Artikuj

psikologe me fame tirane

Problemet e “Të bëhesh i rritur” dhe kriza e çerekshekullit të jetës

Çfarë ndodh pas moshës 20-vjeçare? Teorikisht, ke mbaruar universitetin, ke hyrë në tregun e punës dhe je gati për jetën e pavarur. Por për shumë të rinj, kjo është pikërisht koha kur nis një vorbull emocionesh: pasiguri, ankth, zhgënjim dhe konfuzion.

Kjo periudhë është ajo që psikologët e quajnë kriza e çerekshekullit të jetës – një fazë sfiduese që zakonisht ndodh rreth moshës 25 vjeç, por mund të fillojë që pas të njëzetave.

Kriza e çerekshekullit: Kur rruga e jetës fillon të duket e mjegullt

Ndjenja e mbytjes, qoftë nga një punë që nuk përmbush më, nga një marrëdhënie që nuk të frymëzon, apo nga presioni për të bërë gjithçka “siç duhet”, është një simptomë e zakonshme.

Shumë të rinj ndihen të humbur mes zgjedhjeve, të frikësuar nga e ardhmja dhe me ankth për performancën, veçanërisht në aspektin profesional.

Shtoji këtu edhe vështirësitë ekonomike, mungesën e qëndrueshmërisë emocionale dhe sfidat e pavarësisë, dhe përpara nesh qëndron një krizë e vërtetë e identitetit dhe funksionimit emocional.

Pse ndodh kjo krizë pikërisht tani?

Sepse jeta e të rriturve nuk është gjithmonë ajo që na është premtuar. Dalja nga shtëpia prindërore është shpesh e papritur dhe e mbushur me përgjegjësi të reja – nga pagesa e qirasë, te përballja me pasigurinë profesionale dhe ndërtimi i një jete sociale të re.

Zgjedhja e një rruge karriere shpesh vjen me presione të brendshme dhe të jashtme – “çfarë duhet të bëj?”, “çfarë më përmbush?”, “a po e humbas kohën time?”

Papunësia ose një punë që nuk e do, shton ndjenjën e zbrazëtisë dhe frikës për të ardhmen.

Shenjat që nuk duhen neglizhuar

Nëse ndihesh shpesh:

  •  I lodhur emocionalisht
  • Pa motivim për të ardhmen
  • I mbingarkuar me vendime të rëndësishme
  •  I izoluar apo i palidhur me të tjerët
  •  I dyzuar për rrugën e karrierës apo marrëdhëniet personale

…atëherë mund të jesh duke kaluar krizën e çerekshekullit.

A ka zgjidhje?

PO, dhe ajo fillon me vetëdijesimin dhe pranimin se nuk je vetëm. Kriza nuk është shenjë dobësie – është një pjesë natyrale e procesit të rritjes personale.

Psikoterapia është një ndihmë thelbësore në këtë fazë. Studio Psikologjike ofron mbështetje profesionale për të ndihmuar individët të kuptojnë më thellë veten, të ndërtojnë reziliencë emocionale dhe të gjejnë një drejtim të ri dhe të shëndetshëm në jetë.

Si ndihmon psikologu?

  1. Të ndihmon të kuptosh arsyet pas ndjenjave të tua
  2.  Të ndihmon të ndërtosh strategji konkrete për të përballuar stresin dhe pasiguritë
  3. Të mbështet për të vendosur objektiva reale dhe të qëndrueshme
  4. Të forcon emocionalisht që të përballosh jetën me më shumë qetësi dhe vetëbesim

Mos e vono kujdesin për veten

❗️Nëse ndihesh i bllokuar, është koha për të folur.
❗️Nëse të duket sikur të gjithë të tjerët po ecin përpara ndërsa ti ngec, drejtoju një profesionisti.
❗️Sepse të rriturit e vërtetë nuk janë ata që nuk kanë vështirësi – por ata që kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë!

📞 Na kontakto sot për një konsultë pranë Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha – Tiranë
💬 #KërkoKonsultënTëndePsikologjike
💠 #PsikoterapiaështëZgjidhja
💠 #DrejtoJetënTënde
💠 #DuajeVeten
💠 #TrajnoMendjenTënde

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe me fame tirane

Problemet e “Të bëhesh i rritur” dhe kriza e çerekshekullit të jetës

Çfarë ndodh pas moshës 20-vjeçare? Teorikisht, ke mbaruar universitetin, ke hyrë në tregun e punës dhe je gati për …

psikologe tirane

Psikoterapia si një Puzzle i Jetës së Brendshme

Në zemër të Tiranës, në një ambient të qetë dhe të ngrohtë, gjendet Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha – …

Kam frikë se mos pësoj atak në zemër! Çfarë është kardiofobia?

Kam frikë se mos pësoj atak në zemër!

Çfarë është Kardiofobia? A ndiheni shpesh të shqetësuar se mund të pësoni një atak në zemër, edhe pse analizat …