Artikuj

Në cilën gjuhë qajnë foshnjat ?

Në cilën gjuhë qajnë foshnjat ?studio psikologjie

Foshnjat qajnë në një mënyrë të përshtatshme me gjuhën e nënave të tyre, theksohet në një studim të bërë në Gjermani.

Gazeta gjermane Die Welt i referohet Kathleen Wermke, drejtuese e qendrës “Zhvillimi i gjuhës para të folurit dhe problemet e zhvillimit” në klinikën e universitetit Wurzburg, dhe ekipit të saj.

Ata vërtetuan se kur embrioni është në barkun e nënës regjistron në kujtesën e tij thekset e ndryshme të gjuhës së saj, dhe pasi lind, gjatë të qarit përdor “atë shembull melodie” të nënës.

Pas botimit të rezultateve të studimit në revistën Current Biology, Wermke thekson se janë analizuar 60 foshnje 3-5 ditëshe franceze dhe gjermane, dhe nga spektri i frekuencave i përgatitur gjatë kohës që qanin u përftuan thekse të ndryshme.

Duke parë se në gjuhën gjermane theksi i fjalëve dobësohet në rrokjet e fundit, ndërsa në gjuhën franceze theksohet më tepër, Wermke deklaroi se foshnjat gjermane fillonin të qajnë me tone të larta pastaj e ngadalësonin. Ndërsa tek foshnjat franceze ndodhte e kundërta, ato fillojnë  të qajnë lehtë dhe më vonë e ngrinin më shumë zërin.Pra foshnjat qajnë në gjuhën e nënës.psikologjia-ne-cilen-gjuhe-qajne-foshnjet-300x203

TERAPI PER CIFTE ME PSIKOLOG

Kur në çift njëri nga të dy bëhet “fituesi”… Atëherë po humbni të dy!

Në një marrëdhënie në çift, debatet dhe mosmarrëveshjet janë të pashmangshme. Dy njerëz me histori, karakter, nevoja, …

cfare eshte paranoja

Çfarë është paranoja?

Shenjat, simptomat dhe trajtimi psikologjik Paranoja është një gjendje psikologjike që karakterizohet nga mosbesimi dhe …

a me duhet ndihma e psikologut

NEUROSHKENCA E ZEMRËS SË THYER

NEUROSHKENCA E ZEMRËS SË THYER, SEPSE TRURI E TRAJTON REFUZIMIN DHE VETMINË SI DHIMBJE FIZIKE AKTIVIZOHEN TË NJËJTAT …