Çfarë është lëngimi? Jovetmia? Një fjalor i shëndetit mendor për të shpjeguar se çfarë ndjeni!
“Jam në depresion.” Jam në ankth”. “Jam sfilitur psikologjikisht dhe fizikisht”
Fjalori i shëndetit mendor ka depërtuar shumë në jetën tonë të përditshme tashmë. Ndërkohë që disa njerëz mund të përdorin këto terma për të folur në lidhje me një diagnozë specifike, të tjerët i përdorin këto fraza rastësisht, në biseda pa i kushtuar shumë vëmendje dallimit mes tyre. Ezaurimi emocional, për shembull, nuk është një term klinik, por kjo nuk do të thotë se prania e tij është më pak e vërtetë. Cila është mënyra më e mirë për të përshkruar ato ndjenja që nuk mund ti dalloni? Këtu keni një vështrim më nga afër se çfarë nënkuptojnë disa nga termat më të hasur të shëndetit mendor dhe kur duhet t’i përdorni.
Sfilitja psikologjike dhe fizike (burnout)
Nëse jeni ndjerë të stresuar ose të mbingarkuar në punë, mund të jeni duke përjetuar sfilitje psikologjike.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sfilitja psikologjike është një formë e stresit e lidhur me punën që nuk është menaxhuar me sukses. Simptomat e zakonshme përfshijnë ndjenjat e shterimit të energjisë, cinizmin për punën e dikujt dhe uljen e efikasitetit profesional. Ekspertët rekomandojnë kultivimin e një ekuilibri të shëndetshëm jetë-punë , një sistem të fortë mbështetës dhe një këndvështrim më pozitiv për të luftuar sfilitjen.
Rraskapitja emocionale
Rraskapitja emocionale nuk është një sindromë specifike klinike, por ekspertët e shëndetit mendor thonë se kjo mund të çojë ose të shoqërohet nga, gjëndje të tjera të shëndetit mendor si një çrregullim i madh depresiv. Fraza përdoret zakonisht kur flitet për sfilitje psikologjike ,kur ndjenjat për stresuesit dhe përgjegjësitë rriten deri në atë pikë sa dikush mendon se nuk u mbetet më energji për të shpenzuar. “Rraskapitja emocionale ,është një ndjenjë mbizotërimi,një mbingarkim deri në atë pikë sa të ndihesh sikur nuk ke aftësinë “për t’u marrë më”. Eshtë lodhje fizike,është lodhje mendore. Eshtë vështirësi në përqëndrim. Janë të gjitha gjërat që ne i përjetojmë kur kemi arritur atë kapacitetin tonë maksimal.
Për të luftuar rraskapitjen emocionale, ekspertët sugjerojnë që të vendosni kufij, mos u përpiqni të jeni një superhero dhe të tregoni atë që ju bën të ndiheni mirë emocionalisht.
Lëngimi
Nëse “Sfilitja psikologjike” ishte fjala jozyrtare e shëndetit mendor të epokës COVID në vitin 2020, “lëngimi” është homologu i tij në 2021. E bërë e njohur nga një material i New York Times nga profesori i psikologjisë në Universitetin e Wharton, Adam Grant muajin e kaluar, lëngimi është “fëmija i mesëm i lënë pas dore i shëndetit mendor”. “Eshtë zbrazëtia midis depresionit dhe lulëzimit – mungesa e mirëqënies. Nuk keni simptoma të sëmundjes mendore, por as nuk jeni vëmëndja qëndrore e shëndetit mendor. ”
Ata që e gjejnë veten tek lëngimi- dhe ndjejnë mungesë pëqëndrimi dhe një “purgator” të pakëndshëm midis shëndetit mendor dhe sëmundjes – mund të përpiqen të kalojnë më shumë kohë të pandërprerë me kryerjen e detyrave që i bën të ndihen më mirë , të përqëndrohen në gëzime dhe fitore të vogla dhe nuk duhet të ndihen në siklet për të kërkuar ndihmë vetëm sepse nuk po përballen me diçka më serioze.
“Mos”vetmia
Me siguri të gjithë e njohim vetminë- një trishtim që mund të ndodhë kur izolohemi nga bota e jashtme dhe shoqëria – por a keni dëgjuar për Jovetminë?!
Në Psikologji Sot, kjo është e kundërta e vetmisë. Eshtë pakënaqësia që vjen nga pamundësia për të kaluar kohë vetëm me veten; dhe gjatë pandemisë, kur jeta në shtëpi, shkollë dhe zyrë është kombinuar brënda të njëjtës hapësirë të përbashkët, kjo ndjenjë po bëhet më e zakonshme.
“Disa njerëz në thelb dëshirojnë më shumë vetmi sesa të tjerët, dhe kur kjo gjë nuk është e lidhur me ndrojtjen ose ankthin shoqëror, kërkimi i të kalurait të kohës vetëm me veten është diçka perfekte. “Sidoqoftë, kur kjo dëshirë nuk plotësohet, lind ndjenja e Jovetmisë.
Studiuesit sugjerojnë që të planifikoni të kaloni një hapësirë kohore me veten për të lehtësuar këtë ndjenjë. Dhe kur kjo hapësirë kohe është e pakët, përqëndrohuni në momentet cilësore që po kaloni kundrejt sasisë.
Ankthi
Shumë njerëz kanë ankth – por jo të gjithë kanë një çrregullim ankthi. Crregullimet e ankthit klinik përfshijnë “episode të përsëritura të ndjenjave të papritura të ankthit intensiv dhe frikës ose terrorit që arrijnë kulmin brënda disa minutash (atake paniku)”. Llojet e ndryshme të çrregullimeve të ankthit përfshijnë çrregullimin e përgjithshëm të ankthit, çrregullimin e ankthit social dhe çrregullimin e ankthit të ndarjes.
Ekspertët rekomandojnë që të kërkoni kujdes psikologjik nëse ankthi arrin dhe ju ndërhyn në punë ose pjesë të tjera të jetës tuaj; nëse keni mendime vetëvrasëse, merrni kujdes mjekësor sa më shpejt që të jetë e mundur.
Depresioni
Depresioni është një çrregullim i humorit. Mund të fillojë në çdo moshë, por shpesh fillon në moshën e rritur dhe mund të nxitet nga historia familjare, sëmundje të caktuara apo barna, ose stresi dhe trauma.
Ata që vuajnë nga depresioni mund të durojnë ndjenja të vazhdueshme trishtimi ose humbje shpresash. “Më shumë sesa thjesht një periudhë e dëshpëruar, depresioni nuk është një dobësi dhe ju nuk mund thjesht ‘ta hiqni qafe’ atë. Depresioni mund të kërkojë trajtim afatgjatë. Disa simptoma të zakonshme mund të përfshijnë lodhje, humbje të interesit për hobet, ndryshime në gjumë, oreks ose peshë dhe mendime për vdekje ose vetëvrasje, sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin Mendor.
Ekspertët rekomandojnë psikoterapi, ilaçe ose një kombinim të të dyjave, megjithatë nuk ekziston “e njëjta recetë për të gjithë”.
Lulëzimi
Lulëzimi është e kundërta e termave të renditur më sipër. Nëse po zhvilloheni mëndërisht, mund të jeni duke lulëzuar. Lulëzimi është skaji tjetër i spektrit të shëndetit mendor. Eshtë poli i kundërt i depresionit dhe termi tregon se jeni në më të mirën tuaj për sa i përket mirëqënies suaj.
Ju po lulëzoni nëse “keni një ndjenjë të fortë të kuptimit, zotërimit dhe kujdesit për të tjerët”.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!
Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu online ose live është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.
#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.
Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane
Konsultat me psikologen Tiranë ofrohen live & online
Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.