Artikuj

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Përshëndetje, jam Ankthi, mos u frikëso … Vij në paqe, pse frikësohesh aq shumë para pranisë sime?

E di që ndihesh keq sa herë që afrohem, dëshpërohesh dhe do të më largosh menjëherë, e di se nëse mundesh … do të më vrisje, dhe mbi të gjitha përse beson se unë jam ai që dëshiron të të lëndojë, por më beso, nuk është kështu.

Unë nuk jam këtu për të të krijuar dhimbje, aq më pak për të të çmëndur, mendoj që ta kam treguar çdo herë që kam ardhur. Është e vërtetë ndonjëherë unë jam i frikshëm, por është natyra ime.
Por siç e sheh në fund të ditës, nuk të kam vrarë dhe nuk je çmëndur.

E vërteta është se kur unë vij ti je keq, ndien atë ndjesi të dhimbshme në gjoks.
Për fat të keq, nuk kam asnjë mënyrë tjetër për të më dëgjuar.
Je aq i zënë për të kërkuar sukses, të jesh produktiv, duke i treguar të tjerëve se jeni të denjë për t’u dashur … dhe nuk dëgjon sinjalet e mia të vogla.
Të kujtohet atëherë kur ke vuajtur nga dhimbja e kokës?
Ose kur ke pasur pagjumësi për më shumë se 2 orë dhe rrotulloheshe në shtrat?
Ose çfarë më thua për atëherë kur ke qarë pa asnjë arsye të dukshme?
Ose përsëri, kur u ndjeve i shtypur brënda dhe të mungonte ajri dhe nuk kuptoje pse?
Apo, të gjitha ato rastet isha unë, dëshiroja vetëm që ti të më dëgjoje, por ti nuk e bëre.
Vazhdove të ndiqje ritmin tënd të shpejtë të jetës.
Pastaj provova diçka më të fortë, u përpoqa të të bëj të dridhet syri, të të fishkëllej në vesh, të të bëj të djersiten duart, por edhe në këto raste nuk deshe të më dëgjoje.
Ti e njeh praninë time, prandaj kur je i qetë ose je vetëm dhe në vetmi … ose ndalon, unë shfaqem, vetëm për të biseduar me ty.
Ti gjithmonë dëshpërohesh, sepse me mëndjen nuk kupton se çfarë po të ndodh, dhe natyrisht, me mëndjen jo-racionale nuk do të më kuptosh.
Kjo është arsyeja pse unë jam dorëzuar dhe vendosa të të shkruaj.
Dhe të përgëzoj nëse po lexon atë që kam për të thënë, sepse kjo do të thotë që më në fund ke guximin të më dëgjosh dhe të më besosh, askush nuk e di më mirë se unë aftësinë tënde të madhe për të më shmangur mua dhe për të ikur, sikur të shpëtosh nga përbindëshi në pyllin e errët.
Ashtu si në ato raste kur më shmang dhe qëndron për orë të tëra para TV, duke jetuar jetën e njerëzve të tjerë që as nuk i njeh vetëm që mos të përballesh me atë që nuk ju pëlqen.
Ose për ato rastet që me disa pilulave i ke mpirë nervat dhe shqetësimet e tua; dhe çfarë të themi për ato substancat e tjera që të bëjnë të trullosur ndaj çdo lloj ndjenje.
Shpresoj se tani je gati.
Gati për t’u përballur me realitetin tënd, gati për t’u përballur me të vërtetën në jetën tënde pa maska, pa dredhira … pa pretendime.
Dhe kështu duhet të jetë.
E vetmja gjë që jam përpjekur për të të komunikuar gjatë gjithë kësaj kohe: se është koha për të ecur përpara.
Ti duhet bësh ndryshime shumë të thella brënda vetes, sepse nuk je duke shijuar jetën dhe nuk ndihesh i/e kënaqur.
Për këtë arsye jam këtu, për të të ndihmuar të rikuperosh atë plotësi që jeton brënda teje; për t’ia dalë, duhet të lirosh veten nga gjithçka që të pengon.
Jam këtu për të të ndihmuar të kuptosh se çfarë saktësisht ndalon jetën tënde, pasionin tënd për të jetuar gëzimin.
Sa herë që hyj në jetën tënde, të kujtoj se nuk është e plotë dhe e lumtur, kështu që nëse më duhet të kthehem, mos u frikëso, por më dëgjo.
Dhe nëse me të vërtetë më dëgjon, nuk do të duhet shumë kohë për të bërë ndryshime, do t’i bësh ato menjëherë.
Nëse dëshironë të ndjehesh mirë, të gjitha varen vetëm nga TY.
E di që e do, por në të njëjtën kohë e di që edhe do të qëndrosh në zonën tënde të rehatit, në rehati,vetëm për të shmangur atë që të bën keq.
Preferon të vazhdosh të kërkosh miratimin dhe pranimin e të tjerëve, duke bërë të pamundurën për të tërhequr vëmendjen; preferon që të tjerët të jenë përgjegjës për personin tënd, më pak se ti për veten
… dhe sigurisht që të kuptoj, të gjithë duam të ikim nga përgjegjësia.
Por kam në lajme për ty!
Vetëm duke hyrë tek problemi do të jesh në gjëndje t’i afrohesh  përvojës së çlirimit.
Ti je përgjegjës për veten tënde dhe kur të më dëgjosh, më beso, unë do largohem.
Vetëm ti e ke dhuntinë për t’i larguar këto ndjenja të pakëndshme.
Kam diçka shumë të rëndësishme që dua të ta them, në të vërtetë do të largohem sapo të shoh se po bën ndryshime në jetën tënde, kur të shoh se po ecën drejt evolucionit tënd, gati për t’u rritur dhe për të marrë përsëri thelbin tënd në dorën tënde.
Derisa ta bësh këtë, unë do të jem këtu gjithmonë.
Në përfundim, nëse jam këtu sot, sepse ke nevojë për mua?
Ti ke nevojë për mua, për të ndryshuar mënyrën tënde të interpretimit të realitetit tënd, më lejo të të them se është pak e ‘shtrembëruar’.
Ti duhet të hiqësh dorë nga besimet që nuk të ndihmojnë dhe të kufizojnë; fale të gjithë zemërimin dhe merr përsëri lirinë tënde të brëndshme.
Mbi të gjitha, ti duhet të rimarrësh kënaqësinë e të jetuarit, të jesh vetvetja, të humbasësh frikën nga refuzimi ose braktisja.
Ti ke nevojë për mua që të vendosësh kufij për njerëzit që të lëndojnë, kështu që të mund të mbash guximin dhe të mësosh të thuash “jo”.
Ti ke nevojë për mua për të përzënë ata që nuk të meritojnë; për të ndaluar të varesh nga ekzistenca e partnerit/es tënde për të qënë i/e lumtur.
Njëherë e përgjithmonë, kujdesu për ndjesitë e trupit tënd.
Në cilën mënyrë tjetër do ti kushtoje vëmendje trupit tënd?
Ndoshta në shumë mënyra të tjera, por kjo po funksionon.
Jepi trupit tënd ushqimin që i nevojitet, mos kritiko trupin tënd dhe falënderoje atë, ai bën shumë për ty.
Vrapo, lëviz, ec rimerr përsëri ritmin tënd.
Përse gjithmonë të shpërthesh?
Pse trishtimi?
Pse të pretendosh kaq shumë?
Nuk e kuptoj se pse e bënë këtë, ke gjithçka, je gjithçka, ke aftësitë që të nevojiten për të krijuar realitetin tënd, por e trajton veten si skllav, je shumë i/e rreptë me veten.
Jam këtu për të të thënë ndalo së bëri këtë gjë.
Pyet veten pse nuk ke më ekuilibër të brëndshëm.
Pyet veten se si do të jetosh dhe për çfarë të luftosh: është jeta jote, dhe ke vetëm këtë!
I vetmi kontroll që mund të pretendosh është ai i vetes, por për ta marrë atë, duhet të pranosh se e ke humbur atë dhe të më lejosh të shprehem më në fund, të të them se ato simptoma të tmerrshme që unë shpika ishin për të mbështetur të gjithë këtë dhe nëse ti akoma nuk do më pranosh, unë do të jem edhe më i fortë.
Pra, herën tjetër që do më ndjesh të vij, mbylli sytë, fike mëndjen jo-racionale për një moment, lëre veten të lirë …merr frymë dhe përpiqu të më kuptosh.
Pastaj fillo ndryshimin në jetën tënde me veprime të qarta dhe specifike, do të shihësh se do të largohem.
Shpresoj se nuk do më duhet të hyj në jetën tënde shumë herë, por nëse kthehem … mos harro që nuk dua të të bëj keq, unë dua të të ndihmoj të rikuperosh rrugën tënde, atë që do të bëjë të lumtur.
Dhe për ta mbyllur, shpresoj se ti të më shohësh ashtu si unë jam: Thelbi,Esenca jote.
Jam vetja jote që bërtet me dëshpërim dhe lutet të më dëgjosh, të flas nga fundi i zemrës tënde, që e dekurajuar përpiqet për t’u vënë re.
Ajo që jti ndjen dhe mendon nuk është ‘take-kardi’,jam unë, thelbi yt, që thjesht dëshiron të dalë jashtë dhe të jetojë.

Me dashuri,
Thelbi yt i maskuar si Ankth.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …