Psikologu Online

Pyetje qё bёhen shpesh mbi psikologun online:

Kush ёshtё njё psikolog online?

Kur duhet ti drejtohemi një psikologu online?

Çfarё ndihme mund tё japё njё psikolog online?

Cilat janё objektivat e njё psikologu online?

Ofron psikologu online edhe terapi online?

Efektet anёsore tё terapisё online?

Kush është psikologu online?

Psikologu online është një profesionist, me një formin të përshtatshëm dhe eksperiencë në dhënien e suportit ndaj personave në distancë!
Objektivi i psikologut online është ai i rritjes së mirëqënies së personave dhe shoqërisë, duke ofruar një kulturë psikologjie shpesh herë mjaft të lidhur me kurimin e patologjive të rënda ose jo, ashtu siç edhe duhet të jetë, apo dhe të formave më pak të lehta të mos ndjerit mirë.
35% e pacientëve që shkojnë tek mjeku i familjes, në të vërtetë kanë nevojë për një mbështetje psikologjike e cila nëse ofrohet në kohë ,mund ti shërbejë shumë individit dhe shoqërisë.
Të gjithë ekspertët e adresës “studiopsikologjie.al” janë psikolog rregullisht të regjistruar në studio profesionale dhe ushtrojnë profesionin e psikologut prej të paktën 13 vitesh.
Profesionistët e Studio Psikologjie kanë maturuar një eksperiencë shumëvjeçare në orientimin e qytetarëve drejt strukturave publike dhe jopublike, në menyrë të tillë që të mos humbin kohë dhe para në biseda të kota apo kërkime informacionesh.
studio psikologjie
Kanë një njohuri 360° të parimeve psikoterapeutike, me qëllim drejtimin e kërkesës ndaj profesionistëve më të përgatitur për zgjidhjen e problemeve më shpejt .
Profesionistët kanë të gjithë njohuri edhe në teknologjitë e reja,në veçanti me ato që nevojiten për konsulencën në distancë (skype, etj. si edhe atë ballë për ballë ) Psikologët janë të gjithë të specializuar në kryerjen e një analize të detajuar të kërkesës, në një kohë mjaft të shkurtër dhe janë herë pas here nën vëzhgimin e një ekipi të specializuar në ndërhyrjet psikologjike online dhe ballë për ballë.

Këto janë karakterisitikat e detajuara që profesionistët e Studiopsikologjie.al kanë:

1. Psikologë të regjistruar në buletinin e bordit , dhe të autorizuar në ushtrimin e profesionit
2. Ushtrojnë profesionin prej jo me pak se 13 vitesh.
3. Njohin aspekte të ndryshme psikoterapeutike për të drejtuar sa më mirë drejt zgjidhjes personat, në varësi të problematikës dhe personalitetit të personit përballë!
4. Kanë aftësi të mira në përdorimin e teknolgjive të reja, sidomos të atyre që nevojiten për komunikimin në distancë.
5. Kanë fituar gjatë rrugës së tyre formuese aftësinë për të zhvilluar në një kohë mjaft të shkurtër një analizë të kërkesës apo problemit të personit përballë.
6. Janë pjesëmarrës të një ekipi të monitoruar për punën e kryer online ose përballë, nga psikolog dhe psikoterapeut të angazhuar prej kohësh në sektorin e psikologjjisë dhe teknologjisë.

Kur duhet ti drejtohemi një psikologu online ne Tirane ?

Është e nevojshme ti drejtohemi një psikolgu  në të gjitha rastet kur :
Ndihet nevoja e një suporti psikologjik, por nuk dimë se kujt ti drejtohemi;
Një problematikë psikologjike përfshin veten ose një familjar;
Ke një pyetje psikologjike e cila kërkon një përgjigje;
Ndihemi të pasigurt apo konfuzë nëse duhet ti drejtohemi një psikoterapie apo jo;
Ndihet nevoja e të qartësuarit të ideve se çfarë po ndodh përreth ;
Ndihet nevoja e një mendimi të dytë mbi situatën aktuale.
Çfarë ndihme mund të na ofrojë psikologu ?
Ashtu si mjeku i familjes ka për detyrë të ofroj një ndihmë të nivelit të parë për problemet fizike, psikologu online do ti ofrojë një ndihmë psikologjike fillestare personave që ndjejnë një mosrehati emocionale. Psikologu online i jep një përgjigje të nivelit të parë personave të cilët kanë nevojë ,duke i ndihmuar padyshim edhe në qartësimin e dyshimeve që mund të kenë në lidhje me zgjedhjen e një terapie të përshtatshme.
Shumë persona në fakt shpesh herë jo vetëm stepen për të ndërmarrë një ndihmë psikologjike ose jo,por më pas mbeten të çorientuar përballë zgjidhjeve te shumta që u jepen . Në këtë pikë, figura e psikologut bëhet çelës , në mënyrë që të jetë i aftë dhe i orientuar drejt një zgjidhjeje dhe e dobishme në mirëqënien e subjektit që  kërkon konsulencën.
Psikologu e ndihmon subjektin për të zgjedhur rrugën më të përshtatshme për të, në bazë të problematikave që shtrohen dhe disponibilitetit të kohës dhe parave. Në brendi të konsulencës padyshim profesionisti vlerëson mendimin që subjekti ka vetë për problemin e tij dhe rrugën të cilën ai vete ka menduar për të ndjekur në zgjidhjen e kësaj situate, duke rikthyer aty ku mundet edhe vizionin e vetë të problemit.

Cilat jane objektivat e psikologut online

Psikologu online ofron konsulencën e tij me qëllim:
1. Mikëpritjen e personit që kërkon konsulencën dhe kuptimin e arsyes të vuajtjes së tij të brëndshme.
2. Orientimi i subjektit në zgjedhjen e rrugës më të përshtashme për mirëqënien e tij.
3. Të evitoje harxhime të gabuara kohe dhe parash.
4. Të evitojë dështimin në zgjedhjen e një rruge jo të përshtatshme.
A ofron psikologu online edhe terapi online?
Shërbimi i “studiopsikologjie.al ” nuk kërkon aspak të zëvendësojë psikologun e zakonshëm që jemi mësuar të kemi përballë pasi është një shërbim që “studiopsikologjie.al ” e ofron , por kërkon thjesht të jetë një pikë fillimi edhe nëpërmjet shërbimit të psikologut online drejt një rrugezgjidhjeje psikologjike e cila më vonë mund të ketë evolime të ndryshme në varësi të problematikës së shfaqur , duke privilegjuar edhe kontaktin “ballë për ballë” me psikologun.
Kërkimet shkencore të sotme mbi temat e konsulencave psikologjike online përqëndrohen më tepër tek konsultimet e bëra nëpërmjet e-mail_it apo shërbimeve të chat-it. Hyrja e Skype dhe programeve të tjera me video zgjidh një pjesë të mirë të atyre çka janë konsideruar pika të dobëta të kësaj mënyre komunikimi.
Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …