimet. Përdorni egon për të kuptuar se cilat mund të jenë përgjegjësitë tuaja, çfarë mund të bëni akoma dhe të përcaktoni. Shpesh, përdorimi i “Ti” paraqet më shumë akuza sesa admirim.
4.Pranimi i asaj që nuk mund të ndryshojë është pika e parë dhe pika e dytë  ndryshimi për ato gjëra që ndryshohen janë më të rëndësishmet për të drejtuar marrëdhënien drejt aspekteve të saj pozitive.
Atyre të rinj për të zbuluar, atyre që na bënë të takohemi dhe të biem në dashuri, atyre që ndoshta kanë qënë gjithmonë aty, por që duhet të detoksifikohen.
Përtej asaj që është e drejtë apo e gabuar, në dashuri ka një vënd ku mbretëron paqja, ku krenaria i jep rrugë ndjenjës! Ky vënd quhet Ne: Takohemi aty.

Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Kontakto Studio Psikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim, psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira. Nëse vuani nga stresi, nga depresioni, dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet prind fëmijë, apo marrëdhëniet në çift ne jemi këtu dhe mund të na kontaktoni shumë thjeshtë.

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke plotësuar formën më poshtë. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si një psikologe keshillimi i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …