Kur Ankthi Të Ndihmon Të Fluturosh
Kur Ankthi Të Ndihmon Të Fluturosh
Imagjino të shohësh një zog me krahë të mëdhenj që përplasen fortë dhe me vrull.
Por zogu, pavarësisht se sa shumë përpiqet çdo ditë dhe çdo moment për të fluturuar, nuk mund të fluturojë.
Kjo ndodh sepse rreth tij janë imponuar shufra të larta dhe të trasha të padukshme për syrin e lirë. Po, zogu është në një kafaz.
Nëse do të ishe ti ai zog, me shumë mundësi do të vuaje nga ankthi.
Nëse vuan nga ankthi, më shumë gjasa ti je në gjëndjen e zogut tonë të vogël.
Në një vështrim më “sipërfaqësor” ti mund të mendosh se kafazi përfaqëson ankthin tënd.
Sigurisht ankthi kur është patologjik bëhet një kufizim që ju pengon të bëni gjëra të caktuara në jetën e përditshme, të tilla si dalja vetëm, marrja e transportit publik, udhëtimi, dhënia e makinës, frekuentimi i vendeve të mbushura me njerëz etj.
Sidoqoftë, unë mendoj se ankthi është “vetëm” manifestimi i situatës në të cilën ndodheni dhe nuk është përgjegjësi i vërtetë për kafazin tuaj.
Unë mendoj se ankthi juaj buron nga dëshira për të fluturuar, por është i frustruar nga kafazi përreth jush.
Nga njëra anë është dëshira për të fluturuar por nga ana tjetër kafazi. Nga ky konflikt i brëndshëm midis dëshirës dhe limitit lind ankthi.
Pra, pyetja themelore bëhet: “çfarë përfaqëson një kafaz për ju që ju pengon të fluturoni”?
Në këtë perspektivë, ankthi të detyron të ndalosh për t’u kujdesur për të dhe për ta “shëruar”.
Të ndalosh do të thotë të ndalosh përplasjen e krahëve të tu jokonkluzivë dhe të fillosh të reflektosh për kafazin tënd.
Kjo do të thotë, siç e thamë tashmë, të reflektosh se çfarë përfaqëson kafazi për ty, por edhe kur është formuar dhe pse.
Kjo është pjesë e punës që bëj së bashku me ata që më kërkojnë ndihmë për të dalë nga gjëndja e ankthit patologjik.
Ata mbërrijnë duke menduar se ankthi është armiku i tyre më i keq dhe largohen duke e falenderuar.
Në fakt, është vuajtja e shkaktuar nga ankthi patologjik që i shtyn ata në vetë-reflektim dhe në ndryshime reale të mëdha e të vogla që u lejojnë atyre jo vetëm të çlirohen nga ankthi, por edhe të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës.
Nëse jeni në gjëndjen e atij zogut në kafaz, më kontaktoni dhe ne do të gjejmë rrugën që duhet të marrim së bashku për t’u kthyer në fluturim ose në disa raste për të mësuar të fluturojmë.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar!
Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!
Si profesioniste, përveç shërbimit online skype; studio.psikologjie, viber, whatsApp me video call pres edhe në studio në Tiranë për më shumë se 15 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.