Tag: studio psikologjie

Autostima, 10 hapa praktike per ta rritur ate

Autostima

Nuk jam ne lartesine e duhur” – Sa here e ke menduar kete gje? Nese te ndodh shpesh, mund te jesh duke vuajtur nga mungesa e vetevleresimit.

ja ku jane 10 teknika praktike per te rritur vetevleresimin:

1.     Pergatitu. Niveli yt i vetevleresimit  eshte drejtperdrejt i lidhur me nivelin tend te pergatitjes. Mendo psh per provimet/verifikimet/testet qe ke bere ne jeten tende. Pergatitja qe ke bere ka nxitur ne trurin tend nje nivel virtual mjaft interesant: +pergatitje=+veteleresim     +sukses= +vetevleresim…etj. Pa shiko?! Kjo nuk ka vlejtur vetem ne shkolle, vete jeta eshte nje provim ne vazhdimesi: studio dhe ushtrohu perdite ne fushat ku deshiron qe te jesh i shkelqyer.

2.     Reflekto mbi mendimet e tua. Shpesh dime te jemi armiku me I keq vetes sone. Mendimet negative mund te shkaterrojne autostimen. Te vazhdosh te perserisesh fraza si: nuk jam ne lartesine e duhur, nuk mundem, nuk jam i afte, eshte nje menyre per psikiken tende te krijoje rrugedalje kur ke frike te perballesh me dicka. Keto nuk te ndihmojne, por behu me pozitiv dhe zevendesoji me shprehje si: e kam perballur njehere kete gje, mund ta perballoj edhe kete, etj.

3.      Kujdesu per pamjen. Nje dush i mire, mjekrra e rruajtur, depilimi per femrat, rrobat e tua me te mira dhe ..boom! vetevleresimi rritet menjehere! Imazhi qe kemi per vetveten ka nje impa      kt te madh mbi vetevleresimin tone. Ky imazh nuk eshte i pandryshueshem dhe duke u kujdesur perdite per veten mund ta ndryshojme ate, duke rritur keshtu autostimen.

4.     Bej ushtrime fizike. Kur ndihesh ne forme me veten vetevleresimi  arrin pikun. Ndjen se po ben dicka te mire per veten nderkohe qe endorfina ben pjesen tjeter te punes. Perfito nga fillmi i vitit dhe praktiko nje sport qe te mesohesh.

5.     Njih vetveten.  Njih vetveten dhe do te fitosh cdo lufte. Mungesa e vetvleresimit eshte e lidhur me nje konsiderim te ulet te vetes. Nese nuk njohim mire veten ,cilat jane anet negative dhe pozitive tona atehere nuk do kemi vetevlersim.

6.     Ndihmo dike qe nuk e njeh. Te ndihmosh nje te panjohur jo vetem na ben menjehere te lumtur por eshte edhe nje stimul i mire per vetevlersimin. Te ndjesh se  po ben dicka te mire per dike tjeter te ben  te ndihesh mire dhe permireson perceptimin qe ke per veten. Provo dhe beso.

7.     Buzeqesh. Buzeqeshja eshte arma  jone me e mire. Nje buzeqeshje e embel, spontane, eshte menyra me e mire per ti thene vetes dhe te tjereve: une jam i sigurt ne vetvete dhe gjitcka do shkoje mire. Te buzeqeshesh vetem te ndihmon per te rritur vetevlersimin.

8.     Fol ngadale. E…  d…r…e…j…t…e… te flasesh ngadale te ndihmon per te rritur vetelersimin. SI? Te flasesh avash dhe me vendosmeri ndryshon komplet menyren se si te tjeret te perceptojne dhe kontribon ne permiresimin e imazhit tend. A ke ndejkur ndonjehere me vemendje ndonje fjalim te presidentit  Obama? Personat qe kane autoritet flasin ngadale dhe qarte. Ne fund te fundit nje tentative nuk kushton asgje. (Ps. Mos ekzagjero)

9.     Meso te thuash JO. Te dish te thuash JO kur nuk duhet eshte nje demostrim i autoritetit te madh. Sidomos ne ambientin e punes, te thaush ndonjehere JO mund te te ndihmoje te tregosh poziten tende dhe si pasoje te rrise vlersimin qe ke per veten.

10.   Fikso nje objektiv te vogel per  te arritur. Fitoret tona influencojne konsideraten qe kemi per veten. Shiko gjithmone per me lart por fillo me hapa te vegjel. Fikso nje objektiv te vogel qe mund ta arrish qe sot. Cdo fitore e vogel qe do te arrish do te rrise ndjenjen tende te vetevleresimit dhe do te lejoje te ngjisesh shkalle edhe me te larta.

Studio Psikologjike: mirëqenia juaj është prioriteti ynë!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog ne tirane

Simbolika e gjarpërit në botën e ëndrrave

Ëndërrat zakonisht kanë një porosi, që i dedikohet personit që e sheh. Po qe se një ëndërr përsërit herë pas herët në një interval të shkurtë javor, personin që e sheh i jep një porosi se duhet urgjentisht ta zgjedh një problem me të cilin është i ngarkuar.

Për ta shpjeguar ëndrrat duhet të kemi shumë parametra: individi përpara se e ëndërron: a ka ndikuar ndonjë imazh i ditës, biseda me shokët, shoqet ose është biseduar diçka mbi përmbajtjen që e ka të bëj me ëndrra, apo individi i ka shtypur disa ndjenja që i dëshiron dhe tani i rikthehen nëpërmes ëndrrës!

Madje koha: fjala vjen, si është nata: vranët, shi, kthjellët etj. Cikli i hënës, pastaj dita: cila ditë e javës, e diel (ëndrra tregon vetëm për të atë ditë deri mesnatë), hëne, marte mërkurë etj.

Koha para mesnate pas mesnate, mëngjes. Data prej 1 (një) deri 31 muajit përkatësisht 30.

Kur i del gjumi atij që ëndërron, si e ka ndje vetën, i gëzueshëm, i mërzitur, i shqetësuar. Madje në çka i bie në mend po sa i del gjumi, se çfarë i duket se do t’i tregojë ëndrra.

Së fundit simbolet që qëndrojnë në rrafshin e pavetëdijes si janë të urdhëruam.

Unë po ta sjelli një shembull: tre veta udhëtojnë me një makinë, iu kalon macja e zezë, njëri prej treve fillon të qajë, dhe e pyesin pse, ai iu përgjigjet macja e zezë. Dhe vërtetë do ti ndodhin diçka e keqe atij personit. Personi i dytë fillon të këndojë, sepse macja e zezë ishte shenjë gëzimit. Dhe tërë dita i kalon mirë dhe është i gëzueshëm, kurse i treti nuk reagon. Sepse macja e zezë nuk e ndonjë domethënie.

Ashtu edhe në botën e ëndrrave varet se çfarë simboleve i kemi ngarkuar pavetëdijen, për shembull, qeni për dikën është besnik, për tjetrin armik.

Kurse simbolika e gjarprit ka shumë domethënie dhe është shumë shtresor, ti shikojmë disa prej tyre:

Interpretime të ndryshme:

1. Sipas Freudit simbolizon organin seksual të mashkullit, që futet në brendësi e një shtroje ose përroske.

2. Është e konceptuar edhe si shprehje e frikës drejt dëshirave të ndrydhura, komplekse dhe mendimeve të këqija.

3. Energjia shëruese, burimi i dijes dhe i urtisë si dhe dëshirat seksuale.
4. Ndrydhja e dëshirave seksuale.

5. Ripërtërija e brendshme shpirtërore dhe personale.

6. Lakmia, zilia dhe xhelozia.

7. Gjarpri i madh – të kanë mashtruar, humbje, sëmundje, padrejtësia e madhe që të bëhet, armiqtë e rrezikshëm.

8. Gjarpri i vogël – para jush qëndrojnë disa ngatërresa të vogla, mërzitje, zemërim. Mund të ketë persona të pabesë, që rrethojnë personin dhe të cilëve ndjehet i bezdisur.

9. Kafshimi i gjarprit është sinonim i të nginjurit, shpifje, një armik i fuqishëm do të të bëjë dëm. Ose do të ndërpritni miqësinë e gjatë me njerëzit që ju janë shpifë.

10. Po e sheh gjarprin të rrotullohet kular pritet një rrezik që do të vijë, ose humbje parash.

11. E shkelë gjarprin ke miq të rremë.

12. Gjarpri me shumë koka – do të ndodhesh përballë tundimeve të këqija, ose do të jeni në rrezik të madh, ose tregon se ti bën shumë punë të papëlqyera.

13. Shumë gjarpërinj – jeni të rrethuar më miqtë tinëzar dhe të keqi, dobësi, pa qetësi kalimtare.

14. E vret gjarprin – e bën të pafuqishëm një armik, madje u pret një sukses i madh në punë ose rivalët e juaj.

15. Të blesh gjarprin do të pësosh një dëm të madh.

16. Po ta shihesh gjarprin brenda në shtëpinë tënde, kjo ka kuptimi e një armiku me qëllim të lig.

17. Në qoftë se gjarpri mbështillet rreth teje pa të bërë dëm, do të shohësh një mik të ngushtë, ndërsa po ta shohesh atë në rrugë, punët e tua do të kenë përfundim të mirë.

18. Në qoftë se një grua sheh në ëndërr se lind gjarpër, një të ligë të madhe do t’i bëjë vetes dhe të afërmve të saj.

psikologjia test psikologjik

Test psikologjik: e shkuara, e sotmja apo e ardhmja

Test Psikologjik

Je një tip që jeton të sotmen, apo pëlqen t’i projektosh gjërat? Apo preferon ta jetosh jetën ditë pas dite? Apo jeton ende me të kaluarën?

A – Të jesh e suksesshme, është çelësi i jetës tënde?
1. Sigurisht, është vërtet shumë e rëndësishme.
2. Po, përveç faktit që kjo të mos ndikojë në cilësinë e jetës sime.
3. Nëse do të ishte e mundur, do të më pëlqente.

B – Punën e zgjedh mbi gjithçka?
1. Jo, përparësi për mua është familja.
2. Do të privilegjoja dëshirat dhe ëndrrat e momentit.
3. Do ta quaja kompetencë të momentit.

C – Një histori e bukur dashurie varet…
1. Nga momenti kur e ke përjetuar.
2. Kur të surprizon nga të rejat që të sjell.
3. Kur rritet bashkë me projektet për të ardhmen.

Ç – Mbas dhjetë vjetësh do të jesh…
1. E martuar me dy fëmijë dhe me një pozicion të mirë profesional.
2. Nuk e di dhe nuk e shoh si një problem.
3. Shpreson të jesh ndryshe nga nëna jote.

D – Shëndeti për ty konsiderohet…
1. Nëse do të kisha një patologji në familje, do të isha në merak.
2. Çdo ditë e re, me një rregull të ri për shëndetin.
3. Shëndeti është i rëndësishëm, por të jetosh në harmoni është edhe më e rëndësishme.

Dh – Një natë çmendurie është…
1. Më e mirë se çdo gjë tjetër.
2. E bukur nëse nuk ndodh shpesh, sepse pastaj do të bastardohej.
3. Nuk do të hiqja asnjëherë dorë prej saj.

E – Historitë e familjes…
1. I njeh përmendësh dhe ke gjithmonë konsideratë për to.
2. I përket të kaluarës, nuk më intereson.
3. Është e rëndësishme, por jo sa e ardhmja.

F – Ekologjia dhe e ardhmja e planetit…
1. Është e rëndësishme, dhe e mendoj çdo ditë.
2. Është e rëndësishme ta mendosh, nëse do një të ardhme.
3. Është rezultat i neglizhencës në të kaluarën.

G – Mikja jote e parë e shkollës…
1. Herë pas here e sheh dhe jeni ende në kontakt.
2. Nuk të kujtohet, ka kaluar shumë kohë.
3. Nuk e kujton më, ke mjaft mike të reja.

H – Kush të tremb më shumë…
1. Respekti për disa episode të trishtueshme të së kaluarës.
2. Falimetimi i projekteve në të cilat ti beson.
3. Nëse nuk do të ndiheshe rehat me veten tënde.

Më shumë përgjigje 1

Je projektuar drejt së ardhmes Është e ardhmja ajo që të preokupon më tepër se çdo gjë tjetër. Energjitë e tua shkojnë drejt projekteve, që kanë të bëjnë me të ardhmen. Për ty, kuptimi i të jetuarit është të ëndërrosh si do të jetë e ardhmja. Ajo që ka rëndësi për ty, është ajo që duket e vërtetë.
Je një futuriste.

Më shumë përgjigje 2

Je e drejtuar nga e kaluara Sigurisht, e kaluara është mikja me të cilën udhëton më shumë. Nuk e jeton dot të sotmen, nëse nuk mendon të kaluarën. Çdo moment është i ndërtuar falë një sekuence që e ka origjinën nga e djeshmja. Për ty, jeta nuk duhet ta braktisë kurrë origjinën e saj. Historitë janë këshilla për ty. Je një femër gjithmonë në kërkim.

Më shumë përgjigje 3

Je e përqendruar tek e sotmja Është e sotmja, ajo që ka më shumë rëndësi për ty. I shijon kënaqësitë që të fal jeta ditë pas dite; nuk harxhon si dhe nuk hedh poshtë asnjë minutë kot. Je e përqendruar tek ajo që të ndodh në moment dhe e ke hedhur pas krahëve të shkuarën. Ajo i përket së djeshmes, ndërkohë që ti i përket të sotmes. Jeton nga instinktet dhe je një grua egoiste.

Mundohuni ta zgjidhni testin pa pare pergjigjet….

psikolog Lojerat e fatit

Lojerat e fatit

Efektet, Simptomat, Rreziqet dhe Menaxhimi i varësisë ndaj lojerave te fatit

Ekspertët më së shumti i shohin efektet e lojerave te fatit si një varësi ndaj një gjendje psikologjike të ndryshueshme. Mendohet të jetë e ngjashme me efektet e drogave stimuluese me ndjenjat e thrillit dhe ekzaltimit lidhur me rrezikun, duke shkaktuar një efekt të lartë natyral.

Kërkimi tregon që këto ndjesi janë të lidhura me rritjen e nivelit të neurotransmetuesit noradrenaline në tru.

Me kohën, kumarxhiu gradualisht shqetësohet për vesin e tij, siç bëjnë shumë të varur nga droga. Ata shpesh ndjejnë nevojën të zmadhojnë masën e bastit të tyre për të patur të njëjtin efekt psikologjik, dhe luftojnë për të kontrolluar dhe për të ndaluar sjelljen e tyre.

Simptomat e varësisë ndaj lojerave te fatit përfshijnë:

–         Shpenzojnë sasi të vazhdueshme kohe duke luajtur kumar

–         Duke vendosur sasi të mëdha parash vazhdimisht sepse mundohen të rekuperojnë humbje apo thjesht për të patur të njëjtën ndjesi

–         Lojerat e fatit fillojne të kenë prioritet mbi marrëdhëniet personale dhe të punës duke gënjyer familjen dhe kolegët.

–         Duke i fshehur familjes sasinë e shpenzuar apo humbjet në bixhoz

–         Duke vjedhur vetëm për të luajtur (apo ‘merr borxh përkohësisht’por pa patur në plan për t’a kthyer mbrapsh)

–         Mungesë të kuptuari që ka një problem (ose mohim të problemeve) edhe pse ka prova për të kundërtën

–         Humbje e interesit për hobi të tjera apo për jetën sociale

–         Simptoma fizike në pamundësi për të luajtur për ndonjë arsye, si ankthi, irritimi apo dhimbja e kokës, probleme stomaku, rrahje të forta zemre dhe frikë.

–         Simptoma të lidhura me stresin, veçanërisht depresionin, i cili mund të jetë i madh.

Rreziqet e varësisë ndaj lojerave te fatit

Efektet dëmtuese të varësisë ndaj kumarit janë më së shumti rezultatet e kohës dhe parave të shumta të shpenzuara nga vesi.

Borxhet e mëdha janë një problem i vazhdueshëm për kumarxhinjtë. Krimi është një tjetër rrezik sepse kumarxhinjtë mundohen për të gjetur para për të luajtur apo për të paguar borxhin, pjesa më e madhe e gjejnë veten në burg për grabitje apo mashtrim.

Kumarxhinjtë problematikë rrezikojnë të humbasin marrëdhëniet dhe punën.

Ka gjithashtu një lidhje me drogën dhe alkolin – rreth 50 % e bixhozxhinjve kanë probleme me alkolin. Probleme të tjera të shëndetit mendor janë gjithashtu të përhapura, veçanërisht depresioni. Kumarxhinjtë janë dyfish të prirur për vetvrasje.

Të menaxhosh varësinë ndaj lojerave te fatit

Përafrimi më i mirë për të trajtuar varësinë ndaj kumarit është duke përdorur një formë të mbështetjes dhe ndërhyrjes psikologjike. Kjo mund të përfshijë të kërkojë ndihmë nga profesionistët apo të bashkohesh një grupi vetë-ndihmues për varësinë ndaj kumarit. Këto grupe ofrojnë ndihmë lokale, me telefon apo online.

Hapi i parë është të mundohesh të kuptosh pse zhvillohet varësia, dhe cilat strese të tjera apo probleme mund të jenë duke shmangur. Kjo mund të zbulohet prej terapisë individuale apo në grup. Terapia e njohur e sjelljes ka treguar që është efektive dhe mund të ndihmojë të kuptojmë se çfarë e shkakton kumarin dhe mënyrat në të cilat mund të ndryshojnë sjellje. Trajtimet mjekësore mund të luajnë një rol të rëndësishëm në çlirimin e stresit dhe depresionit që fshihet nën të.

Këshillim i mirë i menaxhimit të borxheve mund të jetë një pikë kritike për ndihmë ndaj zvogëlimit të stresit.

Ndiheni të varur nga lojërat e fatit? Kërkoni ndihmën e një psikologu Tiranë

Mos e lini që kjo të kontrollojë jetën tuaj. Kërkoni ndihmën e një psikologu sot për të rikthyer kontrollin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Kontaktoni tani për një konsultim!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia-stresi-post-traumatik

Si të tejkaloni stresin post-traumatik

Reagimet post-traumatike

Presioni, neveritja dhe zemërimi janë aspekte të zakonshme të reagimeve post-traumatike. Mund të ketë edhe simptoma fizike duke përfshirë frymëmarrje të dobët, rrahje e zemrës me shpejtësi, frymëmarrje të tepërt, marramendje dhe tension në muskuj. Provoni mënyrat në vijim për t’i zvogëluar simptomat fizike.

Në mënyrë që t’i zvogëloni simptomet fizike është e dobishme nëse ia filloni menjëherë si të vini re shenjave të para të tensionit. Kur i vëni re shenjat të para të tensionit ju mund t’i ndaloni të bëhen shumë të shpeshta duke përdor mënyra të relaksimit. Disa njerëz relaksohen nga ushtrimet fizike, duke dëgjuar muzikë, shikuar televizor apo duke lexuar libër. Për të tjerët është më e dobishme për t’i vijuar disa ushtrime. Klasat për joga (lloj të ushtrimeve spirituale që vjen nga hinduizmi që përfshin frymëmarrje të kontrolluar dhe meditim) apo relaksim mund të jenë të dobishme, apo mund të dëgjoni kaseta relaksuese.

Relaksimi është një aftësi si çdo gjë tjetër kështu që duhet të mësohet dhe kjo shkon gjatë. Ushtrimet në vijim ju mësojnë t’i relaksoni muskujt dhe shumë njerëz i gjejnë të dobishme për të zvogëluar nivelin e tensionit dhe ankthit. Relaksimi i muskujve në thellësi – është më e dobishme nëse i lexoni udhëzimet para se të ia filloni në mënyrë për t’i mësuar.
Më së pari e gjeni një vend të qetë, të ngrohtë dhe të rehatshëm ku nuk do të keni pengime. E bëni këtë në kohën kur ndjeheni më të qetë. Shtrihuni, rehatohuni dhe i mbyllni sytë. Koncentrohuni në frymëmarrjen tuaj për disa minuta. Merrni frymë ngadalë dhe në qetësi duke marrë frymën brenda dhe numëroni deri në tre dhe pastaj e qitni frymën jashtë prapë duke numëruar deri në tre. I përsëritni vetvetes fjalën ‘qetësi’ apo ‘relaksohu’ duke e qitur frymëmarrjen jashtë. Ushtrimet e relaksimit kalojnë nëpër grupe të ndryshme të muskujve duke qenë në tension dhe pastaj relaksoheni. Ju duhet të merrni frymën brenda kur jeni në tension dhe relaksoheni kur e qitni frymën jashtë. Filloni me duart tuaja e shtrëngoni njërën shumë dhe mendoni për tensionin që e bëhet në dorë. Mendoni për tensionin në dorën tuaj për disa sekonda dhe pastaj e relaksoni dorën. Vëni mendjen te ndryshimi i tensionit dhe relaksimit. Ju mund të ndjeni në dorë si shpim të lehtë kjo do të thotë që relaksimi ia ka filluar të zhvillohet. E përsëritni të njëjtin ushtrim në dorën tjetër.
Çdoherë kur relaksoheni muskujt e një grupi mendojnë se si ndjehen kur relaksohen. Mos u mundoni të relaksoheni vetëm ta largoni tensionin. I lejoni muskujt të relaksohen sa më shumë që mundeni. Mendoni për ndryshim që e ndjeni kur muskujt janë të relaksuar dhe kur janë në tension. Tani e përsëritni këtë me muskujt e tjerë në trup. Çdoherë i shtrëngoni për disa sekonda pastaj i relaksoni.

Mendoni se si i ndjeni muskujt dhe pastaj i relaksoni. Është e dobishme nëse punoni me grupin e muskujve në vijim:

• Gishtat – i shtrëngoni dhe pastaj i relaksoni.
• Duart – lakoni bërrylat dhe shtrëngoni duart. E ndjeni tensionin në duar posaçërisht mbi bërryla. Mos harroni, e bëni këtë vetëm për disa sekonda dhe pastaj relaksohuni.
• Qafa – e mbani qafën drejt dhe shkoni prej një ane në anën tjetër ngadalë. E ndjeni si tensioni bartet. Pastaj e sillni kokën përpara në pozitë të rehatshme.
• Fytyra – Janë disa muskuj në fytyrë por ju mendoni për ballin dhe nofullën. Fillimisht i ulni vetullat teposhtë. E relaksoni ballin. Ju poashtu mund t’i ngritni vetullat dhe relaksohuni. Tani e shtrëngoni nofullën pastaj relaksohuni.
• Gjoksi – Merrni frymë thellë, mbajeni për disa sekonda dhe relaksohuni. Pastaj merrni frymë normal.
• Barku – shtrëngoni muskujt e barkut sa më shumë që keni mundësi dhe relaksohuni.
• Prapanica – e shtrëngoni prapanicën dhe relaksohuni.
• Këmbët – i shtrini këmbët dhe i lakoni këmbët nga fytyra juaj. I përfundoni ushtrimet duke i lëvizur gishtat e këmbëve.
Për t’i bërë këto ushtrime ndoshta do të ju ndihmojë nëse dikush mund të ju lexoj udhëzimet përderisa ju ushtroni. Mos u mundoni shumë, bëni aq sa mundeni. Për të pasur efekt të dukshëm për tu relaksuar ju duheni të:

• Ushtroni çdo ditë
• Ia filloni të përdorni relaksimin në situata të përditshme.
• Mësohuni të relaksoheni duke mos pasur nevojë t’i shtrëngoni muskujt.
• I përdorni relaksimin në situata të vështira p.sh. me frymëmarrje të ngadalshme.
• Zhvilloni stil të jetës më relaksues.
Mos harroni relaksimi është një aftësi ashtu si aftësitë e tjera shkon kohë derisa të mësohet. Para se t’i bëni ushtrimet relaksuese shkruani sa jeni në ankth para dhe pas ushtrimeve, e vlerësoni ankthin me numrat prej një deri në dhjetë.

Frymëmarrja e kontrolluar 

Frymëmarrja e shpejtuar është shumë e zakonshme kur dikush është në ankth, i zemëruar dhe i nevrikosur. Kjo do të thotë që ndryshimet ndodhin në frymëmarrjen e tyre. Ata fillojnë të gëlltisin ajër, dhe mendojnë që do të ju ndalet fryma apo mund të fillojnë të marrin frymë shumë shpejt. Kjo i bënë ata të ju merret mendja dhe i bie më shumë në ankth. Mundohuni ta njihni nëse e bëni këtë dhe mundohuni të merrni frymë ngadalë. Mësohuni të merrni frymë ritmikisht merrni frymë brenda deri në tre dhe qitni jashtë deri në tre kjo do ta rregullon frymëmarrjen në normale. Disa njerëz e kanë gjetur të dobishme me përdor orën për ta numëruar frymëmarrjen. Të tjerët e kanë gjetur të dobishme për të marrë frymë në një qese të letrës apo në duar të grumbulluara. Me këtë duhet të i mbuloni hundën dhe gojën. Ju duhet tre minuta frymëmarrje të ngadalësuar apo për të marrë frymë në qese të letrës për frymëmarrjen tuaj të kthehet në normale.

Heqja nga mendja

Nëse e hiqni mendjen nga simptomat ju gjeni që simptomat shpesh zhduken. Mundohuni të shikoni përreth juve, i shikoni gjërat në hollësirat më të vogla si regjistrimet e veturave, këpucët që njerëzit e tjerë i mbathin, bisedat. Prapë ju duhet të hiqni mendjen për tre minuta që simptomat të ia fillojnë të zvogëlohen. Përderisa relaksimi, ushtrimet për frymëmarrje dhe mënyrat për ta hequr mendjen që ndihmojnë për ta reduktuar ankthin është shumë me rëndësi të kuptoni që ankthi nuk është i dëmshëm dhe i rrezikshëm. Edhe nëse nuk i përdorni këto mënyra asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë. Ankthi nuk është e dëmshme por është e parehatshme. Këto mënyra mund të ju ndihmojnë ta reduktoni këtë parehati.

Zemërimi

Është e vlefshme të bisedoni ndjenjat e zemërimit me njerëzit përreth tyre. Ju nuk ju drejtoheni atyre me zemërimin tuaj mirëpo,ju mund ta drejtoni zemërimin në ata. Ju tregoni atyre që zemërimi nuk është për shkak tyre por nga ajo që e keni përjetuar. Kërkoni durim nga ata përderisa zemërimi dhe neveritja ju kalon dhe tregoni atyre që mos ta marrin zemërimin tuaj personalisht.

Si të tejkaloni stresin post-traumatik? Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare

Stresi post-traumatik është një përgjigje e zakonshme ndaj përvojave traumatike, por nuk duhet të përcaktojë jetën tuaj. Duke kërkuar mbështetje profesionale dhe duke ndjekur terapi të specializuara, mund të mësoni teknika për të menaxhuar simptomat, për të përmirësuar mirëqenien mendore dhe për të rifituar kontrollin mbi jetën tuaj. Është e rëndësishme të jeni të durueshëm me veten dhe të kuptoni se shërimi është një proces që kërkon kohë dhe përkushtim.

Mos lejoni që trauma t’ju ndalojë të jetoni një jetë të plotë. Kontaktoni sot për të mësuar se si mund të filloni udhëtimin tuaj drejt shërimit nga stresi post-traumatik. Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të qetë dhe të qëndrueshme.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe tirane

Arratisja e vërtetë e trurit

Të shpërqendruar një në dy orë

Nga Universiteti i Harvardit, një studim mbi “endjen” e trurit. Në punë, në kompjuter apo televizor, gjysmën e kohës mendojmë për të tjera gjëra. Vetëm seksi dhe fëmijët i mbajnë mendimet përkrah realitetit.

Si është realiteti përballë fantazisë?

Duket se e tashmja për trurin tonë është si një lloj kafazi, nga i cili ajo dëshiron të arratiset. Gjysmën e kohës kur jemi zgjuar e kalojmë duke menduar për diçka të ndryshme nga puna ku jemi përqendruar. Në Universitetin e Harvardit, autorët kanë arritur të dizajnojnë një hartë për navigimin e mendjes, të quajtur “mind wandering”. Studimi i Matthew Killingsworth dhe Daniel Gilbert që ka dalë në revistën “Science”, ka arritur në përfundimin se: “Në krahasim me kafshët e tjera, njeriu e kalon pjesën më të madhe të kohës duke menduar për gjëra që nuk po ndodhin përreth tij: duke sjellë ndërmend ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën, që mund të ndodhin në të ardhmen, ose që ndoshta nuk mund të ndodhin asnjëherë”. “Arratisja” e mendjes, sipas kërkuesve, është mënyra dominuese e trurit, ajo që ndodh automatikisht atëherë kur pikërisht nuk jemi të detyruar të angazhohemi. Si të “shpërqendruar” kalojmë 46.9 për qind të ditëve tona, dhe ka vetëm një aktivitet ku zbresim poshtë 30 përqindëshit: ai seksual. Puna, kompjuteri, televizioni dhe bisedat janë sfondi ideal për arratisjen e trurit. Të bësh sport, të luash, të dëgjosh radion, të kujdesesh për trupin tënd dhe fëmijët, janë detyra që e mbajnë mendjen relativisht të lidhur me realitetin. “Në këtë zbulim nuk ka asgjë të çuditshme. Arratisja e mendjes ka qenë shumë e pahapur, sepse të ndalosh mendimin është e pamundur. Truri i njeriut është bërë për të punuar pa pushim”, tregon Maria Brandimonte, autore e librit “Shpërqendrimi” dhe docente psikologjie në Universitetin e Napolit. “Sa më impenjative të jetë detyra që bëjmë, aq më shumë mendja jonë do të ketë shtysa interesante për të ndjekur. Përqendrimi mbetet më i lartë në aktivitetet që na përfshijnë emocionalisht siç është ai seksual”. Për të ndjekur rrjedhën e mendimeve të 2250 vullnetarëve, psikologët e Harvardit kanë përdorur një mjet krejtësisht të ri për disiplinën e tyre: Iphone me një aplikacion të bërë vetëm për ta. Gjatë ditës subjektet në studim vazhdimisht duhet të tregonin përmes internetit aktivitetin që ishin duke kryer dhe sa të përqendruar ishin apo jo në të. Shpesh, në 42.5 për qind të rasteve, mendja tërhiqej nga mendime të këndshme jo për gjërat që ata ishin duke bërë. Në 26.5 për qind të rasteve shpërqendrimi lidhej me mendime jo të këndshme dhe në 31 për qind të rasteve imagjinata ishte “neutrale”. Në kompleks, fakti i mos përqendrimit shkakton ndjesinë e frustrimit, aq sa dy kërkuesit e kanë titulluar artikullin tyre: “Një mendje e papërqendruar është një mendje e trishtuar”. Ndoshta do të jetë ky motivi, sugjerojnë autorët, për të cilin shumë “filozofi dhe besime na mësojnë se lumturia konsiston te realiteti: jetimi i tij dhe përqendrimi duke i rezistuar shpërqendrimit. Faktikisht, një tjetër aktivitet përveç të bërit dashuri, ka treguar se është i pathyeshëm përballë mendimeve sporadike: lutja e bashkuar me meditimin.

Shpërqendrimi në punë, më shqetësuesi

E keni vënë re kur telefoni nuk pushon kurrë së rëni, kolegu përkrah nuk pushon së foluri, shefi nuk ju lë rehat. Nëse kjo përshkruan ambientin e punës suaj, atëherë mund të keni probleme me përqendrimin. Tani është vërtetuar se shpërqendrimi mund të çojë në një humbje produktiviteti dhe një ndjenje frustrimi. Për fat, ka mënyra për të shmangur shpërqendrimin në punë, të paktën ato që të pengojnë të punosh më mirë. Për të shmangur shpërqendrimin që nis para se ju të filloni punën, mund të jetë e nevojshme të përshtatni programin tuaj të mëngjesit: së pari evitoni kontaktet vizive dhe fizike me kolegët. Nëse dikush që është ngjitur me ju iu flet, do ta keni më të vështirë të përqendroheni. Një tjetër mënyrë për përqendrimin në punë bazohet në caktimin e kufijve me familjen dhe miqtë. Telefonat personale dhe e-mailet mund të bëhen shkak për të penguar mënyrën se si rrjedhin ngjarjet në punë. Është parë se telefonatat të shkëpusin shumë herë nga angazhimet gjatë ditës. Është mirë që t’i bësh gjatë pauzave, pushimit të drekës apo gjatë kohës së kafesë. Në fund për të shmangur “arratisjen” e trurit në axhendat moderne të punës është e nevojshme të përdorësh edhe teknologjinë.

Si të Përballoni Vështirësitë me Përqendrimin

Nëse po përjetoni vështirësi me përqendrimin, nuk jeni vetëm. Këto probleme mund të ndikojnë në punën, studimet dhe jetën tuaj të përditshme, duke shkaktuar frustrim dhe stres. Shkaqet mund të jenë të ndryshme, që nga lodhja mendore dhe stresi, deri te faktorët mjekësorë si çrregullimet e përqendrimit. Një psikolog mund t’ju ndihmojë të identifikoni burimet e problemit dhe të zhvilloni strategji efektive për t’i përmirësuar ato, duke rikthyer fokusin dhe produktivitetin tuaj.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare

Mos lejoni që vështirësitë me përqendrimin të pengojnë perditrshmerine tuaj. Kontaktoni një psikolog Tirane sot për të marrë mbështetje profesionale dhe për të zbuluar mënyrat më të mira për të rikthyer përqendrimin tuaj dhe për të arritur qëllimet tuaja.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog ne tirane

Testi i varësisë nga seksi

Kryeni testin e varësisë nga seksi:

1. Blini revista seksi?

Jo /    Ndonjëherë /    Rregullisht

2. Ju mbizotëron ideja e seksit?

Po /    Jo

3. Mendoni se sjellja juaj seksuale është jonormale?

Jo /    Ndonjëherë /    Rregullisht

4. Ankohet partneri juaj për anën tuaj seksuale?

Jo /    Ndonjëherë /    Shpesh

5. Ju bën lidhja që keni me seksin të ndiheni keq?

Aspak /    Deri diku /    Shumë

6. Fshihni aspekte të seksualitetit tuaj nga partneri?

Jo /    Ndonjëherë /    Shpesh

7. Ndikon për keq sjellja juaj seksuale në jetën familjare?

Po /   Jo

8. E keni pasur ndonjëherë të pamundur të shmangni dëshirën për seks në situata jo të përshtatshme?

Po /  Jo

Përgjigje

Nëse shumica e përgjigjeve tuaja janë “po”, “shumë”, “rregullisht” dhe “shpesh”, duhet të konsultoheni me një specialist, pasi ka shumë mundësi të jeni të varur nga seksi.

Nëse përgjigjet tuaja janë “jo” dhe “ndonjëherë”, kjo tregon se keni një jetë seksuale normale, por që duhet të tregoni përsëri kujdes.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia-nimfomania ose varesia e femrave nga seksi

Nimfomania ose varësia nga seksi te femrat

Nimfomania ose ndryshe hiperseksualiteti, është dëshira e parezistueshme te femrat për aktivitet seksual në mënyrë të përsëritur. Kjo mani shoqërohet me fantazi seksuale shumë të zhvilluar, e shoqëruar shpesh edhe me seks të rastësishëm, pornografi, masturbim i sëmurë dhe trajtimi i partnerëve si objekt seksi.

Rasti

Seyi Kolade, një grua që vuante nga varësia ndaj seksit, pranon se deri në moshën aktuale të saj (35), ka shkuar me 370 meshkuj. Kur i afrohej një burri në lokal, ajo kishte vetëm një mendim: të kishte një përvojë seksuale me të.

Seyi tregon se ka bërë seks për 13 vjet pothuajse përditë. Në moshën 17-vjeçare ajo filloi të ndjente nevojën e parezistueshme për të fjetur vazhdimisht me meshkuj të ndryshëm. Kur arriti të 19-at, kishte fjetur me plot 40 partnerë.

Varësia e rrezikshme e Seyit e bëri të jetonte një jetë plot me shpërqendrim dhe probleme. Ajo u dëbua prej shtëpisë dhe pati dy aborte.

Kur ishte 30 vjeçe Seyi Kolade e kuptoi se kishte prekur fundin dhe se do t’i duhej të bënte një ndryshim në jetën e saj. Pasi mori pjesë në shumë takime anonime të personave me varësi të njëjtë si ajo dhe në programe ndihmëse, më në fund ajo u çlirua prej varësisë. Tani ajo ndihmon njerëz të tjerë që vuajnë prej nimfomanisë.

Seyi shpjegon: “Varësia ndaj seksit është diçka që njerëzit e lidhin gjithnjë me meshkujt, por ajo më shkatërroi jetën për më se 13 vjet. Tek unë ekzistonte gjithnjë një frikë e madhe, se çfarë do të më ndodhte nëse nuk e plotësoja këtë varësi. Kur më në fund përfundoja aktin seksual, një ndjenjë çlirimi më përfshinte. Sikur të kisha hequr ndonjë barrë të madhe nga shpatullat. Si çdo lloj varësie tjetër më bëri egoiste, në depresion dhe më çoi drejt vetëshkatërrimit.”

Seyi e humbi virgjërinë në moshën 13 vjeçe dhe papritur në moshën 14 vjeçe ajo lindi një fëmijë. Ishte një kohë shumë e rëndë për të. Shërbimet sociale u kujdesën për vajzën, pasi nëna e saj ishte shumë e re. Në moshën 16-vjeçare Seyi së bashku me të bijën u rehabilituan në një qendër për nënat e reja. Jeta e saj dukej sikur kishte marrë fund.

Pikërisht në këtë moshë, ajo njohu një të dashur shumë më të madh se vetja dhe filloi ta përdorte seksin si ilaçin që do t’i largonte vetminë dhe vuajtjet. Që prej asaj kohe e deri pak vite më parë, Seyi vuajti nga nimfomania.

Ndonëse tashmë me një të dashur, Polin, ajo shkonte rregullisht në bare ku njihte burra të tjerë dhe e tradhtonte partnerin e saj të paktën një herë në javë.

Ajo thotë: “Unë kisha nevojë për seks dhe mbi të gjitha ishte një çlirim. Kur nuk kryeja marrëdhënie vetëbesimi im shkrihej, ndihesha e shëmtuar dhe mërzia e acarimi më bënin ta mendoja veten si të pavlefshme”.

Seyi mbeti përsëri shtatzënë në moshën 17-vjeçare dhe lindi një djalë, Andrenë. Ajo e vazhdon rrëfimin e saj: “ I thashë Polit se ishte fëmija i tij, ndonëse kisha disa dyshime në mendje. Pas lindjes provova të qëndroja besnike. Kërkoja që të kryenim marrëdhënie katër deri në pesë herë në ditë, por vëmendja që Poli më jepte nuk ishte e duhura.

Kur stresi m’u rrit shumë, nuk arrita më të përmbahesha. E tradhtova tri herë në gjashtë muaj dhe pastaj mbeta përsëri shtatzënë. Në pamundësi për t’u kujdesur për një fëmijë të tretë ajo vendosi të abortonte. Polit nuk i tha asgjë për çfarë ndodhi, sepse nuk ishte e sigurt se i kujt mund të ishte fëmija. Ata u ndanë kur ajo ishte 19 vjeçe.

Me zemër të thyer, Seyi u dha akoma më shumë pas varësisë së saj ndaj seksit. Ajo tregon për jetën e shthurur që bënte, duke pasur pesë miq të cilëve mund t’u telefononte sa herë të kishte nevojë për të kryer marrëdhënie dhe shumë meshkuj të tjerë që i përzgjidhte në bare rastësisht.

Në moshën 22 vjeçe, Seyi kishte vuajtur dy herë nga infeksioni seksualisht i transmetueshëm klamidia. Për fëmijët e saj kujdeseshin shoqet ose familja. Vetë ajo shprehet se nga mosha 22-30 vjeçe jeta e saj ishte e turbullt dhe me të vetmen varësi seksin.

Kur ishte 26 vjeçe Seyi mbeti shtatzënë dhe vendosi të abortonte për të dytën herë. Menjëherë pas kësaj u deh dhe bëri përsëri seks. Varësia e saj e kishte shndërruar në një qenie që po e humbiste humanitetin.

‘Nuk e kuptoj si arrita ta mbaja punën si këshilltare menaxhimi. Merrja shumë ditë pushimi, të cilat i kaloja duke bërë seks. Madje fjeta edhe me një koleg. U dëbova nga shtëpia, pasi nuk mund të paguaja qiranë dhe fëmijët i çova te familja ime”.

Jeta e saj ndryshoi në momentin e duhur. Një natë, në moshën 29-vjeçare teksa shikonte televizor, Seyi ndoqi një dokumentar “Sekreti” që fliste për ligjin e tërheqjes së mendimeve. Sipas këtij të fundit, njeriut i ndodhin të gjitha gjërat që ai i mendon dhe i tërheq te vetja.

Seyi Kolade e kuptoi se kishte një problem madhor, por nuk kishte ndaluar kurrë për të menduar se ajo vuante nga varësia prej seksit ose quajtur ndryshe nimfomania.

Pasi dha dorëheqjen nga puna për t’u përqendruar në përmirësimin e saj, Seyi filloi të frekuentonte takimet mbi varësinë kur ishte 31 vjeçe.

Jeta e saj filloi të përmirësohej ngadalë kur ajo filloi ta pakësonte aktivitetin seksual derisa e ndaloi. Tani ajo thotë se ka katër vite beqare dhe se po pret për njeriun e duhur me të cilin do të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme. Jeta e saj familjare është rregulluar gjithashtu, ajo tani jeton me fëmijët dhe nuk ndihet më e varur prej seksit.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia-fobia-

Fobitë më të çuditshme të botës

Kur flitet për fobitë, ta mendosh mirë, nuk ka vend për shaka: Kush ka frikë nga gjarpërinjtë, merimangat, të mbetet i mbyllur në ashensor, e di mirë sa terrorizuese është, qoftë edhe vetëm ta mendosh.

Por ama, ndërsa disa prej fobive mund të jenë pjesërisht të shpjegueshme, po të kesh parasysh ndjenjën e frikës që gjenerojnë, rezulton e vështirë të imagjinosh se si mund të jenë të rrezikshëm e efektivisht të frikshëm… kastravecët. Sipas Tecno Cientista, këta bëjnë pjesë në fobitë më të çuditshme të botës. Cilat janë fobitë e tjera? Secila çudi më vete.

Fobia nga palaçot

Pas filmit, të frymëzuar nga një libër i Stephen King-ut, vështirë të mendosh se është e çuditshme apo groteske dhe jo e formuar një fobi e tillë. Megjithatë, palaçot duhet të ishin të këndshëm, argëtues ose të paktën zbutës. Për shumë njerëz duket e çuditshme se si palaçot që bëjnë fëmijët të qeshin, trembin disa të rritur, kur në të vërtetë, këto fytyra janë bërë enkas për qëllime argëtimi. Për studiuesit, kjo lloj frike është nga më interesantet për t u shpjeguar. Fytyra e palaços mund të jetë “përqeshësi” i tyre. Për disa është “deformim psiqik” i një imazhi normal. Njerëzit që kanë frikë nga palaçot, ndryshe nga persona që vuajnë nga disa lloje të tjera fobish, besohet se kanë një hipersensibilitet për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mund të provojnë më shpesh neuroza. Një palaço mund të jetë për ta, një person që maskohet, por pas maskës është diçka tjetër. Ja që edhe shtirja bën pjesë në skedarin e fobive njerëzore.

Globofobia apo fobia nga topat e vegjël

Po, po, pikërisht nga ata me ngjyra të ndezura që u blihen kudo fëmijëve nëpër panaire, kënde lojërash a plazhe! Më tepër se të brishtë e megjithatë, të tmerrshëm për kë vuan nga kjo lloj fobie. Objektet e rrumbullakëta u heqin humorin dhe zakonisht, në dekorimin e veshjeve e shtëpive të tyre ka vetëm forma gjeometrike me kënde, harqe, por kurrsesi topa. Studiuesit mendojnë se kjo lloj frike mund të lidhet me frikën nga Universi, ekzistencën mbi një planet të rruzullit dhe rrezikun e rrokullisjes bashkë me të, pamundësinë e qëndrimit menjëherë në një vend të diçkaje që rrokulliset. Për këtë arsye, nuk preferojnë të ndjekin asnjë lojë me top dhe as vallet në rreth.

Fobia nga pambuku

Ose, për të qenë më të saktë, nga shukat e pambukut! Ja, nga ato që përdoren për të pastruar fytyrën. Disa mendojnë se kjo mund të jetë bashkëshoqëruar me injeksionin e gjilpërës të bërë që në fëmijëri. Vetë injeksionet janë një fobi mjaft e përhapur, që nga fëmijët e deri tek burrat. Por të tjerë studiues e lidhin frikën nga pambuku me ndjesinë e peliçes së ndonjë kafshe të rrezikshme. Ndërkohë, shembuj të tjerë tregojnë se sasia e pambukut është e rëndësishme në zhvillimin e fobisë. Dëngjet e mëdha të pambukut i bëjnë disa persona që të mbushen me zor me frymë, pra për ta, sasia e pambukut do të thotë “marrje fryme”, kurse për të tjerë, është ngjyra e bardhë.

Fobia nga kastravecët

Tamam-tamam, është fjala për kastravecët turshi, që janë aq të gjelbër, krokantë dhe të shijshëm. Askush nuk i ka gjetur një shpjegim për të qenë kësaj fobie. Disa besojnë se është shija e kastravecave turshi shkaku, e të tjerë, se është zhbërja e ngjyrës së tij nga jeshile e errët i freskët, në ngjyrë “të kalbur”. Këta njerëz besojnë se po përtypin një “kalbësirë”. Një frikë të ngjashme paraqesin disa njerëz ndaj mishit- ushqim, pasi u duket se përpara kanë jo mishin e gjallë, por mishin-kufomë. Këtu hyn edhe frika nga veza e rrahur më shpesh, por edhe nga e skuqura. mos I thoni kurrë një fëmije se jeni duke ngrënë materiali nga i cili bëhet një zog, pasi ka shumë të ngjarë t i krijoni një fobi të pashqitshme për vezën.

Ithyphallofobia

Nuk është gjë tjetër, veçse saktësisht frika nga penisi i erektuar. Askush nuk do t ia uronte kurrë një burri! Zakonisht, ato gra që vuajnë nga kjo frikë, mund të kenë pasur një përvojë të mëparshme jo të pëlqyeshme, besonin më parë disa seksologë. Por ideja më e pranuar tani është se pas intervistave me gra të tilla është kuptuar që kjo frikë i ka shoqëruar që nga përvoja e parë. Kjo i pengon ato të tregohen shumë miqësore me trupat e burrave të tyre e në disza raste shkon deri në panik. Me terapi mund të kapërcehet deri diku, por asnjëherë plotësisht.

Efebofobia: frika nga adoleshentët

“Po bëhen gjithmonë e më të terrorizues për më të moshuarit…”, thonë sociologët më pesimistë. Të jemi realistë: A nuk është pikërisht i tillë alternimi i zakonshëm midis gjeneratave? Në të vërtetë, frika nga adoleshentët është më tepër frika e largimit të madh nga një moshë energjike, që secili do të donte ta kishte por e ka humbur. Nga ana tjetër, në raste të veçanta, ndodhi të pakëndshme mund të kthehen në fobi të një individi të vetëm. Po kaq e vërtetë sa frika nga fobia, është friksa nga ritmi i jetës, që më të vjetrit nuk e përballin dot.

Gimnofobia

Frika e të qenit lakuriq apo e lakuriqësisë së të tjerëve. Pas gjithë këtyre, ndoshta duket më pak e çuditshme nga të gjitha, nëse marrim parasysh sa rëndësi ka sot aspekti social i një personi dhe pranimi i lakuriqësisë pa qenë i mbrojtur. Kjo është shpesh e lidhur me ankthin në planin seksual. Kjo është një frikë e përhapur, madje edhe disa foshnja e shprehin pakënaqësinë e lakuriqësisë duke qarë, edhe pse nuk ndjejnë as ftohtë dhe as bezdi të tjera nga mjedisi. Kjo frikë është më e fortë për meshkujt sesa për femrat, dhe sipas psikanalistëve, lidhet me faktin se meshkujt kanë më tepër se femrat për të fshehur ose mbuluar. Por, bëhet fjalë për ekspozim të plotë e jo të pjesshëm të trupit.

Fobia nga mobiljet antike

Nëse imagjinojmë se njësoj si tek “Harry Potter” një skrivani mund të tentojë të na sulmojë, atëherë do të ishte plotësisht e justifikueshme. Por fobitë, dihet, janë të një natyre irracionale… Kështu që, përse vallë poltronat e vjetër të preferuar të tetos që vdiq shumë plakë, nuk duhet t i kallë datën ndokujt? Frika nga sendet e vjetra i detyron disa njerëz që vazhdimisht të rinovojnë mjedisin dhe t i hedhin objekte të tilla. Këta persona kurrë nuk shkojnë në muze, pasi mund të pësojnë një atak paniku, po ashtu, nuk ndjehen mirë nga filmat që paraqesin objekte të tilla të vjetra.

Neofobia

Apo kainotofobia: Eshtë e kundërt me frikën e mësipërme është pikërisht kjo, fobia nga e reja, nga risitë, për shkak të drojës se mos nuk arrijmë ta kuptojmë apo ta zotërojmë atë. Sot kjo lidhet në thelb me teknologjinë, në kuptimin praktik të fjalës, por në kuptimin e gjerë mund t i referohet çdo lloj ndryshimi të relievit në jetën e atij që vuan nga kjo lloj fobie. Personat që vuajnë nga neofobia janë më tepër se ata që vuajnç nga fobia prej antikiteve. Më tepër njerëz ndihen më komod në kontakt me të vjetrën dhe kjo duket për studiuesit se nuk është aspak çështje moshe.

Pteronofobia

Frika nga puplat. Eshtë shumë më tepër se frika e gudulisjes së thjeshtë që ato mund të shkaktojnë. Dhe nuk është fjala për ata që kanë alergji prej tyre. puplat shndërrohen në disa persona në objekte paniku, sikurse janë për disa të tjerë lëkurat e kafshëve apo e gjarprit, kthetrat e zogjve, foletë e tyre. Të tjerë njerëz madje kanë frikë nga mustaqet e misrit, aroma të caktuara lulesh, zhardhokët e disa bimëve. Madje, edhe nga shelgjet lotuese. Njihet rasti i një poeti i cili ndërroi shtëpinë, sepse nuk mund të duronte dot praninë e shelgjeve të porsambjellë pranë rrugës së tij.

Si të mësojmë ti menaxhojmë fobitë tona

Përsa i përket kohës së fobive që kemi, janë të shumta shkaqet nga të cilat ne jemi të predispozuuar të kemi fobi . Disa nga këto raste po i përmendim më poshtë si dhe mënyrën për të menaxuar ato dhe për të larguar fobitë tona.

1. Ka të bëjë me fëmijërinë tonë. Kjo ka të bëjë me disa frikëra të imponuara nga vetë prindërit tani si psh. kur thone “Erdhi gogoli” apo gjëra të kësaj natyre. Në njëfarë mënyre, vetë prindërit tanë na ekspozojnë ndaj një fobie

2: Janë traumat që kalojmë në jetë, një eksperiencë e hidhur në jetën tonë ose e dëgjuar nga një person që mund të përcjellë fobinë e tij tek ne. Përshembull, nëse kemi ndër mend të bëjmë një udhëtim me avion, duke patur parasysh ato që kemi dëgjuar për aksidente ajrore, në njëfarë mënyre ne mendojmë se çfarë mund të na ndodhte, nëse do të udhëtonim me avion.

Mënyrat për të menaxhuar këto frikëra apo për t i “shëruar”
Disa persona gjejnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të shmangur fobitë e tyre duke mos u ekspozuar ndaj tyre. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por dhe kjo nuk është një zgjidhje sepse në një moment apo në një tjetër, ne do të përballemi me to! Atëherë lind pyetja: Si mund t i menaxhojmë apo “shërojme” këto fobi ?! Atëherë, nëse do ta bënim vetë një gjë të tillë, do të bënim këtë si fillim: Në një copë letër do të shkruanim fobitë tona dhe do t i vlerësonim me një notë nga 1 deri në 10.

Atëherë ne do të merteshim me atë fobi që tek ne ka më shumë efekte anesore (marrje mendsh, të vjella puls të lartë etj) dhe nëse do të donim që të menaxhojme këtë, mund ta bëjmë nën mbikqyrjen e një eksperti apo dhe vetë, nëse vetë fobia nuk ka shumë pasoja. Po flasim për fobinë ndaj udhëtimeve me avion. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të mendojmë, se pas dy javësh do të kemi një udhëtim me avion dhe të mendojmë paraprakisht se çfarë do të bënim a) Vajtja në aeroport b) ngarkimi i bagazheve c) hipja në avion d) nisja apo ngritja me avion . Nëse bëjmë këtë gjë, do të vini re (po flasim për një fobi nga avioni, nuk mund të bëjmë një gjë të tillë pa patur një fobi të tillë) se do të përjetoni situata të ngjashme me ato që do të përjetoni në një udhëtim me avion. Kjo gjë duhet bërë 3 herë në javë dhe për një periudhe 2- javore do të shikoni që do të jeni në gjendje të menaxhoni frikërat tuaja dhe t i kontrolloni ato.

Fobia (phobia) = perkthehet “frike” ne greqisht.
Phobos = perendia e frikes (biri i Ares-it)

Watson shpenzoi shume kohe me studimin e fobive dhe deri ne fund te jetes nuk arriti te mposhte friken e tij ndaj erresires.
Isaac Newton vuante nga agoraphobia.
Hans Christian Andersen vuante nga frika ndaj zjarrit…dhe kjo fobi u zhvillua pas vdekjes se mikut te tij nga djegia.

Fobite mund te zhvillohen nga eksperienca te caktuara, ose shoqerohen me simbole te zakonshme te frikes qe heret ne moshe…si gjarperinjte, merimangat, perbindeshat qe zakonisht shfaqen ne programe televizive si simbole frike e ligesie.

Per kuriozitet po postoj nje liste te fobive te ndryshme qe ekzistojne sot.

A /Ablutophobia- frike e te larit (p.sh: ne vaske) /Acarophobia- frike e te kruajturit /Acerophobia- frike nga thartira /Achluophobia- frike nga erresira/ Acousticophobia- ….nga zhurma /Acrophobia-…lartesite /Aerophobia-…fllad,ajri ose kur ben korent (si i themi ne) / Agliophobia-…dhimbje /Agoraphobia-…vende te hapura /Agrizoophobia-…kafshe te egra /Aichmophobia-…gjilpera dhe objekte me maje//Ailurophobia-….macet /Alektorophobia-…pulat /Alliumphobia-…hudhrat /Allodoxaphobia-…opinionet /Amathophobia-..pluhuri /Ambulophobia-…te ecurit /Anablephobia-..te parit lart /Androphobia-…meshkujt /Anemophobia-…era (era qe fryn) /Anglophobia-…Anglia /Anthophobia-…lulet /Antlophobia-…permbytjet /Anuptaphobia-…e te mbeturit beqae /Apeirophobia-…e infinitetit /Apiphobia-…bletet /Arachibutyrophobia-..e te ngjiturit te gjalpit kikirik ne qiellze / Arachnophobia-…merimangat /Arithmophobia-…numrat /Asthenophobia-…te renit te fiket /Athazagoraphobia-…te harruarit nga te tjeret, te neglizhuarit /Aulophobia-…fyellave /Aurophobia-…floririt, arit /Aviophobia-…te fluturuarit me avion

psikologjia-pse-nuk-merren-vesh-meshkujt-dhe-femrat

Situatat pse nuk mund të merren vesh meshkujt dhe femrat

Madje, edhe ndërmjet dy vetëve, të cilët e duan njëri-tjetrin, mjafton vetëm një fjali për të shkaktuar mosmarrëveshjen. Perse, kur t’i dimë kurthet, dimë si t’i evitojmë.
‘Nëse mendon se unë nuk mund ta bëj vetë këtë gjë, merr ndreqe vetë’ – dëgjoi kur ia tha nga ana tjetër e telefonit. Ç’thotë kjo gjë? Në të vërtetë asgjë të parëndomtë: burri dhe gruaja nuk u morën vesh. Ajo deshi t’i ndihmonte në mënyrë të njerëzishme, kurse ai e ka marrë atë punë me zemërngushtësi dhe si ligësi. Gjë klasike. Një sërë hulumtimesh kanë dëshmuar se meshkujt dhe femrat në forma të ndryshme i artikulojnë emocionet e veta dhe në mënyrë të ndryshme bëjnë zgjidhjen e problemeve.

Ekzistojnë tri teori kryesore:

1. Meshkujt nuk e thonë atë që mendojnë, kurse femrat nuk mendojnë çka thonë. Këtë mendim e mbështet psikologu amerikan John Gray, autor i bestselerit popullarizues Meshkujt janë nga Marsi, femrat nga Venera.

2. Shkencëtarët gjermanë Allan dhe Barbara Pease (Pse meshkujt s’dinë të dëgjojnë kurse femrat nuk dinë të parkojnë) konsiderojnë se arsyeja pse s’ka pajtim në komunikimin reciprok, ekziston në faktin se edhe struktura e trurit të femrës dhe të mashkullit ndryshon. Kështu ana e majtë e trurit të meshkujve (duke përfshirë edhe qendrën e komandimit të të folurit) është më pak e palidhur me anën e djathtë, e cila ka rëndësi shumë të madhe për intuitën.
Rezultati: burrat për këtë shkak në bisedë në radhë të parë këmbejnë informacione, kurse femrat emocione.

3. Psikologu gjerman, dr. Karl Geck, mendon se burrat kryesisht kujdesen për të mirën e familjes dhe biseda e tyre para së gjithash zhvillohet në kuptimin praktik. Femrat, përkundrazi, më shumë i kushtojnë kujdes kontakteve ndërnjerëzore.
Del ky rezultat i zhvillimit të këtillë: ajo i zgjedh problemet me anë të komunikimit, kurse ai me anë të veprave. Nuk është kurrfarë çudie pse femra mesatarisht gjatë ditës i flet 23.000 fjalë, kurse burri vetëm 12.000.

Si të evitohen mosmarrëveshjet?

Çfarëdo që të jetë mosmarrëveshja në shkallë të komunikimit ndërmjet mashkullit dhe femrës, po tregojmë disa mënyra si t’i evitoni ato.

1 Të dhënët e shenjës
Situata: Ajo thotë: “Ka tash sa kohë që s’kemi dalë të hamë jashtë. Në kënd të rrugës është një restorant simpatik italian…”. E merrni vesh qartë se çka po mendon, apo jo? Por, ai nuk kupton! Mënyra më e mirë: Ta thuash hapur mendimin, jo vetëm të bësh me dije. Burrat nuk i kuptojnë aludimet apo kuptimet që gjenden ndërmjet radhëve. Kështu ndodh edhe me formulimet e padefinuara, siç janë: “Është dashur ta provojmë sërish…”. Sukses do të arrijnë vetëm deklarimet e qarta: “Kam uri. Dua të ha. Na rezervo një tryezë në restorant.”

2 Respekt i madh
Situata: Ai është i tretur me mend dhe vepron i dërrmuar. Ajo e pyet të dijë ç’hall ka, tenton të bisedojë, kur ai s’i tregon, nxjerr përfundimin vetë: “Shpesh po të them të mos punosh aq shumë!”
Mënyra më e mirë: Femrat kanë prirje të kenë kujdes më shumë. Mu për shkak se kanë mësuar të lexojnë ndërmjet radhëve, po në të njëjtën mënyrë tentojnë të bisedojnë me partnerin e vet. Lëreni shikimin e tij të vrazhdë dhe mos ia vini mendjen injorimit të tij për të biseduar me ju, kur ta shihni se nuk ka dëshirë të bisedojë. Në vend të kësaj pyeteni se si qëndron puna. Mosgatishmëria e tij për të biseduar me ju shpesh s’ka të bëjë fare me ju. Po nëse keni dëshirë të mësoni më shumë gjëra për këtë, ushtroni pyetje konkrete.

3 Hallet e mëdha
Situata: Mu në kohën kur ai shikon futboll, ajo dëshiron të dijë nga ai se a bën ta bëjë natën shoqja e saj tek ata. Mërmëritjen e tij ajo e kupton si miratim. Menjëherë pas kësaj ai duket i hidhëruar, sepse ajo kinse nuk e ka pyetur për asgjë. Mënyra më e mirë: Femrat në të njëjtën kohë mund të kryejnë disa punë, kurse meshkujt s’mund ta bëjnë këtë gjë. Për këtë shkak prisni të pushojë pak dhe pyeteni sërish: “Kuptova se pajtohesh që ajo të vijë të bujë te ne. A është e vërtetë kjo?”

4 Shpresa e gabueshme
Situata: Ajo vjen nga puna e mbushur hidhërim ndaj koleges që ia ka kurdisur kurthin dhe ka dëshirë që për këtë gjë të bisedojë me dikë në shtëpi. Ajo ia përshkruan detajisht situatën, kurse ai i ndërhyn, duke i thënë se çka duhet të bëjë me përpikëri, në vend që ta dëgjojë ç’thotë.
Mënyra më e mirë: Meshkujt mendojnë praktikisht, pa marrë parasysh se është fjala për farë bisede apo për farë tregtie. Shumë burra nuk kuptojnë se femrat me anë të bisedës tentojnë t’ia lehtësojnë punën vetes dhe kanë dëshirë t’i dëgjojë njeriu. Burrat në situatë të këtillë reagojnë në mënyrë instinktive dhe konsiderojnë se janë kompetentë të japin menjëherë këshilla precize dhe konkrete se në ç’mënyrë ta zgjedhësh problemin. Për këtë shkak duhet t’ua thuash troç: “Nuk dua këshilla. Ndihmën më të mirë do të ma bësh nëse vetëm më dëgjon!”

5 Kundërshtimi
Situata: Janë ftuar të vijnë në darkë dhe ai me atë rast ka vënë kravatën, të cilën ajo nuk e ka në qejf. E pyet atë me ironi se a e ka atë kravatë detaj të çmuar të veshjes. Ai nuk reagon dhe ajo hidhërohet: “Të kam thënë një milion herë se ky kombinim nuk ka harmoni!”
Mënyra më e mirë: Burrat në raste të këtilla të reagimit, heshtin. Nëse ekziston diçka që nuk e duan, ai është kundërshtimi. Tentoni që në vend të kundërshtimit, dëshirat tuaja t’i fusni në paketëzën e “përbashkët”: “Kam dëshirë që sonte të jemi çift simpatik. Për këtë shkak, të lutem, vishe këmishën e kaltër me këtë kravatë”.

Për çfare bisedojnë më së shumti?

AJO
1. Problemet personale, frikësimet, bukurinë
2. Djemtë në përgjithësi, për marrëdhëniet reciproke, për seksualitetin
3. Miqtë e përbashkët
4. Familjen, fëmijët, afaeizmat shtepiake
5. Kulturën, punët e shtëpisë, politikën

AI
1. Puna/karriera, punët e shtëpisë, politika
2. Sporti
3. Femrat
4. Veturat
5. Seksualiteti, emocionet, brengat personale

psikolog online tirane

Ndryshimi si Çelësi i rimëkëmbjes

Si të përballeni me stresin, ankthin dhe depresionin Jeta është një rrjedhë e pandërprerë ndryshimesh. Ajo që sot …

konsulte online me psikolog

Rëndësia e të kuptuarit në jetën tonë

Të kuptuarit, komunikimi dhe rruga drejt shërimit psikologjik Shëndeti mendor është një aspekt thelbësor i mirëqenies …

psikologe tirane online

Dhimbja të bën të rritesh, por është dashuria ajo që të ndryshon

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik, por shpesh neglizhohet. Jeta moderne, me ritmet e saj të shpejta …