Artikuj

Konsulta me psikologe ne Tirane

Tetë sinjalet që ju duhet të shkoni tek Psikologu

Të gjithëve na ndodh të përjetojmë periudha stresi, trishtimi, zisë dhe situata konfliktuale, dhe kur ndihemi keq mund të jetë e vështirë të kuptohet se ka ardhur koha për ta trajtuar problemin tuaj duke u drejtuar tek një profesionisti si psikologu. Dhe me sa duket, pikërisht ata që do të përfitonin më së shumti nga një ndihmë psiko-terapeutike nuk shkojnë në kërkim të saj:

“Sa më shpejt të shkoni në kërkim të ndihmës, aq më e lehtë është të përballeni me problemin”!

Shqetësimet psikologjike janë ende të stigmatizuara padrejtësisht, por këtu nuk jemi duke folur në lidhje me sëmundjet mendore”. “Po flasim vetëm për jetën, dhe sa e vështirë mund të jetë ajo në disa momente apo periudha. Përfitimet e psikoterapisë [mund të shihen]- edhe si strategji që ndihmojnë të lehtësosh jetën tënde dhe ndihmon në heqjen e shkaqeve të stresit “.

Pra, cilat janë sinjalet që mund të tregojnë se ka ardhur koha që ne të kërkojmë një takim?

Disa prej treguesve që ne të gjithë mund të vëzhgojmë në kohën kur ndjehemi keq. Pika themelore ; është  një çështje e vlerësimit se deri në ç’masë jeni në gjëndje të mbani – çdo gjë që ju bën të ndiheni të mbingarkuar ose që ndikon negativishtaftësinë tuaj për të funksionuar plotësisht në jetën tënde.

Të gjitha ndjenjat që përjetoni janë shumë intensive

“Ne të gjithë  zemërohemi apo të pikëllohemi, por sa intensivisht ndodh dhe sa shpesh?”
Ndjesia e/i mbingarkuar rregullisht nga zemërimi ose trishtimi , frika mund të tregojë një sfond problematik, por ekziston edhe një formë e ndjenjave intensive që duhet të vëzhgoni tek vetja: tendenca për të qënë katastrofik. Kur ju paraqitet një problem i papritur, a mendoni menjëherë të supozoni se mund të ndodhë vetëm më e keqja? Kjo formë intensive ankthi, e cila sheh çdo shkak të vetëm të zmadhuar dhe e trajton sikur të ishte rezultati më realist, megjithëse rezulton të jetë veçanërisht më i dobëti.
“Kjo mund të bëjë që ju të ndiheni të paralizuar dhe t’iu çojë në atak paniku dhe madje t’iu bëj që të përpiqeni të mos përballeni me problemet tuaja“. “Nëse horizonti i jetës suaj ka tendencë të mbyllet, sepse po përpiqeni të shmangni kaq shumë gjëra, atëherë ndoshta është koha për të kërkuar ndihmën e psikologut”.

Ju keni vuajtur një traumë, dhe duket sikur nuk mund të ndaloni së mos menduari për këtë

Dhimbja e ndjerë si pasojë e një humbjeje familjare,  fundi i një historie apo humbjeje të një pune mund të jetë e mjaftueshme, që të kesh nevojë për disa seanca psikoterapie.
Vuajtja që ndjek një humbje mund të ndikojë në aftësinë e përditshme të funksionimit dhe madje edhe t’ju tërheqë nga miqtë tuaj. Nëse e kupton se nuk mund të përfshihesh në jetën tënde, ose nëse ata që janë përreth jush kanë vënë re se po largohesh prej tyre, mund të duash të flasësh me dikë rreth asaj se sa të peshonë akoma ajo ngjarje dramatike. Nga ana tjetër janë edhe ata njerëz që reagojnë ndaj një humbjeje me më shumë sjellje maniakale: si një hiperfrekuentim i miqve dhe të njohurve, ose një paaftësi për të fjetur ose izolim. Edhe këto janë sinjale se ka ardhur koha për të kërkuar ndihmën e një psikologu.

Provoni dhimbje koke të përsëritura dhe të pashpjegueshme, dhimbje në stomak ose rënien e sistemit tuaj imunitar.

“Kur jemi emocionalisht të mërzitur, mund të shkaktojë efekte në trupin tonë“, Hulumtimet konfirmojnë faktin se stresi është në gjëndje të shfaqet nëpërmjet një gamë të gjërë problemesh fizike, që nga problemet kronike të stomakut, deri te dhimbje koke, ftohjet e shpeshta ose impuls seksual të reduktuar. Reagimet e raportuara të një natyre më të pazakontë, të tilla si spazma e muskujve që janë shfaqur pa asnjë shkak (dmth. Jo si rezultat i ushtrimit intensiv fizik) ose dhimbje të qafës mund të tregojnë gjithashtu një akumulim të stresit ose shqetësimit emocional.

Për të trajtuar problemin tënd psikologjik ke përdorur ndonjë substancë

Nëse e gjeni veten duke pirë apo përdorur ilaçe në sasi më të mëdha ose më shpesh – ose duke menduar më shpesh për të pirë apo për të marrë drogë – të gjitha janë sinjale që dëshironi të shtypni ndjenjat me të cilat duhet të merreni. Kjo substancë mund të jetë edhe vetë ushqimi. Ndryshimet në oreks mund të jenë një sinjal tjetër se jo gjithçka po shkon mirë. Nëse hahet shumë ose nuk dëshiron të hahet mund të përfaqësojë shenjën se një person po përballet me një situatë stresuese, ose se ai/ajo paraqet veten në konflikt me dëshirën e tij për t’u kujdesur për veten.

Rezultatet tuaja në punë po përkeqësohen

Në mesin e atyre që e gjejnë veten duke u marrë me çështje të një natyre emocionale ose psikologjike, një ndryshim në cilësinë e punës së një personi është e zakonshme. Ju mund të ndjeheni shumë larg nga puna juaj që më parë ju ka bërë të ndiheni të lumtur. Përtej ndryshimeve në nivelin e përqëndrimit dhe vëmëndjes, mund të merrni reagime negative nga eprorët ose kolegët tuaj, duke treguar një përkeqësim të cilësisë së punës suaj. Dhe ky mund të jetë gjithashtu sinjal se është koha për të folur me një psikolog.

Ju ndjeheni të largët nga të gjitha ato aktivitete që më parë ju pëlqenin ti bënit

Nëse ndjeni se vëndet që ju pëlqenin ti frekuentonit, takimet me miqtë dhe mbledhjet e familjes kanë humbur gëzimin që më parë ju ngjallnin, mund të jetë sinjal se diçka është e gabuar. “Nëse ndjeheni i zhgënjyer, në qoftë se ju ndjeni mungesën e një qëllimi,të një sensi, ose në qoftë se ndjeni një ndjenjë të përgjithshme të pakënaqësisë, shkuarja tek një psikolog mund t’ju ndihmojë të rifitoni kthjelltësinë ose të niseni përgjatë një rruge tjetër“.

Marrëdhëniet tuaja po kalojnë një kohë të vështirë

A e keni të vështirë të komunikoni se si ndiheni me të vërtetë – apo edhe thjesht për të kuptuar veten tuaj? Nëse rregullisht ndjeheni të pakënaqur për mënyrën e lidhjes me njerëzit që doni, mund të ketë ardhur koha e duhur për një terapi familjare ,çifti ose individuale.
“Ne psikologët i ndihmojmë njerëzit të gjejnë forcën që të jenë në gjëndje të shprehin veten më mirë – dhe gjithashtu u mësojmë njerëzve se kjo varet jo vetëm nga ajo që ata thonë , ndjejnë, por edhe nga ajo që mendojnë , nga gjuha e trupit dhe qëndrimi i përgjithshëm që ata adaptojnë“.

Të afërmit, miqtë tuaj ju kanë thënë se ndjehen të shqetësuar për ju

Shpeshherë të afërmit, miqtë janë në gjëndje të vëzhgojnë sjelljet që janë të vështira për t’u perceptuar nga brënda, prandaj ia vlen të merret në konsideratë pikëpamja e atyre që na rrethojnë.
“Nëse në jetën tuaj ka nga ata që vijnë për t’iu thënë diçka të tillë: ‘Po flet me dikë për këtë gjë?’  ose  ‘A është çdo gjë mirë?  Unë jam i/e shqetësuar për ty – ky është një sinjal se  ju duhet të dëgjoni këshillat e tyre ” dhe të kërkoni konsultë me psikologun.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …