Ankthi dhe Atakët e Panikut: Simptomat dhe Karakteristikat
Ankthi dhe Atakët e panikut janë terma që përdoren shpesh për të treguar një grup mendimesh, sjelljesh dhe reagimesh fizike që ndodhin pas perceptimit të një stimuli që konsiderohet kërcënues dhe ndaj të cilit ne nuk mendojmë se jemi mjaftueshëm të aftë për të reaguar.
Megjithatë, vetë ankthi nuk është një fenomen jonormal. Është një emocion bazë, i cili përfshin një gjëndje aktivizimi të organizmit kur një situatë perceptohet subjektivisht si e rrezikshme. Ankthi fiziologjik është ajo gjëndje e tensionit psikologjik dhe fizik që përfshin një aktivizim të përgjithësuar të të gjitha burimeve të individit. Ai synon një stimul të vështirë, vërtet të pranishëm dhe shpesh të njohur.
Ankthi bëhet patologjik kur krijon, në një mënyrë pak a shumë të dukshme, siklet dhe vuajtje, bllokon jetën e përditshme. Karakterizohet nga një gjëndje pasigurie për të ardhmen, me pritje të rezultateve dhe mbizotërim të ndjenjave të pakëndshme.
Simptomat e Ankthit
Njerëzit me çrregullime ankthi zakonisht kanë mendime dhe shqetësime të përsëritura. Për më tepër, ata mund të shmangin disa situata të tilla si përpjekja për të menaxhuar (ose jo adresuar) shqetësimet. simptomat e çrregullimit të ankthit mund të grupohen në 3 grupe:
• Simptomat njohëse: këto janë simptoma që lidhen me aspektin e të menduarit dhe përfshijnë ndjenjën e zbrazëtirë mendore , një ndjenjë në rritje të perceptimit të rrezikut, imazhe mendore ose kujtime të frikshme dhe ndjenjën e të qënit në qëndër të vëmëndjes.
• Simptomat e sjelljes: ankthi përkthehet në një tendencë të menjëhershme për të eksploruar mjedisin, në kërkimin e shpjegimeve, sigurimit dhe rrugëve të arratisjes. Strategjia kryesore instinktive për menaxhimin e ankthit është gjithashtu shmangia e situatës së frikshme (strategjia “më mirë e sigurt se sa për keqardhje” – “më mirë të parandalosh se sa të kurosh”).
• Simptomat fiziologjike: për shkak të hiperaktivizimit të trupit, ato përbëhen nga palpitacione, djersitje, spazma në fyt, marrje fryme, marramëndje, vështirësi për të fjetur dhe/ose zgjime të shpeshta, tension e të tjera.
Në fakt, kur themi se vuajmë nga çrregullimi i ankthit, i referohemi ankthit të përgjithësuar. Megjithatë, nuk ka asnjë çrregullim të vetëm ankthi, por ai klasifikohet në fotografi të ndryshme simptomash, duke përfshirë:
• Çrregullimi i ankthit të ndarjes.
• Fobi specifike.
• Çrregullimi i ankthit social ose Fobia sociale.
• Çrregullimi i panikut.
• Agorafobia.
• Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar.
Nga Ankthi në Atakët e Panikut: Çrregullimi i Panikut
Çrregullimi i panikut është një çrregullim ankthi që karakterizohet nga manifestimi i rregullt dhe i shpeshtë i atakëve të panikut.
Ataku i panikut është një episod i ankthit akut, në të cilin ka një rritje të papritur të frikës në përgjigje të diçkaje që perceptohet si kërcënim. Kjo frikë shfaqet papritur dhe intensivisht, por në përgjithësi ka një kohëzgjatje shumë të shkurtër (rreth 10-30 minuta). Akaku i panikut shpesh shoqërohet me çrregullime të tjera ankthi. Në vetvete nuk konsiderohet çrregullim pasi është një episod i kufizuar dhe kalimtar, të cilin çdokush mund ta përjetojë. Megjithatë, ne flasim për Çrregullimin e Panikut nëse këto sulme përjetohen me një frekuencë të caktuar dhe në mënyrë sistematike për (të paktën 1 muaj). Shfaqja e një ataku paniku mund të fillojë nga një situatë qetësie, duke e bërë paparashikueshmërinë një tipar shumë të frikshëm nga ata që vuajnë nga ky çrregullim.
Komponenti njohës i mendimeve që luan një rol të rëndësishëm dhe shoqëron këtë çrregullim janë në thelb dy:
• Frika nga humbja e kontrollit.
• Frika nga vdekja.
Axhitimi intensiv i përjetuar është i lidhur me disa simptoma fizike të cilat mund të jenë:
• Palpitacione dhe takikardi.
• Djersitje e tepruar.
• Dridhjet.
• Mungesa e ajrit ose ndjenja e mbytjes.
• Konfuzion mendor.
Si të dilni nga Ankthi?
Qëllimi i një ndërhyrjeje psikologjike dhe psikoterapeutike është t’i sigurojë personit mjetet për të ditur se si të menaxhojë ankthin dhe të ndryshojë perceptimet e gabuara. Ndërhyrja ime është të dobësoj gradualisht lidhjet midis stimujve që shkaktojnë ankth dhe perceptimit të ankthit. Kjo është e mundur duke i mësuar personit teknikat e e frymëmarrjes, për të qetësuar trupin dhe mëndjen dhe duke i ndihmuar ata të njohin mendimet e përsëritura dhe qëndrimet e shtrembëruara që shkaktojnë parehati, duke i zëvendësuar ato me mendime realiste më funksionale për mirëqënien e tyre.
Pasi të jenë marrë këto mjete, është e nevojshme të vihen në praktikë. Pasi të përpunohen emocionet që krijojnë siklet, ne drejtohemi të mësojmë mënyra të reja reagimi duke u përfshirë dhe duke u ekspozuar gradualisht ndaj situatave të frikshme.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!
Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.
#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.
Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane
Konsultat pranë studio tonë psikologjike ofrohen live & online
Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tirane nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.