Artikuj

psikologjia drogat ne shoqerine shqiptare

Droga në shoqërinë shqiptare

Droga, përdorimi në Shqipëri

Përdorimi i drogës është një cështje shumë emocionale dhe problematike në shoqërinë shqiptare, për të gjitha nivelet shoqërore e shtetërore. Përdorimi i drogës dhe problemet që shkaktohen nga ajo janë më të vjetra nga sa mendojmë ne, por jo rrallë thuhet se në Shqipëri droga erdhi me demokracinë.

I referohem fazës së demokracisë për faktin se ndryshimet në kulturë, në vlerat e lëna pas, por dhe të fituara, në mënyrat e të sjellurit që u moderuan ose kërkohen të bëhen të reja per këtë sistem ekonomiko-shoqëror,u shoqëruan edhe me trauma sociale si dukuria e përdorimit të drogës nga të rinjtë.
Ky kalim duhej menaxhuar me qëllim që të kishim sa më pak pasoja negative. Tranzicioni dhe dukuria e përdorimit të drogës në Shqipëri, ndryshimet e mësipërme kulturore, mospërgatitja për ta parandaluar atë e fuqizuan këtë dukuri, që në ditët e sotme nuk është vetëm shqipëtare.

Cilët janë faktorët që cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të?

Droga në shoqërinë shqiptare

Ekzistojnë disa faktorë që në tërësinë e tyre cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të.
Të tillë janë:

1. Statusi social-ekonomik i familjes.Kështu, nivelet e të pirit të alkoolit deri në humbje të vetëdijes ose të duhanit në familje, dhe më pas në nivel shoqëror, janë tregues të predispozicionit të individëve ose të shoqërisë në tërësi për ‘varësi’ edhe nga droga në përdorim ose abuzim me të. Kjo e fundit con në pasoja fatale dhe për jetën e përdoruesit. Jo rrallë përdoruesit e alkoolit dhe të duhanit lidhen me dukurinë e drogës, duke u bërë përdorues të saj, vecanërisht kjo për moshat e reja.

2. Problemet e personalitetit. Shumë teori pranojnë se individë të vecantë përdorin drogë sepse kanë nivel të ulët të vetëvlersimit, depresion ose ankth. Vetëvlersimi në dukje e ndihmon lidhjen me drogën, pasi shpesh përdorimi në grup i drogës nxjerr në pah vlersimin e grupit duke anashkaluar atë individual.

3. Papajtueshmëria me gjëndjen (jokonformizmi) është një faktor tjetër që con në përdorimin e drogës nga individi. Këta individë të papajtueshëm shpesh kanë mardhënie më të ngushta me bashkëmoshatarët e grupit sesa me prindrit e tyre. Duke i shtuar këtij faktori edhe dukuri të tilla si mungesa e njërit prej prindërve në familje si rezultat i problemeve të ndryshme që ekzistojnë në familjet shqiptare.

Ekzistenca e këtyre faktorëve në tërësi, gjatë tranzicionit të shoqërisë shqiptare, krijon parakushte social-ekonomike për individët, vecanërisht në radhët e adoleshentëve, për përdorimin e drogës. Këtij faktori i shtohet fakti i kërkesës që rrjete të trafikut ndërkombëtar të saj kanë për vendet e varfëra si Shqipëria, në statusin e tregut të shitjes për përdorues ose si vende tranzite për trafikimin e saj drejt vendeve të zhvilluara. Shqipëria si vend i varfër, kushtëzon cilësinë e ulët të drogës që përdoret përkundrejt fuqisë blerse të ulët të përdoruesve dhe si e tillë kjo është edhe më vdekjeprurëse për përdoruesit dhe ata që abuzojnë me të.

Rritja e niveleve të përdorimit, e abuzimit me drogën gjatë këtyre viteve flet për programe dhe politika të paqarta të parandalimit të ketij fenomeni nëpërmjet edukimit të të gjithë shoqërisë, pavarsisht nga efektet si prekshmëri individuale ose në nivel familjeje.
Droga është nga ato rreziqe sociale që efektet negative të saj i mbart për gjithë shoqërinë shqiptare, për sot dhe për të ardhmen e saj. Duhet thënë se problemi është i pranishëm më shumë në zonat e mëdha urbane dhe është më i shpeshtë te meshkujt sesa te femrat.
Në ditët e sotme numërohen rreth 30 000 përdorues të drogës në Shqipëri. Situata ndërlikohet kur shteti i së drejtës që duam të ndërtojmë, për shumë kohë mbart:
– Boshllëk ligjor për përdorimin e drogës dhe abuzimin ose trafikimin e saj.
– Mungojnë struktura të organizuara shtetërore për këtë problem si struktura të luftës kundër shpërndarjes dhe trafikimit ose të kurimit të pasojave të saj.
– Forca e aksionit shtetëror ndaj saj është e vakët.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Droga në shoqërinë shqiptare është një plagë e rënde që duhet elemimuar. Shqipëria tashmë ka strategjinë kombëtare antitrafik në të cilën janë përcaktuar edhe drejtimet kryesore të punës për realizimin e parandalimit dhe të trafikimit të drogës. Megjithatë shoqërisë shqiptare i duhet ende nje punë e madhe për të realizuar objektivat dhe angazhimet në luftën kundër drogës e trafikimit të saj.

A keni një të dashur që po përballet me varësinë nga droga? Jeta juaj dhe e familjes suaj nuk duhet të jetë e dominuar nga kjo sfidë. Ndihma profesionale është jetike për të dalë nga kjo situatë. Një psikolog i specializuar mund të ndihmojë jo vetëm përdoruesin, por edhe familjen, duke ofruar mbështetje dhe strategji për një rikuperim të qëndrueshëm. Mos prisni më – kontaktoni sot për të marrë ndihmën që ju dhe të dashurit tuaj e meritoni. Së bashku, mund ta përballojmë këtë sfidë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …