Artikuj

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Emri im është psikologji, mos ki frikë baby-Ndryshoj Këndvështrim

Kjo ndodhi përsëri, pikërisht dje në mëngjes.

Më prezantojnë me një person, kënaqësi, buzëqeshje të rastit dhe më pas nis valsi i pyetjeve.
Në një moment, ja ku është, pyetja e pyetjeve: “atëherë çfarë pune bëni” Dhe unë me qetësi përgjigjem “jam psikologe”; bashkëbiseduesi psherëtin dhe thotë me seriozitet të madh: “ah ju kuroni të çmëndurit”
Unë mendoj se në atë moment fytyra ime u trasformua në një ngërdheshje dhimbjeje, e tipit  që “klithma e Munch” në krahasim është gjyshi sigurues në park.

Tani nuk jam këtu për të treguar përpjekjet e pafundme që kam bërë brënda pesë minutave duke u përpjekur të shpjegoj se çfarë mund të bëjë një psikolog (në qoftë se përdor gjininë femërore është vetëm për shkak se jam duke iu referuar vetes time), por sonte kam pasur një dyshim: mos vallë jam unë që nuk jam në gjëndje të shpjegoj mirë se me çfarë merrem?
Sesa në të vërtet Psikologjia nuk është një përbindësh i tmerrshëm, por një mundësi shumë e madhe që të ndihmonë në rrugën dhe kthesat e jetës.
Kështu që kam menduar për tre vendet më të zakonshme për keqinterpretim mbi figurën time profesionale, jam përpjekur ti diskutoj nga pak për t’ju njohur në lidhje me një  këndvështrim të ri!

1• “Unë nuk kam nevojë për një psikolog, unë jam plot me miq .” Oh jo, nuk jemi,  hapi i parë fals,është sikur t’ju tregojnë se uji nuk është i ftohtë dhe kur zhyteni e gjeni veten duke luftuar në shoqërinë e penguinve dhe arinjve polare sepse uji është i ftohtë. Psikologia dhe psikologu nuk janë miqtë tuaj që dilni për kafe.” Puna që bëjmë së bashku është një punë e zbulimit dhe ri-zbulimin të burimeve personale, nuk ka zgjidhje të gatshme, nuk është detyrë e thjeshtë për të kryer; është udhëtimi brënda historisë tuaj,kërkimi i nevojave tuaja, njohja e ndjenjave tuaja. Unë kur punoj jam e përqëndruar tek ty, tek nevojat e tua unike ; Në qoftë se një miqësi është kështu unë do të thoja se do të ishte disi e paekuilibruar a nuk mendoni? Pastaj, miqësitë janë jetikë, një thesar tepër i çmuar, por me siguri nuk mund të zëvendësojë rrugën që ju mund të bëni së bashku me një profesioniste ose një profesionist.

2• Psikologët kushtojnë shumë para. Ndaloni të gjithë, këtu mund të hapë një kapitull të gjatë mbi krizën ekonomike që nga Depresioni i Madh i vitit 1929 e deri më sot, dhe variablat e tjerë. Disa njerëz besojnë se një psikolog kushton si një diamant “Tiffany”. Pra, para së gjithash të harrojmë të gjitha filmat e ndryshëm për psikologët, krevatët, terapi që zgjasin vite dhe të gjitha klishetë e mundshme të imagjinueshme! Çdo rast është më vete: mund të ketë rrethana në të cilat edhe një takim mund të bëjë një ndryshim,mund të hapi dyer të reja ose të jetë në gjëndje të përcaktojë më qartë një situatë komplekse. Sinqerisht, sa kemi shpenzuar para në kotësira, dhe ne nuk duam ti kushtojmë disa nga financat tona në mënyrë që të jeni më mirë? Të jeni në gjëndje emocionale dhe psikologjike të aftë për të përmirësuar marrëdhëniet me veten dhe me të tjerët me të vërtetë është kaq e tepërt, sipërfaqsore apo e panevojshme?

3• Unë nuk jam i/e çmëndur,nuk duhet të shkoj në asnjë vënd. Atëherë,TV dhe media në përgjithësi nuk ndihmojnë. Përdoret shpesh fjala i çmëndur, por në fakt ajo përdoret  krejtësisht pabaza. Çmënduri e kuptuar në shkallë Popullore Kombëtare nuk ekziston, ajo ka qënë gjithmonë mjaft e dobishme për emërtimin e atyre që janë jashtë rrymës, i cili  u përpoq për të shkuar kundër të tjerëve me kokëfortësi dhe duke kundërshtuar si i çmendur ose i ndryshëm. Ka disa patologji mjekësore, që kanë nevojë për kujdes dhe ilaçe pa dyshim që po, por ju lutem, mund të ndalojmë me  stigmatizimin e sëmundjeve mendore? Është e ligjshme për të thyer një këmbë dhe nuk është e ligjshme që të kesh një atak paniku ose të vuash nga depresioni? Të kujdesesh për veten, të jesh në gjëndje të zgjidhësh një situatë komplekse, të kuptosh se mëndja dhe trupi nuk janë entitete të ndara, por absolutisht të bashkuara është një përpjekje e vështirë për të bërë? Këtu nuk bëhet fjalë për çmënduri, por vetëm për kapacitetin për të dashur njëri-tjetrin, gjithashtu për të përballuar një periudhë të vështirë, por edhe vetëm për të thelluar dhe forcuar burimet që kemi në dispozicion. Pyes veten se si është e mundur të keni një shans për të qëndruar më mirë pranë nesh dhe me qëllim të vendosni të mos e përdorni atë për krenari, indiferencë ose nga frika për të kërkuar ndihmë.

Ka ende një numër pafund shembujsh, por kam vendosur për të ndaluar këtu. Pra, çfarë bëjmë ne psikologët? Ne duam që ju ti jepni vetes një mundësi për tu ndjerë mirë
Në punën time më pëlqen ti ndihmoj njerëzit të bëhen të vetëdijshëm për emocionet e tyre për të jetuar më mirë.  Empatia, kreativiteti, dëgjimi dhe emocioni: këto janë fjalët e mia kyçe .

Na Kontakto

Kontakto StudioPsikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim,psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira. Nëse vuani nga stresi, nga depresioni, dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet prind fëmijë, apo marrëdhëniet në çift ne jemi këtu dhe mund të na kontaktoni shumë thjeshtë.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

 

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog me eksperience ne tirane

Ka Njerëz që na Helmojnë Shpirtin, Por ka edhe Njerëz që e Kurojnë

Kur Njerëzit Na Helmojnë Shpirtin Si Mund Të Gjejmë Kujdesin e Duhur Emocional Në çdo etapë të jetës, secili prej …

psikoterapia eshte nje investim per te ardhmen dhe shendetin mendor

Nëse Nuk Mund të Fluturosh… Vrapo

Rëndësia e Vazhdimësisë në Kujdesin për Shëndetin Mendor Në një botë ku ritmi i jetës shpesh bëhet i vrullshëm …

PSIKOTERAPIA A NDIHMON NE SHENDETIN MENDOR

Mozaiku Emocional i Jetës

Pse Është e Rëndësishme të Pranojmë Edhe Copat e Errëta Jeta njerëzore është një bashkim i pafund detajesh, përjetimesh, …