Artikuj

Stresi 8 gjërat që duhet të dini mbi stresin

Stresi 8 gjërat që duhet të dini mbi stresinstudio psikologjie

1. Ekzistojnë dy tipe stresi; stresi i mirë dhe stresi i keq. Stresi i mirë është stresi që provojmë para ndonjë ngjarje të rëndësishme i cili na stimulon që të përpiqemi për një performancë më të mirë. Stresi i keq është dalja jashtë kontrollit e emocioneve i cili na bën të kemi një performancë të ulët.

2. Stresi manifestohet vetëm në formë psikologjike dhe fizike. Simptomat e dukshme të stresit janë psh. ankthi, irritimi, humbje e përqendrimit, apo edhe simptoma fizike si djersitja, skuqja etj.

3. Përballimi i stresit është i ndryshëm në persona të ndryshëm. Ka persona që e përballojnë atë duke bërë një shëtitje, ka të tjerë që hanë thonjtë apo që mbajnë në dorë topa sfungjeri me të cilët mund të luajnë.

4. Stresi mund të kontrollohet. Situatat stresante mund të kontrollohen në mënyra të ndryshme si psh. duke bindur apo qetësuar veten.

5. Ushqyerja e mirë luan një rol të madh në përballimin e stresit. Ushqimet që janë të pasura me magnez apo ushqimet e freskëta ndikojnë në një gjendje më të mirë psikologjike.

6. Vitaminat ndihmojnë në përballimin e stresit. Magneziumi, vitamina B6 dhe Omega 3 ndihmojnë në një përballim më të mirë të stresit.

7. Pilulat antistres nuk ndihmojnë gjithmonë. Përdorimi i pilulave antistres nuk japin gjithmonë rezultatet e duhura. Mjekimet natyrale si çajrat e ndryshëm janë më të vlefshëm.

8. Rutina shkakton stres. Aktiviteti i përditshëm i përsëritur, është një faktor shumë i rëndësishëm që shkakton stres. Prishja e rutinës së përditshme ul nivelin e stresit. 9. Stresi kronik është mjaft i dëmshëm për trupin. Ky tip stresi duhet luftuar pasi është shkaktar i këputjeve nervore.psikologjia-stresi-300x224

kerko ndihme te mos jesh me peng i mendimeve te tua

Kafazi i Mendimeve

Në një botë ku ritmi i jetës është gjithnjë e më i shpejtë dhe presioni psikologjik rritet çdo ditë, shumë njerëz …

kur eshte momenti te flas me nje psikolog

Të Ndjesh Frikë Nuk Do të Thotë të Jesh në Rrezik

Në përditshmërinë tonë, frika është një emocion që shfaqet shpesh dhe ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë …

keshillim me psikologun

Roli i Lobit Frontal në Shëndetin Mendor dhe Si Ndikon në Jetën Tonë

Në funksionimin kompleks të trurit të njeriut, lobi frontal zë një rol thelbësor në organizimin e sjelljes, mendimit …