Test Personaliteti
Zgjidhni një nga figurat që ju tërheq , dhe zbuloni se cila është zgjedhja juaj dhe çfarë thotë për personalitetin tuaj.
1. Kontrollues
I qetë, serioz, e fiton suksesin me ndërgjegje dhe siguri. Praktik,, realistë dhe të përgjegjshëm, vendosni me logjikë se çfarë duhet të bëni dhe punoni në atë drejtim në mënyrë të vazhdueshme I doni përkujdesjet e vogla Keni kënaqësi t’i keni të gjitha gjërat në rregull dhe të organizuarara si: punën shtëpinë, traditat tuaja për vlerat e jetës dhe besnikërinë.
2. Mbrojtës
I qetë, miqësor, i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Të përkushtuar dhe të qëndrueshëm në përmbushjen detyrimeve tuaja. Të plotë, të përpiktë, të saktë, besnik,të vëmendshëm dhe sidomos nuk harroni njerëzit që janë të rëndësishëm për ju. Shqetësoheni për ndjenjat e të tjerëve. Përpiqeni për të krijuar një ambjent të rregullt dhe harmonik si në punë dhe në shtëpi.
3. Këshilltar
Doni të kuptoni se çfarë i motivon njerëzit dhe jeni të mprehtë rreth të tjerëve. Jeni të përgjegjshëm për vlerat tuaja të forta. Zhvilloni një vizion të qartë për mënyrën se si ti shërbeni sa më mirë të mirat e përbashkëta. Jeni organizues dhe vendimtarë në zbatimin e vizionit tuaj.
4. Organizator
Keni mëndje origjinale dhe një forcë të madhe për zbatimin e ideve dhe qëllimeve tuaja. Jeni të shpejtë dhe zhvilloni një rreze të gjatë shpjeguese të perspektivave. Kur kryeni ose organizoni një punë zhvilloni mendimin skeptik dhe të pavarur. Keni standarte të larta të kompetencës dhe performancës si për vete dhe për të tjerët.
5. Artizan
Tolerantë dhe fleksibël, vëzhgues deri sa një problem shfaqet, dhe më pas veproni shpejt për të gjetur zgjidhje të realizueshme. Analizoni gjërat dhe të dhënat për të zgjidhur probleme praktike. Interesoheni për shkakun dhe efektet, organizoni faktet duke përdorur parimet logjike dhe efikasitetin e vlerësimit.
6. Kompozitor
Të qetë miqësore të ndjeshëm dhe të butë. Gëzoni momentin dhe atë çfarë ndodh rreth jush. Dëshironi që të keni hapësirën tuaj dhe punoni brënda kuadrit tuaj kohor. Jeni besnikë dhe të angazhuar për vlerat tuaja dhe për njerëzit që janë të rëndësishme për ju, nuk i pëlqeni mosmarrëveshjet dhe konfliktet. Nuk sforconi mendimet tuaja për vlerat e të tjerëve.
7.Shërues
Idealistë dhe besnik ndaj vlerave tuaja dhe të njerëzëve që janë të rëndësishëm për ju.Dëshironi një jetë që është në harmoni me ju dhe vlerat tuaja Jeni kurioz, të shpejtë për të parë mundësitë dhe jeni katalizator në zbatimin e ideve. Kërkoni të kuptoni njerëzit dhe ti ndihmoni ata të përmbushin potencialin e tyre. Jeni të adaptueshëm dhe fleksibël.
8. Arkitekt
Kërkoni për të zhvilluar shpjegime logjike për çdo gjë që ju intereson juve. Jeni teorikë dhe abstraktë. Ju interesojnë më shumë idetë se sa ndërveprimi social. Jeni të qetë, të përmbajtur fleksibël dhe të adaptueshëm dhe keni aftësi të pazakontë që të përqëndroheninë thellësi për të zgjidhur problemet që janë në fushën tuaj të interesit. Jeni skeptik dhe ndonjëherë kritik por gjithmonë analitikë.
9. Nxitës
Fleksibël dhe tolerantë, ju jeni pragmatikë dhe të fokusuar në rezultate të menjëhershme. Teoritë dhe shpjegimet konceptuale ju mërzisin. Ju doni të veproni energjikisht në zgjidhjen e çfarëdo problemi. Ju përqëndroheni në këtu dhe tani, jeni spontanë dhe gëzoni çdo moment që mund të jeni aktiv edhe me të tjerët. I gëzoheni komfortit material dhe stilit të jetës së bukur. Mësoni më të mirën nëpërmjet praktikës.
10. Interpretues
Ruani gjithmonë distancat, jeni miqësorë dhe jeni shumë të dashuruar me jetën, njerëzit dhe komoditetet materiale. Gëzoni duke punuar me të tjerët për t’i bërë gjërat të ndodhin, jeni realist dhe në punën tuaj dhe e bëni ambjentin zbavitës. Jeni fleksibël dhe spontanë. Përshtateni lehtësisht me njerëz të rinj dhe ambiente të reja. Mësoni më mirë duke u përpjekur për një aftësi të re, me njerëz të tjerë se sa vetëm.
11. Kampion
Jeni njerëz të ngrohtë, entuziast, keni imagjinatë dhe e shihni jetën plotë me mundësi. Keni aftësi të bëni lidhjet mes ngjarjeve dhe informacionit shumë shpejt. Keni besim të vazhdoni në bazë të modeleve që shihni. Doni shumë afirmimin nga të tjerët dhe jeni të gatshëm të jepni edhe ju vlerësimin dhe mbështetjen për ta. Jeni spontanë, fleksibël, improvizues dhe konkret në vazhdimësi.
12. Shpikës
Jeni të shpejtë, vigjilent, stimulues, të zgjuar dhe të hapur. Jeni të shkathët në zgjidhjen e problemeve sfiduese. Të aftë në gjenerimin e mundësive konceptuale dhe pastaj analizave
sidomos atyre strategjike. Jeni të mirë në leximin e e njerëzve të tjerë .Mërziteni nga rutina, rrallë do të bëni të njëjtën gjë në të njëjtën mënyrë dhe kaloni nga një Interes i ri në tjetrin.
13. Përgjegjës
Jeni praktikë dhe realistë të vërtetë, vendimtarë dhe lëvizni shpejt për të zbatuar vendimet tuaja. Organizoni projektet dhe njerëzit që duhen marrë si dhe gjërat që duhen bërë. Fokusoheni në marrjen e rezultateve në mënyrë sa më efikase të jetë e mundur, kujdeseni për detajet e rutinës . Keni një set të qartë të standardeve logjike dhe automatikisht ndiqni ato dhe doni dhe mundoheni me të gjitha forcat tuaja që edhe të tjerët të vënë në zbatim planet tuaja.
14. Ekonomat
Jeni zemër ngrohtë, të ndërgjegjshëm dhe bashkëpunues Doni harmoninë në mjedisin tuaj të punës, dhe punoni me vendosmëri për ta krijuar atë. Si për të punuar me të tjerët si dhe për të përfunduar detyrën e saktë dhe në kohë dhe me përpikmëri edhe në detaje për çështje edhe të vogla. Vini re atë që të tjerët kanë nevojë duke i jetuar ata dita ditës dhe përpiqeni për ta siguruar atë. DëSHIRONI që t’ju vlerësojnë për atë çfarë ju jeni dhe çfarë
ju kontribuoni.
15. Mësues
Jeni të ngrohtë, empatikë, përgjegjës dhe shumë të përshtatur me emocionet, nevojat dhe motivet e të tjerëve. Jeni të aftë të gjeni potenciale te të gjithë. Dëshironi të ndihmoni të tjerët të përmbushin potencialin e tyre. të veproni si katalizatorë për individët dhe rritjen në grup. Jeni të përgjegjshëm si për lavdërime dhe kritika- Lehtësisht i shoqërueshëm me të tjerët në një grup dhe ofroni frymëzim udhëheqës.
16. Lider
Jeni i sinqertë, vendimtar në marrjen e udhëheqjes së vërtetë. Arrini shpejt të shihni të palogjikshmen dhe joefikasitetin e procedurave dhe politikave,si dhe zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve të plotë për të zgjidhur në mënyrë organizative problemet e ndryshme. Gëzoni në planifikimin afatgjatë dhe qëllimet që i vendosni vetes tuaj. Zakonisht jeni të informua mirë, dhe të lexuar mirë, ju pëlqen të zgjeroni njohuritë tuaja por edhe të të tjerëve. Jeni të fortë në paraqitjen e ideve tuaja por edhe të të tjerëve.