Artikuj

Frike dhe ankth ,përshkrimi psikologjik e fiziologjik i frikës dhe ankthit

Frike dhe ankth ,përshkrimi psikologjik e fiziologjik i frikës dhe ankthitstudio psikologjie

Mjaft njerez shfaqin shqetesime te ankthit dhe veçanerisht mosha e pare adulte qe perkon me moshen 20 vjeçare, por duhet thene se keto shqetesime perfshijne edhe moshat e tjera.Gjate momentit qe njerezit perjetojne ankth, frike kjo gje nese eshte ne nivele te larta mund te shoqerohet me nje seri simptomash si:

Veshtiresi ne frymemarrje
Gjendje te ftohti ose te nxehti
Rrahje te shpejta zemre ose rendim zemre
Mpirje ose mornica
Ndjenje mbytjeje
Ndjenja jo te verteta te pergjithshme
Djersitje
Marrje mendsh, te fiket
Dridhje
Frike nga vdekja
Te vjella ose shqetesime te tjera trupore/fiziologjike
Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos çmendesh
Dhimbje kraharori apo gjendje jo rehatie

Nese verehen keto simptoma kemi te bejme me nje rast te paster çrregullimi te ankthit. Me konkretisht me nje çrregullim paniku i cili ne shumicen e rasteve eshte i shoqeruar me agorafobi ose me ndonje fobi specifike si psh fobi sociale.

Me poshte kemi disa fragmente te njerezve te cilet shfaqin simptomat e lartepermendura:

Citim
Frika me e madhe ne jete per mua eshte vdekja.
Para nje muaj isha duke ecur ne autobus dhe po mendoja per vdekjen dhe jeten pa mua dhe pas nje gjysem kalova nje rrahje te shpejte te zemres dhe shkova ne urgjence.Qe atehere e kam kaluar disa here momente rrahje te shpejta zemre dhe kam shkuar disa here ne urgjence.Kam akoma frike se mund te vdes.
Sa here trembem nga dicka kontrolloj zemren dhe koken se kam frike nga ndonje rrjedhje gjaku ne tru.Zemra me ka dale shume mire por perseri kam frike.Psikiatri dhe neorologu me ka thane se e ke nga stresi dhe do te kaloj por une perseri kam frike.Ato me thone se nuk vdes nga stresi.Si mund ta kaloj?Kerkoj ndihme te menjehershme?Faleminderit per mirekuptimin.

Citim
Une jam 20 vjec por ai mendim me ka ndjekur gjithmone gjate jetes ne ambiente mbytese apo kur nuk kishe energji elektrike,por kisha kohe qe nuk e mendoja se sa here i futesha atij mendimi kisha frike se mund te me linte ndonje pasoje ne sistemin nervor dhe sot ne moshen 20 vjec ma dha me nje takikardi me duket se quhet(rrahje shume e shpejt e zemres)por per kardiologun nuk ka probleme.Por qe ate dite cdo dite mbaj mendjen here te pulsi e here tek dhimbja e kokes.Kerkoj mendimin e nje qe mund te kete kaluar stres te nje shkalle qe po e kaloj une dhe te me tregoj se si e ka kaluar?

Citim
Nuk kam pare njerez te vdekur bile para se te semuresha shihja filma horror pa problem,shihja duke vrare kafshe pa problem por problemi eshte se nuk mund ta konceptoj boten pa mua dhe me duket se une jam qendra e gjithckaje dhe kur te vdes une Huh?Huh?Huh?Huh?Huh??kjo pikpyetje me ka semure.Dhe tani jam fiksuar pas cdo dhimbje qe ndjeje,trembem shpejt(gje qe nuk ndodhte me pare).

Kemi te bejme me nje rast çrregullimi paniku sepse, kemi nje ose me shume atake paniku te papritura periodike si dhe karakteristike eshte shqetesimi i vazhdueshem mbi perjetimin e atakeve te tjera, shqetesim mbi pasojat e atakeve, rrahje te shpejta te zemres, frike nga vdekja, humbja e kotrollit, etj.

Shfaqja e ankthit ne situata te caktuara ne te cilat ikja eshte e veshtire/siklteshme/e pamundur ose ne te cilat ndihma mund te mos jete e mundshme gjate perjetimit te atakeve te panikut te papritur ose te ndikuara nga situata me bejne te mendoj se çrregullimi i panikut nuk eshte i vetem por i shoqeruar me agorafobi.
Frikerat agorafobike tipike perfshijne: te qenit vetem larg shtepise, te qenit vetem ne nje vend te erret, te qenit ne nje turme ose radhe, te qendruarit ne nje ure apo te udhetuarit me autobus, tren ose makine, etj.

Nese raste te tilla trajtohen nga nje psikolog kjo do te behet nepermjet psikoterapise se njohjes dhe te sjelljes. Kjo lloj terapie eshte nder me rezultativet dhe efikaset per kete lloj çrregullimi. Me shume mundesi si fillim klienti ploteson ose i pergjigjet pyetjeve ne forme pyetsori apo interviste. Shume rendesi kane detyrat e shtepise qe do te rekomandohen nga terapisti.

Vetemonitorimi eshte i domosdoshem ne kete rast. Kjo do t’ju ndihmoj qe ju te shikoni problemin tuaj me vetedijshmeri dhe ne menyre me objektive. Vetemonitorimi nuk eshte gje tjeter veçse mbajtja shenim e te gjitha episodeve shqetesuese qe mund te keni gjate dites, kohezgjatja, shpeshtesia e tyre, niveli i frikes nga 0 deri ne 8. Ju gjate çdo episodi frike apo ankthi duhet te mbani shenim duke e shoqeruar nivelin tuaj te frikes me nje numer nga 0 tek 8-ta. Duhet gjtihashtu te regjistroni te gjtiha simptomat qe identifikoni ne momentin e shfaqjes se ketyre atakeve edhe gjate ndonje episodi ankthi apo frike.psikologjia- frike dhe ankth pershkrimi-psikologjik

 

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …