Artikuj

Déjà vu ,çfarë është deja vu

Déjà vu ,çfarë është deja vustudio psikologjie

Nje term qe tashme ka hyre ne gjuhen e perditshme e ka fituar atribute origjinale ne cdo gjuhe, per nga thjeshtesia e praktikaliteti. Deja Vu (Dezha-Vy) vjen nga frengjishtja, i tille perdoret dhe ne anglisht qe si ekuivalent me te afert ka “already seen” .Shqip, dicka a nje dukuri te cilen e kemi hasur me pare.

Gati kushdo e ka provuar nje fenomen te tille, nese ndodh rralle, nuk ka vend per shqetesim. Por episodet e shpeshta, mund te kene rendesi. Termi Déjà vu, aplikohet kundrejt nje besimi te menjehershem e te gabuar qe nje eksperience e re e momentit actual, ka ndodhur me pare..

Eshte nje ndjesi e forte dhe e cuditshme familjariteti, zakonisht me kohegjatesi prej disa sekondash, “mbushje e mendjes” ne vertetesine e saj me pas gati gjithnje e zhgenjyer, qe ne e dime se cdo ndodhe me pas.

Nga perkufizimi, déjà vu nuk ka lidhje me eksperiencat aktuale te perseritura apo me kujtesen, pra interesi qendron : se pse vjen kjo ndjenje?

Nje shpjegim mundshem eshte se ky fenomen vjen nga nje “mase- apo lidhje e shkurter” ne nje kohezgjatje teper te shpejte, e lidhjeve neurologjike. Ku informacioni aktual arrin ne ne ‘depon” e Kujteses perpara se te arrije Vetëdijen.

Eksperienca e vetedijshme e nje kujtese te tille do jete teper e forte, pasi eshte aktuale.

Disa eksperte sugjerojne qe Kujtesa nuk eshte thjeshte nje problem lidhur me nje ngjarje fikse, te stabilizuar, por eshte nje proces rikonstruktimi, nga komponente te ruajtur, e cila perfshin elaborime, shtremberime, e lenje jashte te nje pjese ngjarjesh.

Cdo rithirrje e ngjarjeve eshte thjesht rithirja e kujteses se fundit qe kemi per ato ngjarje. Ndjesia e te njohurit perfshin perputhjen ndermjet nje ngjarje aktuale dhe informacionit te ruajtur, por kjo mund te ndryshoje aq shume nga ngjarja origjinale sa qe ju “e dini” qe se keni provuar kurre me pare.

Psikologet akoma po debatojne rreth Déjà vu-se, e do vazhdojne ne te njejten menyre derisa te dihet me shume rreth mekanizmave te trurit.

Déjà vu qe ndodh shpesh, mund te jete nje simptome e shqetesimeve qe vijne nga demtime ne Tru, si, p.sh.epilepsia e lobit temporal. Pra nese kjo ju ndodh shpesh, do ishte ide e mire te shihni mjekun e te sugjeroni nje ekzaminim neurologjik.psikologjia-deja-vu

kerkoj psikolog per ankth

E gjithë pakënaqësia jonë me atë që nuk kemi, rrjedh nga mosmirënjohja për atë që kemi.

Në jetën e përditshme, shumë njerëz përballen me ndjenja pakënaqësie, zhgënjimi dhe mungese. Shpesh fokusohemi tek …

terapi me psikolog per cifte

A Vlen të Luftosh për Dashurinë Kur Partneri Tërhiqet?

Në të kaluarën, kavalierët përshkonin distanca të gjata, përballeshin me sfida dhe rreziqe vetëm për të fituar …

shkenca e stresit

Shkenca e Stresit

Si Ndikon Stresi në Trup dhe Mendje dhe Kur Duhet të Kërkoni Ndihmë Profesionale Stresi është bërë një nga sfidat …