Psikologjia e gjesteve humane
Është ajo që ju nuk thoni që ka rëndësi!
1• Kur një person kryqëzon këmbët dhe krahët atëherë ai është i tërhequr emocionalisht nga biseda.
2• “Fytyra pjatë” ose kur një person vendos një dorë mbi tjetrën dhe e vendos fytyrën e saj/tij mbi duart është përdorur zakonisht në flirte. Përdoret zakonisht nga femrat që duan të tërheqin vëmëndjen e meshkujve.Fytyra e saj është e vendosur sikur të jetë e vendosur në një pjatë që personat e tjerë ta admirojnë.
3• Bllokimi i syve(mbulimi i tyre,vonesa e hapjes së syve ose mbajtja e tyre poshtë për një kohë të gjatë)është një shenjë e fuqishme e frikës, mosbesimit ose mosmarrëveshjeve.
4• Kur ndjehen në siklet, meshkujt zakonisht preferojnë të prekin fytyrën e tyre. Ndërsa femrat në krahun tjetër,preferojnë të prekin qafën e tyre, rrobat, bizhuteritë, krahët dhe flokët.
5• Prekja e qafës është një nga sjelljet më të shpeshta dhe paqësore që ne përdorim në përgjigje të Në mënyrë të veçantë,kur femrat në mënyrë te pavetëdijshme, prekin ose mbulojnë nivelin e tyre suprasternal(zonën ndërmjet “mollës së Adamit” dhe kockave të gjirit) zakonisht ndjehet në gjëndje të vështirë,e kërcënuar,jo rehat,e pasigurt ose e frikësuar.
6• Njerëzit e stresuar shpesh shfaqin “veprimin ventilim” i cili i çliron nga stresi dhe parehatia emocionale. Një mashkull zakonisht vendos gishtat ndërmjet jakës së këmishës dhe qafës dhe e tërheq atë nga lëkura. Femrat mund ta bëjnë këtë me më tepër klas duke hedhur mbrapa krahëve flokët dhe të çliroj qafën.
7• Kur dy njerëz flasin bashkë, ata zakonisht flasin shputë më shputë. Nëse një person e shtyn këmbën pak më përpara ose në mënyrë të përsëritur lëviz një këmbë në drejtim për jashtë,atëherë kjo është një shenjë e fortë mosmarrëveshje dhe ata duan të largohen. Në faktë,këmbët dhe shputat janë pjesët e trupit që me shumë gjasa zbulojnë synimet e vërteta të një personi.
8• Ndonjëherë i ashtëquajturi”qëndrim mbretëror”,krahët mbas kurrizit,nënkupton “mos u afro”.Mbretërit shpesh e përdornin këtë qëndrim për të mbajtur njerëzit larg.
9• Gishtat e mëdhenj të dorës mund të jenë një formë e fuqishme e gjuhës së trupit. Shpesh i parë si një status i lartë individual, gishtat e mëdhenj jashtë xhepit është një shfaqje e vetëbesimit të lartë.Zakonisht kur njerëzit e mbajnë gishtin e tyre të madh lart ,është shenjë që ata janë konfident.Gishtat e mëdhenj në xhep tregojnë një status të ulët vetëbesimi. Njerëzit me autoritet duhet ta shmangin këtë sjellje sepse ajo paraqet dobësi.
10• Të gjithë,meshkujt dhe femrat gjejnë njerëzit me “dispozicion” të gjuhës së trupit më tërheqëse. Gjuha e trupit në dispozicion përfshin buzëqeshjen,krahët dhe këmbët e pakryqëzuara dhe që nuk shohin poshtë te këpucët apo celularin.
11• Vështroni një grua dhe çantën e saj. Nëse një grua nuk ndjehet e këndshme apo tërheqëse për dikë ajo do ta vendos çantën përpara për të mbuluar trupin e saj. Kur ajo është e tërhequr nga një person,ajo do ta mbajë çantën në një anë.
Tetë nga gjestet më të zakonshme humane përfshijnë:
- Të mbuluarit e gojës.
- Prekjen e hundës.
- Dremitjen e papërshtatshme.
- Fshehja e syve.
- Kapja e veshit.
- Fërkimi i qafës.
- Tërheqja e jakës.
- Gishtat në gojë.
Na Kontakto
Kontakto StudioPsikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim,psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira. Nëse vuani nga stresi, nga depresioni, dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet prind fëmijë, apo marrëdhëniet në çift ne jemi këtu dhe mund të na kontaktoni shumë thjeshtë.
Konsulta në studio me psikologe në Tiranë
Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.
Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:
- Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
- Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
- Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro