Çfarë është ndërtimi? Një mekanizëm midis imagjinatës dhe realitetit
Çfarë është ndërtimi?
Ndërtimi është një mekanizëm i përhapur që ne të gjithë priremi ta përdorim çdo ditë. Por disa më shumë se të tjerët, duke u bërë depërtues dhe jo funksional.
Imagjinata dhe realiteti … Ne individët e përjetojmë këtë diatribe të brëndshme të vazhdueshme. Gjithmonë duke kërkuar një ekuilibër midis asaj që jetojmë në konkreten (atë që po përjetoj dhe po bëj tani), dhe atë që imagjinojmë (atë që thjesht po mendoj, dhe do të jem në gjëndje të bëj ose të jem brënda një kohe, dhe pastaj fjalë për fjalë “Unë ndërtoj” me mëndje”.
Ne individët duke qënë qënie shumë mendore jemi mjeshtër të vërtetë të ndërtimeve. Dhe ne mund të ndërtojmë në kushte negative ose pozitive, me rezultate shumë të ndryshme për sa i përket cilësisë së jetës.
Duhet thënë se për disa njerëz ndërtimi negativ mund të bëhet një mekanizëm jashtë kontrollit, i cili nuk lejon që të funksionojë në mënyrë tjetër përveç kësaj.
Kur flasim për ndërtimin duhet të dallojmë dy aspekte, një funksionale dhe një që është shumë më pak për të mos thënë aspak:
•Ndërtimi si projektim
•Ndërtimi si largim nga realiteti i vërtetë, dhe i realiteteve negative dhe katastrofike që nuk ekzistojnë
Ndërtimi dhe projektimi
Çdo ditë dhe në çdo moment të ditës ne njerëzit ndërtojmë. Në terma funksionale, ndërtimi nënkupton projektimin. Mendojmë se çfarë do të bëj pas 5 minutash, 2 orësh, nesër, në një muaj, në pak vite.
Kush prej nesh nuk ka planifikuar në mëndjen e tij veprimtarinë që do të bëjë në pak minuta, brënda disa muajve, pushimet, se çfarë do të bëjë në fundjavë?
Kush prej nesh nuk ka ndërtuar në mëndje projekte të rëndësishme të tilla si një martesë, një fëmijë, duke arritur punën e ëndrrave, një shtëpi…dhe kështu me radhë.
Në të gjitha këto situata ne ndërtojmë, sepse ndërsa jemi këtu dhe tani jemi duke menduar për arritjen e të gjitha këtyre gjërave, por ende nuk i kemi ato, nuk janë në realitet. Me mëndjen shkojmë përpara dhe mendojmë se çfarë do të marrim në një periudhë të caktuar kohe, çfarë do të bëjmë, me kë do të jemi, si do të shkojnë këto situata, por ne nuk po i jetojmë ato me të vërtetë.
Në të gjitha këto nuk ka asgjë të çuditshme, përkundrazi është një mekanizëm shumë i dobishëm që do të krijonte shumë vështirësi nëse nuk do të ekzistonte.
Le të përpiqemi vetëm për një moment të mendojmë për këtë aspekt. Nëse nuk do të pajiseshim me këtë aftësi nuk do të mund të krijonim asgjë, do të silleshim në mënyrë të rastësishme, nuk do të kishim qëllime, madje nuk mund të gjenim motivimin e duhur për të filluar diçka të re.
Aftësia për të parë me mëndje se çfarë duam të bëjmë, ku duam të jemi, me kë, çfarë rezultatesh të kemi. Në fakt, kjo na jep shtytjen e duhur për t’u angazhuar përpara të tjerëve, për të krijuar dhe arritur diçka të re.
Ndërtimi dhe Patologjia
Por si të gjitha gjërat, ajo që bartet në tepricë ndalon së punuari dhe përfundon duke krijuar disavantazhe më shumë sesa avantazhe.
Atëherë, kur ndërtimi bëhet patologji?
Kur nuk e përdorim më këtë #aftësi për të menduar dhe planifikuar, por për tu distancuar nga realiteti, duke përfunduar duke ngatërruar atë që është reale me atë që është fantazi.
Kur ne kemi tendencën të ndërtojmë në mëndjen tonë vetëm idenë se si mund të jetë diçka, pa e jetuar apo ndjerë atë me të vërtetë. Dhe pikërisht, të gjitha frikërat janë të qëndrueshme nga ky mekanizëm, nga ndërtimi.
Në fakt, me mëndjen tonë ne mund të ndërtojmë fjalë për fjalë gjithçka, ne mund të krijojmë besime dhe frikëra pafund.
Dhe ne mund t’i ndërtojmë ato aty ku nuk janë, madje edhe në situata që në të vërtetë nuk kanë asgjë të rrezikshme, dhe nuk ka limite.
Ndërtimi ndodh kur filloj nga një minimum i dhënë dhe unë ndërtoj mbi të shumë më tepër.
Për shembull, tani ndihem në ankth, kështu që do të thotë se po ndodh diçka e tmerrshme. Unë do të bëj një gjë të caktuar dhe do të shkojë në një mënyrë të caktuar…
Nëse, për shembull, unë filloj të mendoj se largimi nga shtëpia është i rrezikshëm dhe filloj të shmang situatat pas situate,përveç nëse shoqërohem, një mendim fillestar gradualisht do të shndërrohet në një bindje gjithnjë e më të rrënjosur, e cila është e vështirë të rishikohet dhe modifikohet.
Le të mendojmë për ata që kryejnë shmangie të vazhdueshme sepse fjalë për fjalë ata krijojnë rrezik pas rreziku, limite të supozuar dhe vështirësi që mund të parandalonin suksesin.
Për ata që vuajnë nga atakët e panikut, një vështirësi në të cilën ndërtimi është një mekanizëm që mban rrethin e dhimbshëm vicioz.
Për disa nga ne këta #mekanizma marrin një aspekt kaq insistues sa ato marrin kontrollin. Duke e çuar individin që të ndalojë së funksionuari si duhet me gjithçka që vijon.
Ndërtimi me kalimin e kohës bëhet një ves i vërtetë. Dhe gjëja më e keqe është se ai që e praktikon atë, përfundon ta perceptojë atë si një mekanizëm kaq normal, sa nuk e vë re aspak që ky mekanizëm i ka bllokuar veprimin jetën.
Ndërtimi si një problem, cila zgjidhje e mundshme
Zgjidhja psikoterapia ku personi do të mësohet pak nga pak për t’u rikthyer në një kontakt të mirë me realitetin.
Fillimi përsëri i dallimit se çfarë është e vërtetë (po ndodh, prania e të dhënave objektive) nga ajo që nuk është (nuk po ndodh, po mendoj, imagjinoj, nuk ka të dhëna objektive). Dhe do të duhet të mësohet përsëri.
Për shkak se është pikërisht ky problemi, personi që ndërton në një mënyrë patologjike nuk është më në gjëndje të dallojë se çfarë është e vërtetë nga ajo që nuk është. Dhe mendon se ajo që nuk është aspak e vërtetë është e vërtetë dhe e prekshme.
Do të jetë e nevojshme të mësoheni të shijoni realitetin dhe ta jetoni atë hap pas hapi me të vërtetë.
Duke e vendosur veten në gjëndje kur është e mundur të shkosh dhe të shohësh, të provosh, që të mund të kuptosh se si janë gjërat në të vërtetë.
Në fakt, shmangia mbështet ndërtimin. Nëse nuk shoh, nëse nuk përpiqem nuk do të jem në gjëndje të bëj asgjë por të qëndroj në pozicionin tim jofunksional.
Mos konfrontimi mbështet ndërtimin. Nëse nuk e përball veten do të kem vetëm informacionet e zakonshme në dispozicion, dhe do të qëndroj në pozicionin tim, do të shoh vetëm ato që dua të shoh.
Një mekanizëm jo pozitiv dhe sigurisht jo funksional.
Duhet të rindërtohet, ekuilibri korrekt mes realitetit dhe fantazisë, dhe aftësia për të zbatuar veprimet më të përshtatshme si rezultat. Në këtë kuptim, psikologu jep ndihmë të rëndësishme dhe vendimtare përmes psikoterapisë për zgjidhur këtë problem
Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!
Studio Psikologjie ofron një sërë shërbimesh për tu ardhur në ndihmë të gjithë klientëve të saj për të gjitha llojet e shqetësimeve që mund të hasin. Konsulta psikologjike si psikolog online për të gjitha problemet që mund të hasni në jetën tuaj të përditshme. Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj. Ne jemi më pranë jush duke ofruar Psiko-diagnozë, Psikoterapi, Këshillim dhe mbështetje psikologjike.
Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane
Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.
Konsulta në studio me psikologe në Tiranë:
Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER
Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.
- Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
- Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
- Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro