Tag: psikologe tirane

gjakmarrja- dhe adoleshentet

Gjakmarrja dhe adoleshentët

Veshtrim i pergjithshem mbi gjendjen e adoleshenteve shqiptar. Ne shqiperi, shumica e prinderve te adoleshenteve jane ne kufijte e moshes 35-45 vjeç dhe shumica e tyre kane nje te kaluar qe le shume per te deshiruar ( ne te gjitha aspektet e jetes ). Nga keto dy faktore ( mosha dhe e kaluara ), shpesh keta prinder perjetojne nje “krize te dyte identiteti” duke vleresuar arritjet e tyre dhe kohen qe ka mbetur per te arritur qelllimet qe i kane vendosur vetes.

Pra, adoleshentet shqiptare, perjetojne veshtiresi per kapercimin e krizes se identitetit sepse edhe prinderit e tyre jane po ne “krize”.
Nje faktor tjeter qe ndikon ne gjendjen e adoleshenteve shqiptar eshte edhe tranzicioni.
Ndryshimet e vazhdueshme te vlerave, normave, rregullave, etj ben qe adoleshentet shqiptar te perjetojne konflikte te thella me veten, me prinderit e me çdo gje qe i rrethon.

Fenomeni i gjakmarrjes ne shqiperi

Besnikeria dhe tradhetia jane kahet e njesise ekzistenciale qe zen fill qysh ne zanafillen etnike te popullit tone.
Ne menyre te qarte, ato u kodifikuan si norma institucionale ne “Kanunin e Leke Dukagjinit”. Besa dhe pabesia kane qene dhe vazhdojne te jene akoma ( ne shume raste ) nje ankth per popullin shqiptar.
Gjakmarrja eshte nje fenomen i hershem dhe ka sherbyer si vetgjykim i komunitetit ( ne mungese te nje shteti funksional ), per vitet e fundit, jo vetem qe vazhdon qe te shfaqet ky fenomen por ka fituar edhe disa tipare te reja qe i japin forma te dnryshme ne varesi te zonave, komuniteteve, situatave apo edhe personave te veçante. Per shembull: nje tipar i ri eshte perfshirja e femrave dhe e femijeve ne hakmarrje.

Adoleshentet shqiptar ne hasmeri

Fenomeni i gjakmarrjes, dekaden e fundit, ka prekur edhe adoleshentet; me qene se eshte shtrire ne tere fisin, pa perjashtuar as grate, as femijet dhe duke shkelur traditen sipas se ciles keta individe ishin te pa prekshem nga gjakmarresi.
Kjo gjendje ka bere qe nje pjese e konsiderueshme e adoleshenteve te perfshire ne gjakmarrje te ngujohen ne shtepite e tyre, te braktisin shkollat, te mos kene asnje prespektive per te ardhmen e tyre e te rriten duke pare baballaret e tyre qe bejne roje me arme nga ankthi se çdo moment mund te jete i rrezikshem per familjet e tyre.
Ne keto kushte, adoleshentet jane te detyruar ta kalojne kete stad shume delikat te jetes se tyre te izoluar, te pasigurt, me ndjenja frike, me ankth, pa shoke, pa shkolle, ne kushte shume te keqija ( pamundesia e anetareve te familjes per te levizur e punuar shoqerohet me plotesimin e te ardhurave ne nivelet minimale te jeteses ).

Pamundesia e adoleshenteve shqiptar te ngujuar per te eksperimentuar shume role

Rasti i nje adoleshenti te ngujuar qe vuan

Ne fillim te ketij punimi permendem faktin se sa e rendesishme eshte qe t’i ofrohen mundesite adoleshenteve qe te eksperimentojne ne shume role. Gjithashtu, permendem edhe rendesine e grupeve te references, modeleve te gatshme qe merr nga prinderit etj.
Ne familjet e ngujuara mbizoteron nje klime e padurueshme; te gjithe jane tejet te lodhur, te merzitur, te pashprese, te tresuar, te pasigurt… e here here edhe agresive.
Per te ilustruar kete gjendje te mjerueshme te familjeve ne hasmeri dhe perjetimet e nje adoleshenti qe jeton ne kete familje, po pershkruaj nje rast.

Ne muajin gusht te vitit te kaluar pata rastin te vizitoj per 9 dite rrjesht nje familje te ngujuar nga Shllaku ( zone ne periferi te Shkodres ).
Kjo familje kishte 7 pjestare: gjyshi, gjyshja, babai, nena, djali adoleshent ( 17 vjeç ), vajza ( 9 vjeç ), dhe nje djale te vogel ( 5 vjeç ).
Kjo familje kishte 6 vjet qe ishte ngujuar per arsye te disa vrasjeve nga ana e te dy fiseve ne konflikt. Gjeja e pare qe te bente pershtypje ishte era teper e rende qe vinte nga vendi shume prane shtepise ku mbanin derrat ( si e vetmja rruge per te mbijetuar ).
Brenda ne shtepi, mungonte çdo gje qe per “ne” eshte e domosdoshme dhe njerezit dukeshin si parahistorike.
Ata kishin nje fytyre qe tregonte vetem vuajtje dhe mjerim, dukeshin shume te ashper dhe ishin te ngadalte ne çdo veprim qe benin. Megjithese mundoheshin te ishin sa me mikprites, komunikimi me ta ishte shume i veshtire. Me shume qendroja dhe bisedoja me djalin adoleshent. Ai quhej N.
N. tregonte vetem per rastet kur i shkonte per vizite ndonje shok dhe vetem po ta pyesje ne menyre te drejperdrejt mund te fliste per ndonje gje tjeter. Ai dinte te shkruante dhe te lexonte emrin e vet; dhe, kur e pyesja nese kishte deshire te shkonte ne shkolle pergjigjej: “do doja te vrisja te gjithe ata qe me mbajne te ngujuar dhe pastaj te dilja nga te doja” ( “du me i vra tan ata qi m’bajne me ndej n’shpi e mandej me ik ka t’du vet” ).
N. ishte i bindur se vetem me arme mund te zgjidheshin problemet dhe nuk mendonte se ekzistonte ndonje menyre tjeter. Ai shprehte agresivitet, padurim, ankth, dhe ftohtesi te theksuar emocionale.

Ashtu si N. edhe shume adoleshent te tjere qe perjetojne pasojat e gjakmarrjes jo vetem qe nuk kane mundesi per te eksperimentuar ne shume role; por, jane teper te kufizuar duke patur vetem modelin e atyre prinderve qe mezi mbijetojne.
Ata kane grupe reference qe nuk i kane zgjedhur me deshire, sepse kane vetem nje apo dy modele te ngurta dhe jo me shume.
Keta adoleshente rrezikojne shume te kene nje identitet konfuz, identitet te paqendrueshem ( siperfaqesor, te pasigurt, te ngurte ) apo te shkrihen me identitetin e grupit te vetem te references qe kane.

“Izolimi” i adoleshenteve ne hasmeri formon individe agresive, te mbyllur, ankthioz e te pa shprese.Kushtet tejet te veshtira te jeteses, pamundesia per te levizur, ndjenjat e pasigurise, mungesa e nje jete normale sociale, etj; te gjitha keto sherbejne si frustracione per adoleshentin.
Frustracioni, qe vjen nga ngujimi dhe “izolimi”, nga ana e tij ben qe adoleshenti te behet gjithnje e me agresiv dhe i mbyllur ne vetvete.
Gjendja ekonomike, nga ana tjeter, e rrit frustracionin. Keshtu, gjerat fillojne te nderlidhen e te behen te pa zgjidhshme.
Ngujimi sjell varferi, ankth, pasiguri, pashpresshmeri, mbyllje ne vetvete, merzi, lodhje, sjellje agresive… vuajtje; dhe kur keto zgjasin per vite me rradhe behen pjese e identitetit te adoleshentit duke ndikuar fuqishem e direkt ne formimin dhe rritjen e tij.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe Tirane

Karakteristikat, meshkujt dhe femrat ndajnë vetëm 10 për qind të karakteristikave

Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabilë emocionalisht, dhe për shkak të këtyre dallimeve zgjedhin edhe karriera të ndryshme, vërteton studimi britanik. Femrat janë nga Venera, ndërsa meshkujt nga Marsi, është thënie e vjetër e cila qartë përshkruan se sa jemi të ndryshëm në të vërtetë. Mashkulli dhe femra mesatare kanë vetëm 10 për qind të karakteristikave të përbashkëta të personalitetit, zbulon studimi i Universitetit Manchester në 15.000 persona.

Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabil emocionalisht. Dallimet në mes gjinive janë aq të mëdha sa që ndikojnë në zgjedhjen e vendit të punës, vërteton hulumtimi.
‘Edhe pse e kemi ditur që ekzistojnë dallimet, ato janë në fakt shumë më të mëdha se sa kemi menduar. Ndoshta tingëllon si stereotip, por një numër i madh i femrave punon në profesionet në të cilat tregojnë anën e tyre të ndjeshme siç janë infermieret dhe mësueset’, pohon një nga autorët e studimit, psikologu dr. Paul Irwing.

Njerëzit e zgjedhin punën që i bën të ndihen të lumtur dhe në të cilën janë të mirë, ndërsa kjo vetëm vërteton se sa të mëdha janë dallimet në mes gjinive. Dallimet janë edhe më të dukshme për shkak të niveleve të ndryshme të hormoneve në trup, shton ai.

Karakteristikat femërore
* Ndjeshmëria
* Ngrohtësia
* Mirëkuptimi
* Tensioni
* Mbështetja vetëm në vete
* Gjallëria
* Preokupimi

Karakteristikat mashkullore
* Dominimi
* Stabiliteti emocional
* Racionaliteti
* Maturia
* Të hapur për ndryshime
* Guximi social
* Ruajnë privatësinë
* Perfeksionizmi

Situatat pse nuk mund të merren vesh meshkujt dhe femrat

Madje, edhe ndërmjet dy vetëve, të cilët e duan njëri-tjetrin, mjafton vetëm një fjali për të shkaktuar mosmarrëveshjen. Perse, kur t’i dimë kurthet, dimë si t’i evitojmë.
‘Nëse mendon se unë nuk mund ta bëj vetë këtë gjë, merr ndreqe vetë’ – dëgjoi kur ia tha nga ana tjetër e telefonit. Ç’thotë kjo gjë? Në të vërtetë asgjë të parëndomtë: burri dhe gruaja nuk u morën vesh. Ajo deshi t’i ndihmonte në mënyrë të njerëzishme, kurse ai e ka marrë atë punë me zemërngushtësi dhe si ligësi. Gjë klasike. Një sërë hulumtimesh kanë dëshmuar se meshkujt dhe femrat në forma të ndryshme i artikulojnë emocionet e veta dhe në mënyrë të ndryshme bëjnë zgjidhjen e problemeve.

Ekzistojnë tri teori kryesore:

1. Meshkujt nuk e thonë atë që mendojnë, kurse femrat nuk mendojnë çka thonë. Këtë mendim e mbështet psikologu amerikan John Gray, autor i bestselerit popullarizues Meshkujt janë nga Marsi, femrat nga Venera.

2. Shkencëtarët gjermanë Allan dhe Barbara Pease (Pse meshkujt s’dinë të dëgjojnë kurse femrat nuk dinë të parkojnë) konsiderojnë se arsyeja pse s’ka pajtim në komunikimin reciprok, ekziston në faktin se edhe struktura e trurit të femrës dhe të mashkullit ndryshon. Kështu ana e majtë e trurit të meshkujve (duke përfshirë edhe qendrën e komandimit të të folurit) është më pak e palidhur me anën e djathtë, e cila ka rëndësi shumë të madhe për intuitën.
Rezultati: burrat për këtë shkak në bisedë në radhë të parë këmbejnë informacione, kurse femrat emocione.

3. Psikologu gjerman, dr. Karl Geck, mendon se burrat kryesisht kujdesen për të mirën e familjes dhe biseda e tyre para së gjithash zhvillohet në kuptimin praktik. Femrat, përkundrazi, më shumë i kushtojnë kujdes kontakteve ndërnjerëzore.
Del ky rezultat i zhvillimit të këtillë: ajo i zgjedh problemet me anë të komunikimit, kurse ai me anë të veprave. Nuk është kurrfarë çudie pse femra mesatarisht gjatë ditës i flet 23.000 fjalë, kurse burri vetëm 12.000.

Si të evitohen mosmarrëveshjet?

Çfarëdo që të jetë mosmarrëveshja në shkallë të komunikimit ndërmjet mashkullit dhe femrës, po tregojmë disa mënyra si t’i evitoni ato.

1 Të dhënët e shenjës
Situata: Ajo thotë: “Ka tash sa kohë që s’kemi dalë të hamë jashtë. Në kënd të rrugës është një restorant simpatik italian…”. E merrni vesh qartë se çka po mendon, apo jo? Por, ai nuk kupton! Mënyra më e mirë: Ta thuash hapur mendimin, jo vetëm të bësh me dije. Burrat nuk i kuptojnë aludimet apo kuptimet që gjenden ndërmjet radhëve. Kështu ndodh edhe me formulimet e padefinuara, siç janë: “Është dashur ta provojmë sërish…”. Sukses do të arrijnë vetëm deklarimet e qarta: “Kam uri. Dua të ha. Na rezervo një tryezë në restorant.”

2 Respekt i madh
Situata: Ai është i tretur me mend dhe vepron i dërrmuar. Ajo e pyet të dijë ç’hall ka, tenton të bisedojë, kur ai s’i tregon, nxjerr përfundimin vetë: “Shpesh po të them të mos punosh aq shumë!”
Mënyra më e mirë: Femrat kanë prirje të kenë kujdes më shumë. Mu për shkak se kanë mësuar të lexojnë ndërmjet radhëve, po në të njëjtën mënyrë tentojnë të bisedojnë me partnerin e vet. Lëreni shikimin e tij të vrazhdë dhe mos ia vini mendjen injorimit të tij për të biseduar me ju, kur ta shihni se nuk ka dëshirë të bisedojë. Në vend të kësaj pyeteni se si qëndron puna. Mosgatishmëria e tij për të biseduar me ju shpesh s’ka të bëjë fare me ju. Po nëse keni dëshirë të mësoni më shumë gjëra për këtë, ushtroni pyetje konkrete.

3 Hallet e mëdha
Situata: Mu në kohën kur ai shikon futboll, ajo dëshiron të dijë nga ai se a bën ta bëjë natën shoqja e saj tek ata. Mërmëritjen e tij ajo e kupton si miratim. Menjëherë pas kësaj ai duket i hidhëruar, sepse ajo kinse nuk e ka pyetur për asgjë. Mënyra më e mirë: Femrat në të njëjtën kohë mund të kryejnë disa punë, kurse meshkujt s’mund ta bëjnë këtë gjë. Për këtë shkak prisni të pushojë pak dhe pyeteni sërish: “Kuptova se pajtohesh që ajo të vijë të bujë te ne. A është e vërtetë kjo?”

4 Shpresa e gabueshme
Situata: Ajo vjen nga puna e mbushur hidhërim ndaj koleges që ia ka kurdisur kurthin dhe ka dëshirë që për këtë gjë të bisedojë me dikë në shtëpi. Ajo ia përshkruan detajisht situatën, kurse ai i ndërhyn, duke i thënë se çka duhet të bëjë me përpikëri, në vend që ta dëgjojë ç’thotë.
Mënyra më e mirë: Meshkujt mendojnë praktikisht, pa marrë parasysh se është fjala për farë bisede apo për farë tregtie. Shumë burra nuk kuptojnë se femrat me anë të bisedës tentojnë t’ia lehtësojnë punën vetes dhe kanë dëshirë t’i dëgjojë njeriu. Burrat në situatë të këtillë reagojnë në mënyrë instinktive dhe konsiderojnë se janë kompetentë të japin menjëherë këshilla precize dhe konkrete se në ç’mënyrë ta zgjedhësh problemin. Për këtë shkak duhet t’ua thuash troç: “Nuk dua këshilla. Ndihmën më të mirë do të ma bësh nëse vetëm më dëgjon!”

5 Kundërshtimi
Situata: Janë ftuar të vijnë në darkë dhe ai me atë rast ka vënë kravatën, të cilën ajo nuk e ka në qejf. E pyet atë me ironi se a e ka atë kravatë detaj të çmuar të veshjes. Ai nuk reagon dhe ajo hidhërohet: “Të kam thënë një milion herë se ky kombinim nuk ka harmoni!”
Mënyra më e mirë: Burrat në raste të këtilla të reagimit, heshtin. Nëse ekziston diçka që nuk e duan, ai është kundërshtimi. Tentoni që në vend të kundërshtimit, dëshirat tuaja t’i fusni në paketëzën e “përbashkët”: “Kam dëshirë që sonte të jemi çift simpatik. Për këtë shkak, të lutem, vishe këmishën e kaltër me këtë kravatë”.

Për çfare bisedojnë më së shumti?

AJO
1. Problemet personale, frikësimet, bukurinë
2. Djemtë në përgjithësi, për marrëdhëniet reciproke, për seksualitetin
3. Miqtë e përbashkët
4. Familjen, fëmijët, afaeizmat shtepiake
5. Kulturën, punët e shtëpisë, politikën

AI
1. Puna/karriera, punët e shtëpisë, politika
2. Sporti
3. Femrat
4. Veturat
5. Seksualiteti, emocionet, brengat personale

psikolog ne tirane

Si mund të ndihmohet adoleshenti në krizë?

Depresion, anoreksi, bulimi, dhunë, seksualitet… Periudhë tepër e brishtë, adoleshenca është e vështirë të jetohet. Disa simptoma që tregojnë një gjendje të keqe të brendshme nuk duhen lënë pas dore.

Të rritesh nuk është e lehtë. Përse një brishtësi e tillë? Së pari, sepse kjo moshë është e pafuqishme. Kalimi nga fëmijëria në moshën e rritur kërkon një shpenzim të madh energjie, burim tensionesh fizike e psikologjike. Brenda disa vitesh, pesha e tyre dyfishohet, muskujt dhe skeletet forcohen, shtati i tyre rritet nga 30 në 40 cm. Ky transformim vepron në psikikën e tyre. Ai u imponohet, nuk është diçka e zgjedhur. Është krejt normale që ky ndryshim t’i fus në ankth. Nganjëherë ato kanë përshtypjen se jetojnë në trupin e ndonjë të huaji.

Ja se cilat janë disa shqetësime të adoleshencës:

Shija e rrezikut, moshë që ka guxim për gjithçka
* 15% e 12-19 vjeçarëve pohojnë se kanë bërë diçka të rrezikshme nga inati ose kënaqësia. Në fakt, aksidentet janë shkaku i parë i vdekjes së të rinjve.
* I riu që kërkon të testojë mundësitë e tij dhe të shoh se deri ku i shkojnë fuqitë, është një krizë klasike adoleshente. Ai që luan shpesh me jetën e tij dhe kërkon sistematikisht të kalojë limitet është mirë të çohet tek mjeku.

Dismorfofobia
* Disa adoleshentëve u bëhet fiksim një pjesë e trupit të tyre: ijët, hunda, shpatullat…aq sa matufosen fare.
* Sara, 16 vjeçe dëshmon se ka faqe të mëdha. “Aty më rri mendja ditë e natë. S’do të lë gjë pa bërë derisa t’i zvogëloj”. Ky përçmim për një pjesë të trupit mund të çojë deri në sakatim.
* Flitet për dismorfobi, tmerri i pamjes së jashtme. Kujdes, ambienti familjar luan një rol të rëndësishëm: mos u tallni me pamjen e një adoleshenti!

Anoreksi dhe bulimi
* Dy fytyra të të njëjtës sëmundje që lidhet me adoleshencën.
* Nëse adoleshenti anoreksik humbet menjëherë 20%-30% të peshës së vet, vuan nga një bulimi në sasitë e të ushqyerit.

Lufta të hapura dhe situatë konflikti

Në situatë konflikti duhet një negociues: vëlla, motër, dajë, gjysh, mik. Nëse adoleshenti gjendet vetëm përballë gjithë familjes, atëherë ai është në rrezik. Mundësia e tij e vetme për t’u shprehur, mbetet dhuna kundër të tjerëve ose kundër vetvetes.

Mërzitja, sëmundja e rinisë
* Çfarë bën adoleshenti gjatë gjithë ditës? Mërzitet. Adoleshenti sillet vërdallë pa ditur se çfarë të bëjë. Mërzitja gllabëron funksionimin e trurit dhe pengon shpërthimin e mendimeve.
* Për t’u mërzitur më mirë adoleshenti izolohet në vetvete: nuk thotë asgjë në tavolinë, kalon si hije, mban mistere… Por kur këto fillojnë e teprohen, ndërhyrja e psikologut është tepër e nevojshme.

Mbipesha
* Një adoleshenti ndër tre të moshës 15 vjeçare është i shëndoshë. Nuk dinë se si të vishen për të fshehur defektet.
* Për shembull: ajo do të donte të ishte e padukshme, por shokët janë të pamëshirshëm: në sport ajo i bën të gjithë të qeshin. Kjo do të thotë se ajo ha ëmbëlsira dhe sheqerna.
* Specialistët bien dakord: një adoleshent duhet të dobësohet. Kjo për estetikën, shëndetin kardiovaskular… E gjithë familja duhet ta ndihmojë të dobësohet sepse kjo gjendje mund ta çajë në depresion.

Gjëja më e ankthshme? Shpërthimi i një seksualiteti.
* Modifikimi i karaktereve seksuale provokohet dhe hipotalamusi (mbiprodhim hormonesh seksuale rreth moshës 10 vjeçare). Tek vajzat shenjat e para shfaqet rreth moshës 11 e 12 vjeç. Tek djemtë, shenja e parë është zhvillimi i testikujve rreth moshës 11 vjeçare.
* Në fakt, kjo periudhë karakterizohet nga një emër “humbja”. Humbja e trupit të fëmijërisë: zbulon se është e pamundur të kthehet mbrapsht.

Probleme lëkure
* 15 vjeç dhe puçrrat shfaqen. Adoleshenti ka frikë se mos shikohet, studiohet dhe tallet.
* Që në shenjat e para të infeksionit të lëkurës duhet konsultuar dermatologu. Vetëm ky mund japi këshilla higjienike.

Droga, gjë që duhet t ‘ju alarmojë
Si mund të kuptohet? Ndryshon sjellja karshi prindërve, nuk dëfrehet më si dikur, shpesh lë kurset, kërkon më shumë para xhepi.
Është nervoz në mënyrë të parakohshme, agresiv në të folur. Qan dhe qesh pa arsye. Mbyllet në dhomën e tij dhe tregohet indiferent ndaj atyre që e rrethojnë. Bëhet përherë e më i pistë. Sytë e tij janë të kuq, qepallat përpëliten. Shpesh trupi është i mbuluar nga bluja dhe ka shenja në krahë e këmbë.

Dhuna, si të kanalizohet
* Shumë faktorë mund të shpjegojnë këtë lloj sjelljeje. Tek djemtë sekrecioni i hormone zhvillon për keq agresivitetin. Më pas adoleshenti kalon një periudhë tensioni dhe dhune të brendshme
* Adoleshentit të cilit i mungojnë fjalët për t’u shprehur i zëvendëson ato me agresivitetin.
* Nuk bëhet fjalë që të falet kjo dhunë, por të kuptohet. Nëse kjo përsëritet shpesh, mund të bëhet fjalë për depresion ose çrregullim personaliteti.

Vetëvrasja, shkaku i dytë i vdekjeve tek të rinjtë
* Vetëvrasja është komplikimi më dramatik i depresionit. Mënyra e përdorur është shpesh një mënyrë e dhunshme: armë zjarri, varje …
* Për fat të keq, shpesh duhet pritur ky ekstremitet që prindërit të kuptojnë vuajtjen e tyre.

Psikolog per adoleshentë: Njohuri të specializuara

Njohja e nevojave themelore psikologjike të fëmijëve dhe adoleshentëve është e një rëndësie të veçantë për specialitetin e psikologjisë klinike të fëmijëve dhe adoleshentëve. Gjithashtu, është thelbësore të kuptohet se si familja dhe kontekstet e tjera shoqërore ndikojnë në rregullimin socio-emocional, proceset zhvillimore, çrregullimet mendore dhe të sjelljes, përshtatjen e sjelljes dhe gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Problemet që trajtohen ne Studio Psikologjie

Specialiteti i psikologjisë të fëmijëve dhe adoleshentëve përfshin studimin, vlerësimin dhe trajtimin e një sërë problemesh të ndërlidhura biologjike, psikologjike dhe sociale që përjetohen nga fëmijët dhe adoleshentët. Këto përfshijnë, por nuk kufizohen në:

    • Trajtimi i çështjeve psikologjike, njohëse, emocionale, zhvillimore dhe të sjelljes.
    • Cenueshmëria biologjike.
    • Problemet e sjelljes, psikologjike, mendore, emocionale, zhvillimore dhe familjare.
    • Mungesat njohëse.
    • Trauma dhe humbja.
    • Problemet e lidhura me shëndetin.
    • Stresi dhe përballimi i ndryshimeve zhvillimore.
    • Problemet në kontekstin shoqëror.

Kontaktoni sot për të diskutuar se si mund t’i ofrojmë fëmijës tuaj mbështetjen dhe kujdesin profesional që i nevojitet për të përparuar në çdo aspekt të zhvillimit të tij.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

A është lumturia dhe entuziazmi çështje gjenetike?

A është lumturia dhe entuziazmi çështje gjenetike?

Psikologët mendojnë se lumturia është e lindur, pra gjenetike. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo “është e shkruar në gjenet tona”.

Sipas psikologut Dejvid Liken, që ka publikuar dhe një libër mbi këtë temë: “është shumë mirë që shumica e njerëzve në thelb janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një konceptimi personal të kënaqësisë”. Sipas tij “te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin, entuziazmin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata, pasuria, bukuria, fuqia apo pozita janë vendimtaret, që mund të bëjnë njeriun të lumtur dhe entuziast. Por kujdes! Kjo nuk është edhe aq e vërtetë!

Nëse ndihesh gjithnjë e më shumë përtokë ndiq këto këshilla:

– Punëso mendjen!
Njerëzit fatlumë kanë mendje krijuese dhe aktive.

– Mendo me optimizëm
Të gjithë njerëzit e lumtur janë optimistë. Optimizmi dhe entuziazmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi dhe  entuziazmi përqendrohet në zgjidhje të problemit.

– Qesh!
Është fizkultura e mendjes, shpirtit dhe trupit.

– Fantazo!
Imagjinata është një nga mënyrat e mira për të mashtruar trurin.

– Shpërfill mendimet negative!
Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative sjellin apati dhe gjendje depresioni.

– Zgjidh shoqërinë!
Ekzistojnë shokë të gabuar për gjendjen tuaj shpirtërore. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë. Largohuni nga njerëzit që veçse u kujtojnë se jeta është e vështirë.

– Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mundshme që mund t`ju ndodhë, rikthimi në normalitet vjen për gjashtë muaj apo një vit.

– Bëj atë që të pëlqen!
Merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin dhe ju sjellin entuziazmin dhe relaksimin.
Po si?
– Pushoni para se të lodheni
– Qetësohuni edhe në punë

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

pagjumesia dhe rendesa mendore

Pagjumësia

Pagjumësia psikofiziologjike: kur mendja pengon gjumin Pagjumësia është një nga çrregullimet më të shpeshta të gjumit …

drejtoju psikologut per keshillim psikologjik

Sytë, jo buzëqeshja. Aty shihet lumturia.

Buzëqeshja mund të maskojë, por sytë rrallëherë gënjejnë. Lumturia autentike, qetësia e brendshme dhe ekuilibri …

psikolog per edukim emocional

A mendoni se keni një edukim të mirë emocional?

Edukimi Emocional- Themeli i Mirëqenies Psikologjike dhe Rritjes Personale Shumë persona janë të arsimuar profesionalisht, …