Artikuj

Ëndrrat

Ëndrratstudio psikologjie

Sipas studimeve kur ne flemë truri jonë lëshon një hormon I cili e paralizon trupin tonë. Nqse ky hormon nuk lëshohet në sasinë e duhur atëherë ndodh që ëndrrat t’i shoqërojme dhe me veprime fizike.Tek ëndrrat tona ndikojnë nxitësit e jashtëm këtë e vemë re me një shembull kur fizikisht kemi etje atëherë mundësia më e madhe është të shohim ujë apo gjëra të ngjashme në ëndërr.

Edhe kafshët shohin ëndrra: në një studim të realizuar mbi kafshë të ndryshme është pare se edhe në trurin e kafshëve krijohen dallgë të trurit gjatë gjumit ashtu si tek njeriu.

Ëndrrat nuk janë të gjitha me ngjyra: 12 % e ëndrrave janë bardh e zi. Ndërsa pjesa tjetër janë ëndrra me ngjyra.

Ëndrrat janë pasqyrim i gjërave që dimë: truri ynë nuk krijon fytyra të reja. Në ëndrra shohim fytyrat e para më parë por nuk mund t’i mbajmë mend.

Ëndrrat mund të përsëriten: edhe pse mund të shihen disa herë shumica e ëndrrave mund të përsëriten disa here. 70 % e femrave dhe 65 % e meshkujve pohojnë se e kanë parë disa here të njëjtën ëndërr.

Të gjithë shohin ëndrra: të gjithë personat të cilët nuk kanë ndonjë problem serioz psikologjik shohin ëndrra. Ato që thonë se nuk shohin ëndrra në të vërtetë nuk i mbajnë mend.

Nuk mbani mend 90 % të ëndrrave: pas zgjimit njerëzit harrojnë gjysmën e ëndrrës brenda 5 minutave dhe 90 % të saj brenda 10 minutave.

Edhe të verbrit shohin ëndrra: personat të cilët kanë lindur të verbër në ëndërr shohin pamje të ndryshme. Nëse personi ka lindur i verbër atëherë përdor shqisat e zërit, prekjes, nuhatjes dhe të tjera. Ai sheh ëndrra duke përdorur këto shqisa .studio-psikologjia-endrra-300x225

TERAPI PER CIFTE ME PSIKOLOG

Kur në çift njëri nga të dy bëhet “fituesi”… Atëherë po humbni të dy!

Në një marrëdhënie në çift, debatet dhe mosmarrëveshjet janë të pashmangshme. Dy njerëz me histori, karakter, nevoja, …

cfare eshte paranoja

Çfarë është paranoja?

Shenjat, simptomat dhe trajtimi psikologjik Paranoja është një gjendje psikologjike që karakterizohet nga mosbesimi dhe …

a me duhet ndihma e psikologut

NEUROSHKENCA E ZEMRËS SË THYER

NEUROSHKENCA E ZEMRËS SË THYER, SEPSE TRURI E TRAJTON REFUZIMIN DHE VETMINË SI DHIMBJE FIZIKE AKTIVIZOHEN TË NJËJTAT …